Funksioni që kanë fituar mushkonjat; mushkonjat gjenetikisht të modifikuara

Përse shërbejnë mushkonjat?

Funksioni që kanë fituar mushkonjat gjatë pranisë së tyre në ekosistemet e Tokës; mushkonjat gjenetikisht të modifikuara.

Nuk ka njeri që të mos ketë patur një eksperiencë të keqe me mushkonjat, të cilat mund të jenë vërtet shumë të bezdisshme dhe të rrezikshme. Mushkonja është një nga gjallesat më të rrezikshme dhe vdekjeprurëse për njeriun; për të qenë specifikë ajo zë vendin e parë në klasifikimin e kafshëve vdekjesjellës për njeriun.

Mushkonjat kontribuojnë në përhapjen e shumë sëmndjeve, ndër të cilat janë malaria, ethja e verdhë, ethja e dengues dhe ethja prej virusit Zika. Të gjitha këto patologji godasin qindra miliona individë çdo vit në të gjithë globin duke shkaktuar vdekjen e shumë prej tyre.

Mushkonjë e prezervuar brenda dyllit/ambrës

Mushkonjë e prezervuar brenda dyllit/ambrës

Sidosi, mushkonjat gjatë ekzistencës së vet dhe ndërlidhjeve të shumta me florën dhe faunën e planetit kanë mundur të integrohen dhe të gjejnë funksione të rëndësishme në ekosistem. Planeti ynë i njeh mushkonjat prej më shumë se 100 milionë vitesh (mushkonja e prezervuar brenda ambrën në filmin Jurassic Park). Aktualisht janë përshkruar mbi 3500 lloje të ndryshme mushkonjash, prej të cilave vetëm 200 pickojnë qenien njerëzore. Ndër këto të fundit vetëm mushkonjat femër – që kanë nevojë për proteina për të prodhuar vezët – pickojnë njerëzit.

Një nga funksionet që mushkonjat “kanë gjetur” brenda ekosistemeve tokësore është ai i pjalmimit të luleve. Pjalmi i luleve të bimëve është në fakt edhe ushqimi kryesor i mushkonjave (pra jo gjaku). Duke fluturuar nga një lule nga tjetra sikundër bletët, mushkonjat kontribuojnë në përhapjen e pjalmit.

Një tjetër kontribut i mushkonjave është ai si biomassë bazë në zinxhirin ushqimor të shumë specieve. Larvat e mushkonjave jatojnë në ujë ku ushqehen me material organik si algat njëqelizore. Këto larva mushkonjash janë pre të thjeshta për peshqit që jetojnë në këto pellgje uji. Mushkonjat e rritura, janë edhe ato ushqim i llojeve të tjera të gjallesave si zogjtë dhe laskuriqat.

Larva mushkonjash në afërsi të sipërfaqes së ujit.

Larva mushkonjash në afërsi të sipërfaqes së ujit.

Shkencëtarët kanë opinione të ndryshme rreth ekzitencës dhe/ose zhdukjes së mushkonjave. Një fraksion i shkencëtarëve argumentojnë se zhdukja apo shfarosja e mushkonjave do të prodhojë një impakt tepër minimal, dhe se vraja ekologjike e prodhuar prej zhdukjes së mushkonjave do të shërohet në mënyrë të shpejtë nga insekte të tjera. Një fraksion tjetër i shkencëtarëve, në të kundërt, mendojnë se dëmi i shkaktuar nga një zhdukje apo shfarosje e mushkonjave do të ishte drastik dhe do të vendoste në rrezik mbijetesën e shumë specieve bimore dhe shtazore që janë të ndërlidhura me mushkonjat në ekosistemet tokësore.

