Zhurma nga kërcitja e gishtave; tribonukleacioni

Kërcitja e gishtave

Të gjithëve na ka ndodhur që të kërcasim gishtat e duarve tona, apo më shpesh që të shikojmë dikë tjetër që kërcet gishtat e vetë. Por askush nuk e dinte se çfarë e shkaktonte saktësisht zhurmën; natyrisht dihej që vinte prej artikulacioneve, por vetëm kaq.

Dyshimi rreth origjinës së këtij fenomeni akustik interesant qëndroji i gjallë deri kur Kawchuk et al. botuan rezultatet e punës së tyre nën titullin ‘Real-Time Visualization of Joint Cavitation’ në vitin 2015.

Në studimin e tyre autorët tregojnë se mekanizmi akustik, apo mekanizmi i ‘plasaritjes’ së artikulacionit/kyçit ka të bëjë me formimin e një flluske dhe jo me kolapsimin e saj siç mendonin disa më përpara.

Pamje me rezonancë magentike e një artikulacioni në momentin e kërcitjes. Mund të vini re se midis dy skajeve të kockave të veshura me kërc (sipërfaqet e e qarta në qendër), kur ato largohen, fillon e formohet një flluskë gazi (hapësira me e errët, e zezë).

Pamje me rezonancë magentike e një artikulacioni në momentin e kërcitjes. Mund të vini re se midis dy skajeve të kockave të veshura me kërc (sipërfaqet e e qarta në qendër), kur ato largohen, fillon e formohet një flluskë gazi (hapësira me e errët, e zezë).

Rezultatet e studimit ofrojnë prova të drejtëpërdrejta se plasaritja e kyçeve ka të bëjë me zanafillën dhe jo me kolapsin e një flluske paraekzistuese. Studiuesit thonë se këto gjetje janë konsistente me ‘tribonukleacionin’ që përkufizohet si një proces në të cilin, në vijim të një ndarje të menjëhershme të dy sipërfaqeve të zhytura në një lëng, krijohen flluska gazi. Natyrisht në rastin e kërcitjes së kyçeve të gishtave këto sipërfaqe, të ngurta, përfaqësohen nga dy skajet e kockave të veshura me kërc artikular, dhe që ballafaqohen njëra me tjetrën nëpërmjet një lëngu viskoz të quajtur lëng sinovial (brenda zgavrës artikulare). Funksioni i lëngut sinovial është mbi të gjtiha ai i lubrifikimit të artikulacionit por edhe i furnizimit të saj me lëndë ushqyese.

Studiuesit e zbuluan origjinën e saktë të fenomenti akustik nëpërmjet hetimit me rizonancë magentike në kohë reale ndërsa ndodhte kërcitja e gishtave. Në momentin që mbi artikulacionin aplikohej një forcë dy sipërfaqet artikulare fillimisht ushtrojnë një rezistencë ndaj tërheqjes dhe mëpastaj ndahen në mënyrë të menjëhershme. Është pikërisht kjo ndarje e menjëhershme që shkakton një rënie të presionit në brendësi të lëngut sinovial dhe që iu shtyn gazrat e tretura në të që të formojnë flluska të vogla.Formimi trastave të gazit është pikërisht shkaktari i fenomenit akustik të kërcitjes së gishtave.

 


Studimi shkencor: Kawchuk, Gregory N et al. “Real-time visualization of joint cavitation.” PloS one vol. 10,4 e0119470. 15 Apr. 2015, doi:10.1371/journal.pone.0119470a


© mbi tekstin, Rinstinkt blog

 

Reklama

Biopsia endomiokardiake, procedura dhe ndërlikimet

Biopsia endomiokardiake, procedura dhe ndërlikimet

Çfarë është biopsia endomiokardiake? Është një procedurë, një formë biopsie, që kryhet për të marrë një fragment të vogël të muskulit të zemrës, pra miokardit, në mënyrë që mbi vetë fragmentin të realizohet një ekzaminim nën mikroskop. Gjatë hetimit me mikroskop mund të vihen re tjetërsime të mundshme të qelizave që përbëjnë indin kardiak.

Si realizohet procedura? Procedura realizohet në ambiente të përshtatshme për ndërhyrje të tilla. Pacienti pastrohet dhe mbi zonën ku to të futet kateteri duhet bërë depilimi\rruajttja i\e qimeve të trupit. Kateteri që përdoret është i veçantë dhe quhet biotom; në majën e tij ka një pincë të vogël mjaftë të mprehtë nëpërmjet të cilës ‘këputen’ fragmentet e indit miokardiak.

biopsia endomiokardiake bioptomiPërgjithësisht biotomi futet nëpërmjet venës xhiugulare të djathtë të brendshme, që ndodhet në krah të qafës, dhe më rrallë kateteri futet nëpërmjet arterieve. Të tjera herë kateteri futet nëpërmjet venës apo arteries femorale në afërrsi të rrëzës së kofshës.
Ena e gjakut nëpërmjet të cilës futet kateteri (biotomi) çpohet nëpërmjet një ageje të veçantë, në anestezi lokale. Pastaj ageja zëvendësohet me një kanulë nëpërmjet të cilës pastaj futet kateteri\biotomi.

