Çfarë është një animalist?
Një përkufizim për animalistët
ANIMALIST

Imazhi që kanë animalistët, shqiptarë ose jo, në mendjet e njerëzve racionalë.
1. Qenie njerëzore që i dashuron fort kafshët. Flitet gjithsesi për një nënspecie të qenieve njerëzore e emërtuar si Homo përkafshët vrasnjerëz. Animalistët kanë një kuocient inteligjence shumë të lartë [mungon citimi!!!!11!] , gjë që u mundëson të çajnë trapin e 99% të popullatës botërore, me kërkesat e veta foshnjërake.
2. Qenie, kryesisht e seksit femër, e cila është gati që për hir të pellushit që ka tek shpia të refuzojë statusin e vet të species që mbizotëron në zinxhirin ushqimor. (Megjithatë mund të ngushëllohemi me faktin se deri më sot nuk kemi parë ende nëna/mama që të vrasin fëmijët e vet për hir të mirëqenies së kafshve. Ky do të ishte kulmi i emancipimit!!!1!!)
3. Nazi-komun-malistë. Nënspecie animalisti; mendohet se janë pasardhës ideologjikë të lëvizjeve totalitariste si nazizmi/komunizmi, të cilët në emër të barazisë absolute, sikundër komunistët, dhe mirqenies së kafshve, sikundër nazistët, janë gati të akuzojnë dhe shfarosin gjithë njerëzit nga faqja e dheut, në emër të barazisë me kafshët.
Citime dhe aforizma mbi animalistët
Animalistë të shquar kanë thënë:
Vdekje njerzve që vrasin kafshët!!!11!!!
Animalist albanez në protestëUnë, edhe bar ha, vetëm lopa të vdes nga pleqëria!!1!!!!
Animaliste lopë-dashëseMë mirë një kulish me peliçe, që të mban ngrohtë, sesa një burr që e ka kraharorin me qime!!1!1!
Animaliste anonime, dhe përherë singël, duke folur mbi tema dashurore me shoqërinë.Im at ishte një gjuetar i madh… dhe kur e kundërshtoja, njerëzit më pyesnin duke më bërë gjithnjë të njëjtën pyetje budallaqe: “Po nëse yt at vdes në një incident gjatë gjuetisë?”Përgjigjja ime: meqënëse është im at, padyshim që do të më vinte keq për të, megjithatë bota do të kishte një gjuetar trap më pak!!1!!!
Një animaliste që e do shumë të atinJeni ju që jeni të panevojshëm!!1!!!1 Përse nuk vrisni veten dhe i lini qentë të lirë????? Jeni vetëm skllevër të lobive të shpive farmaceutike… ndërsa ne, animalistët, dimë të vërtetën e madhe!!! Ne jemi e vërteta dialektike!!!1!!!!! Ne jemi të emancipuar, rrofshin kafshët, vdekshin njerëzit!!111!
Një animalist shqiptar, në mbrojtje të qenve të rrugës
Kanë thënë për animalistët
Animalistët i tres me shumë vështirësi…
I mirënjohuri Hannibal Lecter mbi animalistëtAnimalistët nuk kuptojnë se kërkimi shkencor mund të kurojë edhe vonesën e tyre mendore.
Një njeri që ka qejf shkencënAnimalistët, duke kërkuar materien e vet gri: “Error 404, object not found!”
Qenie me inteligjencë artificiale mbi animalistët
vazhdon…
————————————————————————-