Cilat suplemente sportive funksionojnë dhe cilat jo? (Proteinat e hirrës së qumështit dhe kreatina)

Cilat suplemente sportive funksionojnë dhe cilat jo? (Proteinat e hirrës së qumështit dhe kreatina)

Në tregun e suplementeve sportive ekzistojnë dhjetra qindra produkte të ndryshme, por vetëm pak prej tyre janë vërtet të efektshme ne atë çka pretendojnë të bëjnë. Efektshmëria e tyre është demonstruar nga shumë studime të ndryshme të cilat kanë prdhuar prova shkencore që flasin jo vetëm për vlefshmërinë e tyre por edhe për sigurinë në përdorimin e tyre. Këtu bëjnë pjesë dy produkte kryesore: pluhuri i proteinave (të hirrës së qumështit) dhe kreatina. Në këtë shkrim do të flas gjerësisht vetëm për këto dy produkte.

Produkte të tjera, si për shembull, BCAA (AminoAcidet me Zinxhirë të Degëzuar), apo Vajrat e peshkut, mund të kenë vlefshmërinë e tyre në përdorim, por provat dhe faktet shkencore që të demonstrojnë bindshëm efikasitetin e tyre janë të pakta nëmos mungojnë fare. Megjithatë përdorimi i tyre është i sigurt.

Më tej, të tjera produkte si, suplementet bimore për rritjen e testosteronit, apo glutamina, kanë shumë pak prova në mbështetje të vlefshmërisë së vetë, megjithëse edhe në këtë rast këto produkte janë mjaft mirë të toleruara nga organizmi (pra nuk krijojnë probleme) nëse merren në dozat adeguate.

 

Tani i rikthehemi produkteve që përmenda në fillim; pra kreatinës dhe pluhurit të proteinave.

 

Kreatina

Kreatina është një suplement që është në qarkullim prej shumë shumë kohësh. Ekzistojnë qindra mijëra studime në mbështetje të benefiteve dhe sigurisë së përdorimit të kreatinës.

kreatina

Kreatina vjen në formën e një pluhuri të bardhë

Kreatina është një produkt natyror që trupi i njeriut përdor për të prodhuar energji. Më tej kreatina merret edhe nëpërmjet ushqimeve, para së gjithash me mishin e kuq – megjithëse në doza tepër të vogla krahasuar nga sa bënë të mundur suplementimi i saj.

Trupi e kthen kreatinën në fosfokreatinë që mëpastaj magazinohet në muskuj. (Kreatina ka ndër të tjera edhe efektin e tërheqjes së ujit brenda fibrave muskulore për shkak të vetive të veta ozmotike.) Pra suplementimi i kreatinës funksionon nëpërmjet rritjes që përqëndrimit të kreatinës dhe produkteve të saj në indin muskulor. Kjo mundëson mbajtjen e energjisë gjatë ushtrimeve me intensitet të lartë, sikundër ndikon për mirë në përshpejtimin e rimëkëmbjes muskulore pas ushtrimit.

Përdorimi afat gjatë i kreatinës shkakton një rritje nga 5-15% në fuqi dhe performancë sportive.

 

Proteinat e hirrës së qumështit (pluhuri proteinash)

Proteinat e hirrës së qumështit janë proteina që treten shpejtë dhe që ndihmojnë në aftësinë e muskujve për t’u rimëkëmbur dhe përshtatur pas një ushtrimi të lodhshëm.
Si të gjitha proteinat e tjera edhe këto janë të përbëra nga aminoacide dhe janë përgjegjëse për shumë funksione në organizëm, sikundër mund të përdoren nga trupi si burim energjie.

pluhur proteinash nga hirra e qumështitStudime të shumta tregojnë se një dietë e pasur me proteina, dhe/apo suplementimii i proteinave përtej dietës (pra pa e anashkaluar dietën) gjatë ushtrimeve të rezistencës shpie në më shumë rritje të masës muskulore dhe të fuqisë muskulore nëse krahasohet me ushtrime rezistence të kryera pa proteina të dietës.

Çdo individ mund të marri sasinë e nevojshme dhe të mjaftueshme tëproteinave vetëm nëpërmjet dietës, si psh nga bulmeti, mishrat, vezët, peshku etj, por rëndësia e pluhurit të gatshëm të proteinave të hirrit të qumëshit qëndron në faktin se ky burim proteinash mund të merret pa shumë mundim, thjeshtë duke e tretur në një lëng (ujë, qumësht, etj) dhe duke e pirë.

