Mikrobiologji: Clostridium perfringens, Clostridium tetani

Clostridium perfringens, Clostridium tetani

Morfologjia mikroskopike

Bacile gram-pozitivë, të pranishëm të vetëm ose në çifte. Formojnë endospore që tendosin qelizën bakterore. Tek Clostridium tetani, sporet janë të lokalizuara në fund, ndërsa tek Clostridium perfringens-i, sporet janë qëndrore, pra në qendër të qelizës.

Identifikimi

Me anë të reaksionit të Gramit dhe formimit të endosporeve. Clostridium-i dallohet nga Bacillus-i duke qenë se është një anaerbo strikt, ndërsa ky i dyti jo. Për të dalluar speciet individuale (të veçanta) përdoren një sërë testesh biokimike dhe kulturore. Shumë laboratore, si mjete përdallimi apo diferencimi, përdorin ELISA-n, PCR-në apo testet e toksicitetit.

Habitati

Endosporet e të dyja specieve të baktereve në fjalë mund të gjenden në dhe. Për më tepër që Clostridium perfringens mund edhe të gjendet në zorrët dhe vaginën e njeriut, ndërsa Clostridium tetani mund të gjendet në traktin gastrointestinal të kafshëve.

Faktorët e virulencës

Clostridium perfringens - Clostridium tetani

Clostridium perfringens – Clostridium tetani

Speciet klostridiale prodhojnë disa nga toksinat (helmet) më të fuqishme që njihen deri më sot, dhe që janë përgjegjëse për efektet patologjike kryesore të shkaktuara nga speciet klostridiale. Clostridium perfringens prodhon disa enzima që shkaktojnë shkatërrimin e indeve, ku përfshihet një kolagjenazë, një hialuronidazë dhe një DNazë. Toksina (helmi) më i fortë është alfa toksina (lecitinaza C), që shkakton dëmtimin e eritrocitëve, edemë dhe dëmtim të indeve. Faktori kryesor i virulencës tek Clostridium tetani është tetenospazmina, një neurotoksinë të cilës i detyrohen simptomat kryesore të tetanosit.

Infeksionet kryesore/Sëmundja

Clustridium tetani është përgjegjës për tetanosin. Sëmundja kryesore që lidhet me Clostridium perfringens-in është e njohur si mionekrozë, gangrenë gazoze apo celulti anaerobik. Bakteri është i përgjegjës edhe për gastroenteritin klostridial, shkaktuar nga helmimi i ushqimit.

Kontrolli dhe trajtimi

Gangrena gazoze parandalohet duke pastruar plagët e thella për të eleminuar ambientet anaerobike. Mjeti kryesor për parandalimin e tetanosit është vaksinimi me toksoidin e tetanosit (një formë e dobësuar e tetanospazminës). Imunoglobulinat njerëzore kundër tetanosit mund të lehtësojnë simptomat e sëmundjes duke u lidhur me toksinën që tashmë gjendet në trup por nuk është lidhur ende me neuronet. Trajtime shtesë janë ventilimi mushkëror i asistuar dhe releksuesit muskulorë.

© Rinstinkt, 2012, mbi tekstin

———————————————–

Një mendim mbi “Mikrobiologji: Clostridium perfringens, Clostridium tetani

  1. Pingback: Mikrobiologji: Bacillus anthracis dhe sëmundja e Plasjes | instinkt

Lini një koment