Nisseria meningitidis

Nisseria meningitidis apo meningokoku

Nisseria meningitidis

Provokon një infiamacion (skuqje) të qelbëzuar të veshjeve (cipave) të sistemit nervor qëndror dhe të palcës së kockave. Klinikisht sëmundja karakterizohet nga temperaturë, marrje mendësh, shqetësime mendore, dhimbje koke.

Përhapja dhe infektimi janë gjithnjë të lidhur me praninë e mbajtësve të shëndetshëm (të cilët nuk shfaqin shenja të sëmundjes) të meningokokut në rino-faring.

Infeksioni ndodhe me rrugë ajrore. Meningokoku lokalizohet në rino-faring prej ku përhapet me anë të gjakut deri në veshjet e trurit (cipat e trurit) dhe në sistemin nervor qëndror ku shkakton infiamacione dhe edema dhe mund të çojë deri në infarkt cerebral (trunor).

Sëmundja është e shpeshtë në fëmijërinë e parë; në të rriturit, mbi 45 vjeç kthehet lehtësisht në epidemi në komunitetet e mbyllura.

Karaktere antigjenike.

Lipopolisakaridi dhe kapsula, sipas së cilës meningokokët mund të ndahen në 10 grupe të ndryshme.

Mekanizmi i aksionit (veprimit) patogjen.

Nisseria meningitidis është parazit jashtë-qelizor. Kapsula ka fuqi antifagocitare. Nuk prodhon ekzotoksina dhe përgjegjësi i vetëm për dëmet vaskulare është endotoksina (lipopolisakaridi kapsular), që provokon reaksione infiamatore të lokalizuara.

Metoda identifikimi.

Ekzaminimi mikroskopik nuk mjafton. Mbi materialin me kolonizim të bollshëm mund të kryhen kërkime me imunofluoreshencë, përndryshe është e nevojshme izolimi në kulturë, i cili duhet bërë me shumë kujdes duke marrë parasysh brishtësinë e Nisserie-ve jashtë organizmit. Për izolimin kulturor përdoren piastra agar-gjak të pjekur (60o) në 37o dhe në prani të një atmosfere me 5% CO2. Kolonitë zhvillohen në 24-48 orë. Kolonitë janë mukoze dhe të rrumbullakëta.

Kultura të Nisseria meningitidis në agar-çokollatë

Ndjeshmëria ndaj antibiotikëve dhe kemioterapikëve.

Është e ndjeshme ndaj Penicilinës.

Metoda imunizimi

Kohët e fundit janë krijuar vaksina me një formë të pastruar të polisakardit kapsular, por tek fëmijëet është shumë pak imunigjen dhe, gjithsesi, jep një imunitet për një kohë jo të gjatë.

Reklama

Mikrobiologjia (3)

Mikrobiologji (3)

Mikrobiologjia e tokës: transformimi bakteror i materies organike dhe joorganike.

  • S. Winogradsky (1856-1953)
    • Themelues i mikrobiologjisë së tokës (dheut).
    • Bakteret transformojnë elementët: mund të oksidojnë hekurin, squfurin dhe amonin për qëllime energjetike.
    • Disa baktere fiksojnë dioksidin e karbonit.
  • M. Beijerinck (1851-1931)
    • Izoloi N-fiksuesit dhe S-reduktuesit.
    • Koncepti i kudogjëndjes (kudondodhjes) së mikroorganizmave.
    • Përdori kulturat e rritjes të pasuruara (me lëndë specifike).
    • Bekteret azot-fiksues simbiotikë dhe jeta e lirë (Azotobacter, Rhizobium).

Zhvillimi i Mikrobiologjisë në shekullin e XX

  • 1928 – Flemingu zbulon penicilinën, e prodhuar nga Penicillium notatum.
  • Në vitet ’40 zbulohen (gjenden) sistemet gjenetike te bakteret dhe fagët.
  • Bakteret bëhen modeli kryesor për biologjinë molekulare.
  • Disa nga detajet e sintezës së proteinave, replikimit të ADN-së, etj. janë studiuar në baktere.

