Metodat alternative dhe eksperimentimi me kafshët

Metodat alternative dhe eksperimentimi me kafshët

Për të gjithë ata që pretendojnë se ekzistojnë metoda alternative/zëvendësuese për Eksperimentimin me Kafshët ngrihen tre pyetje të thjeshta, të llogjikshme:

  • Së pari, nëse jeni në dijeni të metodave alternative që mund të zëvendësojnë eksperimentimin me kafshët, atëhere përse nuk i keni prezantuar në konkurset që zhvillohen qëllimisht për të shpërblyer këto zbulime? (Një shembull është konkursi “Crack-It”.)
  • Sy dyti, nëse jeni në dijeni të metodave zëvendësuese, përse nuk botoni një përshkrim në peer review, duke fituar çmimin Nobel. Kështu kurseni edhe pak kohë nga ajo që u kushtoni konferencave për publikun jo-ekspert, që nuk merr vesh as nga biologjia e as nga kërkimi shkencor.
  • Së treti, përse nuk keni prodhuar as edhe një terapi duke përdorur këto metoda zëvendësuese/alternative kaq shumë të përfolura? (Nëse ekzistojnë, natyrisht.)

Shënim: flitet për metoda alternative/zëvendësuese dhe jo përplotësuese. Këto të fundit përdoren gjerësisht, në kërkimin shkencor biomjekësor, por nuk mund kurrsesi të zëvendësojnë eksperimentimin shkencor me kafshët.

Rinstinkt, Mars 2013

Reklama

Antiviviseksionistë si Kreacionistë

Antiviviseksionistë si Kreacionistë

Kushti paraprak për një gjykim korrekt është njohja autentike (e saktë). Njohja është autentike vetëm nëse është objektive, e pa kushtëzuar nga përqasjet ideologjike.

Personalisht, para se të rreshtohesha në mbrojtje të eksperimentimit mbi (me) kafshët, isha asnjëanës, as pro as kundër. Vetëm pasi pata studiuar dhe kuptuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ajo ka, mora pozicionin tim.

Por, a mund të thuhet e njëjta gjë për ata që kundërshtojnë dhe pengojnë eksperimentimin me kafshët, ndër të cilët të parët “animalistët” (kafshistët)?

Nëse një person zgjedh a priori, mbi baza emocionale, se eksperimentimi mbi kafshët është i gabuar dhe është një e keqe, atëherë nuk do të kërkojë informacione në mënyrë objektive, në të kundërt do të priret që të mënjanojë gjithëçka që nuk konkordon (përputhet) me pozicionin e vet a priori-st (mbase duke etiketuar si “shkencë e korruptuar apo arkaike”) ndërsa do t’i jap evidencë të madhe çdo gjëje që në dukje kënaq pozicionin e tij, dhe kur nuk do të mund të gjejë asgjë të vlefshme në mbështetje të tezave të veta, nuk do të vonojë së shtrembëruari faktet për ti përshtatur sipas qejfit të vet.

“Animalistët” (kafshistët) kërkojnë dhe vënë në dukje vetëm dhe vetëm ato çka janë të nevojshme për të ngritur një ide të shtrembëruar mbi eksperimentimin mbi kafshët, duke lënë veçan triumfet e panumërta mjekësore dhe shkencore që kanë ardhur nga një praktikë e tillë. Për më tepër, ndryshojnë faktet duke i përshkruar ashtu siç iu intereson, për shembull rasti Talidomide që “animalistët” (kafshistët) ia mveshin (atribuojnë) kredibilitetit të modelit kafshëror (së kafshës), kur në realitet gabimi i detyrohej një hetimi eksperimental të pamjaftueshëm.

Një “animalist” (kafshist) që “argumenton” mbi eksperimentimin me kafshët është po aq objektiv sa edhe një kreacionist që “argumenton” dhe diskuton mbi evolucionin.

Për t’u marrë me një argument shkencor duhet para së gjithash të zhvishesh nga kushtëzimet ideologjike apo fetare.

Metoda Shkencore bazohet në të treguarit (demonstruarit) me anë të provave vlefshmërinë e asaj çka thuhet apo deklarohet. Çdo gjë që nuk kalon nga kriteret e metodës shkencore, nuk konsiderohet shkencë (për shembull homeopatia!).

Antiviviseksionizmi nuk është shkencë por fe: feja e të besuarit në ekzistencën e metodave zëvendësuese edhe në mungesë të provave.

