Virusi Herpes simplex 1 dhe 2 (HSV-1, HSV-2)

Virusi Herpes simplex 1 dhe 2 (HSV-1, HSV-2)

Morfologjia e virusit të herpesit

Virus me veshje proteinike, me kapsid ikozaedrik, 150 deri në 200 nm diametër.

Identifikimi i viusit të herpesit

Identifikimi me anë të paraqitjes (shenjave) klinike, ekzaminimi i dëmtimeve, rritja e virusit në kultura qelizore, teste antibiotike, PCR.

Habitati i virusit të herpesit

Njerëzit përfaqësojnë të vetmin rezervuar natyror për virusin Herpes simplex.

Faktorët e virulencës të virusit të herpesit

Gjendja e fshehtë (e heshtur)

Infektimi nga/sëmundja e herpesit 

HSV-1 karakterizohet nga dëmtime të ororfaringut, ndërsa HSV-2 shkakton dëmtime kryesisht në organet gjenitale. Të dy tipet e virusit mund të shkaktojnë herpes simplex tek i porsalinduri, sëmundje të gojës, lëkurës, syve apo sistemit nervor, me shkallë vdekshmëria që mund të mbërrijë deri në 80%. Puçrat herpetike janë të thella, fshikëza të dhimbshme që shkaktohen nga virusi kur arrin të hyjë nëpërmjet ndonjë të çare të lëkurës. Thuathi bashkëlidhet me punëtorët e shëndetësisë që nuk përdorin dorashka kur prekin sekrecionet apo pacientët e infektuar. Encefaliti nga Herpes simplex është i rrallë, por një ndërlikim i rëndë i HSV-1, me shkallë vdekshmërie deri në 70%.

Kontrolli dhe trajtimi i herpesit

Përdorimi dorashkave në procedurat shëndetësore, kondomët gjatë aktivitetit seksual – janë strategjitë më të mira për të parandaluar infektimin. Trajtimi me aciklovir redukton kohëzgjatjen e infeksionit. Valacikloviri oral (Valtrex) përdoret zakonisht si terapi supresive, duke parandaluar daljet e herëpashershme të virusit.

Rinstinkt 2012

Sëmundjet seksualisht te transmetueshme (SST)

Sëmundjet seksualisht te transmetueshme (SST)

Infeksione seksualisht te transmetueshme: 448 milion raste te reja ne vit (O.B.SH. – 2005)

INFEKSIONE RASTE/VIT
Trichomonas 248 milion
Chlamydia 102 milion
Gonokoko 87 milion
Sifilisi 10 milion
HSV 26 milion

Shkaktarët e Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme

Klasifikimi i Sëmundjeve Seksulaisht te Transmetueshme, ne raport me agjentin etiologjik.

Bakterore:

  • Neisseria gonorrhoeae
  • Treponema pallidum
  • Chlamydia trachomatis
  • Ureaplasma urealyticum
  • Haemophylus ducreyi
  • Mycoplasma hominis
  • Mycoplasma genitalium
  • Gardnerella vaginalis
  • Streptococcus Beta-hemolitik i grupit B

Virale:

Protozoare:

Kerpudha:

  • Candida albicans

Ektoparazite:

  • Phthirius pubis
  • Sarcoptes scabiei