Kateteri drejtohet për nga zemra nën kontrolllin e rrezeve X. Në zemër kryhen disa ‘pickime’, zakonishtt 4-5, dhe fragmentet që merren ruhen në një lëng apostafat deri sa ato të shkojnë tek një tjetër mjek specialist (anatomo patologu) që i heton ato nën mikroskop.

Gjatë kësaj ndërhyrje pacienti ndjen vetëm një dhimje tepër të lehtë për shkak të dhënies së anestetikut lokal. Ndonjëherë ndodh që pacienti ka ndjesinë sikur zemra po i vinë në grykë (palpitacione) për shkak shfaqjes së ndonjë çrregullimi në rahejn e zemrës, pra aritmi, të provokuara këto nga kateteri që futet në dhomat e zemrës.
Pas përfundimit të procedurës pacienti mbahet nën vëzhgim për 24 orë.

Përse bëhet biopsia endomiokardiake?

Ky ekzaminim bëhet për të kërkuar origjinën e disa sëmundjeve të miokardit, pra të muskulit të zemrës, që paraqiten me shenja dhe simpta specifike si për shembul dhimbje në kraharor, çrregulllime të ritmit me të cilin rreh zemra etj. Këto dhe të tjera çrregullime karakterizohen nga një ulje e rëndësishme e aftësisë së zemrës për t’u tkurrur dhe për të furnizuar indet e trupit me gjak. Këto sëmundje mund të shkaktohen ose nga difekte të vet muskulit kardiak apo nga grumbullimi i substancave të veçanta në zemër apo edhe nga një infiamacion\skuqje e miokardit (miokardit) e shkaktuar nga ndonjë sëmundje imunitare apo edhe nga ndonjë virus.

Natyrisht për të filluar një terapi, pra për t’i dhënë pacientit një terapi për problemin që ka, së pari duhet të zbulojmë se çfarë probemi ka, pra duhet të zbulojmë shkakun e sëmundjes, për shembulll nëse i detyrohet një infiamacioni apo një grumbulllimi substancash.

Biopsia kardiake kryhet edhe për të bërë diagnozën e një refuzimi të transplantit në pacientëtt që i janë nënshtruar një transplanti të zemrës. Në këtë rast biopsia mundëson identifikimin me qartësi të shenjave të parakohshme, kështu që të mund të ndërhyhet me shpejtësi nëpërmjet ilaçeve përkatëse. Për këtë arsye biopsia endomiokardiake kryhet shpesh në periudhën pas operimit, dhe sidosi në çdo rast që dyshohet se po lind një proces refuzimi ndaj transplantit.

Gjithashtu një përdorim tjetër që mund të ketë biopsia endomiokardiake është për të verifikuar nëse ka dëme, kolaterale, të miokardit, të shkaktuara nga ilaçe kundër-tumorale që i janë dhënë pacientit për të kuruar tumore që mund të kenë lindur në organe apo rajone të tjera të trupit.

Ndërlikimet e mundshme të biopsisë endomiokardiake

Kjo procedurë ka risqe shumë të vogla. Ndërlikimet që mund të shfaqen lidhen me kateterizmin kardiak, si për shembull, hematomë në vendin e çpimit, aritmi që mund të lindin si pasojë e kontaktit të kateterit me muret e brendshme të dhomave të zemrës, apo në raste më të rralla akoma ndalesë kardiake.

Të tjera ndërlikime të rralla mund ttë kenë të bëjnë me aktin e kryerjes së biopsisë, pra, perforim\çpim i murit të zemrës me derdhje gjaku përreth zemrës në trastën perikardiake. Ky i fundit është edhe ndërlikimi më i madh dhe që duhet të diagnosttikohet sa më parë për të vënë pacientin nën vëzhgim dhe për të filluar terapinë përkatëse (me ilaçe, me zbrasje të perikardit).

 

 

© Rinstinkt blog 2019

Antiobiotikët; antibiograma

Antiobiotikët dhe antibiograma

Në terma të përgjithshëm të gjithë, mendoj, se e dinë domethënien e termit antibiotik. Në të shkuarën përkufizohej si një substancë natyrore që prodhohej nga një mikroorganizëm dhe që ishte në gjendje të inhibonte rritjen e mikroorganizmave të tjera. Përkufizimi i sotëm është: një substancë e prodhuar nga një mikoorganizëm apo një substancë analoge me të e cila në përqëndrime të vogla është në gjendje të inhibojë rritjen e mikroorganizmave të tjerë.

Antibiograma është një teknikë që shërben për të vlerësuar ndjeshmërinë in vitro të një mikroorganizmi të caktuar ndaj një antibiotiku të caktuar.
Në praktikën klinike ky lloj testi është i nevojshëm për të realizuar një terapi adeguate, meqë antibiograma mundëson të shikohet se cili farmak ka më shumë efekt përkundrejt një mikroorganizmi të caktuar patogjen. Për më tepër prova e antibiogramës ofron edhe një vlerësim të dozës terapeutike të nevojshme për të kuruar sëmundjen e shkaktuar nga agjenti infektues që është në kulturë lasboratorike.

