Vegjetarianët nuk janë edhe aq të shëndetshëm

Vegjetarianët nuk janë edhe aq të shëndetshëm

Studimi tregon se ata që ndjekin një dietë vegjetariane (pra jo të balancuar) nuk kanë një shëndet të mirë…

Lexuesi i nderuar i blogut tim, i vogël si ndërmarrje personale por i madh si influencë, do të ketë dëgjuar dhe lexuar padyshim mbi pohime të hedhura si fakte, sipas të cilave thuhet përafërsisht se: ata që ndjekin një dietë vegjetariane kanë një jetë më të shëndeshme dhe jetojnë më mirë, duke patur edhe më pak sëmundje.

Zarzavatet sot janë të lumtura sepse do të jetojnë më gjat, ngase darka për autorin e këtyre rreshtave do të gatuhet me mish viçi. :)

Zarzavatet sot janë të lumtura sepse do të jetojnë më gjatë, ngase darka, për autorin e këtyre rreshtave, do të gatuhet me mish viçi. 🙂

Ky pohimi i fundit, si çdo legjendë tjetër ka një bazë të vërtetë meqë studime të botuar dhe konfirmuar në vitet e fundit falasn për një lidhje/relacion mes konsumit të tepruar të mishit të kuq gjatë disa periudhave të jetës së njeriut dhe kancerit të zorrës së trashë. Megjithatë, kjo lidhje nuk implikon se, me të ndaluar ngrënien e mishit të kuq shuhet edhe risku i zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, meqë ndryshoret e përfshira në këtë “ekuacion të shëndetit” janë të shumta.

Por këto legjenda mbi të mirat absolute të dietës vegjetariane, hera herës të shitura edhe si fakte po fillojnë të bienë, si kështiellat prej rëre.

Sipas një studimi të realizuar nga një ekip kërkimor shkencor i Universitetit austriak të Graz-it, ku janë ekzaminuar1320 qytetarë, dieta vegjetariane nuk ësthë dhe aq e shëndetshme, ose më mirë të them se, një dietë jo e ekuilibruar si ajo vegjetariane është e lidhur me një jetesë më pak të shëndetshme.

Sipas studimit në fjalë, ata që refuzojnë të hanë mish, pra që ndjekin një ditë vegjetariane, kanë më shumë probleme alergjie, probleme mendore e madje edhe tumore; këto në krahasim me subjektet që hanë edhe proteina me origjinë shtazore brenda një diete të ekuilibruar, pra gjithçkangrënëse (omnivore).

Ekspertët nga Universiteti i Graz-it, në studimin e tyre, dhe në përfundimet e tij, vënë në dukje se, personat që zgjedhin dietën vegjetariane janë më aktivë dhe më pak të prirë për të ndjekur stile jetese apo zakone të dëmshme për shëndetin si pirja e duhanit apo pirja e alkolit. Por, njëkohësisht, këta individë që ndjeklin një dietë të çbalancuar vegjetariane, kanë më shumë rrezik për të zhvilluar probleme ankthi, depresioni dhe alergjie. (Të shihet Tabela më poshtë.)

Tabelë e nxjerrë nga studimi.

Tabelë e nxjerrë nga studimi. (Burkert NT, Muckenhuber J, Großscha¨dl F, Ra´sky E´, Freidl W (2014) Nutrition and Health – The Association between Eating Behavior and Various Health Parameters: A Matched Sample Study. PLoS ONE 9(2): e88278. doi:10.1371/journal.pone.0088278)

Në seksionin e diskutimit dhe të përfundimeve, autorët e studimit në fjalë thonë se, vegjetarianët raportojnë shëndet më të dobët, kërkojnë trajtim mjekësor më shpesh dhe se kanë një cilësi jete më të dobët krahasuar me subjektet e tjerë nën analizë. Për më tepër, kur u analizua frekuenca e sëmundjeve kronike, u gjet se incidenca e kancerit ishte më e lartë tek vegjetarianët sesa tek subjektet me zakone dietike të ndryshme nga vegjetarianizmi.

Studime të ndryshme, thonë shkencëtarët, kanë treguar efektet e dietës vegjetariane mbi shëndetin mendor. [9.15.16] Vegjetarianët në studimin e autorëve në fjalë vuajnë, në mënyrë domethënëse, nga çrregullime të ankthit dhe/apo të depresionit. Për më tepër, vazhdojnë shkencëtarët, të dhënat e mbedhura nga individët në fjalë tregojnë se vegjetarianët kanë një cilësi jete më të varfër në terma të shëndetit fizik, marrëdhënieve shoqërore dhe të faktorëve ambientalë.

