Hyrje, mbi sëmundjet kardiovaskulare

Hyrje mbi sëmundjet kardiovaskulare 

Zemra është një nga pompat me eficiente dhe jetegjata qe njeh njeriu. Dihet se, ka pasur zemra qe kanë punuar për me shumë se 100 vite, pa pushuar më shumë se 1 sekonde ne çdo rahje qe ato kanë bërë; një sfide e evolucionit qe njeriu dhe pajisjet e krijuara prej tij mundohen te fitojne.
Siçdo pajisje tjeter elektromekanike edhe zemra mund te ul rendimentin esaj  ose “te prishet”.
Por çfare mund ti ndodhi zemres:
 
Semundjet arteriosklerotike – qe ndodhin kur lyrat (lipidet) fillojne e depozitohen brenda arterieve koronare. Arteriet koronare janë enet e gjakut qe furnizojnemuskulin e zemres me gjak, te pasur me oksigjen.
 
Angina ose ataku i zemres mund te ndodh kur zvogelohet ose nderpritet fluksi i gjakut ne një nga arteriet koronare. Presioni i larte takohet ne rastet kur zemra pompon gjakun dhe ky i fundit has ne enet e gjakut jashtë zemres ne një rezistence me te larte se normalja.
 
Aritmia (“jo ritëm”) ndodh kur sistemi elektrik i prodhimit te impulseve (qe kontrollojne te rahurat e zemres, dmth tkurrjen e muskulatures se saj) nuk punon sic duhet.
Si aritmi mund te konsiderohen: një rrahje e tepert e pademshme e veshoreve (ne dhomat e siperme, grumbullese te gjakut); apo edhe një parregullsi e rrezikshme ne barkushe (ne dhomat e poshtme, qe pompojne gjakun).
 
Sëmundjet e valvulave të zemrës ndodhin kur një ose me shumë valvula te zemrës keqfunksionojne sepse janë ngushtuar, demtuar apo deshtojne qe te mbyllen siç duhet.
 
Sëmundjet e muskulatures se zemrës, janë te llojeve te ndryshme dhe shkaktojnë dobesimin e tij.
 
Defektet e trasheguara te zemrës janë gabime ne anatomine e zemrës dhe janë te pranishme qe nga lindja e individit. 
 
Disa sëmundje te sistemit kardiovaskular janë te parandalueshme, disa kanë simptoma qe tregojne pranine e tyre, dhe te tjera i pergjigjen mire trajtimit mjekesor.



—– 

© Rinstinkt 2012

Reklama

Infeksione te sistemit kardiovaskular (1) – Sëmundjet reumatike të zemrës

Infeksione te sistemit kardiovaskular – Sëmundjet reumatike të zemrës

(Mbi perikarditin, miokarditin, endokarditin dhe semundjet reumatike te zemres.) 
Perikarditi, miokarditi dhe endokarditi shkaktohen si pasoje e infektimit te hapsires perikardiake, te miociteve te zemres dhe te shtreses endoteliale qe vesh valvulat e zemres, perkatesisht.
File:Heart diagram-en.svg
 
Semundjet reumatike te zemres janë pasoje e një reaksioni autoimun ndaj antigjeneve te prodhuara nga Streptococcus pyogenes.
Antigjenet “cross-reavtive” janë antigjenet e prodhuar nga një mikroorganizem qe nxit mikpritesin qe te prodhoje kundetrupa. Keto antitrupa (kundertrupa) reagojne me antigjenet mikrobiale dhe gjithashtu do te reagojne me indet e vet mikpritesit, duke shkaktuar reaksionin autoimun. Reaksioni autoimun, ne kete rast, quhet temperature reumatike, e cila mund te shkaktoje inflamacionin (skuqjen) e kyçeve, te zemres, te valvulave te zemres, te nervave, lekures dhe indeve nenlekurore. Nderlikimi (komplikacioni) me i rende i temperatures reumatike është zemundja reumatike e zemres, e cila shkakton inflamacionin e zemres dhe mund te demtoje valvulat e saj (zemres).

Rinstinkt

——————————————————————-

Diseksion Zemre

Diseksion Zemre

Fotografi të një diseksioni zemre

Sot ne pasdite me padurim prisja te me vinte zemra per diseksionin e parë, amatorial duhet thënë. Kisha kohe qe e kisha porositur tek nje kasap vendas.
U zhgenjeva paksa kur pash se ishte zemer derrkuci te vogel (gici), dhe nuk ishte plotesisht e pershtatshme per nevojat e mia. Prisja qe te ishte pak me e madhe, duke menduar se do te me sillnin nje zemer derri te madh.
Gjithsesi e shfrytezova ne maksimum, duke konsideruar edhe mjetet qe kisha ne dispozicion, qe nuk shkonin me larg se nje thike e thjeshte(aspak e pershtatshme) dhe nje pale dorashka  (ne njefare pike keto te fundit i hoqa fare).
Pasi perfundova, mbetjet ia hodha maces se familjes.
Diseksion zemre

Faqja e perparme e zemres; dallohen dy nga muskujt papilare dhe nje i trete ne te djathte te tyre i demtuar nga prerja – © Rinstinkt

diseksion zemre, muskujt papilarë

Përsëri muskujt papilarë – © Rinstinkt

zemra

Veshorja e majtë – © Rinstinkt

diseksion zemre

Barkushja e djathte e “seksionuar”; dallohen qartesisht te dyja valvulat se bashku me muskujt papilare perkates dhe me kllapat – © Rinstinkt

diseksion zemre, mushkëria, seksion transvers i mushkërisë

Nje fotografi(terthortazi) e mushkerise se djathte;dallohen bronket dhe bronkiolat – © Rinstinkt

Përsëri mushkëria e djathtë, prerja e bronkut kryesor – © Rinstinkt

Rinstinkt 2011

———————————————————————————