Shock / shoku

Shoku (Shock-u)

Me termin “shok” (shock nga anglishtja; apo choc nga frëngjishtja) kihet parasysh një gjendje mjaft e rrezikshme për organizmin në të cilën fluksi i gjakut nëpër indet e trupit është jashtëzakonisht i reduktuar.

Ky reduktimi i fluksit të gjakut nëpër organe u shkakton këtyre probleme të rënda, sidomos kur janë shumë të ndjeshme ndaj variacioneve të presionit të gjakut dhe ngopjes së këtij me oksigjen.

Në shumicën e rasteve shoku ka një origjinë kardiovaskulare; në të cilën gjendje ekziston një zvogëlim i presionit (të gjakut) arterioz.

Megjithatë shoku mund të zhvillohet edhe në raste kur kemi një zvogëlim të vëllimit të gjakut që qarkullon nëpër enët e gjakut, apo kur këto të fundit janë jashtëzakonisht të zgjeruara, çka ndodh në raste të lirimit me tepricë të disa mediatorëve kimikë mjaft specifikë, si në raste infeksioni nga mikroorganizma.

Po ashtu gjendja e shokut mund t’i detyrohet edhe një dobësie të zemrës, pra një paaftësie për t’u tkurrur siç duhet, apo një pengese ndaj rrjedhjes së gjakut nëpër enët e tij, apo edhe kombiminimit të faktorëve të treguar më sipër.

Faktorët e mësipërm, mund të kenë nga ana e tyre një origjinë specifike. Për shembull, një zvogëlimi vëllimit të gjakut, vjen si pasojë e një reduktimi të vëllimit të lëngjeve në organizëm, çka mund të vijë nga një e vjellë, nga diarrea, nga humbje hematike si në raste hemorragjie.
Një paaftësi e zemrës për të puunuar siç duhet mund të vijë nga një infarkt i miokardit, pra muskulit të zemrës, duke humbur aftësinë e tkurrjes, e kështu duke qenë i paaftë në tërësinë e tij për ta popmuar gjakun drejtë aortës.

——————————————————————————————-

Etj.

Reklama

Veshkat dhe Presioni i Gjakut

Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm ne rregullimin e presionit te gjakut. Duke qene së veshkat (ndikojne) influencojne ne vellimin e lengjeve ne trup, ato mund te ndikojne ne presionin e gjakut duke ndryshuar vellimin e gjakut (plazmës) qarkullues. Veshkat, gjithashtu, leshojne një enzime te quajtur reninë (RENINA), e cila shnderrohet ne një substance te fuqishme presion-rritëse (te gjakut), qe tkurr enet e gjakut dhe ndikon ne mbajtjen e ujit dhe te Natriumit ne trup(pra, ne mos ekskretimin e tyre me ane te urines).
Mekanizma delikat (te brishte) u lejojne veshkave qe te vet-rregullohen nen një varietet te gjere rrethanash (kushtesh, gjendjesh). Për shembull, nese ne (njerezit) kemi mungese uji, veshkat ndalojne largimin e ujit nga organizmi; nese ne marrim shumë kripe me ane te dietes, veshkat pergjigjen duke larguar nga trupi me shumë ujë (urinë)… duke larguar bashke me te kriperat e teperta.

Hematokriti

Hematokriti

Hematokriti është vëllimi i gjakut që zënë qelizat e gjakut. Hematokriti shprehet në përqindje.

Pra nëse një individ ka një hematokrit prej 40, do të thotë se 40% e vëllimit të gjakut të tij përbëhet nga qeliza dhe pjesa tjetër nga plazma e gjakut.

Hematokriti i një mashkulli vërtitet rreth vlerës 42, ndërsa hematokriti i femrës rreth vlerës 38.

Këto vlera të hematokritit varen, përveçse nga seksi, edhe nga gjendja shëndetsore, nga prania apo jo e anemisë, nga niveli i aktivitetit fizik që kryen subjekti dhe nga lartësia gjeografike në të cilën banon individi.

Hematokriti matet duke centrifuguar gjakun në një tub apo provëz të kalibruar. Kalibrimi (vijëzimi) i tubit mundëson leximin e drejtëpërdrejtë të përqindjes së qelizave të gjakut kundrejt totalit.

 

Rinstinkt 2011

—————————————————————————————————