Veshkat (Anatomia e veshkave)

Veshkat

Sistemi ekskretor përfshin dy veshkat, dy ureterët, fshikëzën e urinës dhe uretrën.

Veshkat gjenden në zgavrën abdominale, nën diafragmë, në të dyja anët e shtyllës vertebrore. Veshkat kanë një formë të ngjashme me atë të fasules. Kanë një gjatësi pre 10-12 cm dhe një gjerësi pre 5-6 cm.

Ilustrim i një seksioni të veshkës (Sobotta)

Ilustrim i një seksioni të veshkës (nga Sobotta) – klikoni përsipër për ta zmadhuar

Në një seksion gjatësor të veshkës mund të dallohen: korja e veshkës, palca e veshkës dhe pelvisi i veshkës. Projeksionet e kores (korteksit) së veshkës – kolonat veshkore – zgjaten deri në palcën e veshkës duke e ndarë atë në 8-16 piramida. Pelvisi i veshkës (apo kupshorja e veshkës) pret kupat veshkore, arterien veshkore dhe venën.

Veshkat furnizohen nga arteria e veshkës (arteria veshkore) e cila ndahet në arterie interlobulare. Arteriet interlobulare bëhen arterie të harkëzuara, të cilat i japin fillesë arterieve të drejta. Arteriolat aferente (arteriola hyrëse) lindin nga arteriet e drejta dhe ndahen në kapilarë. Kapilarët formojnë glomerulën e veshkës (lëmshëzin veshkor). Nga lëmshëzi veshkor , gjaku kalon në arteriolat eferente për të përfunduar në venën e veshkës (veshkore).

Lëmshëzi veshkor

Lëmshëzi veshkor

Njësia funksionale e veshkës është nefroni. Çdo nefron përbëhet nga një trupëz veshkor dhe nga tubuli veshkor. Çdo trupëz veshkor përbëhet nga një lëmshëz në kapsulën e Bowmanit. Glomeruli (lëmshëzi) i veshkës është një tufë kapilarësh që lindin nga arteriola prurëse dhe përfundojnë në arteriolën nxjerrëse. Ndërsa kapsula e Bowmanit vazhdon me tubulin veshkor (renal).

Një nga funksionet kryesore të lëmshëzit (glomerulit) të veshkës është filtrimi. Nga ana tjetër, tubuli veshkor shërben për thithjen.

Ndërsa gjaku kalon në glomerulin e veshkës, disa nga substancat e tij kalonë në tubulin veshkor. Ky proces njihet si filtrimi. Këto substanca së bashku me ujin formojnë urinën. Urina kalon nëpër tubthin e parë të përdredhur (gypthi i përdredhur i afërt) dhe lakun e Henleit. Laku i Henles (Henleit) përfshin një krah zbritës dhe një krah ngjitës. Nga këtu urina kalon në tubthin e dytë të përdredhur (gypthi i përdredhur i largët), i cili mëpastaj vazhdon me duktin mbledhës. Tubuli i veshkës është i përqafuar nga dy arteriolat e lëmshëzit të veshkës – ajo hyrëse (prurëse) dhe ajo dalëse (nxjerrëse) – dhe kjo lejon thithjen e substancave drejt gjakut. Urina e mbetur, e formuar, mbërrin në duktet mbledhës dhe derdhet më pas në pelvisin (kupshoren) e veshkës. Nga pelvisi i(kupshorja e) veshkës urina kalon në ureter.

 

© mbi tekstin, Rinstinkt 2013

————————————————————————————–

Reklama

Eliminimi i mbetjeve nga trupi

Heqja e (elminimi i) mbetjeve

Ndërsa sistemet e trupit tonë punojnë, ato prodhojnë edhe produkte (mbetje) të panevojshme . Mbetjet nga sistemi tretës e lënë trupin tonë në formën e fekaleve. Produktet e panevojshme të sistemit të frymëmarrjes, si dioksidi i karbonit largohet me anë të frymënxjerrjes. Uji, kripëra të ndryshme dhe elementë të huaj largohen nga trupi me anë të urinës.

