Si mund të ndihmoni?

Si mund të ndihmoni?

Ndihma juaj është e thjeshtë fare.

Së pari, kur të keni kohë të lirë, mos u fusni nëpër faqet e zakonshme ku humbni zakonisht kohën, siç mund të jetë vendosja spazmatike e “Like-ve” në FB etj, por uluni dhe lexoni – jo dmomsdoshmërisht Blogun e këtushëm. Mund të lexoni edhe një libër Biologjie, bie llafi. Leximi nuk duhet të jetë i tipit spazmatik… por duhet të jetë një lexim reflektiv, i cili duhet të ngjallë pyetje, dyshime, shtigje të reja… lexime të reja.

Së dyti, mund të ndihmoni duke e “shënuar” këtë Blog në shfletuesin (browser) tuaj të internetit, i cili mund të jetë InternetExploret, GoogleChrome apo MoxillaFirefox. Cilido prej këtyre ka të ashtuquajturat “Bookmarks”, një farë shënjuesi i faqeve të lexuara në rrjet. Kur një faqe apo sajt i caktuar ju pëlqen, u duket interesant, doni ta lexoni sërisht etj mund të shtypni njëkohësisht tastet CTRL + D, duke e futur faqen përkatëse, pra Blogun e këtushëm, tek Bookmark-ët tuaj.

Gjithashtu, blogu ka edhe një faqe në Facebook, ku mund ta bëni “Like”.

Mund t’i ndiqni postimet e blogut edhe nëpërmjet Twitter-it, edhe pse atje shpesh postoj edhe gjëra të tjera, si për shembull artikuj nga shtypi i ditës që më bëjnë përshtypje apo që më duket se kanë afinitet me frymën kritike që pretendon të ketë blogu.

Po ashtu, një formë ndihme është që nëse u pëlqen t’ia sugjeroni blogun, edhe miqve tuaj, shokëve të klasës, apo kolegëve të punës (meqë ndonjëherë ka edhe materiale mjekësore mjaftë teknike).

Për të përfunduar, poshtë çdo artikulli, postimi, skrimi gjendet një shirit me butona, të cilët – nëse klikoni sipër, e shpërndajnë postimin përkatës me miqtë tuaj nëpër rrejtet shoqërore. Është një veprim që kërkon vetëm dy apo tre klikime, asgjë më shumë.

Gjërat e mira nuk mbahen vetëm për vete…

Rinstinkt, 2013

Advertisements