Unë, duke mos patur një diplomë në inxhinieri, nuk do të guxoja kurrë të shkoja tek një inxhenier dhe t’i thoja se si  duhet  t’i pozicionoi këmbët e urës që po projekton, afërmendsh! Atëherë përse “animalistët” (kafshistët), të cilët nuk kanë as kompetencën më minimale, pretendojnë t’u mësojnë punën kërkuesve shkencorë?!

Edhe nëse do të kishte një diskutim akademik mbi vlefshmërinë e metodës eksperimentale (që nuk ka, sepse vlefshmëria e eksperimentimit me kafshët është e pa kontestueshme dhe pseudo-teoritë e antiviviseksionistëve nuk kanë asnjë kredit mes ekspertëve), përse mos të lejohet që me të të merren personat kompetentë? Çfarë kuptimi do të kishte futja e hundëve në një diatribë mes inhinierësh rreth pozicionimit më të mirë të këmbëve të një ure?

Është e qartë se diferenca mes urave dhe kafshëve qëndron në përfshirjen emocionale të njerëzve përkundrejt argumentit… dhe është pikërisht kjo përfshirje emocionale që (e) paragjykon arsyetimin!

Sigurisht asnjë nuk do të donte të përdorte kafshë në eksperimentimet, por nëse duam që të gjejmë kura për sëmundjet që godasin njerëzimin, nuk ka zgjidhje tjetër, ky është realiteti! Por, jo të gjithë janë të aftë ta pranojnë realitetin kur është i hidhur, shumë njerëz preferojnë të strehohen në iluzione komode dhe të besojnë se ekzistojnë metoda zëvendësuese.

Ata që i gënjen mendja, do të gjejnë gjithnjë dikë që është i gatshëm për të ushqyer iluzionet e veta.

Antiviviseksionistët janë të bindur se ka “shkencëtarë” që mohojnë vlefshmërinë e eskperimentimit me kashët, dhe kjo ushqen iluzionet e tyre.

Në këtë aspekt antiviviseksionistët janë të njëjtë me kreacionistët. Këta të fundit refuzojnë Evolucionin Biologjik dhe janë të bindur se ai është shkencërisht i gabuar (i pasaktë).

Nëse i flisni një kreacionisti ai do t’ju përgjigjet në të njëjtën mënyrë si një aniviviseksionist, duke përdorur të njëjtat fjalë, mjaft që të zëvendësohet “evolucion” dhe “viviseksion” (pra termi i pahijshëm që përdorin dinakërisht për të etiketuar eksperimentimin me kafshët) dhe pjesa e mbetur do të përputhhet perfektësisht:

  • Evolucioni është pseudoshkencë.
  • Viviseksioni është pseudoshkencë.
  • Më parë besohej se Evolucioni ishte i vlefshëm por tani, në dritën e zbulimeve të reja, është obsolet dhe i prapambetur.
  • Më parë besohej se Viviseksioni ishte i vlefshëm por tani, në dritën e zbulimeve të reja, është obsolet dhe i prapambetur.
  • Shkencëtarët e vërtetë refuzojnë vlefshmërinë e Evoluciionit.
  • Shkencëtarët e vërtetë refuzojnë vlefshmërinë e Viviseksionit.
  • Është demonstruar se Evolucioni është shkencërisht jo i vlefshëm.
  • Është demonstruar se Viiviseksioni është shkencërisht jo i vlefshëm.
  • Nëse Evolucioni studiohet ende nëpër universitete kjo ndodh për shkak të masonerisë ateiste.
  • Nëse Viviseksioni studiohet ende në universitete kjo ndodh për shkak të korrupsionit të industrive farmaceutike.
  • Vet docentët që japin mësim janë të ndërgjegjegjshëm për pavlefshmërinë e Evolucionit.
  • Vet docentët që japin mësim janë të ndërgjegjshëm për pavlefshmërinë e Viviseksionit.

E kështu me radhë.

Si përfundim, janë qëndrime foshnjarake, janë persona të refuzojnë të pranojnë realitetin, duke ndërtuar një botë fantazie. Do të ngjallnin dhembshuri apo mëshirë, po të mos ishte se lëvizja “animaliste” (kafshiste), në demokraci, ka shanse të mira për t’i tërhequr të gjithë në një mesjetë të re.

