Eksperimente të famshëm e të papërsëritshëm psikologjie

Eksperimente të famshëm psikologjie

Ndërsa flasim, Shoqata Amerikane e Psikologjisë ka një Kod Etike i cili duhet medoemos të respektohet, në të gjitha nenet e veta, që nga konfidencialiteti i informacioneve të përftuara e deri tek beneficet apo pasojat negative që mund të ketë subjekti, nëse duam të kalojmë filtrin e etikës për zhvillimin e një eksperimenti psikologjik.

Natyrisht, sikundër nga kujton Mental Floss, ka patur gjatë historisë edhe eksperimente të psikologjisë, të cilët sot nuk do të mund të realizoheshin, pikërisht për shkak sepse jo të drejtë nga ana etike.

Këto eksperimente janë kundër, apo më mirë të them thyejnë, direktivat e kodit të sjelljes dhe principeve etike të American Psychological Association, pra të rregullores që kujdeset për respektimin e privatsisë dhe të shëndetit jo vetëm fizik por edhe psikik të subjekteve që marrin pjesë në eksperimente.

Mental Floss, në këtë artikull na sjell 10 eksperimente të famshëm të psikologjisë; sot të parealizueshëm. (Çka ndjek është një përshtatje, imja.)

1- Eksperimenti i Albertit të vogël

Ky eksperiment ka të bëjë me kushtëzimin, apo më mirë të them me sjelljen ekushtëzuar. John Watson ishte/është themeluesi i komportamentizmit (term për të cilin nuk do të mundohem fare të gjej një më të përshtatshëm në shqip; hëpërhë jo); 1913.

Sipas modelit komportamentist, njeriu është një tërësi përzierjesh mes stimujve ambientalë e përgjigjeve të sjelljes, e këto ndërveprime përbëjnë objektin e vetëm të studimit shkencor të psikologut.

John Watson, në 1902, donte të demonstronte se si emocionet njerëzore ishin fort të kushtëzuara nga stimujt ambientalë.

Në eksperimentin në fjalë, Alberti i vogël, 9 muajsh, fillon eksperimentin, ku luante rolin e subjektit nën testim, me një afeksion për kafshët, dhe më saktë për minjtë e bardhë. E çfarë ndodh më tej? Watson-i i bashkëngjit shfaqjes së miushit të bardhë një zhurmë të fortë. Një zhurmë të prodhuar nga një çekan që godiste mbi metal. Zhurma e padurueshme e stresonte fëmijën, i cili në fund të sesioneve të eksperimenteve qante, tanimë, edhe kur shihte brejtësin e vogël të bardhë e tëpatëkeq. Kjo vetëm ngase miushi i vogël ishte shndërruar në një sinjal për zhurmën e padurueshme, meqë eksperiemntuesi i kishte bashkëlidhur njëra me tjetrën, qëllimisht, për të testuar hipotezën e vetë. Hipotezë të cilën kujtojmë, sot, minimalisht, do të kishte shumë vështirësi për ta testuat, meqë etikisht jo e drejtë.

Alberi i vogël, vdiq, gjithsesi e fatkeqësisht, në moshën 6 vjeçare, pa i dhënë mundësi botës spektatore të merrte vesh nëse fobia e tij e përftuar gjatë ekserimentit do të kishte zgjatur edhe më tej.

2- Eksperimenti i Solomon Asch mbi konformizmin

Asch, në një nga eksperimentet e vet më të famshëm studioi konformizmin e pjesëmarrësve duke i dhënë këtyre si detyrë dhënien e një gjykimi mbi gjatësinë e disa vijave në krahasim me një referencë. Pjesëmarrësit ishn nën “kontrollin” e një grupi që në të vërtetë ishin dakord me kërkuesin (aktorë), e të cilët jepnin po ashtu një vlerësim por gjithsesi duke dhënë në fund një përgjigje të gabuar.

Tridhjetëeshtatë nga 50 pjesëmarrësit ktheheshin konform zgjedhjes së gabuar të grupit (të aktorëve), pavarësisht fakteve dhe evidencave që tregonin të kundërtën. Ilustrim perfekt i konformizmit apo i konformizimit të sjelljes së vet në varësi të asaj të grupit.