 

Ilaçet për trajtimin e ankthit dhe të pagjumësisë

Ilaçet për trajtimin e ankthit dhe të pagjumësisë

Ilaçeve ankthiolitike dhe hipnotike/gjumëndjellëse mund të ndahen në dy grupe kryesore, në Benzodiazepina dhe në përbërje jo-benzodiazepinike.

Benzodiazepinat kanë efekte të ndyshme:
Ankthiolitike – për trajtimin subkronik të shqetësimeve të ankthit (Alprazolami, Clonazepami, Diazepami, Lorazepami).
Hipnotike/gjumëndjellëse – për trajtimin e pagjumësisë kalimtare dhe në terma afatshkurtër (Triazolami).
Antikonvulsivantë – në raste epilepsie apo konvulsionesh prej etheve (Clonazepami, Diazepami, Clobazami).
Anestezike dhe sedative/qetësuese – në periudhën peri-operatore dhe në procedurat diagnostike kur pacienti është i shqetësuar (Diazepami, Midazolami).
Përbërjet jo-benzodiazepinike (nuk do të flasim gjatë për ato), nga ana e tyre, mund të ndahen në dy grupe të tjera, në: Ankthiolitikë dhe në Hipnotikë/gjumëndjellës.
Ankthiolitikët përdoren për trajtimin afatgjatë të shqetësimeve të ankthit. Citaloprami, Paroksetina, Sertalina (këto 3 të parat kanë edhe efekt antidepresiv), Busipironi, Pregabalina.
Hipnotikët/gjumëndjellësit përdoren për pagjumësinë kalimtare në afatshkurtër. Bëjnë pjesë Zopicloni, Zolpidemi, Melatonina.

 

Benzodiazepinat

Duke u nisur nga struktura e tyre kimike benzodiazepinat mund të ndahen në:
1-4 benzodiazepina, ku përfshihen benzodiazepinat kryesore si Diazepami, Lorazepami, Clonazepami.
1-5 benzodiazepina, Clobazami.
triazolobenzodiazepina, Triazolami, Alprazolami.
imidazobenzodiazepina, Midazolami, Flumazenili.

 

Farmakodinamika e benzodiazepinave

Benzodiazepinat i ushtrojnë efeket e tyre farmakologjike nëpërmjet një fuqizimi selektiv të aksioni të acidit gama-aminobutirrik (GABA). (GABA është neurotransmetuesi me veti inhibitore më i përhapur në nivelin e sistemit nervor qëndror.) Ky veprim fuqizues i benzodiazepinave ushtrohet kur benzodiazepinat lidhen me një sit specifik që gjendet në receptorët GABA-A në ndërfaqen midis nënnjësisë alfa dhe nënnjësisë gama.

 

Farmakokinetika e benzodiazepinave -(Diferencat më të mëdha mes benzodiazepinave u përkasin karakteristikave të tyre farmakokinetike.)

Thithja. Rruga orale është rruga më e përhapur e marrjes së këtyre ilaçeve. Administrimi nëpërmjet rrugës rektale është një alternativë e vlefshme kur rruga orale nuk mund të praktikohet si për shembull tek fëmijët me konvulsione nga ethet.
Administrimi endovenoz ka një efekt më të menjëhershëm, ndaj rezervohet për trajtmet në emergjencë, të gjendjes epileptike dhe në anasteziologji.

Shpërndarja. Benzodiazepinat lidhen në sasi të mëdha me proteinat plazmatike, dhe falë tretshmërisë së tyre në lipide (liposolubilitetit) janë në gjendje t’i kalojnë me thjeshtësi membranat biologjike duke u shpërndarë me shpejtëso në indet e ndryshme të organizmit.
Indet me perfuzion të lartë gjaku siç është truri, pas administrimit endovenoz, kanë një shfaqje të shpejtë të efektit terapeutik.
(Nga indet me perfuzion të lartë, benzodiazepina rishpërndahet tek indet me perfuzion më të ulët, si indi muskulor dhe ai adipoz.)
Kohëzgjatja e efektit terapeutik nuk varet vetëm nga gjysmëjeta e eleminimit të ilaçit dhe të metabolitëve të tij aktivë, por varet edhe nga fenomenet e rishpërndarjes në të gjitha indet e trupit.

Metabolizimi. Realizohet nga enzimat mikrozomiale hepatike që i përkasin familjes së citokromit P450. Benzodiazepina kthehet në një apo më shumë metabolitë, aktivë apo jo-aktivë, që kanë një polaritet më të madh, e pra janë të tretshëm në ujë dhe mund të eleminohen më thjeshtë nëpërmjet urinës.
Metabolizimi i benzodiazepinave ndodh me dy faza. Së pari, ndodh një modifikim apo heqje e grupeve të ndryshme funksionale prej molekulës së ilaçit nëpërmjet reaksioneve të oksidimit, nitroreduktimit dhe hidroksilimit, duke e përgatitur për fazën e mëpasshme. Së dyti, konjugacioni me acidin glukuronik i përbërjeve të hidroksiluara në pozicionet 3 dhe alfa, për të formuar metabolitë jo-aktivë që eleminohen nëpërmjet urinës.

