Trikomoniaza

Trikomoniaza

Trichomonas vaginalis është një protozoar me flagjel (kamxhik), patogjen për njeriun, ku shkakton procese flogjistike (pezmatuese, mahisëse, infiamatore) të mukotës së aparatit uro-gjenital.

Transmetimi kryhet me anë të rrugës seksuale. Prania e parazitit vihet në pah me anë të ekzaminimit etiologjik të sekrecioneve vaginale, apo atyre uretrale; ekzaminim në të freskët apo pas ngjyrosjes me metodën e Papanikolaut.

Reklama

Virusi i imunodefiçencës humane (HIV)

(HIV-1 dhe HIV-2)

Morfologjia e virusit të HIV-it


Virusi i HIV-it
Virus i veshur me gjenom të përbërë prej ARN-je. Veshja e virusit përmban 72 glikoproteina që ndërmjetësojnë thithjen e virusit nga qeliza bujtëse.

Identifikimi i  HIV-it

Teste serumologjike dy-fazëshe. Screening-u fillestar bëhet duke përdorur testin ELISA apo teste të ngjashëm që detektojnë praninë e kundërtrupave anti-HIV, të cilët mund të japin edhe disa rezultate fals-pozitivë. Të gjitha rezultatet pozitive rishikohen duke përdorur një test mjaft specifik të Western blot-it, i cili bazohet mbi kundërtrupa të ndryshëm anti-HIV dhe përjashton fals-pozitivët.

Habitati i HIV-it

Virusi i imunodefiçencës humane qëndron në gjakun, në qumështin e gjirit, në spermën dhe sekrecionet vaginale të personave të infektuar nga HIV-i.

Faktorët e virulencës së HIV-it

Kunjat (majat, spicat – spikes) që ndërmjetësojnë kapjen tek qelizat bujtëse, transkriptaza e kundërt, mutacinet e shpejta, dhe shkrirja e citoplazmave të qelizave të infektuara (mes tyre).

Infeksioni parësor/Sëmundja e shkaktuar nga HIV-i

HIV-i është agjenti shkrehës i sindromës së imunodefiçencës të fituar (AIDS). Infeksioni fillestar me HIV shenjohet nga simptoma të vagullta të ngjashme me ato të mononukleozës që largohen me shpejtësi.

Kjo ndiqet nga faza asimptomatike që mund të zgjasë nga 2 deri në 15 vite dhe që përket me një zbehje/shkatërrim/zvogëlim gradual të qelizave T CD4 në gjak. Kur përqëndrimi i këtyre qelizave bie nën 200 qeliza për mm3 gjak, atëherë shfaqen sëmundjen nga agjentët oportunistë që janë karakteristike për AIDS-in. Këto sëmundje janë edhe shkaku i vdekjes së shumicës së pacientëve të infektuar me virusin që shkakton AIDS-in.

Kontrolli dhe trajtimi 

Kontrolli bazohet në parandalimin e ekspozimit ndaj virusit HIV, që në shumicën e njerëzve do të thotë: praktika seksuale të sigurta, abstenim, përkorje, monogami etj. të gjitha për të kufizuar infektimin.

Ata që injektojnë drogëra të jashtëligjshme duhet të përdorin gilpëra (age) të pastra, sterile, të pandotura duke qenë se aget e ndotura janë rëndom të përfshira në raste infeksionesh.

Nuk ekziston vaksinë për virusin e HIV-it.

Trajtimi i HIV-it mbështetet mbi terapinë antiretrovirale fortësisht aktive (HAART), në të cilën, për të ndalur virusin në fazat e ndryshme të ciklit replikues, përdoret një kombinim i dy inhibitorëve të transkriptazës së kundërt. Ky trajtim zakonisht shoqërohet me një bllokues të receptorëve dhe një inhibitor të integrazës. Është e rëndësishme të theksohet se infeksioni nga HIV është i pakurueshëm, dhe trajtimi shërben vetëm për të ngadalësuar apo parandaluar progresionin e infeksionit të HIV-it drejt AIDS-it.

© Rinstinkt 2012

———————————————

Mikrobiologji: Treponema pallidum dhe Sifilizi

Treponema pallidum dhe sëmundja e sifilizit

Morfologjia mikroskopike

I hollë, me trup të valëzuar, gram negativ.

Identifikimi i bakterit të sifilizit

Trupi me natyrë të hajthme i Treponema pallidum-it bën që  shpesh të jetë i padukshëm në ngjyrosjen e Gram-it. Materialet e nxjerra nga plagët që mendohet se janë sifilitike mund të ekzaminohen në mikroskopi me fushë të errët për të parë për praninë e bakterit. Për zbulimin e patogjenit mund të përdoren edhe sondat e ADN-së. Infeksioni mund të përcaktohet (apo konfirmohet) duke përdorur teste serumologjike për të detektuar kundërtrupa kundër Treponema pallidum-it.