Këto të dhëna nuk duan të thonë medoemos se problemet shëndetësore të vegjetarianëve vijnë ekskluzivisht nga ndjekja e një diiete vegjetariane, por mund të jenë edhe rezultat i fenomenit sipas të cilit, shpjegojnë shkencëtarët, vegjetarianët e studimit në fjalë apo edhe më gjerë e ndjekin një dietë të tillë për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore… meqë shpesh nëpër media kjo dietë apo të ngjashme të saj prezantohen nga jo-profesionistët si një metodë për të menaxhuar peshën trupore dhe shëndetin.

Megjithatë, përtej rezultateve, shkencëtarët nuk harrojnë të tregojnë një kujdes të veçantë në theksimin e limiteve të një studimi të tillë; kur të dhënat nuk janë mbledhur në vijimësi por janë marrë në një moment specifik (cross sectional), duke kryer njëfarë prerje tërthore. Të dhënat e marra në një të tillë mënyrë nuk japin mundësi për ndërtimin e një lidhjeje shkakësore mes ndryshoreve apo fenomeneve të bashkëlidhura. Pra, përfundojnë autorët, nuk mund të bëhen pohime nëse shëndeti më i dobët i vegjetarianëve në studimin në fjalë i detyrohet dietës së tyre apo nëse kjo formë diete ndiqet (nga subjektet vegjetarianë) për shkak të problemeve të tyre të shëndetit.

Burkert NT, Muckenhuber J, Großscha¨dl F, Ra´sky E´, Freidl W (2014) Nutrition and Health – The Association between Eating Behavior and Various Health – Parameters: A Matched Sample Study. PLoS ONE 9(2): e88278. doi:10.1371/journal.pone.0088278

[Nëse postimi të pëlqeu dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

————————————————————————————-

 

Reklama

Emocionet në librat e shekullit të XX

Shprehja e emocioneve në librat e shekullit të XX

Në bazë të analizave statistikore të kryera mbi disa tekste letrare, gjatë 50 vteve të fundit shoqëria njerëzore duket se është bërë gjithnjë e më pak e interesuar për të komunikuar, shprehur emocionet në tekstet letrare, me një përjashtim, frikën.

Studimi është realizuar duke analizuar frekuencën e përdorimit të fjalëve që transmetojnë ndjenjat, në libra të botuar në shekullin e kaluar. Librat u analizuan në formatin e vet dixhital nga baza e të dhënave Ngram e Google, që përmban dixhitalizimin e mbi pesë milion librave të botuar në SHBA dhe Britaninë e Madhe mes viteve 1900-2000.

Çfarë u analizua?

Mes miliarda e miliarda fjalëve u analizuan/kërkuan ato që shprehnin apo komunikonin një gjendje emocionale dhe që lejonin të klasifikoheshin në kategori si: inat, përshtirosje, frikë, urrejtje, lumturim, trishtim, shtypje.

Disa nga rezultatet…

Periudhat historike me humor të "pozitiv" dhe humor "negativ". Mbi zero periudhat e gëzuara, nën zero periudhat e trishta. (nga studimi)

Periudhat historike me humor të “pozitiv” dhe humor “negativ”. Mbi zero periudhat e gëzuara, nën zero periudhat e trishta. (nga studimi)

Rezultati kryesor që dell nga studimi është ai që, ka një relatë evidente mes fjalëve apo ndjenjës së përgjithshme që del nga veprat dhe kohës kur ato janë botuar. Pra, pas euforisë së viteve ’20 të shekullit të XX u kalua në trishtim, në përkitje të depresionit të madh e më pas të luftës së dytë botërore, e më pas akoma në gëzimin lehtësues së viteve të baby boom-it.

Një tjetër përfundim është ai që, ka patur një zvogëlim të dukshëm të përgjithshëm e progresiv të përdorimit të fjalëve që përshkruajnë gjendjet shpirtërore. Reduktimi nuk vjen si refleks i ndryshimit të raportit botime shkencore – botime letrare, por vihet re edhe duke konsideruar veças veprat narrative dhe veprat e kritikës letrare.

Në kontrast me reduktimin e përgjithshëm të përdorimit të fjalëve që tregojnë mbi gjendjen emocionale, është përshkrimi i frikës. Fjalët që përshruajnë frikën janë rritur në përdorim, sidomos pas viteve ’70.

Studimi gjendet falas këtu: The Expression of Emotions in 20th Century Books

© mbi tekstin, Rinstinkt, mars 2013

————————————————————————————————–