Anemia me qeliza në formë drapëri dhe malaria

Anemia me qeliza në formë drapëri dhe malaria

Fëmijët me një gjen për hemoglobinën difektoze mund të zhvillojnë një rezistencë më të madhe ndaj sëmundjes së malaries, falë një mekanizmi imunitar.

Një anomali e qelizave të gjakut, eritrociteve, mund t’u japi fëmijëve një mbrojtje substanciale kundër malaries në dhjetë vitet e para të jetës.

Qeliza të kuqe të gjakut në formë drapëri

Qeliza të kuqe të gjakut në formë drapëri

Anomalia është një deformim strukturor (në formë drapëri), për shkaqe molekulare, i qelizave të kuqe të gjakut. Karakteristika është e trashëgueshme, gjenetike, dhe në formën e vet më të rëndë mund të provokojë anaminë në formë drapëri apo të quyjtur ndryshe edhe anemia mesdhetare.

Malaria shkakton rreth një milion të vdekur çdo vit, në pjesën më të madhe fëmijë në Afrikën sub-Sahariane.

Prej kohësh dihet se në zonat më të prekura nga malaria, gjeni për hemoglobinën S (HbS) është shumë i përhapur.

Mbrojtja ndaj malaries realizohet tek individët që kanë një gjen normal dhe një anormal (dmth anemik falcemik) – pra që është heterozigot.

 

Rinstinkt 2013

————————————————————————————————-

Sëmundja e malaries

Malaria

Malaria është një sëmundje që aktualisht është e përhapur në rajonet tropikale dhe subtropikale të Afrikës, por që ka qenë e pranishme në shumë rajone moçalore (edhe në disa vende të Europës) deri në mesin e shekullit XX, pra deri në momentin që filloi bonifikimi i terreneve me ujë të ndënjur.

Njihen katër lloje të parazitit malarik: Plasmodium vivax, Plasmodium falciparum, Plasmodium malariae, Plasmodium ovale.

Plasomdët i transmetohen njeriut me anë të pickimit të mushkonjës të llojit Anopheles, të cilat nga ana e tyre infektohen duke thithur gjakun e njerëzve të infektuar.

Cikli i zhvillimit të plasmodëve është shumë kompleks dhe përbëhet nga një fazë aseksuale (joseksuale) që ndodh tek njeriu dhe një fazë seksuale që ndodh  në zorrët e mushkonjës (anofele).

Në sëmundjen e malaries, prishja (thyerja) e eritrocitëve shkakton anemi, ndërsa fagocitoza e parazitëve (të shumtë) nga ana e qelizave të sistemit monocito-makrofag shpie në hepatomegali dhe spelnomegali. Sëmundja e malaries ka si karakteristikë (edhe) ethet.

Edhe pse kemioprofilaktika, kemioterapia dhe lufta kundët mushkonjave anofele nëpërmjet insekticidëve ka patur sukses të madh, malaria është ende një sëmundje që vret shumë persona sidomos në vendet në zhvillim.

© Rinstinkt

Çfarë është Malaria?

Çfarë  është Malaria?

Malaria; shekulli XVII: “mal aria”, “ajër i keq”, sipas besimit se sëmundja transmetohej nga kënetat dhe erërat e tyre të kqija.

Shkaktohet nga parazitë (Gjinia Plasmodium) që i përkasin Phylum-it Apicomplexa, Klasa Sporozoea.

Mbi 150 specie në gjendje për të parazituar një sërë Veterbatësh; vetëm katër janë patogjenë për njeriiun: Plasmodium falciparum, Plasmodium vivax, Plasmodium ovale, Plasmodium malaria.

Forma malarike më e rëndë është ajo e shkaktuar nga Plasmodium falciparum-i.

Epidemiologjia

Me shumë mundësi, parazitët janë shfaqur në Kontinentin Afrikan dhe janë transportuar, më pas, në Botën e Re nga eksploratorët e parë ndër-Paqësor.

Fosile të mushkonjave e datojnë në mbi 30 milion vite më parë shfaqjen në Tokë të vektorit për Malarien.

Historikisht, Malaria:

  • Ka kontribuar në rënien (“rrëzimin”) e Perandorive Greke dhe Romake.
  • Gjatë Luftës Civile të SHBA-ve, përfaqësonte problemin më të madh shëndetësor (25% e të shtruarve ishin të sëmurë nga Malaria). Po ashtu edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore (500,000 ushtarë amerikanë të prekur nga Malaria).

 

Aktualisht, Malaria:

Përfaqëson sëmundjen infektive më të rëndë në zonat tropikale dhe subtropikale:

  • Në Botë, çdo vit regjistrohen mbi 150 milion raste të reja.
  • Shkaku kryesor i vdekshmërisë në Botë, me mbi 1 milion vdekje/vit.

Shpërndarja gjeografike e Malaries

  • E pranishme në mbi 100 vende të Botës.
  • Endemike në Azi, Afrikë, Amerikën Qëndrore dhe Jugore.
  • Në Europë Malaria është çrrënjosur zyrtariisht, edhe pse flukset e fundit migratore kanë bërë që të regjistrohen raste të “importimit”.

Vektori i Malaries

Mushkonja Anopheles

  • Femër (hematofage)
  • Shpërndarje mbarëbotërore
  • Specie të shumta (>300)

Faza jashtë-eritrocitare

Tek Plasmodium vivax dhe Plasmodium ovale një pjesë e sporozoitëve hyjnë në mëlçi, në një fazë përgjumieje (hipnozoitë), dhe janë përgjegjës, në një distancë kohore javësh-vitesh, për format recidiviste të sëmundjes (strategji mbijetese?).

Faza eritrocitare

Merozoit -> Trofozoitë në maturim -> forma skizmatike

Merozoit -> Gametocitogjenezë, mikrogametocitë (mashkullorë), makrogametocitë (femërorë).

 

Sindromat klinike

Kuadri klinik mund të ndryshojë në varësi të species infektuese, të nivelit të parazit-hemisë dhe të gjendjes imunitare të pacientit.

 

Diagnoza laboratorike

  • Vëzhgim mikroskopik i drejtëpërdrejtë
    • Brenda rruazav të kuqe të gjakut, trofozoitët marrin formë “unaze”; tek Plasmodium falciparum mund të ketë më shumë trofozoitë/eritrocit.
  • Teknika molekulare (PCR)
    • Ndjeshmëri e lartë
    • Mundësi speciezimi

Lane S: Molecular base pair standard (50-bp ladder). Lane 1: The red arrow shows the diagnostic band for P. vivax (120 bp). Lane 2: The red arrow shows the diagnostic band for P. malariae (144 bp). Lane 3: The red arrow shows the diagnostic band for P. falciparum (205 bp). Lane 4: The red arrow shows the diagnostic band for P. ovale (800 bp).

  • Teknika sierologjike
  • Teknika biokimike/imunologjike

Terapia

  • Klorokina, Primakina, Meflokina apo Malaroni
    • Në rast udhëtimi në zonat endemike.
    • Shfaqje rezistence në disa vende.
      • Ilaçe “alternative” derivate të artemisininës.
  • Nuk ekziston një skemë vaksinimi  efikase.

 

© mbi tekstin, Rinstinkt