Eksperimenti i Asch-ut sot nuk do të mund të zhvillohej sepse ai nuk u kërkojë pjesëmarrësve një konsensus eksplicit për trajtimin eksperimental që u ishte rezervuar.

3- Efekti spektator (the bystander effect)

Eksperimenti mbi efektin spektator është realizuar nga John Darley dhe Bibb Latane në vitin 1968 për të kuptuar arsyen përse shumë dëshmitarë okularë nuk ndërhyjnë gjatë kryerjes së një krimi. Ideja e eksperimentit lindi pas rastit të Kitty Genovese-s, e cila ishte një frua e re që u vra në një lagje të New York-ut. Gjatë vrasjes së saj asistuan 38 dëshmitarë, por asnjëri prej tyre nuk ndërhyri për ta parandaluar.

Eksperimentet mbi efektin spektator, esperimentuesit në fjalë, i realizuan në Columbia University, ku riprodhuan ndër të tjera edhe dinamikën e vrasjes së gruas së re. Për shembull testohej reagimi i një personi të vetëm ndaj hyrjes së tymit në një dhomë,krahasuar me reagimin e një grupi njerëzish ndaj po të njëjtit tym. Kështu u vu re se regimi i individit të vetëm ishte më i shpejtë le të themi, apo ishte më probabël që individi i vetëm të reagonte ndaj një ngjarjeje jo-normale…

Po ashtu testohej reagimi i individit të vetëm krahasuar me reagimin e një grupi individësh, ndaj thirrjes së një personi (bashkëpunëtor i kërkuesit shkencor) që kërkonte ndihmë mjekësore në një ambient aty afër. Siç pritej nëse individi gjendej në dhomë i vetëm ishte më probabël që të ndërhynte, ndërsa kur ishte një shoqëri të individëve të tjerë probabiliteti për të dhënë ndihmë zvogëlohej në mënyrë dramatike.

Më vonë, kjo sjellje u shpjegua me konceptet e difuzionit të përgjegjësisë dhe të injorancës pluraliste.

4- Eksperimenti i Milgram-it

Eksperimentet e Stanley Milgram-it janë të famshëm për rezultatet e veta, të cilat dolën si pasojë e studimit të gradës së bindjes të personave ndaj udhëzimeve të një figure autoritare…

Pjeësmarrësit në eksperiment nuk ishin në dijeni të natyrës së vërtetë të eksperimentit, dhe ndaheshin në një “mësues” dhe në një “nxënës”, ky i fundit ishte gjithnjë në aktor (bashkëpunëtor i eksperimentuesve.)

Gjatë eksperimentit pjesëmarrësi i bënte një personi tjetër, “nxënësit” (aktorit) një test dhe nëse merrte një përgjigje të gjabuar duhet t’i jepte një shkarkesë të vogël elektrike. Shkarkesa elektrike rritej pas çdo përgjigjeje të gabuar, me potencialin për të shkaktuar vdekjen e personit (aktorit) që u përgjigjej pyetjeve nëse do të mbërrinte në një pikë të caktuar…

Pjesëmarrësit, pra individit që në padije ishte subjekti i vërtetë i eksperimentit, i ishte kërkuar të vazhdonte duke ndjekur udhëzimet e dhëna pavarësisht efekteve të dhimbshme që shkaktonin mbi personin që jepte përgjigjen e gabuar gjatë testit. Aktori, ai që jepte përgjigjet e gabuara, nga ana e tij kishte marrë udhëzime që të ankohej duke rritur në mënyrë eksponenciale ulërimat e veta.

Milgram-i vuri re se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ndiqnin urdhrat duke vazhduar të jepnin shoke elektrike pavarësisht faktit se tjetri, pra “nxënësi” ankohej.

Nëse shkarkesat elektrike do të ekzistonin vërtetë në voltazhin ku thuhej se ishin, pjesa më e madhe e pjesëmarrëse do ta kishin vrarë “nxënësin” që ndodhej në dhomën tjetër.

5- Eksperimenti i Harlow-t

Në vitet 1950-të, Harry Harlow i Universitetit të Wisconsin realizoi një sërë eksperimentesh për të kuptuar më mirë varësinë infantile, pra për të kuptuar nëse nevoja për të kënaqur një kërkesë parësore si ushimi ishte shtysa e vërtetë që “udhëzonte” sjelljen e këlyshit kundrejt të ëmës.

