Viruse, sisteme mbrojtës, baktere

Analiza gjenetike e një bakteriofagu që paraziton vibrionin e kolerës (bakterin përgjegjës për sëmundjen e kolerës) ka treguar se virusi përvetëson sekuenca gjenetike që kodifikojnë për sistemin imunitar rudimental të bakterit, për ta shfrytëzuar në të ardhme kundër vet bakterit dhe pushtuar edhe varietetet/llojet/shtamet e vibrionit që normalisht janë rezistente ndaj fagëve.

Zbulimi në fjalë, i publikuar në revistën Nature (A bacteriophage encodes its own CRISPR/Cas adaptive response to evade host innate immunity), hedh sërisht në skenë mundësinë e përdorimit të bakteriofagëve, parazitëve të baktereve, për të luftuar mikroorganizmat që janë rezistentë ndaj antibiotikëve.

Bakteriofagët janë viruse, mjaft të përhapur, që parazitojnë bakteret. Mendohet se numri i tyre rrotullohet tek 1031. Për tu mbijetuar sulmeve të bakteriofagëve, pra viruseve që “hanë” bakteret, këta të fundit kanë zhvilluar gjatë evolucionit disa mekanizma mbrojtës; njëfarë sistemi imunitar.

Sistemi imunitar i baktereve në fjalë quhet CRISPR (Clustered Regularly Interspaced Short Palindromic Repeats)/Cas, dhe përbëhet nga disa sekuenca mukleotidike përkrah disa gjeneve që kodifikojnë për proteina të veçanta (Cas).
Këto sekuenca nukleotidesh, ky material gjenetik i baktereve, është përftuar nga gjenomët e fagëve apo plasmidëve pushtues, dhe mundëson krijimin e disa molekulave të vogla të ARN-së, falë të cilave bakteri, apo më saktë ky sistem imunitar i bakterit, mund të identifikojë në avenir tentativat e fagëve për të pushtuar bakterin. Identifikim dhe më pas luftë e suksesshme falë proteinave Cas.

Një bakteriofag

Një bakteriofag

Siç thashë më lart, bakteriofagët janë viruse që sulmojnë bakteret dhe i përdorin për tu riprodhuar, shumëfishuar. Kërkuesit kanë gjetur në disa mostra bakteriofagësh, të marra nga pacientë të prekur nga bakteri i kolerës në Bangladesh, gjenet që kodifikojnë për sistemin imunitar të bakterit, të shpjeguar më lartë.

Kuriozë nga ky fakt, kërkuesit “infektuan” mostra/kampione të Vibrio cholerae, që normalisht ishin rezistentë ndaj bakteriofagëve, me viruse (bakteriofagë) që përmbanin gjenet në fjalë dhe me viruse (bakteriofagë) të tjerë që nuk i përmbanin.

Rezultati ishte se në rastin e parë bakteret vdisnin, të vrara nga bakteriofagët, ndërsa në rastin e dytë mbijetonin dhe riprodhoheshin të pashqetësuar.

Rrjedhimi apo ajo çka del është se, gjenet e bakteriofagëve shërbenin për të sulmuar bakterin.

Për herë të parë, pra, vëzhgohet një virus, bakteriofag, që përdor një sistem imunitar.

Ideja që lind nga studimi është se këta bakteriofagë mund të përdoren si armë për të luftuar sëmundje, edhe pse si ide nuk është e re. Veçse tani jemi në dijeni të mekanizmit që përdor bakteriofagu.

(Studimi nga Andrew Camilli & co.)

Rinstinkt, mars 2013

———————————————

Çfarë është Kolera?

Çfarë është Kolera?

Kolera është një sëmundje diarroike akute, e shkaktuar nga infeksioni me Vibrio cholerae. Çdo vit në botë ka rreth 3-5 milion raste të reja dhe mbi 100,000 vdekje. Infeksioni zakonisht është  i lehtë (i patëkeq) ose pa simptoma, por mund të jetë edhe i rrezikshëm.

Rreth një në 20 (5%) persona të infektuar do të ketë një sëmundje të ashpër të karakterizuar nga diarre e ujshme, të vjella dhe ngërçe (spazma) muskulore. Në këta njerëz, humbja e shpejtë e lëngjeve trupire shpie drejt çhidratimit të trupit dhe shokut (hemodinamik). Pa trajtim, vdekja është çështje orësh.

Ku gjendet Kolera?

