Ndryshime trunore pas ngrënies së tepërt

Ndryshime trunore pas ngrënies së tepërt (tek minjtë)

miush obezKërkuesit shkencorë Rossi et al. kanë gjetur se një klasë e veçantë neuronesh në rajonin trunor të quajtur zona anësore/laterale e hipotalamusit (zonë e cila shërben si një nyje integrale në qarkun neuronal që kontrollin sjelljen e të ngrënit) vepron si një frenë në ushqyerje, pra në ndalimin e konsumit ushqimor në një model obeziteti tek minjtë.

U gjet se këto neurone ndikoheshin dhe ndyshonin veçanërisht nga obeziteti i induktuar prej dietës.

Pra, popullata të dalluara neuronesh në zonën anësore/laterale të hipotalamusit shërbejnë si rregullatorë themelorë të sjelljes së të ngrënit… dhe më tej këto grupe neuronale mund të shënjestrohen në të ardhmen për të trajtuar çrregullimet e të ngrënit.

 
Studimi: Obesity remodels activity and transcriptional state of a lateral hypothalamic brake on feeding  – Science 28 Jun 2019: Vol. 364, Issue 6447, pp. 1271-1274

Reklama

Ayn Rand dhe Objektivizmi (shkurtimisht)

Ayn Rand dhe Objektivizmi (shkurtimisht)

Nuk ka asgjë që mund t’ia mohojë lirinë njeriut, veçse njerëz të tjerë. (Ayn Rand 1905-1982)

Gjatë shekullit të 20-të forcat binjake të fashizmit dhe komunizmit bënë që shumë intelektualë në Perëndim të vinin në dyshim etikën përfshirjes shtetërore në jetët e individëve.

ayn_rand_2Filozofja dhe novelistja russo-amerikane Ayn Rand besonte në një formë individualizmi etik, i cili e konsideronte ndjekjen e interesit personal (vet-interesit) si moralisht të drejtë.

Sipas Ayn Randi, çdo tentativë për të kontrolluar veprimet e të tjerëve nëpërmjet rregulloreve shtetërore korruptonte aftësinë e individëve për të punuar lirisht si anëtarë produktivë të shoqërisë. Me fjalë të tjera ishte e rëndësishme që të ruhej liria e njeriut prej ndërhyrjes së njerëzve të tjerë.

Më në veçanti Rand mendonte se monopoli që zotëron shteti në ushtrimin ligjor të dhunës është i pa moralshëm, sepse minonte përdorimin praktik të llogjikës dhe arsyes prej individëve. Për shkak të kësaj, Rand dënonte taksimin, sikundër edhe rregullimin shtetëror të bizneseve dhe shumë fusha të tjera të jetës publike.

Objektivizmi
Kontributi kryesor politik i Ayn Rand në mendimin politik është një doktrinë që ajo e quante Objektivizëm. Ajo e mendoi Objektivizmin si një “filozofi praktike për të jetuar në Tokë” që siguronte një set parimesh që qeverisnin të gjitha aspektet e jetës, përfshirë politikën, ekonominë, artin dhe marrëdhëniet ndërpersonale.

Objektivizmi është ndërtuar mbi idenë se arsyeja dhe racionaliteti janë të vetmet absolute në jetën e njeriut, dhe si rezultat, çdo formë e “thjeshtë e di” bazuar në fe apo instinkt, si për shembull besimi fetar/religjioni, nuk mund të siguronte një bazë adeguate për ekzistencën.

Puna e saj më me ndikim ishte Atlas Shrugged; në të artikulohen idetë e saj për sa i përket Objektivizmit. Ngjarjet e novelës zhvillohen në një versione të Shteteve e Bashkuara të Amerikës të sakatosura prej ndërhyrjes qeveritare dhe biznesmenëve të korruptuar; heronjtë e novelës janë industrialistët dhe sipërmarrësit prodhueshmëria e të cilëve mbështet shoqërinë dhe korporatat e të cilëve ushqejnë civilizimin.

