Mikrobiologjia (2) – “Origjina” e mikroorganizmave

“Origjina” e mikroorganizmave

Teori kundërvënëse mbi origjinën e mikroorganizmave çuan në rezultate eksperimentale që patën një ndikim të madh në metodologjitë e Mikrobiologjisë:

  • Teoria e gjenerimit të vetvetishëm vs Biogjenezë
  • Kontributi i Lui Pastërit (Louis Pasteur)
  • Postulatet e Robert Kohut (Robert Koch)

Gjenerimi i vetvetishëm vs Biogjenezë

Aristoteli (384-322 p.e.s) hipotizoi i pari teorinë e gjenerimit spontan (apo abiogjenezën):

  • Mikroorganizmat e gjallë gjenerohen në mënyrë të vetvetishme nga meterial i pajetë (ose në dekompozim)
  • Jeta krijohet nga një “forcë jetësore”

Në antitezë me gjenerimin spontan është teoria e “biogjenezës”, sipas së cilës brezi i organizmave të gjallë e ka origjinën nga forma jete pre-ekzistente.

Për shekuj me radhë, teoritë bazoheshin në interpretimin e asaj çka shihej pa u konfirmuar nga metoda shkencore:

  • Vëzhgimi #1: gjatë çdo pranëvere,Nili përmbyt zona të mëdha të Egjiptit duke i mbuluar nga një baltë e pasur me lëndë ushqyese që favorizonte, përveç piantacioneve, edhe praninë e bretkosave të shumta, që në periudhat e tjera më të ashpra mungonin.
    • Përfundimi: terreni me baltë i jep fillesë jetës së bretkosave.
  • Vëzhgimi #2: në Europën mesjetare, gruri stokohej në depozita. Me kalimin e kohës, prishja e dyshemesë së depozitës shkaktonte keqësimin (prishjen) e grurit, duke tërhequr kështu minj të shumtë.
    • Përfundimi: gruri i lagësht i jep fillesë minjve.

Francesco Redi (1626-1678)

Françesko Redi – mjek, biolog, fizikan dhe poet – hodhi poshtë për herë të parë në 1668 teorinë e gjenerimit të vetvetijshëm

Nga vëzhgimi personal se mbi mishin në prishje ulen shpesh miza, ai hodhi hipotezën se larvat e kishin origjinën nga mizat dhe jë nga mishi. Në fakt, duke i penguar mizat që të binin në kontakt me mishin, në të nuk shfaqej asnjë larvë.

Françesko Redi – origjina e larvave dhe mishi në prishje

Lazzaro Spallanzani (1729-1799)

Natyralisht italian, vendosi në dy poça qelqi supë pule, duke i sterilizuar me anë të valimit (zierjes).

Lazzaro Spallazani – supa e pulës dhe rritja e mikroorganizmave

Një nga poçat lihet i hapur, ndërsa tjetri mbyllet për të shmangur infektimin e supës nga ajri. Rritja (e mikroorganizmave) ndodhte vetëm në poçin e hapur. Spallanzani deduktoi se mikroorganizmat nuk lindin (origjinojnë) nga supa por janë të pranishëm në ajrin që hyn në poçin e hapur. Pra, mikroorganizmat nuk formohen nga material(i) jo i gjallë.

1857-1914 “periudha e artë” e Mikrobiologjisë

Në këtë periudhë, që fillon me punën e kryer nga Pastëri, zbulohet lidhja mes mikrobeve dhe sëmundjes, imuniteti dhe ilaçet antimikrobike.

Shkencëtarë të “periudhës së artë” të Mikrobiologjisë

Louis Pasteur (Lui Pastër) 1822-1895

Lui Pastëri, kimist dhe biolog francez, themeluesi i Mikrobiologjisë moderne:

  • Zhvleftëson përfundimisht teorinë e gjenerimit të vetvetijshëm.
  • Zbulon rolin e mikroorganizmave (tharmit) në fermentimin dhe në prishjen e ushqimeve (pastorizimi).
  • Zbulon natyrën infektive të sëmundjes së larvës së mëndafshit.
  • Izolon bacilin e antraksit.
  • Studion sistemet e parandalimit (imuniteti) të shumë sëmundjeve infektive.

Teoria e Biogjenezës

Në 1861, Pastëri demonstroi përfundimisht falsitetin e gjenerimit të vetvetijshëm (spontan): në ajër nuk ka asnjë “forcë jetësore”, por mikrooganizma.

Fermentimi dhe Pastorizimi

Pastëri demonstroi edhe se:

  • Bakteret dhe tharmet janë në gjendje të zhvillojnë fermentimin anaerobik (bakteret prodhojnë acid, majatë alkool), i nevojshëm për prodhimin e verës dhe të birrës.
  • Bakteret që përdorin alkool dhe prodhojnë acid acetik shkaktojnë transformimin e verës në uthull (acid acetik).
  • Rritja mikrobike është përgjegjëse për prishjen e ushqimeve.
  • Krijoi një trajtim për të shmangur prishjen e verës, me anë të ekspozimit të shpejtë të baktereve ndaj një sasie të madhe nxehtësie, baktericide por e pamjaftueshme për të avulluar alkoolin që gjendej në verë (pastorizim).