Eleminimi. Si parametër farmakologjik përdoert koha e gjysmëjetës (t/2).
Benzodiazepinat me kohë veprimi të shkurtër; gjysmëjetë t/2 prej rreth 8 orësh. Triazolami 2-5 orë. Midazolami 2-3 orë. Këto benzodiazepina këshillohen si hipnoinduktuese/gjumëndjellëse në pagjumësitë prej pamundësisë për të marrë gjumë, dhe si premjekim në procedurat terapeutike dhe diagnostike invazive si gastroskopia, heqja e dhëmbëve etj.
Benzodiazepinat me kohë veprimi të ndërmjetme; gjysmëjetë t/2 prej 8-24 orë. Lorazepami t/2 14 orë. Bromazepami t/2 10-20 orë. Alprazolami t/2 12 orë. Këshhillohen si hipnotikë/gjumëndjellës në ata pacientë që ankohen për zgjimet e herëta mëngjesore apo në trajtimin e ankthit.
Benzodiazepinat me kohë të gjatë veprimi; t/2 më e madhe se 24 orë. Diazepami t/2 20-60 orë. Quazepami t/2 20-50 orë. Përdoern kryesisht në terapinë e gjendjeve të ankthit. Por parashkruhen edhe për trajtimin e spasticitetit, epilepsive, dhe si hipnotikë në pacientët me ankth gjatë ditor.

Kur benzodiazepinat administrohen kronikisht duhet jo vetëm të konsiderohen efektet e një doze të vetme të ilaçit por mbi të gjitha edhe efektet e shkaktuara nga grumbullimi i ilaçit prej administrimit të vazhduar, pra nga rritja graduale e përqëndrimit plazmatik.
Një kuotë e ilaçit të administruar më herët është akoma e pranishme në organizëm dhe merr një rëndësi të madhe për sa i përket efekteve shtesë.
Kjo është e rëndësishme edhe në terma të shpejtësisë së zhdukjes së efekteve farmakologjike pas ndalimit të ilaçit.

 

Benzodiazepinat kryesore në përdorimin klinik

Diazepami (long acting). Është benzodiazepina që paraqet spektrin më të gjerë rë veprimit. Jepet për trajtimin e gjendjeve të ankthit, si qetësues-hipnoti/gjumëndjellës, antikonvulsivant dhe miorelaksues. Ka veprim shumë të shpejtë falë tratshmërisë më lyra/lipide; kjo i jep edhe aftësinë për të kaluar me shpejtësi barrierën hematoencefalike. Diazepami,ëpërmjet administrimit endovenoz apo rektal, është ilaçi i zgjedhur për trajtimin në emergjencë për tipe të ndryshme konvulsionesh, si goditje epileptike akute apo konvulsionet neonatale/të porsaalindura.

Flurazepami (long acting). Është një hipnotik me kohë të gjatë veprimi, që është i efektshëm në pagjumësitë e karakterizuara nga një pamundësi për të zënë gjumë, nga ndërprerje të shpeshta të gjumit të natës apo nga një zgjim i herët.

 

Përbërje të ngjashme me Oxazepamin – konjugohen në mënyrë të shpejtë me acidin glukuronik dhe kanë një gjysmëjetë plazmatike më të vogël se 24 orë. Nuk grumbullohen pas një trajtimi të zgjatur.
Oxazepami. Ka një t/2 mes 5-15 orësh.Është mes benzodiazepinave më të këshilluara për trajtimin e ankthit tek të moshuarit falë mungesës së fenomeneve të grumbullimit të ilaçit.
Lorazepami. Pa metabolitë aktivë. Është një nga ilaçet më të zgjedhura për trajtimin e shqetësimeve të ankthit, mbi të gjitha tek pacientët e moshuar dhe tek pacientët me hepatopati.

 

Nitrobenzodiazepinat – kanë një metabolizim disi më të ndryshëm se benzodiazepinat e tjera duke qenë se pas procesit fillestar të çalkilimit ndodh heqja e nitrogrupit dhe mëpastaj acetilimi.
Nitrazepami, i përdorur kryesisht si hipnoinduktues.
Flunitrazepami, i përdorur kryesisht si hipnoinduktues dhe në anesteziologji.
Clonazepami, në aspektin receptorial konsiderohet si një agonist i pjesshëm sepse ka një aktivitet intrinsek më të ulët se agonistët e plotë si Diazepami apo Flunitrazepami.