Në ditët e sotme idetë e Ayn Rand rezonojnë ende fuqishëm në qarqet libertariane sikundër edhe në qarqe më të vogla liberale dhe konservatore amerikane.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni shprehen ndryshe nga njerëzit e tjerë…

Njerëzit që vuajnë nga depresioni e përdorin gjuhën, pra të folurit dhe të shkruarit, ndryshe nga njerëzit e tjerë…

Ndoshta të gjithë e dinë se depresioni (sëmundja e depresionit, dhe jo thjeshtë një ndjenjë mërzie kalimtare) shkakton ndryshime tek mënyra se si njerëzit sillen, si ndërveprojnë me të tjerët, se si, sa dhe kur flenë gjumë etj.

Por ndoshta asnjë nuk e di se depresioni ndyshon edhe mënyrën se si individi flet, shkruan dhe shprehet. Dhe ky ndryshim në mënyrën e të folurit natyrisht që ndikon në mënyrën se si të tjerët na perceptojnë.

Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që të hetojnë këtë bashkëlidhje mes depresionit dhe ndryshimeve që individët pësojnë në mënyrën se si ata shprehen, por kjo ka qenë një punë e vështirë deri para pak kohësh, sepse analizat gjuhësore, pra analizat linguistike, kryheshin duke lexuar dhe duke mbajtur shënime – që natyrisht për të realizuar studime domethënëse me monstra të mëdha kërkon një kohë të gjatë dhe një impenjim tepër të ekzagjeruar.

Ndërsa në ditët e sotme këto analiza/hetime bëhen më të thjeshta falë teknologjisë dhe metodave kompjuterike që janë të afta ta analizojnë tekstin, apo pjesë të gjëra teksti, në pak minuta.

Dhe kështu mbërrijmë tek studimi në fjalë, që është botuar në Clinical Psychological Science, dhe që ka identifikuar një klasë fjalësh që mund t’i ndihmojnë shkencëtarët në parashikimin nëse dikush është duke vuajtur nga depresioni apo jo. Thekoj: mund, sepse këto parashikime janë akoma tepër rudimentale dhe kanë nevojë për zhvillim të mëtejshëm dhe për rafinime të mëtejshme të medotës.

Cilat janë zbulimet?

Individët që vuajnë nga depresioni përdorin një sasi të ekzagjeruar fjalësh që përçojnë emocione negative.

Individët me simptoma depresioni e përdorin më shumë përemra vetorë të vetës së parë njëjës, si për shembull: ‘unë’, ‘vetvetja’, ‘mua’. Gjithashtu përdorin më pakë përemra vetorë si ‘ata’ apo ‘ato’.  ( Stephanie Rude, Eva-Maria Gortner & James Pennebaker (2004) Language use of depressed and depression-vulnerable college students, Cognition and Emotion, 18:8, 1121-1133, DOI: 10.1080/02699930441000030 )

Ky model i përdorimit të përemrave vetorë nga personat që vuajnë nga depresioni sugjeron se këta individë janë më shumë të fokusuar tek vetvetja, dhe më pak tek të tjerët, ose më pak të ndërlidhur me të tjerët.

Studime të mëparshme kanë treguar se përemrat janë më të saktë në identifikimin e depresionit në krahasim me fjalët që konotojnë emocione negative. Pra krahasojmë përdorimin e vetëm fjalëve me emocione negative dhe përdorimin e vetëm përemrave, këto të fundit janë më të sakta në identifikimin e depresionit.

