Ayn Rand dhe Objektivizmi (shkurtimisht)

Ayn Rand dhe Objektivizmi (shkurtimisht)

Nuk ka asgjë që mund t’ia mohojë lirinë njeriut, veçse njerëz të tjerë. (Ayn Rand 1905-1982)

Gjatë shekullit të 20-të forcat binjake të fashizmit dhe komunizmit bënë që shumë intelektualë në Perëndim të vinin në dyshim etikën përfshirjes shtetërore në jetët e individëve.

ayn_rand_2Filozofja dhe novelistja russo-amerikane Ayn Rand besonte në një formë individualizmi etik, i cili e konsideronte ndjekjen e interesit personal (vet-interesit) si moralisht të drejtë.

Sipas Ayn Randi, çdo tentativë për të kontrolluar veprimet e të tjerëve nëpërmjet rregulloreve shtetërore korruptonte aftësinë e individëve për të punuar lirisht si anëtarë produktivë të shoqërisë. Me fjalë të tjera ishte e rëndësishme që të ruhej liria e njeriut prej ndërhyrjes së njerëzve të tjerë.

Më në veçanti Rand mendonte se monopoli që zotëron shteti në ushtrimin ligjor të dhunës është i pa moralshëm, sepse minonte përdorimin praktik të llogjikës dhe arsyes prej individëve. Për shkak të kësaj, Rand dënonte taksimin, sikundër edhe rregullimin shtetëror të bizneseve dhe shumë fusha të tjera të jetës publike.

Objektivizmi
Kontributi kryesor politik i Ayn Rand në mendimin politik është një doktrinë që ajo e quante Objektivizëm. Ajo e mendoi Objektivizmin si një “filozofi praktike për të jetuar në Tokë” që siguronte një set parimesh që qeverisnin të gjitha aspektet e jetës, përfshirë politikën, ekonominë, artin dhe marrëdhëniet ndërpersonale.

Objektivizmi është ndërtuar mbi idenë se arsyeja dhe racionaliteti janë të vetmet absolute në jetën e njeriut, dhe si rezultat, çdo formë e “thjeshtë e di” bazuar në fe apo instinkt, si për shembull besimi fetar/religjioni, nuk mund të siguronte një bazë adeguate për ekzistencën.

Puna e saj më me ndikim ishte Atlas Shrugged; në të artikulohen idetë e saj për sa i përket Objektivizmit. Ngjarjet e novelës zhvillohen në një versione të Shteteve e Bashkuara të Amerikës të sakatosura prej ndërhyrjes qeveritare dhe biznesmenëve të korruptuar; heronjtë e novelës janë industrialistët dhe sipërmarrësit prodhueshmëria e të cilëve mbështet shoqërinë dhe korporatat e të cilëve ushqejnë civilizimin.

Në ditët e sotme idetë e Ayn Rand rezonojnë ende fuqishëm në qarqet libertariane sikundër edhe në qarqe më të vogla liberale dhe konservatore amerikane.

Reklama

Andrea Vesalio – De humani corporis fabrica

Andrea Vesalio – De humani corporis fabrica

Ballina e veprës De humani corporis fabrica

Ballina e veprës De humani corporis fabrica

Ballina e veprës së Andrea Vesalio-s (De humani corporis fabrica), që tregon në mënyrë shumë të qartë risitë e sjella nga studiuesi në fushën e edukimit të studentëve. Përreth tavolinës së diseksionit përveç Vesalio-s (në të majtë) gjenden edhe asistentët më të vjetër dhe studentët që edhe pse qëndrojnë pak më larg ndjekin me vëmendje leksionin e anatomisë të profesorit të tyre.

Andrea Vesalio dha mësim në universitetin e Padova-s nga 1537 deri më 1544. Vesalio-ja vdiq në Zante në vitin 1554, në kthim nga një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë që me sa duket e kreu për të “ndrequr” një vrasje (në thonjëza): Pasi merr lejen për të seksionuar trupin e një fisniku spanjoll – që vdes ndërsa ishte nën kurat e Vesalio-s – zbulon se zemra i rrihte akoma. Çohet përpara inkuizicionit nga të afërmit e të vdekurit, por shpëtohet nga Filipi II i Spanjës, mjek personal i të cilit ishte.

