Hipofiza, hormoni antidiuretik dhe oksitocina

Hipofiza, hormoni antidiuretik dhe oksitocina

Ilustrim i pozicionit të gjëndrës hipofizare. (Wikipedia)

Ilustrim i pozicionit të gjëndrës hipofizare. (Wikipedia)

Hipofiza quhet ndryshe edhe gjëndra pituitare. Hipofiza është një gjëndër e vogël e vendosur në bazë të kafkës. Peshon rreth 0.5 g dhe është e vendosur në gropën pituitaresella turcica. Gjëndra e hipofizës lidhet me hipotalamusin me anë të infundibulumit. Gjëndra përbëhet nga tre pjesë: adenohipofiza, lobi i ndërmjetëm dhe neurohipofiza.

Pjesa e përparme e gjëndrës së hipofizës përmban qeliza histologjikisht të diferenciuara (përdalluara). Pjesa e ndërmjetme (pars intermedia) tek njeriu është rudimentale. Ndërsa pjesa e pasme e gjëndrës së hipofizës përmban ind lidhor neural – qeliza gliale, fibra nervore të pamjelinizuara dhe enë gjaku.

Pjesa e pasme e gjëndrës së hipofizës nuk ka qeliza sekretuese. Neurohipofiza pret hormonet e lëshuar nga bërthamat paraventrikulare dhe supraoptike të hipotalamusit. Këta hormone janë, hormoni antidiuretik dhe oksitocina. Pjesa e pasme e hipofizës është e përbëra nga pituicitë, fibra nervore dhe trupa hialinë. Trupat hialinë (qelqëngjashëm) shërbejnë si rezervuar për hormonet. Hormonet antidiuretik dhe oksitocinë lirohen në kapilarë dhe mbërrijnë në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut.

Këto hormone kryejnë (kanë) tre funksione kryesore:

  • efekt antidiuretik – reduktojnë nxjerrjen e urinës
  • efekt vazopresor – tkurrin muskujt e lëmuar të enëve të gjakut, duke rritur presionin e gjakut
  • efekt oksitocik – tkurrje e muskulit të lëmuar, të mitrës pas lindjes, dhe të gjëndrave të qumështit

Një stimul i rëndësishëm për sekretimin e hormonit antidiuretik (ADH) është rritja e përqëndrimit të kripës në gjak.

Kjo mund të shkaktohet nga:

  • Mungesa e ujit (nga dieta)
  • Humbja e ujit të trupit
  • Tepria e kripës në dietë

Rritja e përqëndrimit të kripës në plasmën e gjakut, rezulton në rritjen e presionit ozmotik  të gjakut, që si pasojë stimulon ozmoreceptorët e bërthamës (grupit të neuroneve) supraoptike të hipotalamusit.

ADH-ja (hormoni antidiuretik – vazopresina) vepron drejtëpërsëdrejti edhe në nefron, në veshkë. Në saktësisht, vepron në qelizat që veshin tubujt e largët dhe tubat kolektorë (mbledhës) të nefronit. ADH-ja rrit përshkueshmërin e tyre nga uji. Rrit po ashtu edhe thithjen e ujit nga filtrati glomerular (lëmshëzor) në tubulin (tubthin) e përdredhur dytësor. ADH-ja redukton sasinë e urinës së nxjerrë duke rivendorus presionin e gjakut në parametra optimalë.

Sekrecioni i oksitocinës varet nga impulset nervore aferente nga mitra, vulva dhe thithat e sisëve. Impulset bëjnë që oksitocina të lëshohet në qarkullimin e gjakut.

Aksioni kryesor i oksitocinës është mbi mitrën. Oksitocina fuqizon tkurrjen e muskulaturës së mitrës gjatë dhe pas lindjes. Kështu, bën që mitra që rimarrë formën që kishte para shtatëzanisë. Oksitocina vepron edhe mbi gjëndrat e qumështit (të gjoksit) duke shkaktuar tkurrjen e qelizave mioepiteliale të dukteve. Kështu, gjatë thithjes, ekskretohet qumështi. Funksionet e oksitocinës tek mashkulli janë ende të panjohura, edhe pse mendohet se mund të veprojë mbi gjëndrën e prostatës.