Propaganda “animaliste” (kafshiste) bazohet në slogane (parulla) thjeshtacake që fiksohen mirë në mendjen e turmave, është një indoktrinim i mirëfilltë fideistik i cili ndiqet nga prozelitizmi fetar. Në të kundërt, të përhapësh informacion shkencor të vërtetë, përtej të qenit një detyrë më e vështirë se ajo e të përhapurit fallsitete, ka më pak sukses sepse masat priren të refuzojnë kompleksitetin e argumenteve.

Feja e Krishterë e konsideron embrionin në të njëjtin nivel me një qenie njerëzore, dhe si i tillë duhet mbrojtur (tuteluar) me të njëjtat të drejta.

Feja Antispec(ie)iste i konsideron kafshët në të njëjtin nivle me qeniet njerëzore, dhe si të tilla duhet mbrojtur nga të njëjtat të drejta.

Futja e hundëve të Kishës Katolike hoqi (suprimoi) studimin e qelizave staminale embrionale.

Sektet antispec(ie)iste duan të bëjnë diçka edhe më të rëndë, të frenojnë përfundimisht progresin biomjekësor.

© MV, In Difesa della Sperimentazione Animale

© Rinstinkt,2012, për përkthimin në shqip

Katolicizmi dhe Shkenca sot

Katolicizmi dhe Shkenca sot

Nëse duam që të kuptojmë raportin ndërmjet katolicizmit dhe shkencës, është e nevojshme të kemi kuptuar mirë strukturën e katolicizmit, sepse në këtë aspekt ai përfaqëson një rast mjaft të rallë, pothuajse unik ndërmjet feve.

Fetë e organizuara janë të gjitha sisteme pushteti të rafinuara, por pjesa më e madhe e atyre me përhapje të gjerë përfaqësojnë sisteme fortësisht horizontale, të strukturuara në paralel me strukturat e tjera të pushtetit. E vërteta nuk imponohet nga lart-poshtë, nga të paktët tek të shumtët, sesa në mënyrë anësore, nga shumica tek individi (njëjësi). E para është një formë pushteti “aristokratike”, e dyta është një formë “plebe” (“plebishitare”).

Natyrisht pushteti plebe nuk është i ndryshëm dhe as më i mire se ai tjetri, në të kundërt, përgjithësisht është më i keq; por funksionon në një mënyrë radikalisht të ndryshme, sepse është i prirur që ta vendos veten si alternative ndaj formave të tjera të pushtetit aristokratik. Ndërmjet të cilave qëndron edhe shkenca.

Format e pushtetit (fuqisë) fetar(e) plebe më të strukturuara dhe të fuqishme, si fundamentalistët fetarë islamkë ose evangjelikë, kërkojnë konflikt me shkencën pothuajse në çdo fushë të aktivitetit njerëzor. Kur pohohet se Toka ose raca njerëzore ekzistojnë prej gjashtë mijë vitesh, ose se Muhameti e ndau Hënën më dysh me një gjest, ia bën mu (!) që nuk po përpiqen asfare që të thonë diçka shkencërisht të besueshme, të paktën diçka që përputhet me shëndetin mendor. Por shkenca dhe “bon sensi” në këtë pike vështrim nuk kanë fare të bëjnë; janë armiq të cilët duhen luftuar, disa mënyra jetese alternative dhe të pa përputhshme me atë fideistike. Ose beson ose mendon, pike!!

Katolicizmi nën këtë pikëvështrim është thellësisht i ndryshëm. Duke qënë një pushtet i tipit “aristokratik”, e duron shumë mire ekzistencën e strukturave të tjera të pushtetit “aristokratik”, për më tepër, i dëshiron sepse lejojnë që të mbahet një kontroll më i madh mbi popullsinë. Por kjo ndodh vetëm me pakt që të mos vihet në dyshim prioriteti  i tij, pra që të tilla struktura (pushteti) të jenë ngushtësisht në shërbim të Kishës. Në këtë sens Kisha Katolike ka një status të vacantë: sillet de facto si një sekt fetar (sekt religjoz), me një kryetar karizmatik të pa dështueshëm dhe me shërbëtorë mjaft të devotshëm në të gjithë botën.

Gjithashtu, mund të themi se, kisha Katolike është sekti fetar më i lashtë dhe i fuqishëm i historise, pra është mësuar me kalimin e kohës që ta perfeksionojë pushtetin (fuqinë) e saj. Sektet normalisht përbëjnë bërthama të izoluara përbrenda shoqërisë, trupa të huajë që në njëfarë mënyre vetëqeverisen, ishuj të shkretë ku kryetarët u japin urdhra majmunëve.

