Valët sizmike

Valët sizmike

Gjatë tërmeteve prodhohen valë trasversale (të tërthorta) dhe gjatësore. Valët sizmike të tërthorta që udhëtojnë nëpër Tokë quhen valë S (nga anglishtja, “shear”, prerje) ndërsa valët sizmike gjatësore quhen valë P (nga Presion).

Si valët gjatësore edhe ato të tërthorta mund të kalojnë nëpër trupa të ngurtë, ngaqë atomet dhe molekulat mund të luhaten në të gjitha drejtimet rreth pozicionit të tyre të ekuilibrit.

Në një trup të lëngët, fluid, në të kundërt vetëm valët gjatësore mund të përhapen, meqënëse çdo lëvizje e tërthortë nuk mund të shfrytëzojë forca rikthimi, meqë fluidi rrjedh… e kështu këto valë shuhen, meqë energjia e tyre thithet.

Ky fenomen i përhapjes së valëve në trupa të ndryshëm, është përdorur nga gjeofizikantët për të deduktuar se pjesa më e brendshme e planetit tonë, Toka, nuk është e ngurtë, por është e përbërë nga magmë e shkrirë. Valët gjatësore mund të perceptohen diametralisht nëpërmjet Tokës, ndërsa ato të tërthorta jo, çka tregon se ekziston një ambient fluid që nuk i lë valët e tërthorta të përhapen; por i shuan. Kështu shpjegimi që pranohet sot është ai se bërthama e brendshme e Tokës duhet të jetë e lëngët.

Rinstinkt

Reklama

Ndryshimet dramatike të Tokës

Ndryshimi i Tokës nga antiviteti i njeriut

Që nga viti 1972 Shtetet e Bashkuara kanë llëshuar përreth Tokës një seri satelitësh artificialë me qëllim vëzhgimin e Tokës, duke shkrepur fotografi që prej hapsirës.

Zhvillimi i Dubait, Emiratet e Bashkuara Arabe

Zhvillimi i Dubait, Emiratet e Bashkuara Arabe

Satalitët janë pjesë e programit Landsat.
Fotografitë e shkrepura nga satelitët japin një pamje të zgjatur në kohë të spierëfaqes së Tokës.Kështu mund të vëzhgohet një territor i caktuar dhe të përcaktohen ndryshimet fizike që tij, në një hapisë kohore mjaft të gjatë.

Fotografitë e programit Landast shkojnë pas në kohë deri në vitin 1984, por siç thashë, japin një pamje dinamike kohë-gjatë të ndryshimeve dramatike që kanë pësuar disa pjesë të globit.

Disa seri interesante fotografish janë ato që tregojnë për tharjen e Detit Aral dhe shpyllëzimin e Amazonës.

 

Rinstinkt 2013

————————————————————————————————

Ylli Kepler-62 dhe planetët e ngjashëm me Tokën

Ylli Kepler-62 dhe planetët e ngjashëm me Tokën

Ylli Kepler-62 gjendet në një distancë prej 1200 vitesh dritë larg Tokës. Ylli Kepler ka madhësi sa 70% e yllit tonë, Diellit, dhe përreth tij orbitojnë të paktën pesë planete prej të cilëve dy mjaft të ngjashëm me Tokën.

Këto të dhëna janë bërë publike nga kërkuesit e NASA-s që merren me misionin Kepler – një teleskop hapsinor që sondon hapsirën në kërkm të planetëve jashtëdiellorë.

Lajmi – i pak javëve më parë – që flet për zbulimin e këtiij sistemi planetar përreth yllit Kepler-62, është unik në panoramën e planetëve jashtëdiellorë.

Interpretimi artistik i sistemit diellor të Kepler-62. Vihet re Kepler-62f, dielli Kepler-62 në lindje e sipër dhe pika e vogël e shndritshme në të djathtë Kepler-62e. (NASA)

Interpretimi artistik i sistemit diellor të Kepler-62. Vihet re Kepler-62f, dielli Kepler-62 në lindje e sipër dhe pika e vogël e shndritshme në të djathtë Kepler-62e. (NASA)

Ylli në fjalë është pak më i vogël se ylli ynë (Dielli), dhe shoqërohet nga pesë planete, dy të quajtur Kelper-62e dhe Kepler-62f, pak më të mëdhenj se Toka. Këta planetë gjenden në një distancë të tillë nga ylli Kepler-62, me mbajtë ujin në gjendjen e lëngët, një karakteristikë thelbësore për zhvillimin e jetës.

Kepler-62f orbiton rreth yllit çdo 267 ditë dhe është rreth 40% më i madh se Toka. Madhësia e Kepler-62f njihet, por masa dhe përbërja jo. Gjithsesi, duke u bazuar në zbulimet e ekzoplanetëve të mëparshëm shkëmborë me madhësi të ngjashme, shkencëtarët janë të aftë të përcaktojnë masën me përafërsi.

Nuk dihet ende nëse në planetet Kepler-62e dhe Kepler-62f ka ujë, apo më tej, jetë. Hetimi gjithsesi vazhdon, edhe pse mjat i vështiirë me mjetet që kemi në dispozicion aktualisht.

Fotoja: NASA

Rinstinkt 2013-05-04

——————————————————————————————–

Kushtet e nevojshme për evolucionin e jetës në Tokë

Origjina e universit, galaksisë tonë, dhe sistemit tonë diellor prodhuan kushtet e nevojshme për evolucionin e jetës në Tokë.

Panorama e vendit që zë Toka në kosmos ka ndryshuar shumë në shekullin e 20-të sikundër ka bërë në shekullin e 16-të dhe të 17-të duke ndjekur Kopernikun dhe pastaj sugjerimet, atëherë kontroverse, se ishte Dielli, dhe jo Toka, në qëndër të sistemit diellor (apo universit të njohur). Në vitin 1920 një teleskop i ri në “Mount Wilson Observatory” jashtë Los Angeles-it tregoi se shumë nga ndricimet e dukshme në qiellin e natës nuk janë nebuloza brenda galaksisë tonë “Rruga e qumështit”. Përndryshe, ato janë galaktika të ndryshme, të ndara, cdonjëra që përmban miliarda e miliarda yje. Duke studiuar dritën e emetuar nga këto yje, astrofizikantët mbërritën në një tjetër përfundim të rëndësishëm: galaktikat janë duke u larguar nga njëra-tjetra në çdo drejtim, që do të thotë se universi po zgjerohet.

Ky vëzhgim çoi në hipotezën e propozuar së pari nga astronomi belg dhe prifti Katolik Georges Lamaitre, se universi lindi nga një ngjarje e njohur si “Big Bang”. Universi filloi të përhapej, zgjerohej.  ndërsa bënte këtë, universi u ftoh deri në masën sa thërrmijat elementare që sot përbëjnë materien e universit të ishin të qëndrueshme.

Ndërsa universit zgjerohej, materia e tij organizohej në struktura jashtëzakonisht të mëdha që formuan galaktikat. Brenda këtyre strukturave, nga shkrirja e atomeve të hidrogjenit me ato të heliumit në brendësi të mjegullnajeve prej gazi e pluhuri, formoheshin yjet.