(Dihet se ‘ruminacioni’ apo më shqip ripërtypja, pra të menduarit në vazhdimësi mbi problemet personale, si dhe izolimi shoqëror janë karakteristika të shpeshta të depresionit.)

depresioni ndryshimet në mënyrën e të shprehurit dhe gjuhës

Depresioni, përveç ndryshimeve të tjera, shkakton edhe  ndryshime në mënyrën e të shprehurit dhe gjuhës

Për sa i përket stilit të të shprehurit, studiuesit dhe studimi në fjalë gjetën se, fjalët absolutiste, që përçojnë probabilitete absolute, si për shembull ‘gjithnjë’, ‘asgjë’, ‘plotësisht’ etj, janë identifikues më të mirë të forumeve që merren me shëndetin mendor.

(Studimi në fjalë përqëndrohej në analizën e tekstit prej 64 forumeve online që merren me shëndetin mendor, duke analizuar tekstin e 6400 anëtarëve.)

Në njëfarë mënyre këto rezultate priteshin prej shkencëtarëve, sepse individët me depresion kanë një pikëpamje të botës më bardhë e zi, krahasuar me individët e tjerë, dhe natyshisht kjo do të shfaqej edhe në stilin e tyre të gjuhës, të të shprehurit.

 

Studimi: In an Absolute State: Elevated Use of Absolutist Words Is a Marker Specific to Anxiety, Depression, and Suicidal Ideation

© Rinstinkt Blog 2018

Njerëzit dhe bimët e bananes kanë të përbashkët 50% të ADN-së së tyre.

Njerëzit dhe bimët e bananes kanë të përbashkët 50% të ADN-së së tyre. Duket e çuditshme? Po, nëse vihen në dukje vetëm ndryshimet që janë më se evidente. Duket sikur njerëzit dhe babanet nuk kanë asgjë të përbashkët…

Ndryshimet mund t’i shikojmë të gjithë. Bananet janë bimë që prodhojnë frutin e bananes, ndërsa njerëzit janë kafshë. Si bimët e tjera bananat e përftojnë energjinë e vetë nga fotosinteza ndërsa njerëzit sikundër gjithë kafshët e tjera e përftojnë energjinë duke ngrënë gjallesa të tjera.

Por cilat janë këto të përbashkëta?

Të përbashkëtat mes bananes dhe njeriut, janë po të njëjtat të përbashkëta që lidhin bananen, dhe njeriun, me pjesën tjetër të gjallesave shumë qelizore.

bananeTë gjitha gjallesa shumëqelizore kanë nevojë për energji për të furnizuar dhe bërë të mundur realizimin e proceseve të jetës. Që prej ndarjes qelizore, prodhimit të pjesëve pra organeleve qelizore, mbajtjes së qelizave të ngjitura njëra me tjetrën, kominikimit mes qelizave etj etj. Të gjitha këto, dhe shumë të tjera procese, kanë nevojë për energji. Pra ngjashmëria në metabolizmin qelizor është e para gjë që duhet përmendur.
Të gjitha gjallesat kanë mekanizma që bëjnë të mundur thyerjen e molekulave organike të glukozit në mënyrë që të lëshojnë/përftojnë energji për të qëndruar në jetë. Transferimi i energjisë prej molekulave organike tek proceset e organizmit kërkon procese si glikoliza, ciklin e acidit citrik (pra Ciklin e Krebsit), zinxhirin e transportit të elektroneve, dhe/apo fermentimin. Këto procese bazike të jetës, janë ruajtur shumë mirë në terma evolutivë në të gjitha gjallesat.

Një gjë e rëndësishme që duhet theksuar është se, nga e gjithë ADNja jonë, e njerëzve, dhe nga e gjithë ADNja e bimëve, vetëm një përqindje e vogël e materialit gjenetik është “funksionale”. Pjesa më e madhe e materialit gjenetik të gjallesave duket se nuk ka ndonjë funksion të dukshëm, ndaj me njohuritë që kemi sot është quajtur “jo funksionale” në kuptimin që nuk kodifikon për proteina.
Ndërsa vetëm rreth 1-2% e materialit gjenetik kodifikon për proteina. Pra kur themi se 50% e materialit tonë gjenetik është e ngjashme me të bananeve, apo të ndonjë bime tjetër, i referohemi kësaj pjese të vogël, funksionale, kodifikuese, që nevojitet për të marrë informacionin për prodhimin e proteinave.

