Sytë në formë bajame

Sytë në formë bajame

Përse ekzistojnë sytë në formë bajame? Nga vijnë sytë në formë bajame?

Të gjithë e dimë se sytë në formë bajame janë një nga karakteristikat e jashtme më të veçanta të popullatave në Azinë lindore… por jo vetëm ato. Sytë në formë bajame janë të pranishëm edhe në popullata të tjera përveç atyre Aziatike, pra nuk janë një diçka ekskluzive e këtyre të fundit. Sytë në formë bajame janë të pranishëm edhe në rajone të tjera si Siberia, Mongolia, por edhe në indianët e Amerikës etj.

Por përse ndodh kjo? Përpara së t’i përgjigjemi kësaj pyetje duhet të kuptojnë se cila është diferenca mes formës së syve që është e përhapur në popullatat Kaukaziane (të bardha) por edhe më gjerësisht në popullata të tjera, dhe syve në formë bajame.

Epikanti (epicanthus)

Sytë në formë bajame kanë një formë të ndryshme për shkak të disa faktorëve të ndryshëm anatomikë, si kockat zigomatike (kockat e faqeve) më të larta, një urë hunde më të shtypur, grumbullime dhjami përret syve dhe një epikant (epikanthus – palosje lëkure në këndin e brendshëm të syrit) më të theksuar. Epikanti është një palosje lëkure që gjendet sipër syrit, përpara qepallës.

Epikanti është normalisht goxha i zhvilluar tek të porsalindurit, tek të cilët sytë në rritje e sipër mbrohen nga kjo palosje e veçantë e lëkurës. Mbrojtja që kjo palosje lëkure ofron mund të jetë e nevojshme edhe tek të rriturit që jetojnë në amiente të ashpra.

Evolucioni i syve në formë bajame

Kjo palosje e veçantë e lëkurës sipër këndit të brendshëm të syrit, që merr emrin epikant, është një fenomen neotenie, që nuk do të thotë gjë tjetër veçse, persistenca e një trajte/trakti foshnjarak/infantil tek të rriturit. Ky fenomen neotenien është një dukuri evolutive dhe vihet re tek ata popuj që jetojnë në ambiente me luhatje të mëdha të temperaturave sezonale, me dimra të ashpër dhe vera përvëluese. Pra kanë evoluar në territore kontinentale të largëta si për shembull në Siberi, por edhe në popullatat skandinave, islandeze, në indigjenët e amerikës etj.

Por ky trakt fiziologjik normal, shfaqet edhe në popullata të tjera që nuk kanë sy në formë bajame, në disa gjendje të veçanta mjekësore, si në Sindromën Down, në Sindromën alkolike fetale, në Sindromën e Turnerit, tek Fenilketonuria PKU etj.

Në ditët tona sytë në formë bajame janë të përhapur edhe në rajone me klimë më të butë, pra edhe aq të ashpër… si shpjegohet kjo? Kjo përhapje kaq e gjerë e këtij trakti me gjasa është pasojë e një seleksioni seksual që ka vepruar përgjatë shekujve. Me gjasa sytë në formë bajame janë parë si një trakt estetik tërheqës dhe pozitiv, duke u përhapur kështu në popullatë dhe duke u konsoliduar në popullata dhe rajone të gjera të kontinentit Aziatik. (Një rol duhet të kenë patur edhe migrimet e hershme të popullatave aziatike.)


© Rinstinkt blog
PDF: Sytë në formë bajame

Thyerjet/frakturat e kockave të hundës dhe të kockave të nofullës së sipërme/maksilare

Thyerjet/frakturat e kockave të hundës dhe të kockave të nofullës së sipërme/maksilare

Këto janë zakonisht thyerje me shkaqe traumatike që prekin piramidën hundore të kockave të mirëfillta të hundës dhe/apo kërcin hundor si dhe të kockave të nofullës së sipërme (maksilare).

Piramida hundore për shkak të situatës së veçantë topografike preket shpesh në rastet e traumës së fytyrës. 70% e thyerjeve të hundës i detyrohen aksidenteve rrugore ndërsa 30% që mbetet ka të bëjë me trauma të llojeve të ndryshme, rastësishme ku përfshihen aksidentet në punë, aksidentet sportive etj.

Në relacion me intensitetin e forcës goditëse, thyerja mund të qëndrojë e kufizuar në piramidën hundore apo mund të shtrihet edhe në formacionet skeletike fqinje, dhe në të tjera raste mund të shtyhet deri në bazën e kafkës (duke prekur kockat e bazës së kafkës).