 

Triazolobenzodiazepinat.
Alprazolami, këshillohet në trajtimin e shqetësimeve të ankthit të bashkëlidhur me depresionin apo goditjet e panikut.
Triazolami, është një molekulë e karakterizuar nga një shpejtësi veprimi dhe nga një gjysmëjetë t/2 tepër e shkurtër eleminimi prej vetëm 2.5 orësh. Këshillohet për trajtimin e pacientëve me pagjumësi kalimtare dhe kohëzgjatje të shkurtër. Përdoret si hipnoinduktues në pagjumësitë tek pacientët që duan të shmangin fenomentet e sedacionit/qetësimit të tejzgjatur.

 

Imidabenzodiazepina.
Midazolami, ka një kinetikë aktivizimi relativisht të shpejtë me një gjysmëjetë plazmatike prej 2-3 orësh. Prodhon një efekt sedativ/qetësues dhe hipnoinduktues/gjumëndjellës shumë të shpejtë, të fortë dhe me kohëzgjatje të shkurtër.
Midazolami është benzodiazepina më e përdorur në anesteziologji si në premedikimin përpara ndërhyrjeve kirurgjikale por edhe për të induktuar sedacionin menjëherë përpara procedurave diagnostike si bronkoskopia, gastroskopia apo cistoskopia. Përdoret edhe në ndërhyrjet me anestezi lokale.
Zakonisht jepet me rrugë endovenoze (por edhe orale, intramuskulare, rektale).

 

Flumazenili

Flumazenili është një antagonist kompetitiv i receptorit të benzodiazepinave që vepron në vendin ku këto të fundit lidhen tek receptori GABA-A.
Lidhet me afinitet tepër të lartë me receptorin qëndror të benzodiazepinave dhe falë një mekanizmi kompetitit parandalon ndërveprimin e tyre me receptorin duke antagonizuar të gjitha efektet e tyre.

Flumazenili ësthë shumë i efektshëm në kthimin apo parandalimin e efekteve sedative/qetësuese, hipnotike/gjumëndjellëse, anesteziologjike të induktuara nga dozat terapeutike të benzodiazepinave. Është gjithashtu në gjendje të kthejë apo parandalojë efektet sedative dhe depresore qëndrore të prodhuara nga një mbidozë/overdozë benzodiazepinash.

Flumazemili i administruar me rrugë orale ose intramuskulore ka një biodisponibilitet të ulët, kështu që për të përftuar një aksion farmakologjik të menjëhershëm rruga e dhënies duhet të jetë ajo endovenoze.

Sot përdoret në praktikën klinike kryesisht për rizgjimin e pacientëve nga anestezia e induktuar nga benzodiazepinat dhe në terapinë urgjente për të antagonizuar helmimin nga benzodiazepinat.

Efektet anësore të Flumazenilit janë: të vjellat, dhe agjitacioni psikomotor.
Administrimi i Flumazenilit tek subjekte që janë trajtuar me benzodiazepina për disa javë, shkakton shfaqjen e menjëhershme dramatike të një sindrome abstinence.

 
Indikacionet e benzodiazepinave
Ankthi. Benzodiazepinat janë ilaçe që janë në gjendje të reduktojnë ankthin në të gjitha manifestimet e tija.
Pagjumësia. të gjitha benzidiazepinat me dozazhet e duhura prodhojnë efekte sedative-hipnotike me intensitet të mjaftueshëm për të lehtësuar gjumin. Zvogëlojnë kohën e nevojshme për të zënë gjumë, dhe rrisin kohëzgjatjen totale të gjumit, sikundër reduktojnë numrin e mikro-zgjimeve.
Epilepsia dhe konvulsionet. Përdoren kryesisht për trajtimin e gjendjeve epileptike dhe për të reduktuar shfaqjen e manifestimeve konvulsive të përsëritura.
Diazepami me rrugë EV është shumë i efektshëm në bllokimin e krizave të përsëritura epileptike.
Anestezi. Midazolami, Lorazepami, Diazepami.
Alkolizmi. Për trajtimin e sindromës nga abstinenca alkolike. Por janë të paefektshëm për të trajtuar ruajten e abstinencën në terma afatgjatë.
Efektet anësore të benzodiazepinave – përfaqësojnë kryesisht një theksim të vetive farmakologjike të këtyre ilaçeve. Ndër efektet anësore janë: sedacioni ditor, jokoordinimi, çrregullime motore në lëvizjet e vullnetshme, konfuzion, zgjatje e kohëve të reagimit.
Ndërveprimet farmakologjike të benzodiazepinave
Alkoli. Benzodiazepinat dhe alkoli kanë të dy aftësi që të fuyizojnë funksionin e receptorit GABA-A, megjithëse me mekanizma të ndryshëm. Të dy lehtësojë ndërveprimin e GABA me receptorin e vet. Bashkpërdorimi i tyre indukton një veprim sinergjik pozitiv të fuqishëm tek ionofori që varet nga GABA. Kjo shpie në një amplifikim të theksuar të efekteve deprimente që alkoli dhe benzodiazepinat ushtrojnë në sistemin nervor qëndror.
Ilaçet që deprimojnë sistemin nervor qëndror si barbiturikët, analgjezikët opioidë, neuroleptikët dhe antidepresivët, kanë një efekt sinergjik me benzodiazepinat.
Kontraceptivët oralë. Të gjithë kontraceptivët oralë inhibojnë proceset e oksidimit të shumë ilaçeve, përfshirë benzodiazepinat, duke shkaktuar rritje të lehta të përqëndrimit plazmatik të këtyre ilaçeve.

