Efekti Mozart dhe keqinterpretimi i studimeve shkencore

Me efektin Mozart i referohemi shpesh një teorie  shekencore, që mund të quhet mjaft kontroverse. Teoria lind në vitin 1993 si pasojë e keqinterpretimit të një eksperimenti të famshëm të realizuar nga fizikantët Gordon Shaw dhe Frances Rausher, dhe botuar në revistën shkencore Nature. Titulli i studimit shkencor ishte: “Music and spatial task performance”.

Në studim u futën 84 studentë të cilët u ndanë në tre grupe të  ndryshme që dëgjuan tre lloje të ndryshme muzike; një nga grupet dëgjoi muzikën e Mozartit, një grup tjetër muzikë minimaliste, ndërsa grupi i tretë, në heshtje.

Pas dëgjimit pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor, nga ata për të përcaktuar nivelin e inteligjencës, pra një test inteligjece: studentët që kishin dëgjuar Mozartin, dhe në veçanti sonatën K448, tregonin një rritje të kuocientit intelektual me 8-9 pikë krahasuar me studentët e dy grupeve të tjera që nuk kishin pësuar asnjë përmirësim në ekzekutimin e provës, pra të testit të inteligjencës.

Rezultatet u dukën, minimalisht, të shkëlqyera, doli (dhe u përhap) ideja e gabuar se muzika e Mozartit mund të rriste inteligjencën e njeriut dhe siç mund të parashikohej, filloi edhe një biznes që nxirrte përfitime nga këto ide, të para, të papërpunuara. (Filloi shitja e CD-ve të trurit, për trurin…)

Kishte akoma grimca entuziazmi, saqë në vitin 1998, guvernatori i Georgia-s, Zell Miller, vendosi për shpërndarjen e një fondi prej 100,000 dollarësh për t’i garantuar çdo të porsalinduri një Cd me traga nga muzika klasike, për të rriturë kësisoj inteligjencën e populltës.

Studimi i vitit 1993 u keqkuptua – kështu deklarohet edhe Frances Raucher në një korrespondencë -, sepse, në fakt kishte patur një përmirësim të rezultateve të testit, por vetëm të atij që kishte të bënte me inteligjencën hapsinore-kohore (ekzistojnë nëntë lloje inteligjencash, të ndryshme) dhe me efekt të përkohshëm (kalimtar), për rreth 15 minuta pas dëgjimit.

Për më tepër që shumë ishin skeptikë sepse studimi, i kuptuar sipas keqinterpretimit (që nuk reflektonte rezultatet e vërteta), nuk mund të verifikohej nga kërkuesit të tjerë, në prova të mëpasshme. (Eksperimentet shkencore duhet të mund të jenë të përsërishtme edhe nga kërkues të tjerë shkencorë, bazuar mbi metodologjinë e ndjekur. Rezultatet që të quhen të ripërsëritura duhet të bienë në një gap (kufi) të caktuar statistikor.)

Në vitin 1998 një studim, mjaft i rëndësishëm, i realizuar në departamentin e Psikologjisë të Wisconsin-it, tregoi se, muzika e Mozartit rriste përkohësisht inteligjencën hapsinore-kohore.

Në këtë studim, një grup minjsh u ekspozuan për 60 ditë ndaj muzikës së Mozartit (sonata K448), një grup ndaj muzikës minimaliste e një tjetër grup ndaj heshtjes.

Pas ekspozimit, për pesë ditë iu nënshtruan një test në të cilin duhej të gjenin rrugën e daljes nga një labirint.
Prova ishte mjaft e lehtë për minjtë, grupin e minjve, që kishin dëgjuar Mozartin.

Sot mund të themi një gjë me siguri, atë se: të dëgjuarit e muzikës së Mozartit, dhe në veçanti i sonatave K448 dhe K488, rrit inteligjencën, por vetëm përkohësisht, dhe në veçanti vetëm inteligjencën hapsinore-kohore. Pra atë lloj inteligjence që ka të bëjë me analizën e formave, të pozicionit të objekteve në hapsirë dhe të zhvillimit të ndjenjës së orientimit.

Sipas disa studimeve të tjera, duket se, dëgjimi i zgjatur i kësaj llojë muzike, dhe jo llojeve “të tjera” të muzikës klasike – sepse muzika duhet të respektojë kritere të sakta të ritmicitetit, të melodisë dhe strukturës muzikore, që gjenden në dy simfonitë e cituara më sipër – mund të shkaktoj edhe një rritje definitive të IQ, por deri më tani nuk ka akord unanim në leteraturën e fushës.

Burimet:

  • Music and spatial task performance – Nature 365, 611 (14 October 1993) | doi:10.1038/365611a0
  • Sack, Kevin (1998-01-15). “Georgia’s Governor Seeks Musical Start for Babies”. The New York Times.
  • Prelude or requiem for the ‘Mozart effect’? – Nature 400, 827 (26 August 1999) | doi:10.1038/23611
  • Reply:  Prelude or requiem for the ‘Mozart effect’? – Nature 400, 827-828 (26 August 1999) | doi:10.1038/23614

 

– – –

Të pëlqeu postimi?
Vendos një “Like” tek Faqja e Blogut në Facebook

 

Insektet si ushqim

Insektet si ushqim – Pse të hamë insekte?

Perëndimorët duhet të kapërcejnë fobitë që kanë mbi insektet, sepse janë një burim i ushqyeshëm, i pasur me proteina dhe lehtësisht i gjendshëm – ky është mesazhi dhe problemi kryesor që duhet akoma të kapërcehet.

insekt-rinstinkt

Thirrja për t’u ushqyer me buburreca, larva, grerëza vjen nga nga një studim i FAO (organizata e Kombeve të Bashkuara për ushqyerjen dhe agrikulturën), prezantuar me rastin e “Edible insects – Future prospects for food and feed security”.

FAO-ja tha: “Mesazhi kryesor është vërtetë që të hani insekte, sepse janë të bollshëm dhhe janë një burim i çmuar proteinash dhe kriprash minerale”.

Në botë janë rreth 2 miliardë njerëz që ushqehen me mbi 1,900 lloje të ndryshme insektesh.

Insektet kanë edhe një impakt të vogël ambiental. Nëse bota perëndimore do të fillonte të ushqehej me insekte, do të ishte më e lehtë të mundej uria nëpër botë, dhe nuk do të kishte rreziqe ambientale, insiston FAO.

Insektet , përveçse riprodhohen në shpejtësi të madhe, kanë edhe një impakt ambiental të vogël.

—————————————————————————————–