Një lloj tjetër pluhuri proteinash janë kaseinat, edhe këto me burim nga qumështi. Diferenca kryesore nëpërdorimin e këtyre qëndron në faktin se kaseinat përdoren kryesisht si një burim i vazhdueshëm proteinash për orët e natës meqënëse tretja dhe thithja e tyre është më e ngadaltë se e të tjerave (që kanë një thithje shumë më të shpejtë dhe preferohen si burim i menjëhershëm proteinash pas një trainimi muskulor).

 

© Rinstinkt Blog 2018

Reklama

Një retrovirus i rëndësishëm

Një retrovirus i rëndësishëm

Virusi HIV (AIDS)

Të gjithë kanë dëgjuar për AIDS-in. AIDS-i, apo thënë ndryshe sindroma e imunodefiçencës së fituar, është një sëmundje që shkaktohet nga infektimi i individit me virusin HIV (virusi i imunodefiçencës humane).

HIV - miktoskopi elektronike

HIV – miktoskopi elektronike

HIV e ka prejardhjen nga virusi i imunodefiçencës së majmunit (SIV). Virusi HIV mund të transmetohet nëpërmjet rrugës seksuale, hematike apo vertikalisht nga nëna tek fëmija.

AIDS-i është një sëmundje që godet aktualisht gjithë botën, e kështu quhet një sëmundje pandemike. Deri më sot AIDS-i ka prekur mbi 60 milionë subjekte dhe ka shkaktuar mbi 20 milionë vdekje.

Virusi i imunodefiçencës godet disa qeliza të veçanta të organizmit të quajtura linfocite CD4+ (meqënëse këto shprehin në sipërfaqen e tyre receptorin CD4+), që janë qeliza të sistemit imunitar.

Këto linfocite luajnë rolin e koordinatorit të përgjigjeve imunitare, meqnënse janë përgjegjës për reklutimin e përbërësve të ndryshëm të sistemit imunitar, në varësi të mikroorganizmit apo entitetit infektiv që mësyn organizmin.

Sëmundja e imunodefiçencës instalohet kur numri i qelizave T CD4+ bie nën një kufi të caktuar, meqënëse përgjigjet imunitare bëhen të pa-realizueshme.

Por, siç mund të jetë kuptuar nga titulli, nuk do të shkruaj për AIDS-in, por për virusin e HIV. I cili është një lloj i veçantë virusi, një retrovirus.

Virusi është i përbërë nga një kapsulë proteinike e quajtur kapsid, e cila mbështjell materialin gjenetik të virusit i cili është i përbërë nga disa gjene. Gjenet virale kodifikojnë për proteinat e kapsidit dhe disa enzima thelpësore për replikimin e materialit gjentik të virusit.

Kur virusi infekton një qelizë, injekton në të materialin gjenetik. Është pikërisht materiali gjenetik që indukton ndryshimin gjelizor… me anë të shprehjes së këtij të fundit nga mekanizmat replikativë të qelizës bujtëse.

Kështu, virusi duke integruar ose jo materialin e tij gjenetik në atë qelizor, fillon dhe replikohet duke formuar kopje të vetvetes, të cilat mëpastaj duke kodifikuar për kapsidin, formojnë thërrmijat virale. Këto duke u grumbulluar e duke arritur një numër të caktuar dëmtojnë menbranën plazmatike të qelizës duke shkaktuar vdekjen e saj – citolizën. Pason infektimi i qelizave të tjera, të ndjeshme ndaj virusit.

Për të kuptuar se çfarë është një retrovirus dhe ku ndryshon ky nga një virus (“normal”) duhet të njihemi me atë që quhet Dogma Qëndrore e Biologjisë Molekulare apo thjesht Central Dogma.

Dogma Qëndrore ka të bëjë me mënyrë e procesimit të informacionit; nga ai gjenetik, i shprehur në njëpasnjëshmërinë e bazave të azotuara në atë proteinik të njëpasnjëshmërisë së aminoacideve e kështu të strukturave molekulare e mëpastaj indore të organizmit të gjallë. Dogma parashikon se informacioni i materialit gjenetik transkriptohet nga ARN-ja mesazhere mARN e nga kjo në proteina duke kaluar nga ribozomet.

Por Dogma Qëndrore nuk është në të vërtetë një dogmë. Sepse ekzistojnë përjashtime nga dogma qëndrore. Një nga këto përjashtime është rasti i retroviruseve, materiali gjenetik i të cilëve është në një gjendje kushtetuese prej ARN-je, dhe jo ADN-je. Kështu, kur kapsidi proteinik i retrovirusit të HIV-it futet në brendësi të qelizës kjo arn duket më përpara të shndërrohet në ADN e mëpastaj t’i “nënshtrohet” Dogmës Qëndrore. Kalimi i informacionit gjentik viral nga ARN-ja në ADN realizohet nga një enzimë e veçantë e quajtur retrotranskriptazë inverse.

