Enterovirusët, Poliovirusët, Poliomieliti dhe vaksinat e Poliomielitit

Enterovirusët, Pikornavirusët, Poliovirusi, sëmundja e Poliomielitit dhe vaksinat për sëmundjen e Poliomielitit

Poliovirusi bën pjesë tek Pikornaviridae-t (piko-rna-viridae: pra viruse të vegjël me material gjenetik ARNnë), nëngrupimi Enterovirus.

Kristale të një poliovirusi në brendësi të një qelize

Kristale të një poliovirusi në brendësi të një qelize

Enteroviruset janë një grup virusesh të klasifikuar në pesë specie/lloje: Poliovirus dhe enterovirus A, B, C, D. Enteroviruset janë në gjendje të rezistojnë ndaj ambientit të jashtëm, transmetohen nëpërmjet cirkuitit oro-fekal, hyjnë në organizëm nëpërmjet mukozave të oro-faringut apo traktit gastro intestinal. Janë rezistent ndaj lëngut gastrik dhe lëngut të fshikëzës të tamblit.

Virusi i poliomielitit

Infektimi me virusin e poliomielitit

Poliovirusët , ndër enterovirusët, janë ata më të famshmit. Janë shkaktarë të poliomielitit paralitik, një sëmundje paralizuese deformuese që prek kryesisht fëmijët deri në shtat vjeç.

Virusi i poliomielitit, duke hyrë nëpërmjet mukozës së traktit tretës, mbërrin në nevr-aks (palcën kurrizore) dhe dëmton neuronët motorë (neuronët që përbëjnë rrugën dalëse të impulseve motore, pra ata neurone të eksitojnë indin muskulor) duke shkaktuar paralizë të muskujve përkatës.

Sëmundja e poliomielitit në ditët e sotme dhe vaksinat kundër poliomielitit

Sot poliomieliti është një sëmundje e çrrënjosur falë vaksinimit të detyrueshëm të popullatës.

Vaksina  e parë e zhvilluar për sëmundjen e poliomielitit ishte vaksina e Koprowskit, një virolog. Vaksina konsistonte në një sierotpi të virusit të dobësuar.

Më pas doli vaksina e dytë për poliomielitin; vaksina e Salkut (viruse të inaktivizuar me anë të formalinës). Vaksian e Salk-ut është realizuar duke kultivuar poliovirusin në një kulturë indore të veshkës së majmunit, mëpastaj inaktivizuar me formalinë.

Më pas u pasua nga vaksina e Sabin-it (virus i dobësuar që replikohet por nuk arrin të kalojë përtej mukozës intestinale, dhe që provokon një përgjigje të fortë antikorpale, me pasojë krijimin e imunitetit intestinal).

(Lidhja me eksperimentimin shkencor-me kafshët është e qartë…)

Rinstinkt 2013

———————————————————————————————

Reklama

Çfarë janë viruset?

Viruset

Në vitet 1500 p.e.s. dolën evidencat (provat) e para të pranisë së viruseve.

  • Deformimi i këmbës nga poliomieliti.
  • Shenja në fytyrë nga lia (sëmundja e lisë)

Virusi i parë që u identifikua ishte një Picornavirus, në vitin 1898

“…a piece of bad news enwrapped in a protein coat” (D. Baltimore)

 

Çfarë janë viruset?

Viruset janë…

… parazitë brendaqelizorë të detyruar.

Viruset nuk kanë informacion gjenetik që të mund të kontrollojë (kodifikojë për) aparatin e nevojshëm për gjenerimin e energjisë metabolike (ATPaza) ose për sintezën e proteinave dhe janë absolutisht të varur nga qeliza pritëse për kryerjen e këtyre funksioneve.

Bëhet fjalë për thërrmija të prodhuara nga asemblazhi (montimi) i komponentëve të paraformuar: nuk rriten dhe nuk ndahen (organizma të tjerë rrisin trupin e vet apo komponentët e vet dhe pastaj replikohen me anë të ndarjes).

Viruset mund të infektojnë kafshë, bimë dhe baktere. Viruset që infektojnë baktere quhen bakteriofagë (baktere ngrënës), edhe pse në realitet nuk bëjnë gjë tjetër veçse shkatërrojnë qelizat bakterore që infektojnë.

Përmasat relative të viruseve

  • Përmasat luhaten nga 20-30 nm deri në 300nm. 1 nm është baraz me 10-6 mm; pra një e milionta e mm.
  • Me mikroskopin elektronik vëzhgohen thërrmijat virale, ndërsa me mikroskopin optik vëzhfohen qelizat e infektuara.

Struktura dhe klasifikimi i viruseve

Viruset janë organizma sub-qelizorë (nënqelizorë) që janë të përbërë nga: acidi nukleik dhe një veshje proteinike (kapsidi).

Disa viruse kanë një veshje të jashtme, që qëndron mbi kapsid, që quhet envelope, peplos, mantel apo perikapsid.

Thërrmijat virale apo virionet paraqesin në sipërfaqen e tyre antireceptorë që njohin dhe lidhen me receptorët e pranishëm në qelizat shënjë.

Acidi nukleik

  • Fortësisht i paketuar në kapsid
  • ARN ose ADN
  • Me zinxhir tek apo dopio
  • I drejtë ose qarkor
  • I lidhur me jone me ngarkesë pozitive ose me proteina bazike (virale apo qelizore) për të neutralizuar ngarkesat negative të grupeve fosfat.
  • Ka nevojë për një primer për të filluar replikimin (dyfishimin): t-ARN si primer

Proteinat virale

  • Proteina funksionale që mundlësojnë replikimin e acidit nukleik viral (ADN apo ARN-polimeraza)
  • Proteina strukturale të brendatrupëzuara në thërrmijat e reja virale si përbërës të kapsidit apo si struktura të veçanta të pranishme në perikapsid (për shembull hemoaglutinina)
  • Proteina që ndryshonë disa funksione dhe struktura të qelizës pritëse
  • Proteina të bashkëlidhura me acidet nukleike
  • Proteina të matriksit apo proteina M

Kapsidi, veshja proteinike e virusit

  • Funksioni: mbrojtje, njohja e receptorëve, guidë për gjenomin drejt bërthamës.
  • Struktura: formim strukturash të rregullta duke filluar nga nënnjësi të çrregullta (pa simetri)
  • Struktura e kapsidit përcakton simetrinë e virusit: binare, helikoidale, ikozaedrike, komplekse.
  • Forcat që mbajnë apo lidhin sëbashku protomerët nuk janë kovalente.

Forma dhe përmasat e viruseve