Femrat që kanë partnerë seksual paramatesorë kanë norma më të larta divorci.

Femrat që kanë partnerë seksualë paramatesorë kanë norma më të larta divorci.

CDC-ja amerikane, realizon në mënyrë periodike NSFG-në (National Survey of Family Growth) për të mbledhur informacion mbi jetë familiare, martesat, divorcet, shtatëzanitë, infertilitetin (jo-pjellorinë), përdorimin e kontraceptivëve dhe shëndetin e meshkujve e femrave.

Analiza e të dhënave të përftuara nëpërmjet këtij hetimi në 2012-2013, tregon për gjasa shumë më të mëdha divorci që janë proporcionale me numrin e partnerëve seksualë që një femër ka patur para martesës. [1]

Përqindjet e normave për divorc, pas 5 vitesh, të femrave me numër të ndryshëm partnerësh seksual paramartesorë.

Edhe një partner seksual paramartesor, për një femër, i dyfishon gjasat e divorcit. Një femër me 2 partnerë seksual paramartesorë i rrit me 3.5 herë gjasat për divorc. [1]

Në analizë janë bërë kontrolle për strukturën e familjes së origjinës, racën, edukimin dhe urbanicitetin, moshën në martesë dhe frekuentimin e kishës.

Të njëjtat të dhëna, për popullatën amerikane, konfirmojnë trendin se femrat kanë më shumë partnerë seksual para martese, krahasuar me dekadat e mëparshme.[1] (Megjithëse, i njëjti trend me gjasa ekziston në çdo vend me tipare socio-ekonomike të ngjashme me SHBA-në, si Europa Perëndimore apo edhe metropolet e vendeve në zhvillim.)

Studime të tjera mbështesin këto gjetje. Teachman në vitin 2003 shkruante: “Gjej se seksi paramartesor apo bashkëjetesa paramartesore që kufizohen tek burri i një gruaje nuk bashkëlidhen me një risk të rritur për prishje të martesës. Gjithsesi, gratë që kanë më shumë se një marrëdhënie intime paramartesore kanë një risk të rritur për prishje të martesës.

I find that premarital sex or premarital cohabitation that is limited to a woman’s husband is not associated with an elevated risk of marital disruption. However, women who have more than one intimate premarital relationship have an increased risk of marital dissolution. [2]

 

[1] Wolfinger NH. 2016. Counterintuitive Trends in the Link Between Premarital Sex and Marital Stability. Institute for Family Studies. (Arkivuar)

[2] Teachman, J. (2003), Premarital Sex, Premarital Cohabitation, and the Risk of Subsequent Marital Dissolution Among Women. Journal of Marriage and Family, 65: 444-455. doi:10.1111/j.1741-3737.2003.00444.x

 

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s