© mbi tekstin, Rinstinkt

———————————————————————-

Reklama

Shkëmbimi i gazeve në mushkëri dhe inde

Shkëmbimi i gazeve ndodh ne hojëza

Sistemi i frymemarrjes e percjell ajrin deri ne mushkëri, por nese ajri do te qendronte vetëm ne mushkëri, qelizat e tjera te trupit do te vdisnin shpejt. Lidhja jetike midis hojezave dhe qelizave te trupit është sistemi qarkullues. Çdo hojëz sherben si një depo e vogel, nga e cila oksigjeni shperhapet ne gjakun qe gjendet ne kapilaret qe rrethojne hojëzat.

Molekulat e oksigjenit kalojne ne menyre efikase me ane te difuzionit te thjeshte nga hojëzat, ku janë me te perqendruara, ne gjakun e kapilarëve mushkerore, ku molekulat e oksigjenit janë me pak te perqendruara. Ne te njejten kohe, molekulat e dioksidit te karbonit kalojne nga gjaku, ku janë me te perqendruara, ne hojëza, ku dioksidi i karbonit është me pak i perqendruar.

Çdo gaz shperhapet (depërton) nepermjet shtreses (se vetme) te qelizave qe veshin hojëzat dhe shtreses (se vetme) te qelizave qe veshin kapilaret.

Frymëmarrja qelizore, ka te beje, praktikisht, me perdorimin e vazhdueshem te oksigjenit dhe prodhimin e dioksidit te karbonit.

Ajri (i thithur) atmosferik permban rreth 20% oksigjen, por ajri i nxjerre (nga hojezat) permban  vetëm 14% oksigjen.

Perqendrimi i oksigjenit ne qeliza është me i ulet se ne kapilaret qe futen neper inde, dhe perqendrimi i dioksidit te karbonit është me i larte ne qeliza sesa ne kapilarë.

Ndersa gjaku qerkullon neper kapilaret e një indi si truri apo muskuli, oksigjeni kalon me ane te shperhapjes se thjeshte nga gjaku ne qeliza, dhe dioksidi i karbonit kalon nga qelizat ne gjakun e kapilarëve.

Faktori qe percakton drejtimin dhe shkallen e shperhapjes (difuzionit) është presioni (apo tensioni) i një gazi te caktuar. Sipas ligjit te Daltonit mbi presionet e pjesshme, ne një perzierje gazesh, presioni total i perzierjes se gazeve është i barabarte me shumen e presioneve individuale te gazeve (te marra veç e veç). Pra, çdo gaz ushtron, pavaresisht gazeve të tjera të pranishme,  një presion te pjesshem – te njejtin presion qe do te ushtronte nese do te ishte i vetëm.

Ne nivelin e detit, presioni barometrik (presioni i atmosferës së Tokës) zakonisht mbeshtet një kollonë mërkuri, 760 mm te lartë. Duke qene se oksigjeni perben vetëm 21% te ajrit amosferes, presioni qe ai ushtron është 0.21*760=160mm Hg. Keshtu, presioni i pjesshem i oksigjenit atmosferik është 160 mm Hg (mërkur) – P o2. Ndersa presioni i pjesshem i dioksidit te karbonit është 0.3 mm Hg – Pco2.

Sasia e oksigjenit dhe dioksidit te karbonit qe shperhapet (depërton) nëpermjet membranes  se hojezave varet nga (1) diferenca e presioneve te pjesshme ne dy anet e membranes dhe (2) nga siperfaqja e membranes ku kryhet shkembimi. Gazi shperhapet me shpejte nese rritet diferenca e presionit ose siperfaqja e membranes.

 

Shkëmbimi i gazeve ndodh (edhe) ne inde

Presioni i pjesshem i oksigjenit ne gjakun arterioz është rreth 100 mm Hg. PO2 ne inde është edhe me i vogel, duke u luhatur nga 0 deri ne 40 mm Hg. Si pasoje oksigjeni shperhapet (kalon) nga kapilarët ne indet perreth.

Gjithsesi, jo i gjithe oksigjeni largohet nga gjaku (duke kaluar ne inde). Gjaku kalon neper kalipare shumë shpejt dhe keshtu nuk mund te arrihet (totalisht) ekuilibri midis perqendrimit ne qeliza apo inde dhe atij ne gjak.

Si pasoje, presioni i pjesshem i oksigjenit ne gjakun venoz qe drejtohet për ne zemer dhe me pas ne mushkëri është rreth 40 mm Hg. Keshtu, ajri i nxjerre nga mushkëritë ka humbur vetëm një pjese te oksigjenit te vet – një gje e mire për ata qe kanë nevoje për frymemarrjen gojë më gojë.

—–
© Rinstinkt blog