Seleksioni seksual

Seleksioni seksual

Seleksioni seksual është një tip seleksioni natyror që vepron mbi suksesin për t’u riprodhuar. Aftësia e kafshëve për të konkurruar për partnerët është e ndryshueshme.

Individët e dhuntuar me ndonjë avantazh të trashëgueshëm, si për shembull meshkujt me përmasa më të mëdha, kanë më shumë mundësi për t’u çiftëzuar dhe për të transmetuar gjenet e veta në gjeneratat e mëpasshme; si pasojë, kjo karakteristikë avantazhuese me kalimin e kohës shndërrohet në një karakteristikë më të përhapur brenda popullatës.
Kështu selsksioni seksual rezulton në avantazhin riprodhues të disa individëve përkundrejt anëtarëve të tjerë të species/llojit të vetë dhe të seksit të vetë (në këtë rast mashkull).

një dyshe drerës të kuq duke konkurruar për zotërimin e një femre

Një dyshe (meshkujsh) drerësh të kuq duke konkurruar për zotërimin e një femre. (Credit: Encyclopedia Britannica)

Suksesi riprodhues i një mashkulli varet nga sa femra arrin të fekondojë.
Suksesi riprodhues i një femre varet nga sa vezë ajo mund të prodhojë gjatë jetës së vetë riprodhuese, nga cilësia e spermatozoidëve që e fekondojnë dhe nga mbijetesa e pasardhësve deri në moshën e tyre riprodhuese.

Duhet, si përfundim, të bëhet një dallim mes seleksionit intra-seksual (brenda-seksual) dhe seleksionit inter-seksual (ndër-seksual).

Advertisements

Sinteza moderne kombinon teorinë e Darvinit me gjenetikën

Sinteza moderne kombinon teorinë e Darvinit me gjenetikën.

Një nga premisat mbi të cilën Darvini bazoi teorinë e tij të evolucionit sipas seleksionim natyror ishte ajo që individët i transmetojnë traktet, tiparet, karakteret tek brezi i ardhshëm. Gjithsesi, Darvini nuk arriti të shpjegonte se si kjo mund të ndodhte ose pse individët ndryshojnë (janë te ndryshëm) brenda një popullate. Edhe pse Darvini ishte një bashkëkohës i Gregor Mendelit, i cili zbuloi modelet(skemat) bazë të trashëgimisë, ai nuk e kishte përvetësuar punën e Mendelit, e cila nuk u njoh nga komuniteti shkencor deri ne pjesën e parë të shekullit të 20-të.

Me fillimin e viteve ’30 dhe ’40 te shek. 20-të, biologët hasën në një kapërcim intelektual kur kombinuan principet Mendeliane të trashëgimisë me teorinë e Darvinit mbi seleksionin natyror. Rezultati ishte një shpjegim i unifikuar i evolucionit, i njohur si sinteza moderne, ose si teoria sintetike e evolucionit. Në këtë kontekst, “sinteza” i referohet kombinimit të pjesëve të ndryshme të teorive për të formuar një të unifikuar. Disa nga themeluesit e “sintezës moderne” ishin gjenetistët amerikanë Theodosius Dobzhansky, gjenetisti dhe statisticieni Ronald Fisher, gjenetisti britanik J.B.S. Haldane, biologu britanik Julian Huxley, bilogu amerikan Ernst Mayr, paleontologu amerikan George Gaylord Simpson, botanisti amerikan G.Leyard Stebins dhe gjenetisti amerikan Sewell Wright.

Sot, “sinteza moderne” trupëzon njohuritë tona ne rritje mbi gjenetikën, sistematikën, paleontologjinë, biologjinë zhvillimore, sjelljen dhe ekologjinë. Ajo shpjegon vëzhgimet e Darvinit mbi variacionin e pasardhësve në terma mutacionesh ose ndryshimesh në ADN, si zëvendësimet e nukleotideve. Mutacionet sigurojnë ndryshueshmërinë gjenetike mbi të cilën vepron seleksioni natyror, gjatë evolucionit. “Sinteza moderne”, e cila vë në dukje gjenetikën e popullatave si thelbin e evolucionit, i ka duruar mirë kritikat që kur u zhvillua. Ka dominuar të menduarit dhe kërkimin e biologëve që punojnë në shumë fusha, dhe ka rezultuar në akumulimin e shumë zbulimeve që konfirmojnë evolucionin sipas seleksionit natyror.

