Sindroma e dridhjes fantazmë

Sindroma e Dridhjes Fantazmë

E quajnë “Phantom Vibration Syndrome“, pra Sindroma e Dridhjes Fantazmë dhe ka të bëjë me përshtypjen se celulari apo një tjetër pajisje elektonike po dridhet (vibron), edhe kur nuk është e vërtetë. Pra ndjesia jonë rezulton në këtë rast e pabazë, edhe pse është mjaft e përhapur mes njerëzve.

Pothuaj të gjithë, gjatë ditës, jemi në kontakt me pajisje elektronike, dhe shumë pqeli-fonirej nesh duhet ta “heshtin” herë pas here telefonin e vet, duke e vendosur në modalitetin “vibracion”. Vibracioni kështu kthehet në një sinjal alarmi. Por ka raste kur dridhjen e perceptojmë edhe kur nuk ka dridhje – të gjithëve u ka ndodhur mendoj.

Shkencëtarët thonë se kjo përshtypje e dridhjes së një aparati elektronik është mjaft e përhapur, dhe prek rreth 70% të njerëzve (që kanë kontakt me këto) të paktën një herë në javë.

Ekzistojnë disa “shkolla mendimi” mbi arsyen e një perceptimi të tillë të gabuar. Disa mendojnë se kjo i detyrohet valëve elektromagnetike të lëshuara nga pajisja e cila është vazhdimisht në kontakt me rrjetin (kur rrjeti është i dobët pajisja sforcohet më shumë, për të mos humbur sinjalin). Valët elektromagnetike duket se ndrëveprojnë me terminacionet nervore të zonës që gjendet në afërsi të pajisjes elektronike – e cila në pjesën më të madhe të rasteve është një telefon celular – duke prodhuar këtë perceptim të shtrembëruar.

Një tjetër “shkollë mendimi” thotë se perceptimi i dridhjeve vjen ngase pajisja duke qenë në kontakt me trupin, fërkohet pas këtij, e kështu meqnënse sistemi ynë nervor qëndron gajtë ditës është i ekspozuar ndaj një numri të madh stimujs ndijorë, duhet medoemos ta filtrojë një pjesë të tyre për të seleksionuar ato më domethënësit. Mbi këtë bazë, truri ynë, i interpreton këto lëvizje minimale si një dridhje të pajisjes, duke e amplifikuar…

Perceptimi i dridhjeve të këtilla, edhe pse në dukje i patëkeq, mund të rezultoj një problem shëndetësor i rëndësishëm. Kërkuesit shkencorë thonë se impakti është relevant, meqënëse rreth 2/3 e njerzve që kanë kontakt me pajisje elektonike si telefoni celular peceptojnë dridhje fantazmë të pajisjes. Kështu, do të duhen më shumë kërkime për të përkufizuar më mirë në terma sasiorë dhe cilësorë këtë fenomen, por edhe për të saktësuar etiologjinë e sindromës së dridhjeve fantazmë.

Bibliografi:

———————————————————————-

Reklama

Si të mos perdorësh telefonin celular – Umberto Eco

UMBERTO ECO – Si të mos perdorësh telefonin celular

Humorist, polemist, talles, Umberto Eco ne librin “ Si te udhetosh me nje salmon “ , rrefen me nje liri te jashtezakonshme jeten e tij si menyre perdorimi. Ai godet me ngazellim absurdin qe na gerryen jeten, objektet qe nuk na binden, xhingelat qe na prangosin, apo administraten qe na mberthen si me qirq. Me te, e perditshmja, edhe ne ate qe ka me te zakonshme, merr ngjyra fantazmagorike. 

