Mikrobiologjia (1)

Mikrobiologjia

Termi “ mikrobiologji” vjen nga greqishtja: mikroV (i vogël), bioV (jetë), logoV (studim). Pra, mikrobiologjia është shkenca që studion organizmat mikroskopikë, pra ata mikroorganizma që nuk mund të shihen me sy të lirë.

Mbi historinë e Mikrobiologjisë

Sëmundja: koncepti “prehistorik”

Natyra “mbinatyrore” e sëmundjes:

  • ndëshkime hyjnore
  • humbja e shpirtit
  • prania shpirtërore e djallit

Trajtimi i sëmundjes:

  • natyror (opium, mjaltë, bimë mjeksëore etj.)
  • Traphination: eliminimi i demonit nëpërmjet një vrime të bërë në skelet (kafkë); (në komunitetet primitive, rastet e fundit në Paqësorin Jugor).

Sëmundja : koncepti “grek”

  • Racionalizimi i fuqia e mendjes njerëzore
  • Hipokrati (460-377 p.e.s.)
    • Vëzhgimi i vëmendshëm i “rrugëtimit” të sëmundjes për të mund të parashikuar përfundimin dhe për individualizimin e një trajtimi (më) të përshtatshëm (Corpus Hippocratum).
    • Shkaku natyror i sëmundjes: teoria humorale (gjak, linfë, vrer i verdhë, vrer i zi) (De natura hominis).
      • Gjëndje e mirë shëndetsore: ekuilibër i katër humorëve (lëngjeve)
      • Gjëndje sëmundjeje: prishje e ekuilibrit

Sëmundja: koncepti “romak”.

  • Marko Terencio Varrone (116-27 p.e.s.)
    • Koncepti i “ngjitjes” (infektimit)
    • Lukreci (99-55 p.e.s)
      • Filozofim mbi ekzistencën e “farave” në ajër
      • Aristoteli (348-322 p.e.s)
        • Teoria e “gjenerimit të vetvetishëm”: krimba, miza dhe të tjerë kafshë të vogla të gjeneruar nga material organik në dekompozim.

Xhirolamo Frankastoro (Girolamo Francastoro) (1478-1553)

  • Prekursori i Infektivologjisë moderne
  • Në “De contagione et contagiosis morbis”, Francastoro hipotizoi, për herë të parë, se sëmundja shkaktohej nga organizma të padukshëm (fomites)
    • Infektim i drejtëpërdrejtë dhe jo i drejtëpërdrejtë
    • Udhëzues i masave higjeniko-profilaktike.

Zhvillimi i Mikroskopisë

Kontributet kryesore për zhvillimin e Mikrobiologjisë erdhën nga shpikja e mikroskopit, bashkëngjitur me implementimin e metodës shkencore.

Hans dhe Zakaria Jansen – në 1590 asemblojnë mikroskopin e parë të përbërë, duke montuar dy lenete në ekstremitetet e një cilindri.

Robet Huk (Robert Hooke) 1635-1703

  • Në 1665, Robert Huk me ndihmën e mikroskopit të parë të përbërë (të ndërtuar nga ai vetë) përshkroi strukturën e (disa) fetave të holla të kores së një peme të ngjashme me pishën:
  • “…I could exceedingly plainly perceive it to be all perforated and porous, much like a Honeycomb, but that the pores of it were not regular… …these pores, or cells, …were indeed the first microscopical pores I ever saw, and perhaps, that were ever seen, for I had not met with any Writer or Person, that had made any mention of them before this… .” (“Observation XVIII” Micrographia)
  • Teoria qelizore: të gjithë organizmat e gjallë janë të përbërë nga “qeliza”.
    • Në 1858, Rudolf Virkov deklaron se qelizat derivojnë (vijnë) nga qeliza të tjera pre-ekzistente.

Antoni van Leuvenhek (Antony van Leeuwenhoek) 1632-1723

  • Tregtar hollandez stofrash dhe shkencëtar qejfi (“an unlikely scientist”)
  • Ndërtues amator mikroskopësh “të thjeshtë” (që zotëronin një lente të vetme), i frymëzuar nga leximi i Micrographia shkruar nga R. Huk.
  • Zbulues i botës mikroskopike (“animalcules”): baktere, protozoarë, alga, spermatozoidë, rruaza të kuqe.

Mikroskopi “i thjeshtë”:

  • i gjatë rreth 5 cm
  • një lente zmadhimi (150-200x), e montuar në një vrimë
  • dy vida për vënien në fokus
  • një gjilpërë për të vendosur kampionin (mostrën)
  • vëzhgimi kërkonte kushte shumë të mira drite dhe… natyrisht, shumë durim!

“… My work, which I’ve done for a long time, was not pursued in order to gain the praise I now enjoy, but chiefly from a craving after knowledge, which I notice resides in me more than in most other men.

And therewithal, whenever I found out anything remarkable, I have thought it my duty to put down my discovery on paper, so that all ingenious people might be informed thereof…”

 

Antony van Leeuwenhoek (1632-1723)

Letter of June 12, 1716

Lini një koment