Pastëri: kontributi për Mikrobiologjinë klinike

  • Studioi sistemet e parandalimit të shumë sëmundjeve: kolera, difteria, tuberkuloza dhe tërbimi.
  • Për parandalimin e tërbimit arriti që të zhvillonte një formë “të dobësuar” të virusit përgjegjës, të përdorshëm si vaksinë që ka shpëtuar mijëra persona.
  • Në 1865, përballë një epidemie që në Paris kishte goditur larvat e mëndafshit, arriti që të tregonte natyrën infektive (ngjitëse) dhe trashëguese të sëmundjes dhe, po ashtu, tregoi edhe metodat e parandalimit.
  • Në 1887 u themelua në Paris Instituti Pastër, sot një nga qëndrat më të mëdha të botës për kërkimin mjeko-shkencor.
  • Microbial Revenge”: gjatë studimeve të veta mbi bakteret, i ati dhe dy bija vdiqçn për shkak të temperaturës tifoide.

 

Ignaz Semmelweiss (1818-1865)

Mjek hungarez, zbuloi shkakun e sepsit lehonor (puerperal; të lehonisë) dhe paraqiti pastrimin e detyruar të duarve në spitalet e Vjenës.

“Kam ngelur i ngrirë nga përqindja e pacientëve të vdekur në këtë klinikë. Në muajin e fundit kanë vdekur jo më pak se 36 nga 208 nëna, të gjitha për shkak të temperaturës lehonore. Të sjellësh në jetë një fëmijë është po aq e rrezikshme sa edhe një pezmatim mushkëror (“polmonit”) i shkallës së parë.” (Korrik 1846, nga ditari i I.Semmelweiss)

Semmelweiss vuri re se duart e mjekëve që tranzitonin nga sallat autoptike drejt repartit të obstetrikës kishin një erë të rëndë, paçka se ishin larë me ujë dhe sapun. Hipotizoi se temperatura lehonore shkaktohej nga “thërrrmija kadaverike (të kufomës)” të transmetuara, nëpërmjet duarve, nga salla autoptike tek ajo obstetrike. Në Maj të 1847, Semmelweiss-i urdhëroi që studentët dhe mjekët, duke kaluar nga një pacient në tjetrin, të dizinfektonin duart e tyre me anë të një tretësire me klor.

Joseph Lister (1827-1912)

Më 1860, mbi bazën e punës së Pastërit (infektimit ajror), Joseph Lister-i shfrytëzoi (përdori) dizinfektimin kimik për të parandaluar infeksionet nga plagët kirurgjike.

Koncepti i “antiseptikut”: parandalimi i infeksionit nëpërmjet çaktivizimit të mikroorganizmit.

Ferdinand Cohn (1828-1898)

  • Së bashku me Robert Koch-un, konsiderohet si një nga themeluesit e Bakteriologjisë moderne.
  • Docent pranë Institutit të Fiziologjisë Botanike në Universitetin e Breslavës.
  • Studioi ciklin biologjik të Bacillus-it duke përshkruar mekanizmin e formimit të endosporave bakterore.
  • Vepra kryesore shkencore e Cohn-it ishte impenjimi i tij në klasifikimin e baktereve.

Robert Koch (Robert Koh) (1842-1910)

Drejt fundit të shekullit të XIX, sëmundjet kryesore infektive shkaktare të vdekshmërisë së lartë ishin:

  • Tuberkuloza, “white death” (nga materiali i bardhemë që vinte nga shkatërrimi mushkëror)
  • Kolera, “king cholera” (ngaqë dukej e pakurueshme)

Njeriu që kontribuoi në mënyrë domethënëse në luftimin e këtyre sëmundjeve ishte Robert Kohu. Ai zbuloi raportin shkakor mes mikroorganizmit dhe sëmundjes. (Nobel për Mjekësinë në 1905)

Postulatet e Kohut

1876 – Robert kohu përshkruan kriteret eksperimentale (Postulatet e Kohut) të nevojshme për të treguar (demonstruar) raportin shkak-pasojë midis një mikroorganizmi specifik dhe një sëmundjeje specifike.

  1. Organizmi i dyshuar patogjen duhet të gjendet në të gjitha rastet e sëmundjes dhe të mos jetë i pranishëm në kafshët e shëndetshme.
  2. Organizmi i dyshuar duhet të mund të rritet në një kulturë të pastër (safi).
  3. Qeliza nga një kulturë safi e organizmit të dyshuar duhet të shaktojnë sëmundje në kafshë të shëndetshme.
  4. Organizmi duhet të mund të izolohet sërisht dhe duhet të tregohet njëshmëria (pra identik) me origjinalin.
Përjashtime nga postulatet e Kohut:
  • Treponema pallidum (sifilisi), nuk është izoluar në kulturë të pastër (safi) mbi terren artificial.
  • Në sëmundjet me qarkullim ekskluzivisht ndërnjerëzor, nuk është etike që të infektohet një kafshë me një mikroorganizëm vdekjeprurës.
  • HIV

Robert Kohu dhe etiologjia mikrobike e sëmundjeve

Zbuloi agjentin etiologjik të kolerës (Vibrio cholerae), të antraksit (Bacillus anthracis) dhe të tuberkulozit (Mycobacterium tuberculosis apo bacili i Kohut).

Sëmundja dhe Mikrobiologjia mjekësore; Paradigma e “kulturës së pastër (safi)”

  • Evoluim konceptual jashtëzakonisht i rëndësishëm në Mikrobiologji
    • Largimi i organizmave nga komunitete komplekse
    • Izolim procesesh “kyçe”
    • Përftim rezultatesh të përsëritshme

Kjo metodë përdoret edhe sot e kësaj dite.

—————————————————————————————————-

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s