Si te mos perdoresh telefonin celular

Nuk ka gje me te kollajte se te tallesh me perdoruesin e celularit. Gjithsesi, duhet te dish se ciles kategori ai i perket. Ne fillim, jane handikapatet, te cilet jane te detyruar te jene te lidhur pa nderprerje me nje mjek. Levduar qofte teknika qe u siguron kete mjet shpetimtar. Me pas, vijne ata qe detytrat e renda profesionale i detyrojne te bredhin pas urgjeces me te vogel (kapitenet e zjarrfikesve, mjeket, transplantuesit e organeve ne pritje te kufomave te fresketa). Per ta, celulari eshte nje nevoje e rende, qe e perjetojne pa kenaqesi. Se treti, ciftet ilegale. Eshte nje ngjarje historike: me ne fund, ata mund te marrin nje telefonate nga partneri i tyre klandestin, pa u pergjuar nga familja, sekretarja apo ndonje koleg dashakeqas. Mjafton qe vetem ai dhe ajo (ose si dhe si, ajo dhe ajo, kombinime te tjera nuk po me vijne nder mend tani) te dije numrin. Te trija kategorite e permendura gezojne te drejten te kene gjithe respektin tone: sa per dy te parat, ne pranojme te bezdisemi ne restorant, ne kinema aop ne varrim; nderkohe qe kuroreshkelesit, ata jane vete te kujdesshem dhe nuk bejne buje.
Pasojne dy kategori te tjera me rrezik (rrezziku i tyre me i madh se i yni). Ne te paren jane ata qe nuk e konceptojne dot te udhetojne, pa shkembyer cikerrima fjalosjesh me njerezit e familjes aop miqte. E veshtire ti denosh, nese ata nuk dine si te shpetojne nga kjo per te shijuar caste vetmie, nese nuk arrijne dot te perqendrohen ne ate c`ka bejne asaj kohe, nese nuk jane ne gjendje te shijojnelargimin pas afrimit, nese u pelqen ta shpallin boshesine e tyre, madje ta vringellijne si bajrak, eh, atehere kemi te bejme me pune psikosh. Ata na cajne veshet, porse duhet ta kuptojme shterpesine e tmerrshme te shpirtit te tyre, duhet t`ia dime per nder qiellit qe nuk na ka bere si ata dhe t`i falim (pa e lene veten te permbytemi nga gezimi djallezor qe jemi ndryshe, sepse kjo do te qe krenari dhe mungese meshire). Le t`i konsiderojme si te afermit tane qe vuajne dhe tekthejme veshin tjeter.
Ne kategorine e fundit gjejme – prane bleresve te celulareve te rreme, ne fund te shkalles shoqerore – ata qe kuturisen te rrefejne publikisht se jane shume te kerkuar, se i konsultojne per ceshtje me nje urgjence ekstreme dhe te koklavitura pa mase: bisedat qe na plasin siper ne trena, aeroporte apo restorante, lidhen me ca transaksione delikate financiare, me mosmberritjen kurre te profileve mekanike, kerkesa per lje cmimesh per stoqe kravatash dhe sa e sa gjera te tjera, qe ne mendjen e telefonuesit jane shume alla “Rockfeller”.
Me nje fjale ndarja ne klasa eshte nje mekanizem i urryer: sado qe ronxhobonxhua fiton para me gurshta, plaget atavike proletare e bejne qe te mos dije si perdoret servisi i peshkut, te vari nje KIKI ne xhamin e pasme te Ferrar-it te tij apo te thote se po shkon ne “floktore”; keshtu ate nuk e pret asnjehere dukesha de Guermantes (dhe ai pertypet e pyet veten se perse ndodhe keshtu kur ai ka nje anije te gjate sa nje ure).
Keta njerez nuk e dine se Rockfeller-i nuk ka asnje nevoje per te mbajtur celular, pasi ka nje sekretariat te pafund efikas. Njeriu i pushtetshem nuk eshte i detyruar t`i pergjigjiet cdo telefonate. Perkundrazi. Ai nuk eshte asnjehere per askend. Edhe ne shkallen me te ulet drejtuese dy simbolet e suksesit jane, celesi i WC-se private dhe nje sekretare qe pergjigjet:”Zoti drejtor eshte ne mbledhje”.
Keshtu, ai qe e rrefen celularin si nje simbol pushteti, ne te vertete shpall faqe botes se nuk eshte vecse nje nenpunes i vogel, i deyruar te rrije gatitu perpara cdo telefonate te nje eprori, madje edhe kur fluturon, i denuar te fitoje kafshaten e gojes, te perndjeke dite e nate borxhlinjte e tij, i persekutuar nga banka per nje cek, diten e pagezimit te se bijes. Te shpalosesh nej telefon te tille, do te thote te mos kesh fare haber nga kjo pune, do te thote te ratifikosh gjendjen tende te shpifur ne periferi te shoqerise.

———————————————————————————————–