Pjesa më e madhe e biologëve jo vetëm që i pranon principet bazë të “sintezës moderne” por përpiqet edhe të kuptojë më mirë proceset rastësore të evolucionit. Për shembull, cili është roli i shansit në evolucion? Sa shpejt evoluojnë speciet? Këto dhe të tjera pyetje lindën pjesërisht nga një rivlerësim i të dhënave fosile dhe pjesërisht nga zbulimet e aspekteve molekulare të trashëgimisë. Këto analiza kritike janë një pjesë integrale e procesit shkencor sepse stimulojnë vëzhgimin dhe eksperimentimin shtesë pa përjashtuar riekzaminimin e  provave të mëparshme. Shkenca është një proces i vazhdueshëm, dhe informacioni që do të përftohet në të ardhmen mund të kërkojë modifikimin e disa pjesëve të caktuara të “sintezës moderne”.

Mutacionet, popullatat dhe evolucioni

Mutacionet rrisin ndryshueshmerine (gjenetike) brenda nje populate

Ndryshimi futet brenda nje populate me ane te mutacionit, i cili eshte nje ndryshim i pa parashikueshem ne acidin dezoksiribonukleik (ADN). Mutacionet, qe jane burimi i aleleve te reja,perftohen nga (1) nje ndryshim ne ciftet e bazave te ADN-se te nje gjeni, (2) nga nje rivendosje apo ripozicionim i gjeneve ne kromozome, keshtu qe ndreveprimet e tyre te prodhojne efekte te ndryshme, ose (3) ndryshime ne strukturen e kromozomeve.

Mutacionet mund t'i japin individit ku realizohen një avantazh selektiv...

Mutacionet mund t’i japin individit ku realizohen një avantazh selektiv…

Mutacionet ndodhin ne menyre spontane.Nje lokus i vecante mund te kete nje sekuence ADN-je e cila ben qe disa lloje mutacionesh te ndodhin me shpesh se se te tjere. Shkalla e mutacioneve duket se eshte relativisht konstante per nje lokus te vecante, por mund te ndryshoje shume midis gjeneve te nje specieje (lloji) dhe specieve (llojeve) te ndryshme.

Jo te gjitha mutacionet kalojne nga nje brez ne tjetrin. Mutacionet qe ndodhin ne qelizat somatike (te trupit) nuk trashegohen. Kur nje individ me nje mutacion (ne qelizat somatike) vdes, mutacioni zhduket bashke me te. Disa mutacione, gjithsesi, ndodhin ne qelizat riprodhuese (seksuale). Keto mutacione mund te ndikojne ne zhvillimin e pasardhesve ose jo, sepse pjesa me e madhe e ADN-se se nje qelize eshte e fjetur (jo ne aktivitet) dhe nuk kodon per polieptide apo proteina specifike qe jane pergjegjese per nje karakteristike te caktuar fizike.

Edhe nese mutacioni ndodh ne ADN-ne qe kodon per nje polipeptid (proteine), ai (mutacioni) mund te kete akoma pak efekt mbi strukturen apo funksionin e atij polipeptidi (ndryshimi neutral i shkaktuar nga mutacionet). Gjithsesi, kur nje polipeptid eshte ndryshuar mjaftueshem, aq sa per ti ndryshuar strukturen dhe funksionin, mutacioni eshte zakonisht i demshem.

Duke vepruar kunder fenotipeve anormale, seleksioni natyror eliminon ose zvogelon deri ne frekuenca te vogla mutacionet me te rrezikshme. Mutacionet me efekte te pakta (te vogla) fenotipike, edhe pse lehtesisht te demshme, kane mundesi me te mira per tu perfshire ne populate, kune nje kohe te mevonshme, ato mund te prodhojne fenotipe qe jane ndihmese apo pershtatese ndaj faktoreve ambientale.

“Nevojat” e nje populate nuk percaktojne se cfare mutacionesh do te ndodhin. Merrni parasysh nje populate qe banon ne nje ambient (mjedis) shume te thate. Nje mutacion qe prodhon nje gjen aleli cili ndihmon nje individ te pershtatet ne kushtet e ketij ambienti, ka po te njejtat mundesi qe te ndodhi me nje mutacion qe e favorizon individin ndaj nje ambienti te lagesht, apo te njerit qe nuk ka lidhje fare me ndryshimet ambientale.

Prodhimi i mutacioneve te reja, rrit  ndryshueshmerine gjenetike, dhe keshtu rrit potencialin per pershtatje te reja. Mutacionet jane thelbesore per procesin e evolucionit sepse jane burimi i ndryshueshmerise gjentike.

Rinstinkt 2011

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————