Pankreatiti/ Pankreatiti akut

Pankreatiti/ Pankreatiti akut

Pankreatiti është një infiamacion i pankreasit i bashkëlidhur me dëmtime të parenkimës së organit në fjalë. Pankreatiti klasiifikohet në dy kategori kryesore: në pankreatitin akut dhe atë kronik. Në pankreatititn akut gjëndra e pankreasit (ndokrine dhe ekzokrine) mund të kthehet në normalitet nëse largohet shkaku që shkakton infiamacionin. Në të kundërt në rastin e pankreatitit kronik procesi karakterizohet nga humbja e pakthyeshme e parenkimës së organit, të paktën në pjesën e vet ekzokrine.

Pankreatiti akut

Pankreasi dhe strukturat që e rrethojnë.

Pankreasi dhe strukturat që e rrethojnë.

Siç e përmendëm, pankreatiti akut është një dëmtim i kthyeshëm i parenkimës së pankreasit i b ashkëlidhur me skuqje (infiamacion) të organit. Është relativisht i shpeshtë me 10-20 raste në 100.000 banorë. Shkaqe që japin një kontrbut në zhvillimin e pankreatitit akut janë sëmundjet e traktit biliar dhe etilizmi. Më tej gurët në fshkiëzën e tëmblit, bllokimi i sistemit duktal pankreatik, disa ilaçe, infeksione si parotiti, çrregullime metabolike, dëmtike të tipit iskemik, trauma abdominale dhe çrregullime të trashëguara të disa gjeneve që kodifikojnë për enzimat pankreatike dhe inhibitorët e tyre.

Rreth 10-20% e rasteve me pankreatit akut nuk paraqesin ndonjë bashkëlidhje me patologji të njohura, çka sugjeron se këto raste mund të kenë një bazë gjenetike. Kështu, pankreatiti i trashëgueshëm karakterizohet nga goditje të herë pas herëshme, që fillojnë e shfaqen që nga mosha e re.
Gjatë një goditje pankreatiti akut realizohet një vet-tretje e parenkimës së organit të pankreasit që shkaktohet nga një aktivizim jo i duhur i enzimave të prodhuar nga vet organi dhe që normalisht duhet të aktivizohen vetëm kur mbërrijnë në duodenum, ku edhe tresin materialin ushqimor. Enzimat e prodhuar nga pankreasi, përfshirë tripsinën, sintetizohen në formë proenzimat jo aktivë. Kur, për shkaqe të ndryshme, tripsina aktivizohet në momentin e gabuar në vendin e gabuar dhe aktivizon edhe enzima të tjera si profosfolipaza dhe proelestaza që nga ana e vet degradojnë dhe shkatërrojnë qelizat adipoze dhe fibrat elastike të enëve të gjakut të parenkimës rrethuese.

Më parë përmendëm gurët në fshkiëzën e tëmblit si një faktor që mund të ndikonë në zhvillimin e pankreatitit akut. Këto agregate kolesteroli dhe/ose pigmentesh dhe kalciumi, mund të ngecn në ampulën eVaterit dhe si pasojë të rrisin presionin në duktet brendapankreatikë çka shpie në grumbullimin e lëngjeve të sekretuara nga pankreasi… dhe si pasojë edhe dëmtimet të parenkimës.

Karakteristikat klinike të pankreatitit akut: dhimbja abddominale është një shenjë kryesore. Dhimbja zakonisht është konstante e fortë dhe shpesh duket sikur vjen nga pjesa e sipërme e shpinës, e ndonjëherë nga shpatulla e majtë. Dhimbja shoqërohet me anoreksi, dhe të vjella. Dyshimi për pankreatit akut konfirmohet nga prania e niveleve të larta të plazmatike të amilazës, lipazës dhe nga përjashtimi i shkaqevet të tjera të mundshme të dhimbjes abdominale.

Rinstinkt blog 2015

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]
Reklama

Tretja, sistemi tretës

Tretja, sistemi tretës

Trupi juaj ka nevojë për ushqim që tëmund të ndërtojë dhe riparojë vetveten. Po ashtu ka nevojë për ushqim për të përftuar energji kimike për proceset që duhet të kryejë. Përpara se trupi të mund të përdorë ushqimin që ju hani, ai duhet ta thyejë atë në pjesë të vogla, të quajtura lëndë ushqyese, të cilat më pas mund të thithen dhe të kalojnë në qarkullimin e gjakut. Procesi i thyerjes dhe thithjes së ushqimit quhet tretje.