Treponema pallidum

Habitati i bakterit të sifilizit

Njerëzit janë pritësit e vetëm të T. pallidum-it.

Faktorët e virulencës të bakterit të sifilizit

Aftësia e patogjenit për tu fiksuar tek qelizat epitetliale. Proteinat në membranën e jashtme të Treponema pallidum-it induktojnë një përgjigje inflmatore tek pritësi, duke shpënë në dëmtimin e indit.

Sëmundja e sifilizit

Infektimi me Treponema pallidum shkakton sifilizin, që është një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Sëmundja ka tre stade të veçuara, të ndara nga periudha të heshtura. Sililizi primar ndodh brenda 3 muajsh nga infeksioni dhe shënjohet nga fomimi i një ulçere (skërfitjeje) në vendin e infektimit. Sifilizi dytësor shfaqet nga pak javë deri në disa muaj më vonë dhe shënjohet nga temperatura, dhimbje koke, dhimbje fyti, limfoadenopati dhe një ekzantemë e kuqe apo kafe që shfaqet në të gjithë sipërfaqen lëkurore. Sikundër ulçera (sifilomi), edhe lëndimet e tjera zhduken vetvetiu brenda pak javësh. Ndërlikime të sifilizit dytësor mund të shfaqen në kocka, në folikulat e flokëve, nyje, sy, mëlçi dhe tru dhe mund të qëndrojë me vite të tëra. Sifilizi i tretë ndodh apo shfaqet në 30% të rasteve të sifilizit të patrajtuar – shpesh disa vite më vonë – dhe shënjohet nfa tumore të fryrë të quajtur guma, sëbashku me ndërlikime nervore dhe kardiovaskulare. Sifilizi i trashëguar ndodh kur Treponema pallidum-i kalon nga qarkullimi i femrës shtatzënë në placentë, duke infektuar kështu fetusin dhe duke shkaktuar një varietet të gjerë simptomash.

Kontrolli dhe trajtimi i sifilizit

Trajtimi kryesor bëhet me anë të penicilinës G. Kontrolli i sëmundjes bëhet gjithashtu duke detektuar dhe trajtuar kontaktet seksuale të pacientëve sifilitikë. Përdorimi i kondomëve e zvogëlon por nuk e zhduk problemin (e infektimit) duke qenë se Treponema pallidum mund të infektojë vende që normalisht nuk mbrohen nga kondomi.

© Rinstinkt 2012, mbi tekstin

Mikrobiologji: Çfarë është gonorreja?

Çfarë është gonorreja?

Gonorreja është një sëmundje seksualisht e transmetueshme (SST) e shkaktuar nga infeksioni nga bakteri Neisseria gonorrhoeae. Neisseria gonhorroeae infekton membranat mukoze të traktit riprodhues, përfshirë qafën e mitrës, mitrën dhe tubat e falopit tek femra, dhe uretrën tek femrat dhe meshkujt. Neisseria gonhorroeae mund gjithashtu të infektojë membranat mukoze të gojës, fytit, syve dhe anusit.

Ngjyroja e Gramit e qelbit uretral të një pacienti me gonorre. Vini re diplokokët gram-negativë brendaqelizorë në lekuocitët me bërthamë polimorfe (neutrofilët).

Sa e përhapur është gonorrea?

Gonorrea është një sëmundje infektive mjaft e përhapur. Përllogaritet se më shumë se 700,000 njerëz në SHBA-të infektohen çdo vit, dhe më pak se gjysma e tyre raportohen.

Si e merr njeriu gonorrenë?

Gonorreja transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual me penisin, vaginën, gojën apo anusin e një parteri të infektuar. Që të transmetohet gonorrea, nuk është e nevojshme që të ndodh medoemos ejakulacioni. Gonorreja mund të transmetohet nga nëna tek fëmija gjatë lindjes. Njerëzit që kanë patur gonorrenë dhe kanë marrë trajtimin e duhur mund të infektohen përsëri nëse kanë kontakte seksuale me persona të infektuar me N. gonorrhoeae.

Kush rrezikon të preket nga gonorreja?

Të gjithë personat seksualisht aktiv mund të infektohen me gonorre.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e gonorresë?

Shumë burra me gonorre janë asimptomatikë. Kur janë të pranishme, shenjat dhe simptomat e infeksionit uretral (të uretrës) tek meshkujt përfshijnë disuri ose shkarkime të bardha, të verdheme ose jeshile që zakonisht shfaqen një deri në 14 ditë pas infetimit. Në rastet kur infeksioni uretral ndërlikohet nga epididimiti, burrat me gonorre mund të ankohen për dhimbje skrotale apo testikulare.

Shumica e femrave me gonorre janë asimptomatike. Por edhe kur një femër ka simptoma, ato zakonisht janë aq jospecifike saqë ngatërrohen me infeksione të fshikëzës apo të vaginës. Simptomat dhe shenjat fillestare tek femrat përfshijnë disuri, rritje të shkarkimeve të vaginës, ose gjakosje vaginale gjatë dy periodave (menstruale). Femrat me gonorre janë në rrezik për zhvillimin e ndërlikimeve të rëndësishme, pavarësisht pranisë/ashpërsisë së simptomave.

