Homeopatia funksionon… si placebo!

Homeopatia: mit dhe legjendë (3)

Si prodhohet një mjekim homeopatik?

Por homeopatia funksionon… apo jo?

Nëse do t’i binim shkurt, do të thoshim me patjetër se JO, homeopatia nuk funksionon!

Pak digresion: çfarë është dhe si funksionon shkenca?

  • Shkenca është tërësia e njohjeve që janë përftuar me një proces metodik dhe sistematik, me qëllim arritjen në përshkrimin, e saktë dhe objektiv të realitetit të gjërave dhe të ligjeve që i rregullojnë.
  • Larg të qenit perfekte, sheknca nuk mund t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe nuk është në gjendje të demonstrojë të vërteta absolute. Por as nuk ka arrogancën që të demonstrojë të vërteta absolute. Në fakt, edhe pse bëhen vazhdimisht gabime, shkenca pranon korrigjimin duke shpënë në progresin e vet shkencës dhe si pasojë të teknikës dhe të shoqërisë njerëzore.

Ndërsa homeopatia, në të kundërt, nuk është e aftë të përshkruajë objektivisht mënyrën (hipotetike) sipas së cilës “funksionon” dhe është de facto kundër çdo progresi. Homeopatia bazohet mbi traditën e ideve të viteve 1800 të themelues-profetit të vet, Hahnemann-it. Që prej asaj kohe nuk ka ndryshuar asgjë, ndërsa shkenca “zyrtare” ka bërë hapa të mëdha duke dyfishuar jetëgjatësinë mesatare të shumë personave.

Duke aplikuar metodën shkencore ndaj homeopatisë dilet në përfundimin se ajo nuk funksionon! S’ka sesi!

Metoda shkencore, e aplikuar në Biologji dhe Mjekësi, konsiston në kryerjen e studimeve që janë statistikisht të vlefshme dhe të përsëritshme. Një studim shkencor, duhet që nëse përsëritet nga të tjerë kërkues shkencorë (sipas disa kushtesh përcaktuara) të jap të njëjtat rezultate.

Kur homeopatia ka kërkuar që t’i njihet vlefshmëria e vet nga shkenca, ka dështuar sepse të gjitha studimet serioze dhe të detajuara të kryera në dhjetëvjeçarët e fundit nuk kanë treguar asgjë prej gjëje mbi vlefshmërinë e saj. Disa studime të tjerë, që në pamje të parë sillnin “prova” pro homeopatisë, treguan më pas se vuanin nga përsëritshmëria (pra nuk mund të replikoheshin “me sukses”, duke nxjerrë të njëjtat përfundime, nga kërkues të tjerë), pra s’vlenin asnjë grosh! Për më tepër që nuk arrinin “të mbijetonin” ndaj analizës së revistave mjeko-shekncore më prestigjoze.

Disa prova? Ja:

Thelbësore dhe përmbyllëse, konkluzive (deri në provimin e të kundërtës), janë meta-analizat (pra, analizat e të dhënave), e kryera nga revista mjekësore më prestigjoze në botë, The Lancet-i.

Në 2006-ën,The Lancet, pas një analize të vëmendshme të studimeve më të mira mbi homeopatinë, dha sentencën: “When the analysis was restricted to large trials of higher quality, the odds ratio was 0.88 (95% CI 0.65-1.19) for homoeopathy (eight trials) and 0.58 (0.39-0.85) for conventional medicine (six trials)”.

Are the clinical effects of homoeopathy placebo effects? Comparative study of placebo-controlled trials of homoeopathy and allopathy.

Pra rezultatet nga mjekimet homeopatike qëndronin në intervalin 0,65-1,19 ndërsa ato të mjekësisë konvencionale ishin 0,39-0,85.

Homeopatia rezulton të jetë statistikisht e përputhshme me efektin placebo (efekt që arrihet duke u dhënë pacientëve “ujë”, duke bërë gjoja se po iu jepet një ilaç).

Dikush do të pyeste sërisht: pra homeopatia nuk funksionon?

Jo, funksionon, dhe funksionon mirë, por ka të njëjtën efektshmëri me efektin placebo. Vetëm fakti i të marrit të një kure dhe vullneti për të qenë më mirë na jep predispozitën pozitive për të patur një kurim efektiv.

Kërkimi shkencor (1): kërkimi shkencor në fushat mjekësore

Çfarë është kërkimi shkencor?

Kërkimi shkencor në fushat mjekësore

Shkenca bëhet me hipoteza (Toka është e rrumbullakët, fluturon gomari apo një bakter shkakton një infeksion etj) që më pas duhet të vërtetohen dhe të konfirmohen nga studimet. Është kështu sepse një hipotezë sado interesante dhe e kënaqshme të jetë, duhet medoemos që të konfirmohet për t’u bërë shkencërisht “e pranueshme”.

Flasim për mjekësinë, një hipotezë mjekësore ka një mundësi të vetme konfirmimi, ajo që mund të gjendet duke eksperimentuar, duke përsëritur eksperimetet dhe duke lënë që këto eksperimente dhe prova të kontrollohen nga çdokush që i lexon. Vetëm kështu një hipotezë mund të kthehet në një realitet sa më objektiv, pra shkencor. Në rast të kundërt hipoteza është e pavërtetë ose e pa konfirmuar.