Bakteri që shkakton kolerën zakonisht gjendet në burime uji ose në ushqim që janë ndotur me fekale nga një person i infektuar me Vibrio cholerae. Kolera gjendet me më shumë probabilitet në zona që nuk kanë një trajtim adekuat të ujit, shëndetësi të dobët dhe higjenë jo-adekuate.

Si e merr njeriu Kolerën?

Një njeri mund ta marr kolerën duke pirë ujë apo duke ngrënë ushqim të ndotur nga bakteri i kolerës. Sëmundja mund të përhapet me shpejtësi në zona të cilat nuk kanë një trajtim të mirë të ujit të pijshëm.

Sëmundja nuk mund të përhapet nga një person tek tjetri (ose të paktën, është mjaft joprobabël); kështu kontakti rastësor me një person të infektuar nuk shkakton transmetim të sëmundjes.

 

Cilat janë simptomat e Kolerës?

Infeksioni nga kolera zakonisht kalon pa simptoma të dallueshme, por ndonjëherë bëhet e rëndë.

Rreth një në 20 (5%) persona të infektuar do të ketë një sëmundje të ashpër të karakterizuar nga diarre e ujshme, të vjella dhe ngërçe (spazma) muskulore. Në këta njerëz, humbja e shpejtë e lëngjeve trupire shpie drejt çhidratimit të trupit dhe shokut (hemodinamik). Pa trajtim, vdekja është çështje orësh.

Sa kohë pas infeksionit shfaqen simptomat e Kolerës?

Shfaqja e simptomave arrihet në një interval mes disa orësh dhe 5 ditësh, pas infektimit. Zakonisht në 2-3 ditë.

Cilët janë personat më të prirur për të marë Kolerën?

Individët që jetojnë në vende ku uji i pijshëm nuk trajtohet siç duhet, në vend me kontrolle shëndetsore dhe higjenë të dobët.

Çfarë duhet bërë nëse mendoni se jeni prekur nga Kolera?

Duhet kërkuar vëmendje mjekësore menjëherë. Dehidratimi është i shpejtë, kështu që gjëja më e mirë që mund të bëhet është të pihen shumë lëngje.

 

Si diagnostikohet Kolera?

Testi i kolerës kryhet duke bërë analizat e një mostre fekalesh, me anë të analizës laboratorike. Zakonisht mjafton vëzhgimi i thjeshtë mikroskopiik.

 

Si trajtohet Kolera?

Pacientët mund të trajtohen me solucione rehidratuese orale, që janë një përzierje e prepaketuar sheqeri dhe kriprash që duhen tretur në ujë dhe pirë në sasi të mëdha. Ky solucion përdoret në të gjithë botën për të trajtuar diarrenë.

Rastet e rënda kërkojnë sëvendësimin intravenoz të lëngjeve.

Nëse kryhet rihidratimi i menjëhershëm, vdesin më pak se 1% e pacientëve të prekur nga kolera.

Antibiotikët kanë efektin e tyre por nuk janë aq të rëndësishëm saç është rihidratimi i trupit (vdekja vjen pikërisht nga një shok hemodinamik).

Si të shmangim prekjen nga Kolera?

Të gjithë njerëzit që jetojnë (qoftë edhe përkohësisht) në vende të prekur nga kolera duhet të:

  • Pijnë vetëm ujë të paketuar, të zjerë apo të trajtuar kimikisht.
  • Lajnë duart shpesh dhe me sapun dhe ujë të pastër.
    • Nëse nuk gjendet ujë i pastër (!) mund të kahen me pastrues me bazë alkoli (të paktën 60% alkol).
    • Hanë ushqim të paketuar ose të gatuar dhe servirur të nxehtë.
    • Largojnë dhe kufizojnë fekalet  në ambiente të caktuar të kontrolluara pët të parandaluar ndotjen e ujit dhe të ushqimeve.

 

A ka vaksinë kundët Kolerës?

Aktualisht ka dy vaksina për parandalimin e kolerës, Dukoral që është liçensuar në mbi 60 vend etë botës dhe ShanChol që është liçensuar në Indi. Vaksinat jepen em dy doza dhe kërkojnë disa javë përpara se të jenë të efektshme. Kështu që ato nuk duhet të zëvendësojnë masat parandaluese standard të kolerës.

Një film që rrotullohet edhe rreth kolerës.

© Rinstinkt, nëntor 2012

————————————————————————–