Ky material i retrotranskriptuar, integrohet në materialin gjenetik të qelizës nga ku shprehet së bashku me këtë të fundit, duke e i përthyer mekanizmat e replikimit të qelizës nën “vullnetin” viral.

Kuriozitet: Një nga strategjitë terapeutike për të ndaluar përhapjen e infeksionit të HIV në organizmin e individëve të infektuar, konsiston në inhibimin e enzimës retrotranskriptazë inverse.

© mbi tekstin, Rinstinkt Blog

———————————————————————————

Klerokineza – një lloj i ri ndarje qelizore

Klerokineza

klerokinezaNë laboratorët e Universitetit të Wisconsin-it është bërë një zbulim i rëndësishëm në fushën e biologjisë. Mark Burkard & kollegë, vëzhguan një lloj ndarjeje qelizore (ose më mirë të them, një stad të ndarjes qelizore) të paparë më përpara; i pahasur më parë.

Zbulimi u bë publik më 17 dhjetor (2012) me rastin e kongresit vjetor të American Society of Cell Biology (Shoqata Amerikane e Biologjisë Qelizore).

Zbulimi u bë nga një grup onkologësh që ishin në kërkim të metodave për luftimin e një tipi kanceri që indukton ndarjen jonormale të qelizave të veta, një gjendje e njohur si poliploidi. Kjo gjëndje haset në rreth 14% të tumoreve (kancereve) të gjoksit dhe në rreth 35% të tumorevepankreasit.

Zbulimi ishte i rastësishëm. Ndodhi në tentativë për të përftuar eksperimentalisht qeliza njerëzore me kromozome të mbinumërt (me më shumë se një komplet kromozomik). Qëllimi ishte ai i riprodhimit të një “kanceri” artificial, mbi të cilin të kryheshin eksperimente të tjera për të kërkuar terapi të reja.

Disa qeliza epiteliale të retinës (rrjetëzës), u detyruan të ndërmerrnin rrugëtimin e ndarjes mitotike (ndarja qelizore më banale, e zakonshme), por duke inhibuar procesin e kariokinezës, që normalisht mundëson ndarjen e dy qelizave bija; pra ndarjen e citoplazmave të tyre.

Kështu qelizat e përftuara përmbanin secila nga dy bërthama, pra me dyfishim të numrit të të gjithë kromozomeve (set të dyfishtë të kromozomeve).

Tani vjen pjesa interesante, sepse Burkard & kolegë mendonin se kishin përftuar qeliza jonormale, me pjesën më të madhe të funksioneve biologjike të korruptuara dhe paaftësi për të vazhduar drejt një ndarjeje normale qelizore: pra njëfarë grupi qelizash tumorale. Pra, sikundër parashikon(te) teoria e Theodor Boveri-së.

Por, papritmas, disa qeliza filluan të sillen ndryshe nga sa pritej, duke i lënë shkencëtarët me gisht në gojë. Një e treta e qelizave filloi të ndahej në qeliza bija, pa nevojën (pa praninë) e proteinave që normalisht janë të nevojshme për ndarjen e membranës plazmatike së qelizës mëmë, gjatë citokinezës.

U desh pak kohë për t’u bindur për atë ç’ka po shihnim, sepse nuk ishte përshkruar në asnjë tekst – deklaroi Burkard – dhe në fund konkluduam se po vëzhgonim një tip të ti ndarjeje qelizore”.

Hipoteza është se, qelizat e përdorin këtë mekanizëm si strategji natyrore “back-up-i” që parandalon formimin e tumoreve në rast të keqfunksionimit mitotik. Kërkuesit i dhanë këtij procesi emrin “klerokinezë” (klerokineza).

Klerokineza është një mekanizëm primitiv ndarjeje qelizore që duket se është ruajtur (konservuar) edhe tek njeriu, duke qenë se të tilla ndarje qelizore ishin vëzhguar, deri më sot, vetëm tek disa organizma primitivë.

Këtu gjendet një video e procesit – SPOONFUL OF MEDICINE.

Shpresa është që zbulimi të mos shërbejë vetëm për rishkrimin e teksteve të biologjisë por të ndihmojë edhe në të kuptuarit se si mund të parandalohen tumoret në të ardhmen.

 

Rinstinkt 2012

———————————————————————————-

Sistemet koordinuese te kafshet dhe njeriu


MESAZHERËT MOLEKULARË – term i përdorur per here te pare me 1902
Hormone– substanca qe sintetizohen ne nje ind te caktuar (sekretohen nga gjendratendokrine) dhe percjellin nje informacion te caktuar; veprojne vetem mbi qelizat shenjë.