Por çfarë mund të bëhet për të parandaluar viktimat njerëzore të shkaktuara nga transmetimi i sëmundjeve nëpërmjet mushkonjave? Një metodë e kohëve të fundit që po duket mjaftë efikase për të parandaluar këto sëmundje konsiston në mushkonjat gjenetkisht të modifikuara/inxhenierizuara. Këto mushkonja të modifikuara gjenetikisht quhen OX513A dhe janë në gjendje të riprodhohen, por pasardhësit e tyre rezultojnë gjithnjë sterilë. Në këtë mënyrë popullata e mushkonjave në zonat e goditura nga sëmundjet e transmetuara prej tyre, ka rënë në mënyrë drastike. Kjo metodë mundëson që të goditet një lloj specifik mushkonje (ajo që na intereson ne) duke shmangur përhapjen e insekticideve nëambient.

 

[Nëse postimi të pëlqeu, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

Kush do t’i mbrojë pyjet?

Kush do t’i mbrojë pyjet?

Amerika e Jugut (Pyjet e Amazonës)

Amerika e Jugut (Pyjet e Amazonës)

Të gjithë dëgjojmë herë pas here gërthitje ambientaliste për shaktërrimin e pyjeve në Amazonë apo në vende të tjera jo të zhvilluara, si për shembull në Afrikë apo edhe tjetrëkund. Ajo që na jepet si shpjegim është se këto pyje shfrytëzohen nga kapitalistët e egër, të cilët nxjrrin fitime të majme nga prerja dhe shitja e drurit të pemëve… Kështu faji është i kapitalistëve; dhe kaq mjafton.

Le të themi menjëherë se, pavarësisht se konstatimi dhe shqetësimi mbi gjendjen e pyjeve të Amazonës është jo i gabuar, pjesa tjetër e arsyetimit është i gabuar.

Për të treguar gabimin, dhe mendimin e rrejshëm, për të mos thënë edhe propagandën latente që e ka frymëzuar, le të marrim një shembull ndër vendet ku kapitalizmi dhe kapitalistët gjenden me bollëk (edhe pse jo në gjenden më të mirë të kapitalizmit, megjithse kjo është temë tjetër). Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Pyjet në Amerikën e Veriut vështtirë se mund të thuhet se janë në vuajtje. Madje ka më shumë pemë nga sa ka patur në 100 vitet e fundit. Kush zotëron pyjet në Amerikën e Veriut jo vetëm që ka incentiva për të stimuluar rritjen e pemëve të reja, por ka edhe incentiva për t’i prerë ato në një ritëm të caktuar, sipas interesit të vet.

Ku është dallimi mes Amerikës së Veriut dhe Pyjeve të Amazonës, në Amerikën e Jugut? E thjeshtë. Në SHBA (A. Veriut) pyjet menaxhohen në mënyrë private, nga individët që zotërojnë tokat përkatëse. Ndërsa në Amerikën e Jugut pyjet janë të menaxhuara nga qeveria apo konsiderohen pronë publike, një e mirë publike – pra një tokë që ka zotërohet në mëynrë kolektive. Në këtë rast individët nuk kanë asnjë incentivë për të menaxhuar dhe për t’u kujdesur për pronën publike.

Në rastin e Amerikës së Veriut, në të kundërt, ndodh që individi ka një interes personal në menaxhimin e drejtë të tokës dhe të pyllit meqë nga menaxhimi i drejtë derivon edhe fitimi i tij.

Konkluzioni? E mira publike është një koncept që favorizon vetëm parazitët dhe sjell shterpësi dhe regres.

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————-

Njeriu po ndryshon klimën e planetit Tokë

Njeriu po ndryshon klimën e planetit Tokë

Lloji ynë po modifikon klimën e Tokës në mënyrë të duukshme. Me këtë frazë lapidare ka filluar prezantimi i numrit të pestë të Assessment Report (AR5)Intergovernmental Panel on Climate Change (IPCC), i cili ka azhurnuar bazat shkencore të ndryshimit klimaterik.

