Fobosi dhe Deimosi, satelitët e Marsit

Fobos – sateliti i parë i Marsit, i zbuluar në vitin 1877 nga astronomi Asaf Holl. Fobosi vërtitet rreth Marsit me një periodë të barabartë me 7 orë 39 min 13,9 sek, pra tri herë më shpejt nga ç’vërtitet Marsi rreth boshtit të vet. Për këtë arsye, Fobosi duket sikur kryen një lëvizje të mbrapshtë në qiellin e Marsit. Fobosi është një trup shumë i vogël, me diametër rreth 15 km, prandaj vrojtohet me shumë vështirësi.

Deimos – satelit i Marsit, i zbuluar fill pas Fobosit (i pari satelit i Marsit qe është zbuluar) nga Asaf Holli më 17 gusht 1877. Ky satelit ndodhet 23 milion km larg qëndres së Marsit dhe ka një periodë rrotullimi prej 30 orësh 17 minuash 54,9 sekondash. Mendohet të ketë një diametër prej 8 km. Nga një pikë çfarëdo e Marsit, Deimosi shihet 2,5 herë radhazi gjatë një periode, dhe gjatë këtij intervali përsërit dy herë të gjitha fazat e veta.


Astrobiologjia dhe jeta jashte Tokës

Astrobiologji – shkenca mbi jeten qe ne trupat qiellore jashtetokesore; quhet edhe ekzobiologji. Astrobiologjia gjer tani është zhvilluar vetëm ne planin teorik. Objekti i astrobiologjise shqyrtohet ne dy plane te ndryshme:

1)   Ne qofte se marrim pasasysh se jeta duhet te jetë patjeter e tipit tokesor, dmth e bazuar tek karboni dhe uji, atehere objekti i astrobiologjise eshte percaktimi i  kushteve te ekzistences se jetës (intervalet e lejuara te temperatures, presionit dhe te tjera karakteristika kimiko- fizike) dhe parashikimi i planeit ne te cilin është e mundur një jetë e këtij tipi. Studimet eksperimentale biologjike kanë treguar se kufijte e kushteve te ekzistences se jetës janë shumë te gjëra, psh., kufiri i sipërm i temperatures percaktohet nga pika e vlimit te ujit (ne një presion te dhene),  ndërsa kufiri i poshtëm praktikisht nuk ekziston. Për kushtet e tjera te ambientit te jashtem kufijte janë akoma me te gjere. I vetmi nga planetet e sistemit diellor ne te cilin mund te ekzistojne qënie te gjalla esthe Marsi. Ne favor te hipotezes mbi ekzistencen e jetës ne Mars, flasin ndryshimet stinore te ndricimit, ngjyres dhe polarizimit të të ashtuquajturave dee (zona te erreta) te Marsit. Për vrojtimin direkt te jtes ne Mars janë ndertuar laboratore automatike biologjike dhe aparatura speciale, qe vendosen ne sondat kozmike. Nëpërmjet tyre synohet te regjistrohen shfaqje te tilla te jetës si turbullimi i ambientit ushqyes gjatë shumezimit te mikroorganizmave, vecimi i gazit karbonik gjatë shkembimit te lendeve, etj. edhe hipotezat lidhur me gjetjen e mikroorganizmave ne meteoritet, deri me sot nuk janë vertetuar. Jetë e tipit tokesor pritet te konstatohet sidomos ne sistemet planetare te yjeve te klases spektrale F5, për te cilet ka te dhena se mbajne rreth vetes planete.

2)   Po te marrim parasysh se jeta është e mundshme edhe mbi baza te tjera, astehere objekti i astrobiologjise zgjerohet shumë. Gjer tani janë bërë perpjekje te shumta për te ndertuar teorikisht një “biokimi” te re, ne te cilën karboni zevendesohet me silicin, me grupin bor-azot etj. ne vend te ujit, si tretës biologjik është menduar amoniaku (NH3) ose acidi sulfhidrik (H2S). Ne keto kushte rrethi i trupave qiellore ne te cilet është e mundur jeta, zgjerohet jashtezakonisht shumë, po keto mbeten ende thjesht teorike.

Prova te drejteperdrejta oer ekzistencen e jetës jashtetokesore nuk ka. Ne disa meteorite janë gjetur vetëm gjurma te dekompozimit te molekulave organike,  ndërsa është zbuluar edhe ekzistenca e formaldehidit ne hapesiren nderyjore.