 

© Rinstinkt blog

Ilaçet antipsikotike konvencionale dhe jo konvencionale

Ilaçet antipsikotike

Ilaçet antipsikotike janë zbuluar rastësisht, dhe termi ‘antipsikotik’ është një term relativisht i ri.

Ganglioplegjikë (bllokues ganglionikë) ose neuroplegjikë – për aftësinë e tyre për të induktuar një gjendje indiference në drejtim të ndërhyrjes kirurgjikale.

Ilaçet antipsikotike janë të aftë që nga një anë të prodhojnë një gjendje qetësie (karakteristikë e dalluar e vetive të tyre qetësuese/sedative) dhe nga ana tjetër të provokojnë disa efekte motore, të ngjashme me ato të sëmundjes së Parkinsonit. Është pra e njëjta veti që është përgjegjëse si për efektet terapeutike ashtu edhe për përkeqësimin motor. Ndaj u fut në përdorim termi ‘neuroleptik’ për shkak të efekteve të tyre inhibitore mbi aktivitetin motor.

Atipik – është një term që përdoret për të treguar një nënklasë të antipsikotikëve. Aty futet Clozapina, e cila konjugon një efikasitet më të madh me një aftësi më të vogël ose nulle për të induktuar katalepsi tek kafsha apo efekte esktrapiramidale (jashtëpiramidale) tek pacientët.

Shënim: Do të ishte më me vend përdorimi i terminologjive si ‘konvencional’ dhe ‘jo konvencional’ për t’iu referuar kategorive të ndryshme të antipsikotikëve. Clozapina është prototipi i antipsikotikëve jo konvencional. Një tjetër përbërje antipsikotike jo konvencionale është Risperidoni.

 

Farmakodinamika e ilaçeve antipsikotike konvencionale

Hipoteza dopaminergjike, sipas të cilës antipsikotikët zbusin simptomat e psikozës duke reduktuar aktivitetin dopaminergjik. Kjo hipotezë lind prej vëzhgimit se Clorpromazina dhe Aloperidoli rrisnin përqëndrimin e metabolitëve të dopaminës (DA) në zonat trunore të pasura me atë neurotransmetitor.

Të tjera studime demonstrojnë se, fuqia antipsikotike e neuroleptikëve konvencionale bashkëlidhet në mënyrë të drejëtpërdrejtë me afinitetin/afrimitetin për receptorin e tipit 2 (D2) të dopaminës, duke e treguar këtë të fundit si vendin vendimtar për aktivitetin e këtyre përbërjeve.

Antipsikotikët e gjeneratës së parë shfaqin afinitet për një gamë të gjerë receptorësh (H1 histaminikë, muskarinikë, alfa-1, alfa-2 adrenergjikë, dhe serotoninergjikë). Sidosi nuk është mundur të dallohet me siguri një rol domethënës në aktivitetin antipsikotik. Besohet se ndërveprimi me këta receptorë mund të bashkëlidhet me efektet mbi arousal-in, me ato ekstrapiramidale, konjitive, kardiovaskulare, gastrointestinale dhe gjenito-urinare.

 

Farmakodinamika e ilaçeve antipsikotike jo konvencionale

Clozapina është modeli i referencës.
Në doza terapeutike, antipsikotikët jo konvencionalë, ushtrojnë një zaptim më të vogël të receptorit D2 të dopaminës; kjo kur krahasohen me përbërjet antipsikotike konvencionale.

Clozapina shfaq një afinitet më të madh për receptorin D1 krahasuar me D2, veti kjo që së bashku me ndërveprimin D1/D2 ka tërhequr vëmendjen për vendëndodhjen prevalente të këtij receptori në korteksin prefrontal. Po ashtu ka kontribuar në propozimin e D1 si një vend i mëtejshëm për aktivitetin e përbërjeve jo tipike/jo konvencionale.

 

Farmakokinetika e ilaçeve antipsikotike

Metabolizmi i tyre është gjerësisht hepatik, dhe ndodh nëpërmjet procesesh konjugimi me acidin glikuronik, hidroksilimi, oksidimi, demetilimi/çmetilimi dhe formimi sulfoksidesh.

Disa ndryshore që ndikojnë në farmakokinetikën e ilaçeve antipsikotike:

Mosha – pacientët e moshuar shfaqin një ndryshueshmëri më të madhe në eleminimin e ilaçit.

Gjenetika – ekziston një ndryshueshmëri e madhe individuale në citokromet përgjegjëse për metabolizimin. Kështu ekzistojnë edhe diferenca etnike në metabolizimin e ilaçit.

Duhanpirja – duhanpirësit shfaqin një aftësi metabolike të rritur.