Ilustrim anatomik nga De humani corporis fabrica i Andrea Vesalio-s. Profili i djathtë dhe pamje ballore e aparatit muskulor mashkullor.

Ilustrim anatomik nga De humani corporis fabrica i Andrea Vesalio-s. Profili i djathtë dhe pamje ballore e aparatit muskulor mashkullor.

Rinstinkt, Prill 2013

—————————————————————————————————————

Marie Curie dhe radiografia

Marie Curie dhe radiografia

Marie Curie në laboratorin e vet fiziko-kimik

Marie Curie në laboratorin e vet fiziko-kimik

Marie Curie në laboratorin e vet fiziko-kimik

Aparatet e para radiografike që u përodrën në mjekësi u ndërtuan nga Marie Curie.

Pasi i montoi mbi një automjet, përshkoi frontin lindor francez gjatë luftës së parë botërore duke bërë u mundësuar kirurgëve të gjenin me shpejtësi dhe qartësi copëzat e granatave që kishin depërtuar në trup apo fakturat (thyerjet) e pacientëve.

Marie Curie ishte e para shkencëtare që mori dy çmime Nobel për kontributin mbi njohjen e substancave radioaktive. Ajo mori edhe Legion d’Onore francez për impenjimin e saj gjatë luftës.

Rinstinkt 2013

——————————————————————————————————

Carlos Chagas, zbuluesi i sëmundjes së tripanozomiazës jugamerikane

Carlos Chagas

Carlos Chagas – mjek brazilian që ka lindur në Oliveiras më 1879 dhe ka vdekur në Rio de Janeiro më 1934. Carlos Chagas ishte drejtor i institutit O.Cruz të San Paolo në Brazil (nga 1917).

Carlos Chagas realizoi reformën shëndetsore të vitit 1919 në vendin e tij dhe ngriti katedrën e Mjekësisë tropikale në universitetin e Rio de Janeiros në vitin 1925. Mori pjesë në fushatat antimalarike (Shiko:Malaria) dhe përshkroi në 1909 sëmundjen e shkaktuar nga protozoari Trypanosoma cruzi, për të cilin identifikoi edhe insektin vektor.

Tripanozomiaza jugamerikane quhet ndryshe edhe Sëmundja e Chagasit.

Robert Koh (Robert Koch)

Robert Koh (Robert Koch)

Robert Koh

Robert Koh duke vëzhguar në mikroskop

Robert Koh ishte mjek dhe bakteriolog gjerman që lindi në Clausthal, Hanover në vitin 1843 dhe vdiq në Baden në vitin 1910.

Robert Kohu e kaloi pjesëm në të madhe të jetës së vet në Berlin, si drejtor i zyrës perandorake për higjenën dhe më pas si profesor i higjenës dhe drejtor i institutit për sëmundjet infektive (1891).

Robert Kohu solli në fushën bakteriologjike mundësi të reja studimi, të pa eksploruara gjer atëherë: pregatitja e terreneve të kulturës transparentë dhe të ngurtësueshëm që u mundësuan kërkuesëve zbulimin e shumë mikroorganizmave patogjenë; me risitë e sjella në mikroskopi nga lentet me zhytje; proceset e ngjyrosjes së mikrobeve; metoda të riprodhimit fotografik të preparateve mikroskopike etj.

Mes kërkimeve e zbulimeve të Robert Kohut janë edhe ato rreth raporteve mes disa karakteristikave biologjike të bacilit të plasjes (antraksit) dhe patogjenezës së sëmundjes, që kanë rëndësi sepse përbëjnë shembullin e parë të një studimi të tillë. Më pas zbulimi i bacilit të tuberkulozit (1882), që u quajt bacili i Kohut e më pas në vitin 1884 me zbulimin e vibrionit të kolerës.

Robert Kohut, në vitin 1905 iu dha çmimi Nobel për kërkimet dhe zbulimet (e reja) mbi tuberkulozin.

[Postulatet e Kohut]

 

Rinstinkt, Mars 2013

——————————————————————————————————