Vena portë

Vena portë

Vena portë

Vena portë (Wikipedia)

Vena portë (vena hepatike portale) është një nga venat kryesore të trupit të njeriut. Funksioni i saj kryesor është ai i tejçimit të gjakut nga organet dhe indet e ndryshme të abdomenit drejtë organit të mëlçisë, që ndodhet menjëherë nën pjesën e djathtë të diafragmës.

Sistemi venoz portal e merr gjakun nga zorrët, duke filluar nga niveli i ezofagut deri tek gjysma e sipërme e kanalit anal, sikundër edhe nga mëlçia, pankreasi dhe fshikëza e urinës.

Pra, funksioni është ai i të transportuarit të gjakut të me prejardhje nga zorrët; i cili gjak është i pasuruar me produktet e derivuara nga ushqimet e tratura dhe të metabolizuara. Këto lënë parësore të nxjerra nga ushqimet, transportohen drejtë mëlçisë. Është pikërisht mëlçia që me funksionet e saj ose i metabolizon, transformon apo rezervon këtë tulla parësore.

Ky rrugëtim i këtillë i gjakut, nga zorrët drejtë mëlçisë e mëpastaj në qarkullimin e përgjithshëm, ka një implikim thelpësor. Në disa raste specifike disa ilaçe (farmakë) kanë një mekanizëm të tiillë thithjeje që implikon përvetësimin e tyre në nivelin e zorrëve; mëpastaj këto ilaçe kalojnë nga mëlçia, ku i nënshtrohen një ndryshimi të detyruar nga reaksionet kimike që ndodhin në hepaticitet e mëlçisë. Ky fenomen luan një rol të rëndësishëm dhe kihet parasysh nga farmakologët/farmacistët/kërkuesit shkencorë kur projektojnë një ilaç të caktuar – të paktën në fazat e para të projektimit.

Vena portë lind pas qafës së pankreasit, nga bashkimi i venës mezenterike të sipërme me venën e shpretkës.

———————————————————————

Reklama

Meduza dhe Caput Medusae

Caput Medusae

Meduza - Arnold Böcklin (rreth 1878)

Meduza – Arnold Böcklin (rreth 1878)

Mitologjinë e Meduzës e njohin pothuaj të gjithë. Një femër aq e bukur dhe krenare saqë pati guximin të krahasohej me bukurinë e Athinës. Për të ndëshkuar vanitetin e Meduzës, perëndesha e Olimpit, bija e Zeusit, Athina, e ndëshkoi duke ia transformuar flokët e bukur në gjarpërinj (nepërka) helmues; ndërsa shikimin e Meduzës e transformoi në një armë vdekjeprurëse – kushdo që do të gxonte ta shihte në sy do të gurëzohej menjëherë, duke u kthyer në një statujë të pajetë.

Gjithsesi mua më intereson më shumë koka e Meduzës si simbol dhe shenjë semeiotike. Caput Medusae, është një emërtim gjerësisht i njour për  mjekët, studentët e mjekësisë, biles edhe për infermierët që shërbejnë nëpër reparte të Semejotikës, Mjekësisë interne etj.

Caput medusae vihet re tek subjektet me hipertension portal (gradient mbi 12 mmHg), pra të venës portë – vena që shpie gjakun venoz nga zorrët drejtë mëlçisë. (Një ndër shkaqet e hipertensionit portal është cirroza e mëlçisë.)

Pei-Ming Yang, M.D., Ph.D., and Ding-Shinn Chen, M.D. - N Engl J Med 2005; 353:e 19November 24, 2005 DOI: 10.1056/NEJMicm050651

N Engl J Med 2005

Caput medusae nuk është gjë tjetër veçse manifestimi sipërfaqësor i një cirkuiti kolateral të përbërë nga venat peri-ombelikale (pra rreth kërthizore).
Këto vena, si pasojë e hipertensionit portal, zgjerohen dhe krijojnë një qarkullim alternativ të gjakut; gjaku pra për të mbërritur në mëlçi shfrytëzon një rrugë tjetër, atë të venave sipërfaqësore peri-ombleikale. Venat mund të bëhen dredha-dredha, varikoze, sikundër gjarpërinjtë e kokës së Meduzës legjendare.

  • Meduza Arnold Böcklin (rreth 1878)
  • Caput Medusae – Pei-Ming Yang, M.D., Ph.D., and Ding-Shinn Chen, M.D. – N Engl J Med 2005; 353:e 19November 24, 2005 DOI: 10.1056/NEJMicm050651

Rinstinkt 2013

————————————————————————————–

Mëlçia; fiziologjia e mëlçisë

Mëlçia; fiziologjia e mëlçisë

Mëlçia luan një rol thelbësor në metabolizimin e  shumë substancave; kryen, gjithashtu, funksione të rëndësishme biosintetike.