Një fluks hematik i reduktuar në mëlçi dhe/apo në veshka mund të reduktojë metabolizmin dhe eleminimin e këtyre ilaçeve. Po ashtu, sëmundje hepatike si cirroza, hepatitet etj., mund të reduktojnë metabolizmin e tyre.

Induktorë enzimatikë janë: Carbamazepina, Fenitoina, Etambutoli, Barbiturikët.
Inhibitorë enzimatikë janë: Inhibitorët selektivë të rithithjes së serotoninës, Antidepresivët triciklikë, Cimetidina, Beta-bllokuesit.

 

Indikacionet dhe modalitetet e përdorimit të ilaçeve antipsikotike

Antipsikotikët konvencionalë (kanë aftësi të përmirësojë pjesën më të madhe të çrregullimeve pozitive gjatë episodeve akute.) Indikacionet e tyre kryesore janë në sëmundjen e skizofrenisë, sindromat skizoafektive, faza maniakale e çrregullimeve afektive bipolare dhe psikozat senile.

Në trajtimin e psikozave rezultatet më të mira në terma të balancës mes efikasitetit dhe reaksioneve anësore përftohen me dozat më të vogla (aftësi për të zvogëluar çrregullimet pozitive pa induktuar reaksiona anësore domethënëse).
Gjithsesi, duhen konsideruar edhe faktorë të tjerë si; përmirësimi i simptomave negative, depresioni, ideacioni vetëvrasës dhe mbi të gjitha funksionet konjitive.

Neuroleptikët konvencionalë nuk i përmirësojnë në mënyrë domethënëse simptomat negative me përjashtim të atyre dytësore ndaj çrregullimeve pozitive dhe nuk sjellin benefite për çrregullimet konjitive që prekin të paktën 85% të pacientëve skizofrenikë.

Shënim: nuk ekzitojnë prova të qarta për të thënë se në fushën e neuroleptikëve konvencionalë një përbërje është apo mund të jetë me efikase se një tjetër në trajtimin e psikozave.

Shënim 2: femrat priren të kenë një përgjigje më të mirë dhe kërkojnë dozazhe më të vogla.

Antipsikotikët konvencionalë mund të administrohen nëpërmjet rrugës orale apo injektive, në formulime me veprim të shkurtër ose të gjatë.

 

Antipsikotikët jo konvencionalë – Clozapina për shkak të reaksioneve anësore të mundshme kërkon kontrolle hematologjike të afërta njëra me tjetrën. Clozapina për shkak të reaksioneve të veta anësore nuk përdoret si zgjedhje e parë.

Përjashtuar Clozapinën, antipsikotikët e tjerë jo konvencionalë përdoren në trajtimin e skizofrenisë, të depresionit me trakte psikotike dhe të çrregullimeve skizoafektive, si dhe të maniakalitetit.

Risperidoni –

Olanzapina – është një antipsikotik jo tipik; konsiderohet zgjedhja e parë për trajtimin e të gjitha formave klinike të psikozave. Është efikas si për sa i përket çrregullimeve pozitive ashtu edhe për ato negative. Është gjithashtu efikas në terapitë mirëmbajtëse (terapi të vazhdueshme që tentojnë të ruajnë gjendjen e ekuilibrit të arritur) duke reduktuar kështu numrin e rasteve me rikthim të sëmundjes. Olanzapina administrohet një herë të vetme gjatë ditës.

 

Terapia me antipsikotikë gjatë shtatëzanisë

Ngurrim në parashkrimin dhe në marrjen e antipsikotikëve gjatë shtatëzanisë për shkak të fetotoksicitetit të dyshuar të këtyre ilaçeve.

Studime të ndryshme dhe meta-analiza, tregojnë se përdorimi i fenotiazinave dhe butirrofenonëve nuk duket se sjellë rreziqe të shtuara ndaj dëmeve keqforumese apo funksionale të pasardhësve të cilët janë ndjekur deri në moshën shkollore.

Clozapina nuk mund të këshillohet gjatë shtatëzanisë për shkak të rrezikut të rritur që ka për të induktuar ‘floppy infant syndrome’, konvulsione dhe agranulocitozë të porsalindur.

Gjatë ushqyerjes me gji, dihet se për sa i përket antipsikotikëve konvencionalë, më pak se 10% e përqëndrimit të ilaçit që qarkullon në gjakun mëmësor është në gjendje të mbërrijë tek fëmija nëpërmjet qumështit.
Ndërsa për sa i përket antipsikotikëve jo konvencionalë, studime të realizuara me Olanzapinën dhe Risperidonin kanë treguar përqëndrimie aq të ulëta sa të mos jenë të matshme. (Clozapina nuk rekomandohet.)

