Mikrobiologji: Treponema pallidum dhe Sifilizi

Treponema pallidum dhe sëmundja e sifilizit

Morfologjia mikroskopike

I hollë, me trup të valëzuar, gram negativ.

Identifikimi i bakterit të sifilizit

Trupi me natyrë të hajthme i Treponema pallidum-it bën që  shpesh të jetë i padukshëm në ngjyrosjen e Gram-it. Materialet e nxjerra nga plagët që mendohet se janë sifilitike mund të ekzaminohen në mikroskopi me fushë të errët për të parë për praninë e bakterit. Për zbulimin e patogjenit mund të përdoren edhe sondat e ADN-së. Infeksioni mund të përcaktohet (apo konfirmohet) duke përdorur teste serumologjike për të detektuar kundërtrupa kundër Treponema pallidum-it.

Treponema pallidum

Habitati i bakterit të sifilizit

Njerëzit janë pritësit e vetëm të T. pallidum-it.

Faktorët e virulencës të bakterit të sifilizit

Aftësia e patogjenit për tu fiksuar tek qelizat epitetliale. Proteinat në membranën e jashtme të Treponema pallidum-it induktojnë një përgjigje inflmatore tek pritësi, duke shpënë në dëmtimin e indit.

Sëmundja e sifilizit

Infektimi me Treponema pallidum shkakton sifilizin, që është një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Sëmundja ka tre stade të veçuara, të ndara nga periudha të heshtura. Sililizi primar ndodh brenda 3 muajsh nga infeksioni dhe shënjohet nga fomimi i një ulçere (skërfitjeje) në vendin e infektimit. Sifilizi dytësor shfaqet nga pak javë deri në disa muaj më vonë dhe shënjohet nga temperatura, dhimbje koke, dhimbje fyti, limfoadenopati dhe një ekzantemë e kuqe apo kafe që shfaqet në të gjithë sipërfaqen lëkurore. Sikundër ulçera (sifilomi), edhe lëndimet e tjera zhduken vetvetiu brenda pak javësh. Ndërlikime të sifilizit dytësor mund të shfaqen në kocka, në folikulat e flokëve, nyje, sy, mëlçi dhe tru dhe mund të qëndrojë me vite të tëra. Sifilizi i tretë ndodh apo shfaqet në 30% të rasteve të sifilizit të patrajtuar – shpesh disa vite më vonë – dhe shënjohet nfa tumore të fryrë të quajtur guma, sëbashku me ndërlikime nervore dhe kardiovaskulare. Sifilizi i trashëguar ndodh kur Treponema pallidum-i kalon nga qarkullimi i femrës shtatzënë në placentë, duke infektuar kështu fetusin dhe duke shkaktuar një varietet të gjerë simptomash.

Kontrolli dhe trajtimi i sifilizit

Trajtimi kryesor bëhet me anë të penicilinës G. Kontrolli i sëmundjes bëhet gjithashtu duke detektuar dhe trajtuar kontaktet seksuale të pacientëve sifilitikë. Përdorimi i kondomëve e zvogëlon por nuk e zhduk problemin (e infektimit) duke qenë se Treponema pallidum mund të infektojë vende që normalisht nuk mbrohen nga kondomi.

© Rinstinkt 2012, mbi tekstin

Reklama