HENRIH HAJNE – E Dashur

HENRIH HAJNE (1791-1856)
 
Romantiku imadh gjerman, Hajne, ështe këngëtar i madh i dashurisë. Shumë poezi dhe ciklepoetike u muzikuan nga kompozitorët më të njohur, si melodi të pavdekshme tëshpirtit.
 
 
E DASHUR
 
E dashur e ëmbël, kur t`i do të jesh
Në varr të errët e shtritur,
Do zbres unë ahere poshtë tek t`i
Ndaj teje për t`u ngjitur.
Të të puth, të pushtoj, të të shtypegërsisht,
Moj e qetë, e ftohtë, e zbehtë!
Të bërtas, të dridhem,të qaj pafundësisht
Të bëhem kufomë edhe vetë.
Të vdekurit ngrihen, mesnata thërret,
Ata heqin valle në erë;
Të dy, ne rrimë në varr, unë jam
Në krahët e tua përherë.
Të vdekurit ngrihen. Gjyqi thërret
Për vaj, për t`u gëzuar;
Po ne të dy s`na ha malli aspak,
Dhe rrijmë të përqafuar.
—————————————————————————————————————–
Reklama

Volter – Epigram

VOLTER – Epigram

Një ditë, atje në fund të një përroi,
Një gjarpër Zhan Freronë na e kafshoi.
Se çfarë ndodhi, a e gjeni dot me mend?
Ish gjarpëri ai që ngordhi përnjëmend.
——————————————————————————————————————–