Keratiti nga Acanthamoeba

Keratiti nga Acanthamoeba

Acanthamoeba është një nga protozoarët më të shpeshtë, që gjenden rëndom në dhe dhe në ujrat e ëmbla (të ndenjura).
Acanthamoeba ekziston në dy forma kryesore: në një formë të fjetur, cistike dhe në një formë aktive, trofozoitike.

Kz protozoar është në gjendje që të japi dy lloje infeksionesh tek njeriu: njëri është encefaliti, tjetri është keratiti për të cilin do të flasim më poshtë.

Keratiti nga Acanthamoeba ndodh për shkak të një kontakti të drejtëpërdrejtë të parazitit me kornean e individit. Shpeshtia e infeksioneve, si pasojë e kontaktit të mësipërm, është rritur në mënyrë domethënëse me përhapjen e përdorimit të lenteve në kontakt. Kjo ka ndodhur sepse lentet në kontakt mund të shkaktojnë mikro-dëmtime të korneas, të cilat dëmtime mundësojnë kalimin e patogjenit në fjalë përtej epitelit korneal. (Kësisoj i hapet rruga perforacionit, pra çarjes korneale.)

 

Një nga shenjat e para të keratitit nga Acanthamoeba është një dëmtim sipërfaqësor, që ka një paraqitje pseudo-dendritike, që kujton infeksionin e shkaktuar nga HSV. Ky dëmtim fillestar është i rrethuar nga një infiltrat korneal (infiamator) që ka formë unazore, në periferi të ulçerës qëndrore. Në vazhdim infeksioni mund të thellohet në stromën korneale duke shpurë edhe në një çarjje korneale (nëse nuk trajtohet në mënyrën e duhur).

keratiti nga acanthamoebaTë tjera shenja dhe simptoma të keratitit nga Acanthamoeba janë: hiperemia kongjuntivale (hiperemi perikaratike), fotofobi, lotim, dhimbje e fortë.

Diagnoza bëhet nëpërmjet një anamneze të kujdesshme e cila duhet të identifikojë faktorët e mundshëm të riskut. Po ashtu rëndësi ka edhe studimi mikroskopik i lenteve në kontakt dhe analiza e lëngut në të cilën konservohen lentet.

Një ekzaminim i rëndësishëm që bën diagnozën përfundimtare është mikroskopia konfokale in vivo e korneas që mundëson dallimin e cisteve në mënyrë të drejtëpërdrejtë në kornean e pacientit.

Terapia: solucion antiseptik/dizinfektant në rast infeksioni sipërfaqësor. Në rastet e keratitit të thelluar në stromën korneale jepen solucione lokale me bazë kloreksidine apo me bazë Betadine. Gjithsesi në këto rastet kur infeksioni është i thelluar, çrrënjosja e parazitit është e vështirë (me rënie të konsiderueshme të cilësisë së të parit) dhe mund të kërkojë muaj të tërë terapie.

 

Lexo dhe: Keratiti (infeksioni i korneas)

Reklama

Giardia intestinalis (lamblia)

Giardia intestinalis (lamblia)

Taksonomia

Protozoar me flagjel; Phylum-i Sarcomastigophora, subphylum Mastigophora.

Giarda intestinalis

Giarda intestinalis

Fillimisht Cercomonas intestinalis (Lambl, 1859), më pas u riemërua Giardia lamblia (Stiles, 1915) në nder të Prof. A. Giard (Paris) dhe të Dr. F. Lambl (Pragë). Giardia intestinalis është emërtimi që përdoret aktualisht për këtë protozoar.

Gjinia përfshin gjashtë specie (lloje): G. intestinalis, G. muris, G. agilis, G. microti, G. ardae dhe G. psittaci; të ndara në bazë të morfologjisë, specificitetit të pritësit dhe ndryshueshmërisë gjenetike. Prej tyre vetëm G. intestinalis është patogjene për njeriun.

Giardia intestinalis: epidemiologjia

Parazit i detyruar i zorrëve të shumë klasa Vertebratësh (njeriu, dhia, lopa, qeni, zogjtë)

Mundësi për infeksion (transmetim) nga kafshët, edhe pse rëndësia e tyre si serbator infeksioni nuk është qartësuar akoma.

Transmetim me “mbylljen” e qarkut oro-fekal: ndërpersonal për kontakt të drejtpërdrejtë (duar të ndotura), me anë të marrjes së ushqimit apo ujit të ndotur nga materiali fekal, drejtpërdrejtë apo nëpërmjet vektorëve si mushkonjat.

Përhapje botërore e infeksionit

  • Prevalencë më e madhe (deri në 80%) në prani të kushteve të dobëta higjenike dhe tek fëmijët, tek të imunokomprometuarit dhe meshkujt homoseksualë.

Cikli jetësor është dimorfik: artikulohet në dy faza zhvillimi, trofozoit (faza vegjetative) dhe cist (faza e rezistencës).

Ndarje binare gjatësore

  • Ndarje e bërthamës (mitozë)
  • Ndarje e diskut barkor (aderues) ngjitës
  • Ndarje e citoplazmës (citokinezë)

Cikli biologjik

Cikli jetesor i Giardia intestinalis – nga CDC

Cisti është forma e rezistencës, përgjegjëse për transmetimin e infeksionit. Si trofozoitët ashtu edhe forma cistike e Giardia intestinalis-it mund të gjenden në jashtëqitje. Cistet janë rezistente, duke arritur të mbijetojnë në ujë të ftohtë për muaj të tërë. Infeksioni merret me anë të gëlltitjes së cisteve të pranishme në ujra të ndotura, ushqime ose nëpërmjet rrugës oro-fekale (të vjellat apo duart). Në zorrën e hollë, jashtë-cistëzimi lëshon trofozoitët (çdo cist jep dy trofozoitë). Trofozoitët riprodhohen me anë të ndarjes gjatësore binare, duke qëndruar të lirë ose të fiksuar në lumenin e zorrës me anë të diskut barkor. Cistëzimi ndodh kur paraziti tanziton nëpër kolon. Cisti është stadi më i hasur në jashtëqitjet jo-diarroike. Mundësi për të gjetur trofozoitë në jashtëqitjet diarroike.

Giardia intestinalis: patogjeneza

  • Ngjitje e trofozoitëve pas mukozës së zorrëve
  • Sheshim i mikrovileve
  • Modifikime morfo-funksionale të mikrovileve
  • Infeksioni kalon, në 80% të rasteve, në mënyrë asimptomatike.

Forma të ndryshme klinike, që shkojnë nga subjekti asimptomatik e deri tek format më të rënda.

  • Forma simptomatike: tek subjektet imunodefiçentë, keq-thithje e lëndëve ushqyese, jotolerancë ndaj ushqimit, skuqje kronike  e mukozës.

Diagnoza laboratorike

Dyshimi klinik për infeksionin nga Giardia intestinalis duhet të konfirmohet në laborator me anë të  teknikave të drejtpërdrejta (vëzhgim mikroskopik, izolim kulturor) apo jo të drejtpërdrejta (teste imunoenzimatike, imunofluoreshencë).

Terapia: këshillohet vetëm për subjektet simptomatike. Metronidazol (Flagyl) etj.

© mbi tekstin, Rinstinkt

Pamje të tjera: Giardia 1, Giardia 2