Thyerjet mund të jenë me ose pa spostim të fragmenteve të kockave.
Ekzistojnë thyerje gjatësore me spostim anësor, që verifikohen për shkak të traumave të veprojnë me drejtim anësor dhe që shkaktojnë një shkëputje/veçim ipsilateral me prejardhjen e traumës.

Ekzistojnë thyerje me gropëzim, apo me zhytje të fragmenteve të kockave; kjo ndodh në rastet kur trauma vepruese ka një drejtim antero-posterior. Këto thyerje mund të jenë të tipit ‘si libër i hapur’, me gropëzim të thjeshtë, apo me shtypje.

Kur trauma vepruese ka një drejtim nga poshtë lartë, verifikohet një shkëputje e midis kockës së hundës dhe kockës frontale.

Ekzistojnë edhe thyerje hundore të bashkëlidhura me thyerje të kockave të masivit të fytyrës, por këto ndodhin kur një traumë e dhunshme godet në nivel të qepjes fronto-nazale(hundore).

Trauma tepër të dhunëshme që prekin edhe kockën etmoidale tek ‘lamina cribrosa’ mund të shkaktojnë një derdhje të lëngut cerebro-spinal nga hunda (ang: CSF rhinorrhoea) si dhe anozmi (paaftësi për të nuhatur) për shkak të dëmtimit të nervit olfativ (të nuhatjes).

 

Linjat e thyerjes.
Linjat e thyerjes rrezatohen drejtë skeletit të fytyrës dhe ndjekin të ashtuquajturat linja të dobësisë të përshkruara nga Le Fort-i.

Linjat e thyerjes/frakturës sipas Le Fort

Thyerje e tipit Le Fort I, apo thyerja e Guerin-it – në këtë rast harku dentar i sipërm shkëputet në bllok nga kocka maksilare e sipërme.

Thyerje e tipit Le Fort II – në këtë rast linja e thyerjes/frakturës identifikohet apo më mirë të themi, përket me linjën mediane të dobësisë të masivid të fytyrës. Më specifikisht ajo prek: kockat dhe septumin apo murin darës të hundës, degët montuese të kockave maksilare dhe nëpërmjet vrimës infraorbitare (nën-orbitare) arrinë kockën zigomatike (malare).

Thyerje e tipit Le Fort III – në këtë rast ndodh një shkëputje e bazës së kafkës nga masivi i kockave të fytyrës. Linja e frakturës/thyerjes fillon nga qepja fronto-nazale, prek kockat e lotëve, murin medial të orbitës, çarjen orbitale inferiore dhe mbërrinë tek qepja fronto-zigomatike.

 

Simptomatologjia e thyerjeve të kockave të hundës: dhimbje, gjakdardhje (epistazë), bllokim të hundës, anozmi (pamundësi nuhatje), rinolikuorre (derdhje e lëngut cerebro-spinal nga hunda).

 

Ekzaminimi obiektiv i pacientit
Vihet në pah një modifikim anatomik i piramidës hundore si dhe një hematomë apo reagim edematoz nënlëkuror.
Mund të gjendet një enfizemë nënlëkurore, si dhe një ekimozë e vonë.
Duhet bërë gjithnjë një rinoskopi me qëllim që të vlerësohen kushtet e murit ndarës të hundës (septumit).
Duhet të realizohet në radiografi e kafkës, mbi të gjitha në projeksion anësor/lateral, për të vlerësuar dhe demonstruar linjat e thyerjes/frakturës, si dhe për të zbuluar spostimin e fragmenteve. Në rast se dyshohet një thyerjes maksilare është e nevojshm te kryhet një tomografi e kompjuterizuar TC.

 

Ndërlikimet
Të menjëhershme – Hematomë e murit ndarës të hundës (septumit) e cila nëse nuk kullohet/drenazhohet mund t’i japi origjinë një empieme me pasojë rrezik nekroze të kërcit të septumit.
Të vona – Deformime të konformacionit dhe/apo simetrisë së piramidës hundore dhe devijim apo shpim i septumit të hundës.

 

Terapia
Së pari duhet reduktuar/pakësuar dhe kufizuar thyerja/fraktura (brenda 5-6 ditëve nga trauma). Duhet që fragmentet kockore të rivendosen në vendet e veta primitive duke ushtruar një presion të drejtim të kundërt me atë të traumës.
Mëpastaj duhet realizuar një kufizim i jashtëm nëpërmjet një harku të ngurtë që hiqet pas 1 jave, dhe një kufizim i brendshëm nëpërmjet një tamponimi me garza që hiqen në ditën e 3-të.
Për disa ditë duhet të jepet një mbrojtje antibiotike.
Në rast të thyerjeve të tipit Le Fort, duhet realizuar një kufizim me vida në titan.


© Rinstinkt blog