Hormone
Nga proteinat (prejardhje nga aminoacidet, polipeptidet, proteinat)
Nga steroidet (Kolesteroli)

Hormonet veprojne:
Ne zhvillimin fizik, mendor dhe seksual
Marrin pjese neprosecet fiziologjike te trupit (sipas nevojave te organizmit)
Kane funksion homeostatik

Mekanizmi i veprimit te hormoneve
Sintezë, sekretim,lirim (ne gjak)
Receptorë specifik qelizorë, që mund te jene receptorë membranorë ose të brendshëm.

Hormone me natyre proteinike
Prohormon (transformim, ndryshim) -> Prehormon (ndryshime) -> Hormon (që lirohet në gjak në sasi të vogël)
Transportimi
I lirë (veprim mbiqelizat shenjë)
Hormon i lidhur me proteinat e plazmës së gjakut


Veshka dhe Mëlçia
Inaktivizojnë hormonet (prishin strukturën e tyre duke i ndarë në nën-pjesë)

Mekanizmi i veprimit te hormoneve
HORMON + qeliza shenjë (me receptorë membranorë ose të brendshëm) ->përgjigje specifike (tejçim informacioni)
Hormon + receptor membranor (proteinë specifike) -> AMPc (adenozinë monofosfat ciklike), që është njëmolekulë e ndërmjetme, pra mesazher dytësor.
AMPcndikon në:
Proceset metabolike ku fuen enzimat, ne aktivizimin ose inaktivizimin e tyre
Aparatin gjenetik (ARN) te vet qelizes shenje duke sjell nje ndryshin te proteines se prodhuar
Ne shpejtesine e transportit membranor (transporti aktiv).


Lajmëtarë të tjerë kimikë

  • Prostaglandinat –sintetizohen duke perdorur si lende e pare lyrat. Derdhen ne lengun nderqelizordhe veprojne lokalisht. Nxisin muskujt e mitrës gjatë lindjes; marrin pjesë nëmekanizmat mbrojtëse të kafshve rruazore; veprojnë mbi muskulaturën e enëve të gjakut.
  • Neurotransmetuesit – lendë që prodhohen në mbaresat nervore; derdhen në hapësirat sinaptike dhe lidhen me receporët membranorë të qelizës tjetërnervore/muskulore duke shkaktuar lindjen e një potenciali të ri veprimi.
  • Oksidi i Azotit (NO) – vepron vetëm për një kohë të shkurtër; vepron si neurotransmetues; prodhohet nga qelizat endoteliale, në këtë rast ndikon në lëshimin e muskujve të lëmuar të enëve të gjakut duke i zgjeruar.
  • Faktorët e rritjes (NGF) – prodhohen nga inde të ndryshme.
  • Ferhomonet


Cilat janë hapat e ardhshem ne kerkimin gjenomik(!)?

Cilat janë hapat e ardhshem ne kerkimin gjenomik(!)?

Zbulimi i sekuences (njepasnjeshmerise) se gjenomit njerezor ishte vetëm hapi i pare ne te kuptuarit se si udhëzimet e koduara ne ADN cojne ne një qënie njerezore funksionale. Hapi i radhës ne kerkimin gjenomik do te jetë, derivimi i njohurive te rëndësishme nga sekuenca e ADN-së.

Okiektivat e kerkimeve gjenomike ne vazhdim perfshijne:

  • Percaktimi i funksionit te gjeneve dhe elementeve qe rregullojne gjenet ne te tërë gjenomin.
  • Te gjej variacione ne sekuencen e ADN-së midis njerezve dhe te percaktoje domethenien e tyre. Variacioni gjenetik me i shpeshte, i zakonshem, njihet si polimorfizem singell i një nukleotidi (single nucleotide polymorphism) – SNP. Këto diferenca te vogla mund te ndihmojne ne parashikimin e riskut qe një person ka për sëmundje te vecanta dhe te për pergjigjen ndaj medikamenteve te caktuara.
  • Zbulimi i strukturës 3-permasore te proteinave dhe identitfikimi i funksionit te tyre.
  • Eksplorimi se si ADN-ja dhe proteinat nderveprojne me njera-tjetren dhe me ambientin për te krijuar sisteme jetë komplekse.
  • Zhvillimi dhe aplikimi i strategjive te bazuara tek gjenomi për zbulimin e hershem, dignozen, dhe trajtimin e semundjeve.
  • Sekuencimi i gjenomeve te organizmave te tjerë, si miu, lopa dhe shimpanzeja, me qellim qe te krahasohen gjenet midis specieve.
  • Zhvillimi i teknologjive te reja për studimin e gjeneve dhe ADN-së ne një shkallë me te madhe dhe rezervimi i te dhenave gjenomike me me eficience.
  • Vazhdimi i eksplorimit te ceshtjeve etike, ligjore dhe sociale te ngritura nga kërkimi gjenomik.