 

Efektet anësore – Antipsikotikët konvencionalë

Sindroma ekstrapiramidale akute. Format më domethënëse nga ana klinike janë të përfaqësuara nga akatisia, distonitë dhe parkinsonizmi.
Akatisia – është një efekt anësor i antipsikotikëve, me një freqkuencë prej 9-35%, që shfaqet si siklet/parehati e brendshme apo shqetësim/nervozizëm që shtyn drejt lëvizjes së gjymtyrëve të poshtëme dhe drejt nevojës për të ndryshuar pozicion, apo për t’u ngritur nga karrigia, apo për të hedhur hapa nëse individi gjendet në këmbë. Akatisia mendohet se është e lidhur me tjetërsime të transmisionit dopaminergjik në nyjet nervore/ganglionet e bazës së trurit.
Distonitë akute – paraqiten në 10% të rasteve në orët e para të trajtimit, dhe në 90% të rasteve në tre ditët e para. Distonitë akute nuk janë gjë tjetër veçse tkurrje, të herëpasëherëshme apo të zgjatura të muskujve të trungut, të qafës, mandibulës, gjuhës, së bashku me kriza okulogjire (deviacion i pavullnetshëm i sipërm i syve.).
Parkinsonizmi – është një efekt anësor që zhvillohet mesatarisht në 9-36% të rasteve. Ka të bëjë mbi të gjitha me shfaqjen e ngurtësisë dhe bradikinezisë (dhe dridhje). Mekanizmi përgjegjës është bllokimi i transmetimit dopaminergjik nigrostriatal.

Sindroma malinje nga neuroleptikët. Përfaqëson një reaksion anësor të rëndë dhe shpeshherë fatal ndaj kësaj klase ilaçesh (1% ). Kjo sindromë karakterizohet nga hipertermi, nga shenja estrapiramidale, gjendje e tjetërsuar e ndërgjegjies, acidozë metabolike, hiperpotasihemi, rritje të numërit të rruazave të bardha, luhatje të presionit, aritmi, dispne, diaforezë dhe inkontinencë. Zakonisht shfaqet në fillim të terapisë.

Reaksionet kardiake. Neuroleptikët me fuqi të ulët janë shfaqur më shumë përgjegjës për reaksionet kardiotoksike në krahasim me ata me fuqi të lartë.
Kardiotoksiciteti i antipsikotikëve ndërmjetësohet nga një efekt inotropik negativ, nga tjetërsime enzimatike të qelizave kardiake, nga një zgjatje e kohëve të tejçimit atrial dhe ventrikular si dhe e periudhave refraktare.
Tioridazina shkakton aritmi të rënda dhe torsade de pointes.

Reaksionet endokrine dhe seksuale. Tahitja/sekretimi i prolaktinës rregullohet nga një ton inhibitor i ushtruar nga Dopamina (DA) nëpërmjet receptorit D2, kështu që bllokimi i këtij receptori provokon një rritje të niveleve qarkulluese të hormonit prolaktinë.
Tek femrat hiperprolaktinhemia shpie në një mbufatje të gjirit, galaktorrhe, çrregullsi menstruale dhe cikle jo-ovulatorë.
Tek meshkujt rritja e niveleve të prolaktinës provokonë gjinekomasti, humbje të libidos dhe pafuqi seksuale/impotencë për shkak të zvogëlimit të prodhimit të testosteronit.

 

Efektet anësore – Antipsikotikët jo konvencionalë

Reaksione ekstrapiramidale. Neuroleptikët jo konvencionalë u zhvilluan me qëllimin që të kishim ilaçe të pajisura me një efikasitet dhe manovrueshmëri më të madhe në krahasim me përbërjet antipsikotike konvencionale. Kështu, Clozapina, provokon reaksione ekstrapiramidale domethënëse tepër rrallë ose asnjëherë.
Risperidoni dhe Olanzapina, mund të induktojnë reaksione ekstrapiramidale në varësi të dozës, që gjithsesi rezultojnë më pak të shpeshta dhe të rënda krahasuar me ato të induktuara nga përbërjet antipsikotike tipike/konvencionale.
Pra, antipsikotikët jo konvencionalë shfaqin një prirje më të vogël për të shkaktuar reaksione ekstrapiramidale.

Reaksione hematologjike. Clozapina është shkaktare agranulocitoze (8.000/milionë). Gjatë trajtimit me këtë ilaç është i nevojshëm një monitorim i ngushtë i krasisit hematik. Rreziku i këtij efekti anësor është më i madh në 3 muajtë e parë, por pa u zhdukur asnjëherë gjatë terapisë. Rreziku është më i madh në seksin femëror.

Reaksionet metabolike, endokrine dhe kardioqarkullatore. Antipsikotikët jo konvencionalë shkaktojnë një rritje domethënëse të peshës trupore. Clozapina dhe Olanzapina janë agjentët më tepër të implikuar me këtë aksion.
Nëpërmjet rritjes të peshës trupore mund të shkaktojnë rezistencë ndaj insulinës, me hiperinsulinhemi dytësore dhe hiperlipid’hemi, që mund të shkaktojnë diabet dhe patologji kardioqarkullatore.
Antipsikotikët më të rinjë mund të shkaktojnë çekuilibëra metabolikë për sa i përket homeostazës glicidike dhe lipidike, me shfaqje të diabetit të mirëfilltë.

Të tjera efekte anësore. Clozapina, Olanzapina, Quetiapina kanë edhe veti qetësuese/sedative.

 

© Rinstinkt blog