Sarini; jo domosdoshmërisht nga Siria

Sarini; jo domosdoshmërisht nga Siria

Gazi sarin është një agjent nervor që klasifikohet si armë kimike. Sarini jo pak herë është përdorur si armë kimike për vrasje të njerzve në masa të mëdha.
Që ky gaz të jetë toksik duhet të ketë një përqëndrim prej 0.00017g/kg peshe trupore. Është një nga substancat më vdekjeprurëse në raport me sasinë që duhet për kilogram të masës trupore.

Muaj më parë u raportua (apo dyshua) se gazi sarin ishte përdorur në luftën Siriane, kundër rebelëve.
Qeveria e drejtuar nga Edi Rama kishte në plan, nën mbikqyrjen e SHBA-ve, që të realizonte demontimin e një pjese të sarinit sirian në Shqipëri. Pas protestave mbarëpopullore dhe presionit të madh të ushtruar ndaj Qeverisë, Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit tërhiqet nga pozicioni fillestar.

Por, çfarë i ndodh një njeriu nëse, fatkeqësisht, helmohet me gazin sarin?

Shenjat dhe simptomat që vihen re në rast helmimi nga gazi sarin kanë të bëjnë me ndjesi të ngjashme me të ftohtin, ndjenjë ngushtimi në kraharor dhe bllokim të hundëve.
Mëpastaj ndjek një ndjenjë turbullimi, deri në marrje mendsh. Ndonjëherë helmimi shoqërohet me vjellje, ndërsa në disa raste të tjera individët e helmuar me gazin sarin humbasin kontrollin e fshikëzës së urinës dhe zorrëve; meqënëse gazi letal sarin vepron duke ndërhyrë me sistemin nervor, i cili në rastet e sipërpërmendura nuk mund të ushtrojë më kontrollin e vet nëpër sfinkterët muskulorë.
Në fund individët e helmuar nga sarini pësojnë konvulsione (dridhje), muskujt e frymëmarrjes paralizohen e pastaj vjen vdekja. Nuk është aspak një vdekje e këndshme.

Rinstinkt 2013

———————————————————————

Advertisements

Materiali më i lehtë në botë – aeroxheli

Materiali më i lehtë në botë

Në Kinë është shpikur materiali më i lehtë në botë. Aq i lehtë saqë mund të mbështetet mbi një fije bari apo mbi bishin e një luleje.

Aeroxheli mbi një lule, në gjithë lehtësinë e vet madhështore :)

Aeroxheli mbi një lule, në gjithë lehtësinë e vet madhështore 🙂

Bëhet fjalë për një aeroxhel, që paraqitet në formën e fletëve të trashësisë së një atomi karboni, të modelueshme në formë dhe përmasa. Fletët e materialit, aeroxhelit, kanë aftësi që të thithin substanca të lëngëta, një sasi deri në 900 herë pesha e vet materialit.

Është një zbulim i rëndësishëm, sepse materiali (më i lehtë në botë) mund të gjej aplikim të shpejtë në fushën ekologjike, për të thithhur ndotësit ambientalë si karburantet.

Shkencëtarët kinezë janë treguar më të aftë se ata të NASA-s; kjo e fundit kishte arritur të prodhonte polimerë shumë të lehtë me një densitet pre 0,24 g/cm^3, ndërsa fletët e karbonit kanë një dëndësi prej 0,16 g/cm^3.

  • Sun, H., Xu, Z., & Gao, C. (2013). Multifunctional, Ultra-Flyweight, Synergistically Assembled Carbon Aerogels Advanced Materials, 25 (18), 2554-2560 DOI:10.1002/adma.201204576

Rinstinkt 2013

———————————————————————————————–

Enzimat si leva biokimike

Enzimat si leva biokimike

Popla dhe energjia e aktivizimit

Një analogji do të më lejoji që të ravijëzoj marrëdhënien mes enzimave dhe energjisë së aktivizimit. Një popël e madhe që qëndron në paqëndrueshmëri buzë një gremine (në zgrip) përmban goxha energji potenciale, por nuk ka për të rënë poshtë duke lëshuar energjinë e vet derisa diçka ta ngacmojë. Mund të ngacmohet vetvetisht ndërsa shkëmbi nën të gërryhet, por kjo mund të ndodh në një kohë mjaftë të gjatë. Lëvizja e poplës me anë të një qysqie do ta rrëzonte atë poshtë, përgjat faqes së greminës, e drejtuar nga momenti i vet.

Nëse e lidhim këtë analogji me kimikatet, substancat reaguese (reaktantët) janë popla në majë të greminës, energjia e aktivizimit është energjia e nevojshme për të lëvizur poplën, enzima është leva (qysqia, llozi), dhe produkti i reaksionit është popla në rrëzë (bazë) të greminës.