Eksperimenti i Harlow-t u realizua duke përdorur këlysha të majmunëve rezus, të cilët pasi i largoi nga mamatë e vërteta, i vendosi në një kafaz nga ku mund të arrinin tek dy mama falso. Njëra nga mamatë falso ishte prej metali dhe kishte rolin e shpërndarëses së ushimit, pra shërbente si burim ushiqmi; mamaja tjetër falso ishte prej peliçeje dhe qëllimi i vetëm i saj ishte ai i dhënies së “ngrohtësisë”.

Eksperimentuesit vëzhguan se majmunët e vegjël e kaluan pjesën më të madhe të kohës/ditëve përkrah mamave falso prej peliçeje, e jo me mamanë falso metalike, që jepte vetëm ushqmin. Edhe kur trembeshin të vegjlit e majmunit drejtoheshin prefenrencialisht tek mamaja falso prej peliçeje. Eksperimentet psikologjikë të Harlow-t u ndërprenë në 1985 për shkak të rregullores së APA mbi trajtimin e kafshve.

6- Ndjenja e pafuqisë (impotencës)

Një grup kërkuesish shkencorë i drejtuar nga Martin Seligman ka studiuar ndjenjën a pafuqisë së mësuar (learned helplessness). Eksperimenti sot konsiderohet jo-etik dhe i pareplikueshëm sepse keqtrajton kafshët.

Në eksperimentin në fjalë një grup qesh vendoseshin një një kafazh dhe i nënshtroheshin një shkarkese elektrike, pa qenë në gjendje t’i shpëtonin. Pra të paaftë për të shpëtuar nga shkakresa elektrike. Pas një sërë eksperimentesh qentë në fjalë vendoseshin në një tjetër kafaz kësaj rradhe me një barrierë e cila mund të kapërcehej nga qentë për t’i shpëtuar shkarkesës elektrike. Qentë edhe pse mund ta shmangnin shkarkesën elektrike nuk bënin asgjë për të shpëtuar veten; qëndronin në vend dhe qanin, të pafuqi, sepse më parë i ishin nështruar eksperimentit (tjetër) dhe u ishte induktuar një ndjenjë pafuqie, nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stimujve të dhimbshëm të pakontrollueshëm e të pashmangshëm.

Brutaliteti është evident, e të lë pa fjalë. Pavarësisht kësaj rezultatet e këtij lloj eksperimenti japin të dhëna të rëndësishme shkencore mbi proceset që shpienë drejt psikopatologjive si depresioni etj.

7- Eksperimenti i kampingut

Muzafer Sherif-i e realizoi eksperimentin e kampingut (Robbers Cave Experiment) gjatë vetës së vitit 1954 për të testuar dinamikat e grupit nën dritën e konflikteve. Eksperimenti kërkonte vëzhgimin e mënyrës se si formoheshin grupimet e fëmijëve që më parë nuk njiheshin mes tyre. Pas një faze të thjeshtë kalimtare, fëmijët e kampingut formonin shoqëri me njëri-tjetrin, e këto ndaheshin në mënyrë të qëllimshme e specifike për të formuar dy grupe që shpesh hynin në konflikt për shkak të kompeticionit të lindur gjatë aktiviteteve të zhvilluara në kamping. Fëmijët e grupimeve t ë ndryshëm mbaheshin larg njeri-tjetrin dhe takoheshin vetëm në raste garash e kompeticioni.

Por në rastet kur imponohej zgjidhja e një problemi “të përbashkët”, si mungesa e ujit, i cili mund të kapërcehej vetëm nëse grupet bashkëpunonin, fëmijët në një kohë të shkurtër vepronin si një grup i vetëm dhe i pandashëm duke i lënë mënjanë ndasitë e induktuara artificialisht.

Sot një eksperiment i tillë konsiderohet pak etik; së pari sepse fëmijët nuk ishin në dijeni të faktit se po merrnin pjesë në një eksperiment, e për më tepër nuk kishin dhënë aprovimin për këtë gjë.