Pamje nga para dhe nga pas e mëlçisë

Pamje nga para dhe nga pas e mëlçisë

Në realizimin e këtyre funksioneve mëlçia favorizohet nga vendndodhja anatomike. Mëlçia është organi i parë që merr nëpërmjet qarkullimit portal, gjakun e pasuruar me elementë ushqyes – kryesisht amoniacide, monosakaride dhe acide lyrorë me varg të shkurtër ose të mesëm. Këto lëndë janë thithur nga tubi tretës dhe transportohen pikërisht drejt mëlçisë nëpërmjet venës portë.

Në mëlçi elementët ushqyes kapen nga hepatocitet dhe mund të metabolizohen, të akumulohen apo të rishpërndahen drejt pjesëve të tjera të trupit – sipas nevojave të organizmit.

Mëlçia ka një qarkullim të brendshëm gjaku karakteristik, kur gjaku venoz i ardhur, siç thamë,nga vena portë, përzihet me gjakun e pasur me oksigjen që transportohet nga arteria hepatike. Gjaku venoz dhe ai arterioz konvergojnë tek njëri-tjetri në shtratin e kapilarëve hepatikë të mëlçisë, ose siç quhen ndryshe sinusoidët.

Tradicionalisht parankima hepatike (e mëlçisë) përshkruhet sikur është e përbërë nga një tërësi njësish poliedrike me seksion ekzagonal, të quajtura lobtha.

Në qendër të çdo lobthi gjendet vena hepatike terminale, ndërsa në periferi të ekzagonit gjendet triadat portale, çdonjëra e përbërë nga vena portale terminale, dhe një ose më shumë komplekse të përbëra nga dukti i vrerit (i tëmblit) dhe arteria hepatike terminale.

Nga sistemi vaskular periferik i lobthit lindin sinusoidet, që duke kaluar përmes hepatocitëve mbërrijnë (derdhen) në venën qëndërlobthore.

Detyra (fisiologjike evolutive) kryesore e mëlçisë është ajo e të furnizuarit të organeve të tjera të turpit në çdo moment me materialin energjitik optimal.

Aftësia e mëlçisë për të akumuluar lëndë ushyese dhe për të moduluar biodisponibilitetin sistemik të tyre rregullohet nga shumë faktorë lokalë dhe nga kërkesat energjitike të organeve të tjera trupore.

Funksioni metabolik hepatik i nënshtrohet një kontrolli të imët kryesisht endokrin (hormonet pankreatike, të mbiveshkores dhe të tiroides).

Mëlçia, duktet intrahepatike, fshikëza e vrerit (tëmblit), stomaku, fillimi i duodenumit dhe pankreasi

Mëlçia, duktet intrahepatike, fshikëza e vrerit (tëmblit), stomaku, fillimi i duodenumit dhe pankreasi

Mëlçia kryen një rol fiziologjik metabolik të rëndësishëm në detoksifikimin dhe ekskretimin e xenobiotikëve, që mund të mbërrijnë në mëlçi nëpërmjet venës portë apo arteries hepatike. Quhen xenobiotikë ato substanca kimike të huaja për organizmin njerëzor dhe për historinë e tij evolutive (si ilaçet, pesticidet, ngjyruesit dhe konservuesit).

Mëlçia siguron sintezën e shumë proteinave plazmatike, dhe nëpërmejt prodhimit të vrerit, lëngut të fshikëzës së tëmblit, ekskretimin e shumë substancave si pigmentet biliare, kolesteroli, ilaçet apo xenobiotikë të tjerë.

Mëlçia, së fundi, luan edhe një funksion endorkin dhe gjatë jetës fetale edhe rol gjakpërftues (hemopoietik).

Rinstinkt 2013

————————————————————————————

Mëlçia dhe fshikëza e tëmblit

Mëlçia dhe fshikëza e tëmblit

Mëlçia është një organ metabolik kompleks, dhe është po ashtu gjendra jashtëtahitëse më e madhe e trupit. Mëlçia gjendet në zgavrën abdominale, nën diafragmë në anën e djathtë. Është e rrethuar nga një kapsulë indi fibroz që e ndan në dy lobe kryesorë:; lobi i majtë dhe i djathtë, që më tej janë të ndarë në lobtha. Arteria hepatike shpie në mëlçi gjak arterioz. Ndërsa vena portë (portale) shpie në mëlçi gjakun venoz të organeve abdominale. Pasi gjaku kalon në kapilarët e mëlçisë – sinusoidët – ai kalon në venën heptike (e mëlçisë) dhe më në fund në venën zgavrore të poshtme. Nga mëlçia lindin dy dukte hepatike, që bashkohen për të formuar duktin e përbashkët hepatik. Dukti i përbashkët hepatik vazhdon në duktin e përbashkët të vrerit, që më pas derdhet në duodenum pasi takohet me duktin pankreatik.