Tumorët beninj dhe malinj

Çështë kanceri? Si zhvillohen tumoret? Pse një pacient e zhvillon tumorin?

Karakteristika të përgjithshme të tumorëve

kanceri i mushkerive

Një neoplazi, që do të thotë literalisht rritje e re, përkufizohet si një rritje anormale e një indi, e pakoordinuar dhe që tejkalon rritjen e indit normal. Rritja e pakontrolluar shkaktohet nga çrregullimi i mekanizmave që normalisht kontrollojnë numrin e qelizave. Këto mekanizma janë: prodhimi i qelizave nga ndarja qelizore dhe humbje e qelizave nga procesi i apoptozës. Shumica e tumoreve janë monoklonalë, që do të thotë se të gjitha qelizat e një tumori janë rritur nga një qelizë mëmë e cila ka pësuar një ndryshim gjenetik, i cili më pas është tejçuar tek të gjithë “trashëgimtarët” e asaj qelize. Duke qenë se qelizat tumorale nuk kanë mekanizma kontrolli të ndarjes qelizore, kloni qelizor përhapet falë shumimit të pakontrolluar. Edhe pse një tumor e ka origjinën nga një klon i vetëm, ndryshimet gjenetike të mëtejshme modifikojnë pasardhësit, kështu që tumori bëhet heterogjen, një veçori e përshkruar si evolucion klonal.

Klasifikimi i tumorëve

Duke u bazuar në sjelljen e tyre tumorët ndahen në dy grupe të mëdha: tumorë beninj dhe tumorë malinj.

Tumorët beninj (“e mirë”) qëndrojnë të lokalizuar në vendin e tyre të origjinës. Rriten me anë të zgjerimit duke e shtyrë indin normal tutje, zakonisht nëpërmjet një shtrese apo kapsule prej indi lidhor/fibroz të dendur. Tumorët beninj zakonisht rriten ngadalë, por edhe pse kanë një emër të tillë, në terma të karakteristikave klinike nuk janë gjithnjë “të mirë”, meqë rritja dhe zgjerimi i tyre mund të shkaktojnë probleme të ndryshme, duke prekur organe jetësore, enë gjaku apo nerva…

Tumorët malinj, të njohur si “kancer”, rriten duke u ndërfutur në indin rrethues normal dhe kanë aftësinë që të shpërndahen në vende të largëta (në trup), të metastazizohen. Në këtë mënyrë fomohen grumbuj dytësorë të tumorit, metastazat. Pamja histologjike  e metastazave shëmbëllen atë të tumorit parësor. Edhe pse tumorët malinj rriten me një shpejtësi të madhe, duhet thenë se jo të gjithë tumorët malinj janë njëlloj të rrezikshëm (malinj). Disa janë fortësisht aggressive dhe metastazizojnë hershëm, për shembull karçinomi me qeliza të vogla i bronkeve. Të tjerë janë më të ngadaltë në rritje dhe edhe pse kanë aftësi të ndërfuten midis indeve lokal, metastazisohen rallë. Karçinomi i qelizave bazale dhe kondrosarkoma janë shembuj të mire të këtij rasti.

 

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————————————— që

Reklama

Kanceri i gjoksit

Kanceri i gjoksit

Kancerii gjoksit është tipi i kancerit qe prek me shumë femrat. Është një nga shkaqet kryesore te vdekjes se grave (nga kanceri), menjehere pas kancerit të mushkërive. Me shumë se 40000 gra vdesin çdo vit nga kanceri i gjoksit vetëm ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Faktorët e riskut  për kancerin e gjoksit janë: mbipesha (veçanërisht pas menopauzes), përdorimi i alkoolit (me shumë se dy pije ne dite), dhe mungesa e ushtrimit fizik.

