Predispozita gjenetike ndaj miopisë

Miopia është një shqetësim i shëndetit (dhe i të parit) mjaft i përhapur në botë. Rreth 30% e popullatës perëndimore është e prekur nga miopia. Tek aziatikët miopia është edhe më e përhapur duke kapur shifra prej 70-80%.

miopia dhe korrigjimi i miopiseTek individët miopë projektimi i imazhit nuk ndodh atje ku duhet (pra në retinë) por ndodh përpara retinës, duke e bërë kësisoj imazhin të mjegullt, të paqartë.

Ky projektim i gabuar, përpara retinës, ndodh zakonisht për shkak të “zgjatjes” së syrit. Zgjatja bën që imazhi që duhej të projektohej mbi retinë, ku rrezet do të kishin konvergjencë të plotë, të projektohet përpara saj, duke e bërë atë të paqartë për shkak të divergjencës së rrezeve.

Lidhja e miopisë me gjenet ishte bërë prej kohësh, dhe për këtë mjaftonte të shihej se prindër miopë, kishin probabilitet të madh të sillnin në jetë fëmijë me të njëjtin problem të shikimit.

Në rastin e miopisë, bëhet fjalë sipas të gjitha gjasave për një predispozitë gjenetike, që nxitet apo përkeqësohet nga faktorë mjedisorë. Kështu, është gjetur një lidhje e fortë mes miopisë dhe leximit të zgjatur, frekuentimit të pakët të mjediseve të hapura dhe nivelit kulturor të individëve të prekur.

Aktualisht për miopinë nuk ka kurë. Gjithsesi ekzistojnë ndërhyrje të ndryshme (edhe kirurgjikale) që pakësojnë simptomat e miopisë. Miopia korrigjohet me anë të syzeve dhe lenteve me/në kontakt.

Në Nature Genetics gjendet një artikull që analizon të dhënat e studimeve të ndryshme (të pavarura) mbi miopinë.

Nga meta-analiza e 32 studimeve të mëparshme doli se janë 24 gjenet që kur paraqiten me një nga variantet e veta, janë përgjegjës për shqetësimet që kanë të bëjnë me miopinë.

Mes këtyre gjeneve ka nga ata që rregullojnë transmetimin e impulseve nervore (GRIA4); nga ata që rregullojnë metabolizmin e acidit retinoik (RDH5); nga ata që rregullojnë rimodelimin e matriksit ndërqelizor (BMP2); dhe gjene që rregullojnë zhvillimin e syrit (SIX6 dhe PRSS56).

© Rinstinkt 2013

—————————————————

Reklama

Sytë dhe shikimi

Sytë dhe shikimi

Sytë tuaj janë organet ndijimore më të ndërlikuara të trupit. Ata mbledhin dritën e reflektuar nga objeketet përreth jush dhe e transformojnë atë në sinjale elektrike për ta dërguar më pas në trurin tuaj. Çdo sekond, truri juaj analizon mijëra e mijëra sinjale që i vijnë nga sytë tuaj dhe i interpreton duke i kthyer në imazhe të dallueshme.

Kuriozitet: rreth 70% e receptorëve ndijimorë të trupit tonë gjenden në sytë tanë.

Si funksionon syri?

Rrezet e dritës nga një objekt hyjnë në sy nëpërmjet një vrime të quajtur bebeja (e syrit). Lentja fokuson dritën. Një pamje formohet e përmbysur në retinë (në rrjetëz). Cilindrat dhe konet (që janë qeliza të rrjetëzës) e dërgojnë sinjalin, përmes nervit optik, drejt trurit.

Hyrja e dritës

Kur ka shumë dritë bebeja juaj tkurret (bëhet më e vogël) për të futur më pak diritë brenda syrit. Ndërsa kur ka pak dritë, bebeja hapet (zmadhohet) për të lejuar futjen e më shumë drite.

 

———————————————————————————————–