Keratiti nga Acanthamoeba

Keratiti nga Acanthamoeba

Acanthamoeba është një nga protozoarët më të shpeshtë, që gjenden rëndom në dhe dhe në ujrat e ëmbla (të ndenjura).
Acanthamoeba ekziston në dy forma kryesore: në një formë të fjetur, cistike dhe në një formë aktive, trofozoitike.

Kz protozoar është në gjendje që të japi dy lloje infeksionesh tek njeriu: njëri është encefaliti, tjetri është keratiti për të cilin do të flasim më poshtë.

Keratiti nga Acanthamoeba ndodh për shkak të një kontakti të drejtëpërdrejtë të parazitit me kornean e individit. Shpeshtia e infeksioneve, si pasojë e kontaktit të mësipërm, është rritur në mënyrë domethënëse me përhapjen e përdorimit të lenteve në kontakt. Kjo ka ndodhur sepse lentet në kontakt mund të shkaktojnë mikro-dëmtime të korneas, të cilat dëmtime mundësojnë kalimin e patogjenit në fjalë përtej epitelit korneal. (Kësisoj i hapet rruga perforacionit, pra çarjes korneale.)

 

Një nga shenjat e para të keratitit nga Acanthamoeba është një dëmtim sipërfaqësor, që ka një paraqitje pseudo-dendritike, që kujton infeksionin e shkaktuar nga HSV. Ky dëmtim fillestar është i rrethuar nga një infiltrat korneal (infiamator) që ka formë unazore, në periferi të ulçerës qëndrore. Në vazhdim infeksioni mund të thellohet në stromën korneale duke shpurë edhe në një çarjje korneale (nëse nuk trajtohet në mënyrën e duhur).

keratiti nga acanthamoebaTë tjera shenja dhe simptoma të keratitit nga Acanthamoeba janë: hiperemia kongjuntivale (hiperemi perikaratike), fotofobi, lotim, dhimbje e fortë.

Diagnoza bëhet nëpërmjet një anamneze të kujdesshme e cila duhet të identifikojë faktorët e mundshëm të riskut. Po ashtu rëndësi ka edhe studimi mikroskopik i lenteve në kontakt dhe analiza e lëngut në të cilën konservohen lentet.

Një ekzaminim i rëndësishëm që bën diagnozën përfundimtare është mikroskopia konfokale in vivo e korneas që mundëson dallimin e cisteve në mënyrë të drejtëpërdrejtë në kornean e pacientit.

Terapia: solucion antiseptik/dizinfektant në rast infeksioni sipërfaqësor. Në rastet e keratitit të thelluar në stromën korneale jepen solucione lokale me bazë kloreksidine apo me bazë Betadine. Gjithsesi në këto rastet kur infeksioni është i thelluar, çrrënjosja e parazitit është e vështirë (me rënie të konsiderueshme të cilësisë së të parit) dhe mund të kërkojë muaj të tërë terapie.

 

Lexo dhe: Keratiti (infeksioni i korneas)

Reklama

Diarrea

Diarrea

aparati tretesSistemi gasrto-intestinal ka dy hapje, të djy anë ekstremitetet e veta. Gojën dhe anusin, të cilat përveç funksioneve të veta fiziologjike mund të shërbejnë edhe si portale hyrëse të baktereve, viruseve dhe patogjenëve të tjerë për në brendësi të organizmit tonë. Hyrja realizohet kryesisht me ndërmjetësimin e ushqimeve, ujit dhe duarve të ndotura.

Një ndër sëmundjet apo më mirë të them, çrregullimet, që shkaktojnë mikroorganizmat në sistemin gastro-enterik është edhe diarrea, apo fekalet e ujshme.
diarrea mund të zhvillohet kur një agjent irritues (si për shembull një toksinë bakterore) bën që veshja e zorrës së hollë të sekretojë më shumë ujë dhe kripëra nga sa mund të thith zorra e trashë.

Diarrea mund gjithashtu të zhvillohet në rast infeksioni, stressi apo faktori tjetër që përspejtojnë lëvizjet peristaltike të zorrëve të holla. Në këtë mënyrë, pra duke shpejtuar lëvizjet peristaltike zvogëlohet koha që zorra ka në dispozicion për të thithur ujin, në sasinë e duhur.

Rrezikshmëria e sëmundjeve (çrregullimeve) diarroike i detyrohet dehidratimit të trupit. Nga humbja e tepërt e ujit dhe kripërave minerale nervat dhe qelizat muskulore nuk mund të kryejnë funksionet e veta fiziologjike.

Një ndër shkaktarët e diarresë është edhe Giardia intestinalis, që është një protozoar. (Giardiaza). Giardia intestinalis në ciklin e vet jetësor formon ciste të cilat me anë  të mbetjeve fekale ndosin ujin apo ushqimin.

Rinstinkt 2013

———————————————————————————————–

Cfare eshte giardia lamblia (intestinalis)?

Giardia lamblia eshte nje parazit i flagjeluar qe kolonizon dhe riprodhohet ne zorren e holle. Giardia lamblia eshte shkaktari i te ashtuquajtures xhardiaza.

Per me shume lexo kete shkrim: Giardia intestinalis (lamblia)

Sëmundja e malaries

Malaria

Malaria është një sëmundje që aktualisht është e përhapur në rajonet tropikale dhe subtropikale të Afrikës, por që ka qenë e pranishme në shumë rajone moçalore (edhe në disa vende të Europës) deri në mesin e shekullit XX, pra deri në momentin që filloi bonifikimi i terreneve me ujë të ndënjur.

Njihen katër lloje të parazitit malarik: Plasmodium vivax, Plasmodium falciparum, Plasmodium malariae, Plasmodium ovale.

Plasomdët i transmetohen njeriut me anë të pickimit të mushkonjës të llojit Anopheles, të cilat nga ana e tyre infektohen duke thithur gjakun e njerëzve të infektuar.

Cikli i zhvillimit të plasmodëve është shumë kompleks dhe përbëhet nga një fazë aseksuale (joseksuale) që ndodh tek njeriu dhe një fazë seksuale që ndodh  në zorrët e mushkonjës (anofele).

Në sëmundjen e malaries, prishja (thyerja) e eritrocitëve shkakton anemi, ndërsa fagocitoza e parazitëve (të shumtë) nga ana e qelizave të sistemit monocito-makrofag shpie në hepatomegali dhe spelnomegali. Sëmundja e malaries ka si karakteristikë (edhe) ethet.

Edhe pse kemioprofilaktika, kemioterapia dhe lufta kundët mushkonjave anofele nëpërmjet insekticidëve ka patur sukses të madh, malaria është ende një sëmundje që vret shumë persona sidomos në vendet në zhvillim.

© Rinstinkt

Trikomoniaza

Trikomoniaza

Trichomonas vaginalis është një protozoar me flagjel (kamxhik), patogjen për njeriun, ku shkakton procese flogjistike (pezmatuese, mahisëse, infiamatore) të mukotës së aparatit uro-gjenital.

Transmetimi kryhet me anë të rrugës seksuale. Prania e parazitit vihet në pah me anë të ekzaminimit etiologjik të sekrecioneve vaginale, apo atyre uretrale; ekzaminim në të freskët apo pas ngjyrosjes me metodën e Papanikolaut.