Sistemi tretës

Organi kryesor i sitemit tonë tretës është një tub i gjatë muskulor, i quajtur gypi tretës. Ky tub tretës ndahet në disa pjesë: ezofagu, stomaku, zorra e hollë dhe zorra e trashë. Pankreasi, fshikëza e tëmblit mëlçia janë organe të bashkëlidhura që kanë, edhe ato, një funskion në procesin e tretjes.

Fakte:

Tretja e ushqimeve fillon në gojë, ku dhëmbët tuaj e copëtojnë ushqimin në pjesë të vogla. Lëngje të njohura si pështymë(a), e zbusin ushqimin në mënyrë që ai të rrëshkas poshtë nëpër gurmaz. Gjuha juaj i jep ushqimit formën e një topi dhe e shtyn atë nëpër gurmaz, nga ku gëlltitet. Ushqimi futet në ezofag dhe shkon drejt stomakut.

Stomaku

Brenda stomakut tuaj, ushqimi përzihet dhe trazohet nga tkurrjet e muskujve të murit të stomakut. Stomaku sekreton acide dhe kimikate të tjera që thyejnë (ndajnë në njësi më të vogla) ushiqmin dhe e kthejnë atë në një lëng supë-ngjshëm të quajtur kimë. Ky lëng lëshohet me masë (me “racione”) drejt zorrës së hollë, më saktë duodenum-it.

Fakte:

  • Ushqimit i duhen rreth 10 sekonda për të udhëtuar nëpër ezofag.
  • Ushqimi qëndron në stomak për rreth katër orë.
  • Acidi i stomakut është aq i fuqishëm saqë mund të shkrijë metalin.
  • Muri i stomakut mbrohet nga acidet e stomakut me anë të një veshjeje (shtrese) të hollë mukoze.

Zorrët

Zorra e hollë është e veshur me miliona e miliona projeksione të vogla që quajtura vile. Vilet përmbajnë enë gjaku, kapilarë të vegjël. Lëndët ushqyese nga kima kalojnë nga muret e vileve drejt e në gjak. Kur kima mbërrin në zorrën e trashë ajo është e përbërë kryesisht nga mbetje dhe ujë. Uji thithet në qarkullimin e gjakut dhe mbeturiat shndërrohen në fekale në rektum.

Fakte:

  • Zorra juaj e hollë është reth 5 metra e gjatë.
  • Zora juaj e trashë është vetëm 1,5 metra e gjatë, por është shumë më e gjerë se zorra e hollë.
  • Ushqimi mund të qëndrojë në zorrën e hollë deri në pesë orë.
  • Mbetjet ushqimore (fekalet) arrijnë në rektum rreth 20-45 orë pasi ju keni gëlltitur ushqimin.

Çfarë i ndodh ushqimit?

Lëvizja e muskujve e shtyn ushqimin poshtë në ezofagun tuaj drejt stomakut me një shpejtësi prej 2.5 deri në 5 cm për sekondë. Më tej, kur kalon nëpër zorrë, ushqimi lëviz më me ngadalë për të lejuar thithjen e lëndëve ushqyese. Ushqimi lëviz në zorrën e hollë me një shpejtësi prej 1 cm për minutë.

Kuriozitet: nga një skaj në skajin tjetër të tubit tretës, gjatësia shkon rreth 7 m.

© rinstinkt, tetor 2012

—————————————————————————-

Mbi aparatin tretës

Aparati tretës te njeriu fillon me gojën dhe përfundon te anusi.

Procesi i të ushqyerit:

  • marrja e ushqimit
  • tretje
  • thithje
  • veçim mbeturinash

Tretja brendaqelizore

  • lloji më i thjeshtë i tretjes
  • Fagocitozë ose Pinocitozë
  • Vakuola që përmbajnë ushqimin dhe Lizozome, fshikëza me enzima

Tretja jashtëqelizore

  • Qeliza sekretuese që sekretojnë enzima dhe i derdhin në zgavrën tretëse.
Goja – Dhëmbët
  • Dhëmbët prerës(coptojnë ushqimin)
  • Dhëmballët(bluajnë ushqimin)

Pështyma (99% ujë + MUCINË + AMILAZË)

  • Njom masën ushqimore dhe fillon tretjen, pjesërisht.