8- Studimi Monstër

Nnë vitin 1939, Wendell Johnson duke u rrekur të kuptonte se çfarë shkaktonte belbëzimin tek disa persona, u përpoq të kuptonte nëse mund ta induktonte atë (belbëzimin) në disa subjekte të shëndetshëm apo nëse mund ta eliminonte nga subjektet (individët) belbëzues, këtë nëpërmjet një lloji të caktuar mësimi.

Johnson-i e ndau një mostër prej 22 fëmijësh një dy grupe, një prej të cilëve do të merrte mesime që lavdronin aftësitë e tyre gjuhësore apo më mirë të them komunikuese, ndërsa grupi tjetër merrte mësime të cilat sugjeronin ekzistencën e problemeve në të folur.

Rezultati ishte se belbëzimi nuk u zhvillua në asnjë nga fëmijët e grupit të dytë. Gjithsesi dizajni eksperimental ishte mjaft i disukuteshëm nga pikvështrimi etik jo vetëm sepse fëmijët u zhgjodhën nga një shtëpi fëmijësh por edhe sepse u shkaktoi atyre probleme psikologjike dhe dobësim të vetëvlerësimit. Eksperimenti në fjalë u quajt Monstër nga kolegët e Johnson-it.

9- Sytë blu kundër syve të kafenjtë

Jane Elliott, nuk ishte një psikologe por vetëm një mësuese amerikane e shkollës fillore, e famshme për aktivizmin e saj kundër racizmit. Në vitin 1968, e prekur nga goditja e Martin Luther King Jr. Zhvilloi një nga eksperimentet më me influencë, në përpjekje për të rritur ndjeshmërinë e nxënësve të vetë përkundrejtë diskriminimit.

Jane Elliott i ndau nxënësit e vet në dy grupe, sy blu dhe dy kafë, dhe e përkufizoi njërin si superior në krahasim me tjetrin. Për të qenë më bindëse citoi disa teori e kërkime shkencore false, të shpikura, të pavlera. Mjaftoi një ditë e vetme dhe grupi “superior” filloi të sillej në mënyrë të ashpër në drejtim të atij të përkufizuar artificialisth si inferior (më i ulët); ndërsa grupi inferior filloi të shfaqte sjellje të pasigurta, të ndrojtura. Trajtimi i diferencuar i dy grupimeve, në njërin rast inkurajues e në tjetrin rast d3kurajues, krijoi një qark vizioz, një qark të mbyllur që vet-ushqente këtë farë efekti pigmalion. Elliott e zhvilloi edhe herë të tjera të njëjtin lloj eksperimenti, i cili u cilësua nga disa pjesëmarrës si mjaft ndikues në jetën e tyre. [9]

10- Eksperimenti i burgut të Stanford-it – Eksperimenti i Zimbardo-s

Në vitin 1971, Philip Zimbardo i Universitetit të Stanford-it zhvilloi një eksperiment të famshëm, eksperimentin e burgut të Srandfordit, pra.

Reklutoi 24 subjekte të seksit mashkull nga një kolegj, të cilët pagoheshin me 15 dollarë në ditë për të marrë pjesë në eksperiment; në shëndet të mirë psikofizik. Reklutët i ndau në dy grupe, në mënyrë rastësore. Një gna grupet ishte ai që do të zhvillonte rolin e të burgosurve, ndërsa tjetri ai që gjatë eksperiemntit do të zhvillonte rolin e rojeve. Subjektet u vendosën në një kat nëntokësor në një nga dipartimentet e Universitetit në fjalë, ku ishte improvizuar një burg.

Objektivi i eksperimentit ishte ai i “imitimit” apo rikrijimit të eksperiencës së jetës në burgim.
Si të burgosurve ashtu edhe rojeve iu dhanë udhëzime të qarta e të sakta mbi rolet e veta.

Dita e parë e eksperimentit kaloi pa incidente. Por vetëm ditën e dytë në grupin e të burgosurve filloi rebelimi, duke krijuar barrikada në qelitë e veta e duke injoruar subjektet që luanin rolin e rojeve. Ky qëndrim, me shumë probabilitet ishte themelor për sjelljen agresive të rojeve, të cilat si udhëzim kishin edhe mos ushtrimin edhunës ndaj “të burgosurve”. Kështu rojet i ndanë të burgosurit në të mirë e të kqinj, për më tepër edhe duke imponuar sanksione si ule-ngritje, përthyerje apo izolime e akoma më tej edhe turpërime në publik të subjekteve të burgosur që kishin sjellje problematike.