Kisha Katolike po devijon gjithnjë e më shumë në atë drejtim, por këtë nuk e pranon; nuk i mjafton t’i japi urdhra majmunëve, nuk bën pjesë në historinë e saj; do që të japi urdhra për të tërë. Pra, sikundër bënte një mijë vite më pare, ndërton dhe përdor instrumente alternative, për ushtrimin e pushtetit aristokratik; instrumente që ndërtohen duke u bazuar mbi ato që tashmë ekzistojnë. instrumente si: mjekë “katolikë”, shkencëtarë “katolikë”, psikiatër “katolikë”…. Thonjëzat janë më shumë se të nevojshme duke qenë se nuk po flasim për njerëz dhe profesionistë me një set të caktuar besimesh personale që nuk ndërhyjnë me profesionin e tyre, por po flasim për individë që i shërbejnë me devotshmëri dhe pa skrupuj, interesave të Kishës Katolike; njerëz që duke u shtyrë nga devotshmëria e thjeshtë ose nga paratë, punojnë për të përhapur besimin qorr tek feja duke e maskuar atë, pothuajse përsosmërisht, me një tis zbulimesh shkencore. Kështu mund të konkludojnë triumfalisht se shkenca është nga ana e tyre.

Pra, për katolikët shkenca konfirmon gjithnjë atë që thonë ata (dhe nëse nuk është kështu do të përpiqen ta bëjnë që të jetë ashtu, dhe nëse nuk ia arrijnë këtij qëllimi pa u “ridikolizuar”, atëherë do të ndryshojnë mendim dhe do të thonë se e kanë menduar gjithnjë sikundër thotë shkenca). Për fetarët e tjerë, shkenca është një instrument i Satanait dhe duhet refuzuar in toto. Pra, Kisha krijon një botë alternative në të cilën qeveris ajo, si sektet, por përpiqet që këtë botë “alternative” (jo reale) ta fuse në çdo skutë, në çdo hapësirë të lirë. Nuk i mungojnë as mjetet ekonomike dhe as ushtarët, për të bërë një gjë të tillë. Fleksibiliteti dhe aftësia komunikuese i lejon që të përshtatet shumë here më lehtë nga sa mund të bëjnë fundamentalistët islamikë apo ata protestantë. Nëse një nga ata thotë se homoseksualiteti është një sëmundje dhe Jezusi (apo një profet tjetër) mund ta kurojë me anë të magjisë, është evidente se nuk po përpiqet minimalisht për të patur një besueshmëri shkencore, të paktën formale. Por një besimtar katolik do të bëjë ndryshe, do të mbështetet pas teorive freudiane obsolete, do të diplomohet në psikologji ose në psikiatri, do të mësojë mire të gjithë instrumentet psikologjike që i shërbejnë dhe do të thotë se nga homoseksualiteti mund të kurohesh me anë të terapisë, por jo me anë të mrekullive. Dhe pastaj është Jezusi, nga ndonjë anë ta fut gjithnjë; por Jezusi, do të të thotë, është vetëm një ndihmë, edhe nëse je ateist ti mund të shërohesh (nga homoseksualizmi, në shembullin tonë), sepse e thotë shkenca, dhe jo feja.

Ah, çfarë rastësie, shkenca po thotë atë që thotë edhe Kisha!

Si në rastin e fundamentalistëve si në rastin e Kishës Katolike, nuk ka një besueshmëri (kredibilitet) të tyren; janë gjithnjë budallallëqe dhe këtë shkenca e di… por në versionin katolik arrihet që të krijohet një kredibilitet formal, sa për sy e faqe. Kjo ndodh mbi të gjitha nëse ai që po flet është vendosur posaçërisht në majën e ndonjë universiteti apo institucioni, katolik ose jo.


Evolucioni dhe kreacionizmi; konkluzione

 

Shkenca dhe teknologjite e bazuara tek shkenca kanë transformuar jeten moderne. Ato kane sjelle pemiresime të mëdha ne standardet e jeteses, ne mireqenien publike, shëndet dhe siguri. Kanë ndyshuar menyren se si ne shohim universin dhe  menyren se si ne mendojmë për vetveten, ne ralatë me botën (ambientin) qe na rrethon.