Gjëndrat e pështymës

  • Gjëndra e nëngjuhës
  • Gjëndra e nënnofullës
  • Gjëndra parotide


FaringuGlota dhe Epiglota ndajnë rrugët e frymëmarrjes(Laringu) nga aparati tretës(Ezofagu).
Ezofagu (Kapërcyelli) – Sfinkter + lëvizje peristaltike.

Pamje e një pjese të aparatit tretës

Stomaku

  • Zgjerim i aparatit tretës
  • Sfinkter hyrës
  • në pjesën fundore = DUODENUM
  • Stomaku sekreton HCl (acid klorhidrik) dhe PEPSINË (pH<7)
  • Stomaku grumbullon masën ushqimore bën përzierjen e ushqimit dhe fillon tretjen e tij.

Zorra e hollë

  • organi kryesor ku realizohet thithja dhe tretja e plotë e përbërësve molekularë të ushqimeve
  • Vile + Vilozitete (enë gjaku, qnë limfatike, nerva)
Mëlçia
  • gjëndër e aparatit tretës
  • sekreton lëngun e tëmblit i cili grumbullohet në fshikëzën e tëmblit dhe derdhet në DUODENUM Lëngu i tëmblit asnjëanëson aciditetin e masës ushqimore dhe krijon kushtet për veprimin e enzimës LIPAZË.
Pankreasi

  • gjëndër e aparatit tretës
  • ka funksion (sekretues) të dyfishtë:  Endokrin (formon LIPAZËN, që vepron mbi lyrat), Ekzokrine (prodhon lëngun pankreatik)

Tretja përfundimtare

  • PROTEINAT => AMINOACIDE të lirë
  • LYRAT => GLICEROL + AC. LYRORE
  • ACIDET NUKLEIKE =>NUKLEOTIDE të lira
  • SHEQERNAT => GLUKOZ
—–

© mbi tekstin, Rinstinkt

Stomaku

Stomaku është i pozicionuar në anën  e majtë, menjëherë nën diafragmë, dhe është pjesërisht i mbrojtur (mbuluar) nga brinjët. Stomaku ka pak a shumë formë fasuleje, me një lakesë të vogël dhe një lakesë të madhe. Ndahet në tre pjesë: fundi, trupi dhe pjesa pilorike.

Stomaku punon si rezervuar për ushqimin. Pjesa e jashtme e stomakut përbëhet nga tre shtresa muskuli të lëmuar: një shtresë gjatësore, një shtresë qarkore dhe një shtresë e pjerrët (oblikue). Këto tre shtresa muskujsh kanë funksionin e përzjerjes së ushqimit me lëngun gastrik dhe shpërndarjen e tij në duodenum. Veshja mukoze thith ujin dhe glukozin për në gjak. Gjendrat gastrike tahisin (sekretojnë) rreth 1-2 litra lëng gastrik në ditë. Lëngu gastrik përmban enzima si lipaza dhe pepsinogjeni, të cilat prodhohen nga qelizat peptike. Lipaza fillon thyerjen e lyrave; pepsinogjeni shndërrohet në pepsinë në prani të acidit klorhidrik. Pepsina fillon thyerjen kimike të proteinave në substanca më të thjeshta si peptonët. Acidi klorhidrik ka rolin e vrasësit të baktereve. Në mënyrë që të parandalojë vet-tretjen nga acidi klorhidrik, qelizat mukoze tahisin (sekretojnë) mucinë, që mbron sipërfaqen e stomakut.

Stomaku është nën kontroll hormonal dhe nervor. Kur ushqimi mbërrin në stomak, qelizat gastrike fillojnë tahitjen e gastrinës. Gastrina vepron mbi  mbi qelizat e stomakut  për të rritur tahitjen e lëngut gastrik. Pas lënies së kohës së duhur për tretje, fillon tkurrja e muskujve të stomakut duke krijuar lëvizjet peristaltike. Këto lëvizje valë-ngjashme e shtyjnë ushimin drejtë pjesës pilorike të stomakut. Sfinkteri pilorik hapet dhe ushqimi shtyhet drejt zorrën së hollë (duodenumit).

 

Rinstinkt 2011

———————————————————————–