Rregull-ore

Përshëndetje e mirësevini!

Mbi Autorin/Autorët

Rreth Autorit aktual të Blogut mund të lexoni diçka këtu: Rreth Meje.

Rreth Blogut

“Rinstinkt Blog” është një blog personal. Kjo do të thotë se, Blogu nuk merr as financime publike e madje nuk ka pranuar as ato private.

Do të thotë gjithashtu se, Autorët nuk kanë ndonjë detyrim për t’u përgjigjur, komentuar apo shkruar mbi temat që kërkojnë lexuesit apo vizitorët e Blogut.

Autori nuk ka asnjë detyrim ndaj lexuesit (vizitorit) përveçse atij të korrektësisë dhe saktësisë të informacioneve, materialeve dhe elementëve të tjerë që gjenden në shkrimet tona.

Po ashtu, të qenit një blog personal, implikon se Blogu azhurnohet (përditësohet) sipas qejfit ose/apo mundësisë së Autorëve.

Mbi Komentet dhe Të Komentuarit

Për sa u përket komenteve: Të gjithë janë të lirë të komentojnë. Thënë këtë duhet saktësuar se nuk pranohen komentet apo thashethemet të cilat hidhen si shashka për të tërhequr vëmendjen… të tipit “Astrologjia (ajo e horoskopit) funksionon me mua, e kjo dmth se funksionon me të gjithë. Kjo nga ana tjetër do të thotë se Astrologjia është një shkencë“.

Natyrisht, Autorët nuk janë asfare përgjegjës për ato që shkruhen apo deklarohen nga komentuesit e tjerë, qofshin anonimë apo jo. Po ashtu, E drejta e autorësisë së komenteve të lëna, u përket Komentuesve (Komentuesit), e mund të fshihet me kërkesë së tij. Ka vetëm një përjashtim: rastet kur ky koment u ka dhënë fillesë debateve apo komenteve të tjera.

Mbi shpërndarjen e materialeve dhe shkrimeve

Poshtë çdo shkrimi gjendet një shirit me disa butona, të cilët me një klik sipër bëjnë të mundur postimin e shkrimit në Facebook, Twitter etj. Këshillohet kjo mënyrë shpërndarjeje. Natyrisht, mund edhe të citoni ku dhe kur të doni, për këtë nuk u ndalon dot njeri (gjithsesi, nën citim është mirë të vendoset një lidhje/link për tek faqja përkatëse).

Botimi i materialeve të këtushme në media të tjera, e veçanëristh nëpër gazeta apo revista elektronike, kërkon një sinjalizim/autorizim me shkrim nga Autori.

Mbi qëllimin/et e këtij Blogu

Qëllimi është ai i informimit të publikut mbi disa çështje të shkencës e të mentimit kritik.

Mbi reklamat që mund të shfaqen nën postime

Reklamat që mund t’u shfaqen lexuesve –  të cilët nuk janë të “futur” apo “të lidhur” (logged in) nëpërmjet një llogarie Wordopress.com – janë të vendosura nga WordPress.com dhe jo nga Autorët e Rinstinkt Blog. (Wordopress.com i përdor këto reklama në njëfarë mënyre si këmbim per platformën mbi të cilën ngrihet blogu; e cila është falas.) Pra këto reklama nuk i sjellin asnjë fitim Autorëve të këtij blogu.

Edhe një Ftesë

Meqë qëllimi im kryesor është ai i informimit, nuk përjashtohen shkrime apo kontribute nga Autorë të tjerë; asnjëherë nuk janë refuzuar. Gjithsesi temat e trajtuara duhet të kenë të bëjnë me fushat e shkencës, raportin e kësaj me njeriun, me artin, e sidomos me fushat biomjekësore. Spekulimet dhe shkrimet e natyrës eseistike, shihen me njëfarë largësie, le të themi, edhe pse nuk refuzohen. 🙂

 Si mund të ndihmoni?

Lexim të mbarë! (Rinstinkt)

** * **

[Përpunimi i fundit: 19/11/2013]

Lini një koment