Fakte mbi sistemin urinar.

Uji i tepërt dhe substanga të tjera mblidhen nga të gjitha qelizat e trupit tuaj nëpërmjet gjakut. Dy veshkat tuaja filtrojnë të gjithë gjakun e organizmit tuaj në çdo pesë minuta, duke larguar mbetjet me anë të urinës. Urina del nga çdo veshkë duke kaluar nga kupshorja e veshkës (pelvisi i veshkës), më pas në ureter dhe përfundon në fshikëzën e urinës. Fshikëza e urinës mund të përmbajë rreth 500 ml urinë. Kur fshikëza e urinës është plotë, urina largohet me anë të uretrës (mashkullore ose femërore, mes të cilave ka diferenca, në varësi të “ambienteve” ku kalojnë). Veshkat e një të rrituri bëjnë rreth 1 litër urinë çdo ditë.

Kuriozitet: nervat në fshikëzën e urinës i dërgojnë sinjale trurit kur ajo mbushet plotë, kështu që ju mund të shkoni në banjo. Por, deri në moshën dy vjeçare, fshikëza e urinës zbrazet në mënyrë të vetvetishme, ndaj bebet kanë nevojë për pelena.

© rinstinkt, tetor 2012

Veshkat dhe Presioni i Gjakut

Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm ne rregullimin e presionit te gjakut. Duke qene së veshkat (ndikojne) influencojne ne vellimin e lengjeve ne trup, ato mund te ndikojne ne presionin e gjakut duke ndryshuar vellimin e gjakut (plazmës) qarkullues. Veshkat, gjithashtu, leshojne një enzime te quajtur reninë (RENINA), e cila shnderrohet ne një substance te fuqishme presion-rritëse (te gjakut), qe tkurr enet e gjakut dhe ndikon ne mbajtjen e ujit dhe te Natriumit ne trup(pra, ne mos ekskretimin e tyre me ane te urines).
Mekanizma delikat (te brishte) u lejojne veshkave qe te vet-rregullohen nen një varietet te gjere rrethanash (kushtesh, gjendjesh). Për shembull, nese ne (njerezit) kemi mungese uji, veshkat ndalojne largimin e ujit nga organizmi; nese ne marrim shumë kripe me ane te dietes, veshkat pergjigjen duke larguar nga trupi me shumë ujë (urinë)… duke larguar bashke me te kriperat e teperta.

Eritropoietina dhe rregullimi i prodhimit të eritrociteve

Eritropoietina dhe rregullimi i prodhimit të eritrociteve (rruazave të kuqe të gjakut)

Eritropoietina është një hormon i prodhuar nga veshkat si përgjigje ndaj zvogëlimit të prurjes së oksigjenit (me anë të gjakut) në veshka.

Hormoni eritropoietinë rregullon, si përqëndrimin e hemoglobinës ashtu edhe përqëndrimin e pjesshëm të oksigjenit, në qarkullimin e ghakut.

Kur prurja e oksigjenit në veshka bie, qoftë edhe në masë të vogël, qelizat intersticiale të kores së veshkës prodhojnë dhe sekretojnë eritropoietinën. Eritropoietina mbërrin me anë të qarkullimit të gjakut  në palqën e kockave ku stimulon procesin e gjakpërftimit (eritropoiezën).

Ky lloj rregullimi, nga ana e eritropoietinës kryhet me një imtësi të atillë saqë zakonisht përqëndrimi i hemoglobinës qarkulluese është mjaft stabël, pra nuk luhatet shumë.

Prodhimi i eritropoietinës duket se stimulohet, apo më mirë të them, kontrollohet nga përqëndrimi lokal i radikalëve të oksigjenit në koren e veshkës.

Ekziston një lloj anemie – që është e ndërlidhur me pamjaftueshmërinë veshkore kronike – ku përqëndrimi i hemoglobinës në qarkullim mund të zbres nën 50 g/l; kjo për shkak të prodhimit të pakët të eritropoietinës nga ana e qelizave intersticiale të veshkës.

 

Rinstinkt 2011

——————————————————————–