Eksperimenti ishte parashikuar të zgjaste rreth dy javë, por përfundoi shumë më shpejtë, kur Christina Maslach vizitoi burgun e improvizuar dhe i bëri të ditura Zimbardos përshtypjet e veta. Më vonë Zimbardo i rrëfen përshtypjet e veta tek “Efekti Lucifer. Të kqinj bëhemi?”. Ai është vlerësuar edhe me Gold Medal Award for Life Achievement in the Science of Psychology, në vitin 2012.

© mbi tekstin shqip, Rinstinkt blog, 2014

—————————————————————————————–

Advertisements

Mirëqenia fizike si biovlerë

Disa konsiderata ndaj përfundimeve që nxjerr Ardian Vehbiu (Xha Xhai) në shkrimin e vet të titulluar “Si u shkalit çeliku” – Peizazhe të Fjalës, 25.11.2013

Shto këtu edhe që sporti, me përjashtim të lojërave, e ka lënë mënjanë përbërësen kolektive dhe korale; meqë shumë nga ata që ushtrohen, qoftë në palestër, qoftë në shtëpi, qoftë në mjedise publike ose në parqe, ushtrohenvetëm; desocializim ky që pasqyron, në mënyrën e vet, elementin narcisik të kulluar të të mbajturit në formë, ose të prodhimit të shëndetit të mirë thjesht për konsum vetjak ose (auto)erotik. (“Si u shkalit çeliku” – Ardian Vehbiu, 2013)

Shëndeti fizik si biovlerë

Vëzhgim jo i plotë, ose dashakeq do të gjykonte ndonjë, në varësi të përqasjes që lexuesi zgjedh ndaj leximit në fjalë apo prekoncepteve të veta ndaj “problemit” apo edhe autorit. Unë do të thoja se është një lexim i pjesshëm për të qenë politikisht korrekt; kjo edhe sepse nuk e di se çka në paln të bëjë z. Vehbiu me këto mendime të shtjelluara në mënyrë të këtillë.

Ardian Vehbiu thotë se (perifrazim), e kanë lënë mënjanë përbërësen kolektive – por kjo nuk është aspak e saktë, gjykoj, dhe po përpiqem të jap një ilustrim.

Mendoj se nuk e kam gabim nëse them se futbolli sot luhet siç luhej dje. Biem dakord, shpresoj. Natyrisht edhe ushtrimi në mënyrë të vetmuar nuk është se u shpik sot. Them, e ndonjë që ka kujtime të gjalla nga vitet e diktaturës komunsite mund ta hedh poshtë ose jo, se sporte e aktivitete të kalitjes së fizikut individuale, apo “të ushtruara vetëm” ekzistonin edhe askokohe. Pra përbërësja kolektive, apo ushtrimi kolektiv ekziston, në vet qënësinë e sportit e të aktivitetit fizik; ku ndër të tjera thuhet se e rëndësishme është pjesëmarrja.

Dua të sjell këtu në vëmendje edhe palestrat, të cilitdo specialitet qofshin. Qoftë ato normale, ato të boksit, aerobiket etj. Këto vende nuk janë si disa lloje stallash ku njerëzia shkon dhe futet në disa kutiza nga të cilat del pas një sërë minutazhi ushtrimesh apo aktiviteti, pra, pa qenë në kontakt me të tjerët (si rrezatimi artificial).
Në të kundërt, në të kundërt… Ata që i kanë parë palestrat të paktën një herë, qoftë edhe nga jashtë, meqë shumë nga këto janë me xhama – e kjo mbase është një strategji thithëse për klientë potencialë ziliqarë, të cilët në pamundësi për të folur keq për ata që ushtrohen, mposhten e regjistrohen edhe ata – do të kenë vënë re padyshim se aty edhe bëhet muhabet, flitet pra… Shkëmbehen përshtypje jo vetëm mbi ushtimet që instruktori mund të ketë këshilluar, por edhe të tjera gjëra nga si ato të jetës së përditshme, duke qene një nga vendet ku sot krijohen edhe njohje; vend ku gjenerohen lidhje të reja, shoqëri të reja, ku shoqërizohet.