Sikundër leva (qysqia), enzima bën të mundur që një reaksion i caktuar të ndodh më shpejtë duke kaluar sipër “pengesës” energjetike. Edhe pse kjo analogji e ilustron konkretësisht konceptin e energjisë së aktivizimit, është në fund të fundit me një cen (të metë); në atë që enzima ndryshe nga njeriu që përdor qysqinë, duke shtuar energji në sistem, nuk shton asnjë lloj energjie në sistem.

Ky fenomen mund të përfaqësohet me anë të një grafiku, nëpërmjet enegjisë së reaksionit dhe drejtimit të reaksionit. Lakoreja e reaksionit tregohet në grafik.

grafik energjia e aktivizimit

Grafik mbi energjinë e aktivizimit të një reaksioni model

Reaktantët (reaguesit) duhet të mbikalojnë energjinë e aktivizimit (Eact) që reaksioni të mund të vazhdojë. Kur është i pranishëm një katalizator, ai zvogëlon energjinë e aktivizimit (Eact). Këtë e bën duke u dhënë reaktantëve një rrugëkalim të ndryshëm, alternativ, që kërkon më pak energji, për të mbërritur në gjendej përfundimtare. Vini re se produktet përfundimtare kanë (apo mbërrijnë), në fund, të njëjtën gjendje energjitike, pavarësisht përdorimit ose jo të enzimës.

 

© Rinstinkt 2013

——————————————————————————————————–

Elementët dyatomik

Elementët dyatomik

Vihet re se hidrogjeni, oksigjeni, azoti, klori dhe jodi shënohen zakonisht me një 2, të poshtëshënuar – H2 apo O2. Këta elementë janë dyatomik (dy atome), që do të thotë se janë elementë në gjendje të pastër, ekzistojnë në çifte sikundër edhe si atome të thjeshtë. Në çdo rast këta elementë janë më të qëndrueshëm kur janë dyatomik sesa kur janë atome të vetëm. Kjo sepse atomet janë të lidhur me lidhje kovalente. Arsyeja se pse ndodh kjo lidhje kovalente shpjegohet me anë të valencës. Elektronet e jashtme janë në konfiguracion për të mbushur plotësisht shtresën e jashtme të të dy atomeve kur lidhen me njëri-tjetrin.

Cigare elektronike, po apo jo?

Cigaret elektronike

A janë cigaret elektronike vërtetë një alternativë e mirë jo e dëmshme ndaj tymit të zakonshëm të cigareve?

Sipas një artikulli të publikuar së fundmi në Indoor Air Journal, jo, aspak.

Cigaret elektronike duket se emetojnë nanothërrmija fluturuese që mund të shkaktpojnë dëme nga tymosja aktive dhe pasive, duke acaruar rrugët e ajrit.

Të paktën këto janë rezultatet e studimit të bërë nga Dipartimenti i Kimisë dhe Analizës së Materialeve në Fraunhofer Wilhelm-Klauditz-Institut, Braunschweig, Gjermani. Në studim janë krahasuar substancat e lëshuara nga cigaret konvencionale dhe elektronike që konsumuara nga një grup vullnetarësh brenda një dhome eksperimentale me madhësi 8 metro kub.

Po, si janë të ndërtuara këto cigare?

Skemë e ndërtimi të një cigareje elektronike

Skemë e ndërtimi të një cigareje elektronike

Cigaret elektronike janë të përbëra nga një bateri e rikarikueshme, nga një filtër dhe nga i ashtuquajturi atomizues, një pajisje që vaporizon tretësirën e lëngshme që gjendet në kapsulë. Lëngu ngrohet me rezistencë në temperatura mes 65 dhe 120 °C dhe kjo bën që të emetohet një “gaz” që imiton (simulon) tymin e cigares tradicionale. Për këtë arsye cigarja tradicionale shpesh reklamohet si një alternativë më pak e dëmshme nga duhani duke qenë se mungesa e djegies zvogëlon efektet kancerogjene.

Vitet e fundit ka patur debat të madh mbi rrezikshmërinë efektive të cigareve elektronike: janë publikuar dhjetra studime, nganjëherë kontradiktore, dhe edhe sot mungon një vlerësim toksikologjik përfundimtar.

Gjithsesi, përtej kësaj, është treguar se në procesin e vaporizimit të tretësirës së cigares elektronike emetohen substanca si gliceroli, diacetina, përveç aromave dhe ghurmëve të nikotinës.

Tobias Schripp, autori i parë i artikullit, deklaron se e-cigaret lëshojnë më pak substanca të dëmshme krahasuar me cigaret tradicionale, por kurrsesi “nuk mund të konsiderohen të përjashtuara nga emetimi”.

Për pasojë, konsumi pa kriter i cigareve elektronike në ambientet e mbyllura si zyre, trena autobuza, mund të (ri)merret së shpejti nën shqyrtim.

© mbi tekstin, Rinstinkt

—————-