Përpara një teorie mjekësore është thelbësore të kuptohet se kush e ka formuluar, si e ka bërë dhe nëse studimi ka apo jo vlefshmërinë e mjaftueshme për t’u shndërruar në një provë të pranueshme për konfirmimin e teorisë fillestare.

Një studim shkencor ka disa pika fikse mbi të cilat ndërtohet. Por… në praktikë, si kryhet një studim shkencor?

Një publikim shkencor nuk është gjë tjetër veçse një revistë prej letre (sot ka edhe nga ato që botohen vetëm në versionin online) sikundër gazetat apo periodikët e ndryshëm që gjenden në shtije. Revista shkencore merret me përhapjen e zbulimeve, ideve, të argumentave dhe të diskutimeve që bëhen në fushën shkencore. Janë pothuajse gjithnjë “sektoriale”; kështu do të ekzistojë revista e mjekësisë por edhe ajo e matematikës, fizikës, astronomisë, biologjisë dhe kështu me radhë. Mund edhe të jenë “të ultraspecializuara”; kështu në mjekësi do të ekzistojë revista e neurologjisë ose në inxhinieri revista që i dedikohet materialeve të llojeve të ndryshme të ndërtimit. Në këto revista publikohen materialet që studiuesit nga e gjithë bota u dërgojnë revistave, për t’ua bërë të njohura rezultatet e eksperimenteve të veta kolegëve.

Në përgjithësi revistat më me prestigj kryejnë një kontroll mjaft të rreptë ndaj studimeve që marrin (duke zgjedhur më pas nësë do ti publikojnë ose jo) ndërsa ato më pak “të rëndësishmet” mund të publikojnë edhe pa e kontrolluar fare cilësinë e studimit. Për më tepër që ka edhe revista “dredharake” që kërkojë para në këmbim të publikimit të artikullit dhe për këtë nuk bëjnë asnjë kontroll ndaj cilësisë ose vërtetësisë së materialit që pranojnë. Një kërkim (studim) i shkruar keq, i organizuar keq dhe pak i rëndësishëm nuk do të arrijë të tërheq vëmendjen e revistave prestigjoze por do të duhet të kënaqet me revistat me nivel të ulët, ose mund edhe të rrezikojë që të mos kthehet asnjëherë në material publik. Në të kundërt një studim revolucionarizues ose i cilësisë së lartë mund të synojë për lartë dhe të publikohet në faqet e revistave shkencore më prestigjoze të botës.

Kështu, kur lexohet se “një studim tregoi se…” nuk është e thënë që “zbulimi” të jetë aq i rëndësishëm ose revolucionarizues  dhe kjo vlen edhe për studimet e publikuara në revistat me prestigj të lartë.

Por, si mund të dallojmë nëse një revistë është prestigjoze apo është një grumbull “rrangullimash” shkencore?

Ekziston një lloj “klasifikimi” i cili lejon që të kuptohet, brenda njëfarë limiti, rëndësia e një reviste shkencore (dhe kështu pritshmëria për atë që lexojmë). Klasifikimi ndërtohet sipas një vlerësimi të të ashtuquajturit “impact factor” (faktori i impaktit, IP), që konsiston në një pikëzim të llogaritur duke numëruar se sa herë është  cituar revista në fjalë nga punime të tjera shkencore (këto  të fundit mund edhe të publikohen në revista të tjera).

Nësë shumë shkencëtarë e bazojnë kërkimin (punën) e tyre në studimet e  publikuara në një revistë të caktuar, në mënyrë të qartë kjo revistë konsiderohet serioze dhe e besueshme. Nëse vlera e impact faktor-it është shumë e ulët, kjo do të thotë se shumë pak (ose asnjë) kërkues shkencor e kanë bazuar punën e tyre mbi kërkimet (punimet) e publikuara nga kjo revistë, dhe që në fushën akademike ka shumë pak rëndësi.

Ky pikëzim është i diskutueshëm dhe për më tepër  “i manipulueshëm”.
Lancet-i (ndoshta revista mjekësore më e njohur dhe prestigjoze në botë), ka një impact fator prej 38,8; ndërsa një revistë “historike” dhe e konsideruar “bibla” shkencore si Nature, ka një impact factor prej 31; British Journal of Surgery (edhe pse serioze është një reviste sektoriale dhe nuk ka një vlerë të lartë) ka një impact factor prej 4,8; ndërsa ka edhe revista me impact factor me vlera 2 ose 1, ose edhe që nuk kanë marrë asnjë citim. Me shumë probabilitet këto revista nuk kanë asnjë vlerë në fushën shkencore (do të ishte më mirë të themi mjekësore duke qënë se në disa fusha edhe një impact factor 2 mund të ketë vlerën e vet).

[Kërkimi shkencor (2): Përshkrimi i një kërkimi shkencor]

Rinstinkt 2012

– – –

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

 

——————————————————————————-