Kështu, mbi këto premisa, unë këtë de-socializimin që fut në lojë Ardian Vehbiu nuk mund ta kuptoj veçse si një postulat të rrejshëm, apo të influencuar nga prekonceptet apo afrimiteti dhe afiniteti me njërën dhe jo me tjetrën kohë; në mënyrë respektive totalitarizmin diktatorial komunist dhe tranzicionin post-komunist, apo derivate të këtyre kohëve. Këtë mund ta pohojë apo kundërshtojë kategoriksiht edhe Ardian Vehbiu nëse do, pas një vet-analizimi, jo detyrimisht psikoanalitik.

[…] të akumulojë sa më shumë kapital shëndeti duke u ushtruar [Pronger]. Në realitet, megjithatë, sot trupi i individit i përket tregut dhe shëndeti ose gjendja optimale e trupit përftohen në kontekstin e gjerë të këtij tregu, nëpërmjet konsumit të shërbimeve mjekësore e kozmetike (plastike) dhe të veprimtarive fizike. (“Si u shkalit çeliku” – Ardian Vehbiu, 2013)

Progner, që unë nuk e kam lexuar ka pjesërisht të drejtës, sipas gjykimit tim. Përse shprehem kështu? Ndërsa është e vërtetë se tregu – e kur themi treg nuk kemi parasysh vetëm kolosët e mëdhenj kapitalistë për të cilët mes shqiptarëve ekziston njëfarë fike apo fobie, mbase nga komunistofilia e gjerë mbase – krijon njëfarë rrethimi imponues, i kuptuar ky rrethim si një mesatare e sjelljes së gjithë individëve të tjerë pa një individ, nuk të imponon gjithsesi se si të sillesh; njeriu është gjithsesi i lirë. Të paktën mund të themi se tregu ka ndaj individit një qëndrim shumë më liberal,  e kështu shumë më pak imponues nga ai që ekzistonte në Shqipërinë diktatoriale komuniste. Qëndrimi që merr individi, që po marr si etalon për të dhënë mendimin tim, influencohet padyshim nga tregu. e kështu nga sjellja e individëve të tjerë, por është pra jo i imponuar siç ishin e janë shumë sjellje në sisteme totalitariste komuniste, në të cilat komunizmi utopik (pretendonte) që mund të realizohej kërkonte medoemos shtypje të të drejtave apo edhe gjak njeriu.

Në një shoqëri të sunduar nga ekonomia e tregut, pronësia private dhe dëshira për t’u pasuruar, shëndeti nuk i përket më individit, por është produkt i marrëdhënieve midis individit dhe establishment-it mjekësor dhe biopolitik. (“Si u shkalit çeliku” – Ardian Vehbiu, 2013)

Kur hapa blogun tim, modest, një nga postimet e para ishte një lajm i përshtatur në shqip mbi sanksionet që FDA i kishte imponuar një firme të madhe farmaceutike në SHBA. Lajmin në fjalë e postova edhe tek blogu PPU, ku një nga komentet e pakta kishte një ton sarkastik, tallës rreth përfundimit të postimit tim ku thoja, pak a shumë, se qeveria amerikane me instrumentet e saj institucionale bëri atë që duhej. Tallja mbase sonte të thoshte se sanksioni nuk mjaftonte, e kjo firmë duhej çmontuar dhe shpërndarë në mënyrë përpjestimore mes urrejtësve të saj. Individi që kishte lënë komentin do të ketë qenë medoemos, sikundër edhe xh2 besoj, një kritik i kësaj industrie ekonomike, le të themi.

Sipas këtyre kritikëve varësia që ka shoqëria e sotme njerëzore nga këto firma farmaceutike, apo gjithsesi ndaj kolosëve të mëdhenj kapitalistë (tregu) është shtrembëruese, e nuk përfaqëson natyrën apo nevojat e vërteta të njeriut, e se këto shohin vetëm interesin e vet.