Ky fraksion i vogël i materialit gjenetik, pra fraksioni protein-kodifikues është, siç e përmenda më sipër, tejet i konservuar mes specieve, pra shumica e organizmave kanë qeliza që mbështeten mbi të njëjtat procese. Pra mes bimëve dhe njerëzve rreth 50% e sekuencave të ADN-së protein-kodifikuese janë të konservuara, sepse pavarësisht diferencave makroskopike, në nivelin qelizor ne kemi të ngjashme shumë reaksione biokimike dhe komponente qelizore.

Kuriozitet: Njerëzit dhe majmunët kanë të përbashkët 98% të sekuencës së materialit gjenetik protein-kodifikues. Kjo do të thotë se filogjenetikisht njerëzit janë shumë shumë më të afërt me majmunët sesa me bimët.

© Rinstinkt Blog 2018

Pse pjesa më e madhe e kufijve mes Shteteve të Bashkura të Amerikës janë linja të drejta?

Pse pjesa më e madhe e kufijve mes Shteteve të Bashkura të Amerikës janë linja të drejta?

Kush e ka parë hartën politike të botës të paktën një herë do të ketë vënë re patjetër se një pjesë e mirë, ndoshta pjesa më e madhe, e kufijve mes shteteve të SHBA-së janë linja pothuaj të drejta, pa përthyerjet që vihen re kur vështrojmë një hartë të Europës. Cila është arsyeja?

Mund të themi se ekzistojnë dy llojë kufijsh: kufijë politikë pra të caktuar politikisht nga marrëveshje apo akorde me entiteteve të ndryshme që në pjesën më të madhe të rasteve nuk banojnë në territoret ku kalon kufiri.

United States Map For Kids pict us map for kids 550 X 261 pixels

Hartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Dhe lloji tjetër i kufijëve janë kufijtë gjeografikë, etnikë, pra kufijë që janë jo linja të drejta, por të thyer, që shpesh ndjekin rrjedhën e një lumi, apo të një lugine apo më shpesh që janë përcaktuar nga shekuj të tërë luftrash mes etnive të ndryshme që kanë jetuar dhe janë formësuar në kahët e ndryshme të kufirit.

Kufijtë e pjesës më të madhe të Europës por edhe të botës, janë kufiijë të thyer, sepse janë përcaktuar gjithnjë nga palët e përfshira në ‘konfliktin’ për përcaktimin e kufirit, dhe kështu u është dashur që të gjejnë një marrëveshje, marrëveshje e cila kërkon edhe lëshime të ndonjë territori të vogël, apo më shpesh implikon ndjekjen e një kufiri natyror, si psh rrjedha e një lumi, apo një vargmal që mund edhe të kenë qenë kufijë natyror që ndanin këto popullata.

Pra këta kufijë janë rezultat i konflikteve dhe manovrave politike të imtësishme; sepse kur njerëzit lokalë bëjnë harta ata përpiqen që të ndajnë popullatat, etnitë, territoret dhe fshatrat duke u bazuar në kulturën, ekonominë, gjuhën etj.

Ndërsa kufijtë e tipit të parë, pra që janë linja pothuajse totalisht të drejta, janë dominantë në pjesën më të madhe të Amerikës Veriore dhe në Afrikën Veriore. Këta janë rezultat i marrëveshjeve politike: një grup njerëzish ulen në tavolinë dhe gjejnë një marrëveshje duke hequr një linjë të drejtë në hartë pa patur aspak parasysh se çfarë mund të mendojnë njerëzit që jetojnë në ato territore – territore që janë pothuajse gjithnjë të pushtuara, të kolonizuara.

 

© Rinstinkt Blog 2018