Assessment Report AR5, Ballina

Assessment Report AR5, Ballina

Sipas këtij raporti të ri, fryt i punës së mbi 2500 ekspertëve, ngrohja e klimës së Tokës është e pashmangshme dhe ndryshmiet nuk kanë të precendentë në një shkallë kohore që shkon nga dhjetra vite në mijëravjeçarë. Raporti i prezantuar në Stokholm konfermon ndër të tjera edhe përgjegjësinë e aktiviteteve njerëzore.

Raporti i bërë publik dje (27 shtator 2013) në kryeqytetin suedez është, në fakt, versioni i AR5 për vendimarrësit politikë, një dokument me rreth 40 faqe. Një bocet i raportit të mirëfilltë, me rreth 2200 faqe, do të jetë disponibël onlajn pas disa ditësh, në sajtin e IPCC-së; ndërsa versioni final do të shpërndahet në formë digjitale dhe letre në janar të vitit 2014.

Thelbi i raportit është se, ngrohja e klimës është e pashmengshme, dhe shumë prej ndryshimeve klimaterike të vërejtura nga viti 1950 deri më sot janë të paprecendentë bazuar në një shkallë kohore që shkon nga dhjetra në mijëra vite.

Oqeanet dhe atmosfera janë ngrohur, sasia e dëborës dhe e akullit ësthë zvogëluar, niveli i deteve është rritur dhe po ashtu është rritur edhe përqëndrimi i gazeve serë në atmosferë.

Nga 1880 deri në 2012, temperatura mesatare e Tokës, ose më mirë ajo e sipërfaqes së oqeaneve dhe të tokave mbi det të kombinuara së bashku, është rritur me 0,85 gradë Celsius. Ndërsa niveli i detit, nga 1901 deri në 2010 është rritur me 19 centimetra.

Nuk ka mbaruar me kaq. Vitin e ardhshëm do të botohen dy raporte të tjerë të IPCC. Një dedikuar impakteve, përshtatjes dhe vulnerabilitetit të sistemeve ambientale dhe shoqërore përkundrejt ndryshimit klimaterik. Tjetri dedikuar strategjive  të lenimit. Klima, pra, është e do të jetë gjithnjë e më shumë një çështje politike.

Rinstinkt, përshtatje

————————————————————————————————

Mbi ndryshimet klimatike

Mbi ndryshimet klimatike

[…]

Rinstinkt 2013

Materiali më i lehtë në botë – aeroxheli

Materiali më i lehtë në botë

Në Kinë është shpikur materiali më i lehtë në botë. Aq i lehtë saqë mund të mbështetet mbi një fije bari apo mbi bishin e një luleje.

Aeroxheli mbi një lule, në gjithë lehtësinë e vet madhështore :)

Aeroxheli mbi një lule, në gjithë lehtësinë e vet madhështore 🙂

Bëhet fjalë për një aeroxhel, që paraqitet në formën e fletëve të trashësisë së një atomi karboni, të modelueshme në formë dhe përmasa. Fletët e materialit, aeroxhelit, kanë aftësi që të thithin substanca të lëngëta, një sasi deri në 900 herë pesha e vet materialit.

Është një zbulim i rëndësishëm, sepse materiali (më i lehtë në botë) mund të gjej aplikim të shpejtë në fushën ekologjike, për të thithhur ndotësit ambientalë si karburantet.

Shkencëtarët kinezë janë treguar më të aftë se ata të NASA-s; kjo e fundit kishte arritur të prodhonte polimerë shumë të lehtë me një densitet pre 0,24 g/cm^3, ndërsa fletët e karbonit kanë një dëndësi prej 0,16 g/cm^3.

  • Sun, H., Xu, Z., & Gao, C. (2013). Multifunctional, Ultra-Flyweight, Synergistically Assembled Carbon Aerogels Advanced Materials, 25 (18), 2554-2560 DOI:10.1002/adma.201204576

Rinstinkt 2013

———————————————————————————————–