Cilët janë komplikimet e gonorresë?

Tek gratë, gonorreja mund të përhapet drejt mitrës dhe tubave të falopit dhe të shkaktojnë sëmundjen e inflamacionit pelvik (pelvic inflammatory disease – PID). Kështu mund të dëmtohen tubat e falopit, mjaftueshëm sa për të shkaktuar jopjellori ose rritur rrezikun për shtatëzani ektopike.

Tek meshkujt gonorreja mund të ketë si komplikacione epididimitin. Në raste të rralla kjo gjendje mund të sjell jopjellori. Nëse lihet e patrajtuar gonorreja mund të përhapet drejt gjakut dhe të shkaktojë infeksione gonokokale të përhapura. Kjo gjendje mund të kërcënoj jetën e individit.

© Rinstinkt 2012, mbi tekstin

Trichomonas vaginalis

Trichomonas vaginalis

Taksonomia

  • Phylum: Sarcomastigophora
  • Subphylum: Mastigophora
  • Gjinisë Trichomonas i përkasin e specie (lloje):
    • T. tenax (oral)
    • T. hominis (i zorrëve)
    • T. vaginalis (gjenital)
    • Trichomonas tenax dhe Trichomonas hominis janë pak patogjenë për njeriun; ndërsa Trichomonas vaginalis është patogjeni i mirëfilltë për njeriun.

Shpërndarja gjeografike

Trichomonas vaginalis, shkakton një nga infeksionet kryesore me transmetim seksual (SST). Në SHBA infeksioni nga T. vaginalis përfaqëson 56% të Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme, duke regjistruuar 2-3 milion raste të reja çdo vit, tek femrat seksualisht aktive (rreth 180 milion njerëz në tërë botën).

Trichomonas vaginalis ka një shpërndarje botërore të pavarur nga statusi shoqëror apo ekonomik.

Njeriu është “pritësi” i vetëm natyror i infeksionit.

Subjektet me prevalencë më të madhe: prostitutat, persona që kanë partnerë të ndryshëm seksualë apo të prekur nga sëmundje të tjera veneriane.

Morfologjia dhe struktura

  • Trofozoiti ka një diametër 15-18 µm, monozoik, monobërthamor, 2 palë kamxhikë të përparmë dhe një kamxhik anësor që “del” (duke kaluar) nga një membranë valëzuese.
  • Nuk formon forma cistike – transmetim i drejtpërdrejtë.
  • Tip qelizor “primitiv” – nuk ka mitokondri apo peroksizome.
  • Riprodhim aseksual (ndarje binare).
  • Zotëron hidrogjenozome, organthe karakteristike të disa anaerobëve aerotolerantë (qerpikorët, kërpudhat).
  • Anaerobë aerotolerantë (metabolizëm fermentues).

Morfologjia dhe struktura

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Cikli biologjik

Trichomonas vaginalis qëndron në rrugët gjenitale femërore (vagina, qafa e mitrës) dhe në uretrën e mashkullit (ndonjëherë edhe në prostatë, epididim), ku replikohet me ndarje binare. Ndarja favorizohet nga aciditeti i dobët (pH >5.9; pH fiziologjik është 3.5 – 4.5). paraziti nuk pëson cistëzim, dhe si pasojë nuk mbijeton gjatë në ambientin e jashtëm (trofozoiti është i ndjeshëm ndaj tharjes). Transmetimi i Trichomonas vaginalis-it, prek vetëm njeriun, zakonisht me anë të raporteve seksuale. Transmetimi mund të realizohet edhe oralisht, me antë të lëngut seminal, urinës apo ujit të ndotur të pishinave. Transmetim nënë-i porsalindur gjatë lindjes (2-17% e femrave të lindura nga nëna të infektuara)

Sëmundja

Simptoma kryresore përfaqësohet nga sekrecionet vaginale të verdheme dhe me erë të keqe, edemë e mukozës vaginale (“si luleshtrydhe”), dhembje abdominale. Peridha e inkubacionit është nga 5-28 ditë.

Tek meshkujt infeksioni kalon zakonisht pa simptoma; me raste shfaqen uretriti, epididimiti dhe dhimbje gjatë urinimit dhe ereksionit.

Diagnoza laboratorike

Mostra klinike: sekrecion vaginal apo uretral (tek femra), sekrecion uretran apo prostatik (tek mahskulli).

Terapia dhe kontrolli

Mundësi infektimi “ping-pong”: trajtimi duhet të përfshijë të gjithë partnerët seksualë (edhe pse jo-simptomatikë) të personave të infektuar.

Ilaçe: Metronidazoli dhe Tinidazoli

© mbi tekstin, Rinstinkt