Disa studime tregojne se, edhe pirja e duhanit është një faktor risku për kancerin e gjoksit. Femrat me histori familjare te afert me kancerin e gjoksit, pra ato që kanë patur të afërm me këtë lloj tumori, jane ne risk me te lartë. 10% i rasteve te kancerit te gjoksit ka prejardhje familjare (apo gjenetike), dhe rreth gjysma e ketyre pacienteve kanë mutacione ne një gjen supresor tumoral, BRCA1 ose BRCA2. Kur produkti proteinik normal i gjenit BRCA1 fosforilohet nga një proteinë-kinazë specifike, ai ndervepron me produktin proteinik normal te gjenit BRCA2 dhe disa përbërës te tjere për te riparuar demtimet e ADN-së.

Rreth 50% e kancereve e gjoksit e kanë zanafillen ne kuadrantin e sipërm, te jashtem te gjoksit. Ndersa tumori malinj rritet, ai mund te aderojë ne indin e thelle (tekafazit) te kraharorit. Ndonjehere ai, tumori, zjgerohet deri ne lekure duke krijuar nje gungë ose depresion (thellim).

Zakonisht,kanceri perhapet deri ne sistemin limfatik. Rreth dy të tretat e kancereve te gjoksit, ne kohen qe diagnostikohen për herë te pare, kanë metastazizuar (pra, janë perhapur), tashmë, ne nyjet limfatike.

Kur diagnoza dhe trajtimi fillojnë heret, 86% e pacienteve mbijetojne për (mbi) 5vjet, dhe 65% mbijetojne për (mbi) 20 vjet e me shumë. Pacientet e patrajtuar kanënjë shkalle mbijetese 5 vjetore prej vetëm 20%.

Mastektomia (heqja kirukgjikale e gjoksit) dhe trajtimi me radiacione janë metodat me teperhapura (“te zakonshme”) për trajtimin e kancerit te gjoksit. Lumpektomia (heqja kirurgjikale vetëm e pjeses se prekur nga kanceri) ne koniuksion me  trajtimin me radiacion duket se janë po aq efikase sa edhe mastektomia, ne disa raste.

Kemioterapia është e nevojshme ne parandalimin e metastazave, veçanërisht ne pacientet premenopauzale (qe s’e kanë kaluar ende). Një zhvillim i koheve te fundit netrajtimin e kancerit te gjoksit është përdorimi i modifikuesve te pergjigjeve biologjike, te cilet perfshijne interleukinat dhe kundërtrupat monoklonalë.

Rreth një te tretat e kancereve te gjoksit janë te varur nga estrogjeni; qe do te thotëse, rritja e tyre varet nga estrogjeni qarkullues. Heqja e vezoreve tek pacientet me këtë tumor lehteson simptomat dhe mund te shkaktoje zhdukjen e “semundjes”ne muaj ose edhe vite.

Një perqasje e rëndësishme ka qene ajo e zhvillimit te agjentëve farmakologjikë qe antagonizojnë aksionin e receptorëve te estrogjenit. Një sfide ka qene ajo e inhibimit te estrogjenit ne gjoks (pra, mos qarkullimin e tij ne indet egjoksit), ndersa ne te njëjtën kohe përftimin e beneficeve prej tij ne pjesë te tjera te trupit.

Vetë-egzaminimi, është një nga menyrat me te thjeshta për te bërë një kontroll te gjoksit, dhe vazhdimisht behen fushata për te nxitur dhe edukuar femrat ne kryerjen e këtij kontrolli personal; kryerja e këtij kontrolli dhe kapja sa me pare e kancerit te gjoksiti rrit shumë shancet e kurimit dhe mbijeteses.

Mamografia, qe është njëfare studimi radiografik i indit te butë te gjoksit, është e një ndihmete madhe ne percaktimin e dëmtimeve te vogla qe mund te mos jene të identifikueshme me egzaminimin normal (apo vetë-egzaminimin). Ne mamografi, “dëmtimet” shfaqen ne filmin e rrezeve X si zona me densitet te lartë (shiko figurën).

———————————————————————-