Evolucioni biologjik është një nga idete me te rëndësishme te shkences moderne. Evolucioni mbeshtetet nga  prova te bollshme nga disa fusha te ndryshme te investigimit shkencor. Ai qendron ne bazë te shkencave biologjike moderne, përfshirë shkencat biomjekësore, dhe ka aplikime ne shumë disiplina shkencore dhe inxhinjerike.

Si individë dhe si shoqeri (komunitet), ne marrim sot vendime qe do te kene pasoja te thella për brezat e ardhshëm. Si duhet ta balancojme nevojen për te prezervuar bimesine, kafshet dhe ambientin natyror te Tokës, kundrejt shqetesimeve të tjera? A duhet qe te ndryshojme perdorimin qe i bejme karburanteve fosile dhe resurseve të tjera natyrore për te rritur dhe permiresuar mirë-qenien e pasardhesve tane? Deri ne çfarë mase duhet t’i përdorim risitë qe kemi nga biologjia molekulare për te ndryshuar (apo modifikuar) karakteristikat e qenieve te gjalla?

Asnjë nga këto vendime nuk mund të merret zgjuarsisht pa marre parasysh evolucionin biologjik. Njerezit duhet te kuptojne evolucionin, rolin e tij ne ndermarrjen e gjërë te shkences, dhe implikimet  e tij ndaj disa prej ceshjeve më te rëndësishme shoqerore, kulturore dhe politike te kohës tonë.

Shkenca dhe teknologjia janë kaq shumë te nderfutura ne shoqerine moderne saqe studentet nevojisin një edukim ndaj koncepteve bazë, aplikacioneve dhe implikimeve te shkences. Duke qene se evolucioni është dhe do te jetë themeli kritik i shkencave te jetës dhe atyre biomjekësore, dtudimi dhe kuptimi i provave shkencore, mekanizmave dhe implikimeve te evolucionit është thelbësor për një edukim te nivelit te lartë shkencor.

Shkenca dhe feja janë menyra te ndryshme të të kuptuarit. Vendosja e panevojshme e tyre ne kundershti, redukton potencialin e te dyjave për te kontribuar për një te ardhme me të mirë.

 

 

Shkenca dhe Evolucioni ne shkolla

Presioni për te zhvlerësuar evolucionin apo për t’u dhene me shumë peshe alternativave jo shkencore ne shkollat publike demton edukimin shkencor.

Edhe pse nuk ka evidenca shkencore qe te mund të mbrojne pozicionin e kreacionisteve, disa “avokatë” vazhdojne te kerkojne qe format e ndryshme te teorive te kreacionisteve e kreacionizmit te mesohen se bashku ose ne vend te evolucionit ne oret e lendeve shkencore. Disa mesues janë nen presion te forte nga  drejtoret e shkollave, prindërit dhe studentet për te hequr ose zbehur apo zvogeluar te mesuarit e evolucionit. Si pasoje, shumë studente kanë mungese informacioni dhe ideshë që janë te dyja te rëndësishme për shkencën moderne, dhe thelbësore për te marrë vendime te drejta për jeten e vet dhe për te ardhmen e kolektivit.

Për te patur sukses ne boten e sotme shkencerisht dhe teknoligjikisht te sofistikuar,  të gjithë studentet duhet te marrin një edukim shkencor. Disa nga punet e sotme ne rritje si ne kerkese dhe ne rëndësi kerkojne familjaritet, afërsi dhe njohje me konceptet bërthamë, aplikacionet dhe implikimet e shkences. Për te marre vendime te drejta mbi planet publike, njerezit duhet te dine  se si provat shkencore i mbeshtesin këto plane dhe kurse drejtimi; dhe se se kur ato prova janë përftuar sipas praktikave dhe principeve të mirë-ndjekura shkencore. Te mesuarit mbi evolucionin është një mënyrë e shkelqyer për te ndihmuar studentet ne te kuptuarit e natyres, prceseve, dhe kufinjve te shkences’ po ashtu edhe te koncepteve për rëndësinë themelore te njohjes shkencore.

Duke treguar rëndësinë e shkences ne të gjitha aspektet e jetës moderne, kurrikulumi shkencor nuk duhet te minohet dhe zbehet nga pretendimet jo shkencore. Te mesuarit e “ideve” te kreacionisteve ne oret shkencore mjegullon dhe nderlikon konceptim e “shkences”, pra te asaj çfarë shkenca ben me ate qe shkenca nuk ben. Nderlikon, gjithashtu, edhe objektivat e edukimit publik dhe qellimin e një edukimi shkencor me cilesi të lartë.