Kjo mund të jetë e vërtetë, padyshim; por unë personalsisht kam një qëndrim tjetër, lehtësisht të ndryshëm, jo- radikal.

Neve na duhen fonde për të kryer kërkimin shkencor, për të përmirësuar jetesën tonë, për të testuar një teknologji të re, jo vetëm biomjekësore apo bioteknologjike… e nëse dhënia e këtyre fondeve është pashmangshmërisht e lidhur me nxjerrjen e fitimeve financiare, atëherë është pikërisht investimi që përcakton edhe drejtimin, e kërkimit shkencor dhe të rezultateve. Një shtet/komb pa kërkim shkencor është i paracaktuar të jetë një shtet i prapambetur, këtë e tregon edhe zhvillimi ekomonik i vendeve që investojnë në edukimin shkencor të popullatës krahasuar me ato që këtë lloj edukimi e kanë të mangët.

Për shembull, kërkimi shkencor mbi një ilaç të ri, i nxitur nga zbulimi i një receptori nervor që nuk njihej më parë, kërkon rreth 10 vite punë të pandalshme, e nuk është e thënë se në fund të këtyre 10 viteve do të dalë patjetër një molekulë e re që funksionon më mirë nga ato ekzistentet. (Nuk po i përshkruaj këtu etapat që kalon një mision i tillë). Qeveria e ka pothuajse të pamundur të jap financime të tilla, dhe e vetmja mënyrë që kemi, si qenie që u imponohen të tjerave, është ta bëjmë nëpërmjet tregut. Kompanitë farmaceutike investojnë, kërkojnë e nëse nga kërkimi e zhvillimi rezulton një ilaç i ri, shpërblehen nga tregu për punën e tyre; shpesh duke patur patentën për ekskulzivitetin e tragtimit të ilaçit në 20-30 vitet e para (mëpastaj kthehet në domen publik). Nuk ka mënyrë tjetër.

Kjo është një çështje prodhimi, mirëfilli prodhimi dhe konfigurimi; së pari të vërtetash kimike e mëpastaj me aplikimin e tyre në të vërteta shëndetësore, meqë ilaçet edhe kurojnë, qoftë edhe në mënyrë simptomatike. Pra nuk bëhet fjalë thjesht për marketing falsitetesh, apo gjërash kalimtare, të pavlera. Shëndeti para së gjithash.

Ndërsa në rastin e mirëmbajtjes së trupit, të ushtirimit fizik sot, jo vetëm në palestra, kjo ka të bëjë më shumë me atë që quhet biovlerë. Duke u nisur nga Catherine Waldby – sipas së cilës termi biovlerë përdoret për të ilustruar mënyrat e përdorimit të organeve dhe indeve të derivuara nga të vdekurit për t’i ri-integruar, ri-përdorur, për fuqizimin e shëndetit të të gjallëve – mund të themi e ta përdorim termin biovlerë për të përshkruar shumësinë e mënyrave në të cilat vitaliteti vetë është kthyer në një fuqi vlere të mundshme. Biovlera si vlerë e nxjerrë nga cilësitë e proceseve jetësore. (Waldby 2002). Kjo për të prodhuar një shëndet më të mirë e për të nxiturr rritjen dhe zhvillimin e përballueshëm.

Në këtë aspekt, ushtrimi fizik është tejet i këshilluar edhe nga mjekët të cilët kanë mësuar se në kurimin dhe përmirësimin e shëndetit publik një rol jashtëzakonisht të madh e luan parandalimi.

Sepse Mjekësia klinike sot e koncepton pacientin si një subjekt “aktiv”, një subjekt që ka një rol domethënës, një rol që duhet kryer në lojën e kurës, apo të parandalimit. (Armstrong 1984)

E kështu, për ta mbyllur, këshilloj ata që nuk i njohin e nuk janë në dijeni mbi efektet mirëbërëse dhe parandaluese të aktivitetit të moderuar fizik, të pyesin mjekun e vet, e nëse ky rezulton injorant apo specialist në një tjetër fushë e kështu i painformuar, t’i drejtohen faqes së ndonjë insitucioni shëndetësor zyrtar.

© mbi tekstin, Rinstinkt 2013

————————————————————–