Akneja

Akneja

Akneja është një çrregullim i lëkurës i tipit kronik, pra që zgjat në kohë. Çrregullimi në fjalë shkaktohet nga një proces infiamator që prek gjëndrat dhjamore të gjendura në lëkurë. Me kalimin e kohës procesi i aknes përmirësohet ngadalë, deri sa në fund të adoleshencës (mund të) zhduket vetiu.

Ilustrim i procesit të aknes

Ilustrim i procesit të aknes

Pikëzat e aknes shkaktohen nga bllokimi i shakullit (folikulit) të qimes prej substancës lyrore e prodhuar nga gjëndrat dhjamore – procesi në fjalë ndodh kryesisht gjatë pubertetit. Të dhënat tregojnë se ky ndryshim në sekretimin e lyrave nga gjëndrat e dhjamit të lëkurës vjen si pasojë e rritjes së nivelit hematik të hormoneve androgjenikë (hormone seksualë mashkullorë).
Në folikulin e qimeve, për shkak të bllokimit të rrugëdaljes, rriten dhe zhvillohen baktere duke shkaktuar infiamacion, për shkak të sinjalizimit të qelizave të sistemit imunitar.

Meqë akneja është e bashkëlidhur me gjëndrat lyrore të lëkurës, është e kuptueshme se procesi do të jetë më i dukshëm në ato zona të lëkurës ku edhe përqëndrimi i gjëndrave është më i madh. Si në fytyrë, në qendër të kraharorit, në pjesën e sipërme të shpinës, në shpatulla, përreth qafës etj.

Nuk ka asnjë kurë të menjëhershme për aknen. Megjithatë larja të paktën dy herë në ditë e pjesës së prekur mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të procesit. Mund të realizohet në trajtim me farmakë si acidi retinoik, i cili zhbllokon poret dhe promovon shërimin e lëkurës. Nëse trajtimi i mësipërm dështon, atëhere kalohet në një trajtim të tipit oral, me antibiotikë dhe hormone.

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

————————————————————————————

Mesazherët kimik

Mesazherët kimik

Për të komunikuar trupi juaj përdor, përveç nervave, pra sistemit nervor, edhe mesazherë kimik të quajtur hormone.

Hormonet udhëtojnë nëpër trup nëpërmjet gjakut. Ata prodhohen nga organe të specalizuara, të quajtura gjëndra (tahitëse), dhe nga organe si pankreasi dhe vezoret. Të gjitha organet hormon-prodhuese përbëjnë sistemin endokrin.

Fakte endokrine (brendatahitëse)

  • Gjendra pineale (në formë pishe apo koni) ndihmon në rregullimin e gjumit.
  • Hipofiza kontrollon rritjen dhe nivelin e ujit në trup.
  • Gjëndra tiroide rregullon proceset kimike të trupit.
  • Gjëndrat mbiveshkore bëjnë që trupi të reagojë në rast emergjencash duke përshpejtuar të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjen.
  • Pankreasi ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Gjendrat riprodhuese

Hormonet e prodhuara nga vezoret e një vajze shkaktojnë zhvillimin e saj trupor gjatë pubertetit (nga 10 deri 11 vjeç).

Hormonet e prodhuara nga testikujt shkaktojnë zhvillimin trupor gjatë pubertetit të meshkujve (nga 12 deri 13 vjeç).

 

——————————————————————————————-