Metoda shkencore – Francis Bakon

Arsyetimi deduktiv

Zhvillimi i një sistemi eksperimental në gjëndje që t’u përgjigjet pyetjeve në mënyrë objektive është quajtur “metodë shkencore”.

Lindja e Kimioterapisë moderne

Kimioterapia – trajtimi me përbërje kimike.

Agjentët kimioterapikë të përdorur në trajtimin e infeksioneve mund të jenë sintetikë (kimioterapikë) ose të prodhuar nga mikroogranizmat kërpudhore apo bakterore ( natyror apo antibiotikë).

Paul Ehrilch, babai i kimioterapisë, në vitin 1910 zhvilloi kimioterapikun e parë: një përbërje sintetike me bazë arseniku organik (salvarsan, drug #606) për trajtimin e sifilizin.

Në 1928-ën, Alexander Fleming-u zbulon antibiotikun e parë.

Ai vëren se kërpudha e llojit Penicillium prodhonte një antibiotik, penicilinën, që ishte në gjendje të inaktivizonte Staphylococcus aureus-in.

Në 1940-ën, penicilina testohet klinikisht dhe prodhohet në shkallë industriale.

 

Evolucioni modern i Mikrobiologjisë

Bakteriologjia = studimi i baktereve.

Mikologjia = studimi i kërpudhave.

Parazitologjia = studimi i Protozoarëve dhe krimbave parazitë.

(Zbulimet më të fundit në gjenomikë, kanë dhënë instrumente të reja për klasifikimin e mikroorganizmave.)

Imunologjia = studimi i imunitetit. Vaksinat dhe sistemi i interferonëve janë studiuar për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet virale.

  • Përdorimi i Imunologjisë për të identifikuar disa baktere në “sierotipa” (variante ndërspecifike) u propozua nga Rebecca Lancefield në vitin 1933.

Virologjia = studimi i viruseve.

  • 1892 – Iwanowski infekton disa bimë të shëndetshme të duhanit me virusin e mozaikut të duhanit.
  • 1917 – Herelle zbulon viruset bakterore (apo bakteriofagët, fagët).
  • 1935 – Stanley dëliron (pastron, “purifikon”) viruset e mozaikut të duhanit, duke treguar për të parën herë strukturën e një virusi.
  • 1954 – Salk ndërton vaksinën kundërpolio.
  • 1960 – Paul Berg fut ADN kafshe në ADN-në bakterore në mënyrë që bakteret të mund të prodhonin proteina të kafshës (teknologjia e ADN-së rikombinante = ADN e formuar nga dy burime të ndryshme).

Duke përdorur mikroorganizmat…

  • George Beadle dhe Edward Tatum treguan se gjenet kodifikojnë për enzimat qelizore (1942).
  • Oswald Avery, Colin MacLeod dhe Maclyn McCarty treguan se ADN-ja përfaqëson materialin trashëgues (1944).
  • Francois Jacob dhe Jacques Monod zbuluan rolin e ARN-së mesazhere në sintezën proteinike (1961).

Nobel për Mjekësinë

1901* von Behring – Kundërtoksina difterike

1902 Ross – Transmetimi i Malarjes

1905 Koch – Bakteri i Tuberkulozit (bacili i Kohut)

1908 Metchnikoff – Fagocitët

1945 Fleming, Chain, Florey – Penicilina

1952 Waksman – Streptomicina

1969 Delbrück, Hershey, Luria – Replikimi Viral

1987 Tonegawa – Gjenetika e kundërtrupave

1997 Prusiner – Prionët

*Nobeli i parë për Fiziologjinë dhe Mjekësinë.

Rreth 30% e Nobelëve për Mjeksësinë u janë dhën mikrobiologëve.

Infeksione te sistemit kardiovaskular (3)

Infeksione te sistemit kardiovaskular (3)

Miokarditi perkufizohetsi inflamacioni i miokardit (muskulit te zemres) dhe karakterziohet nga nekroza e miociteve. Miokarditi mund te ndodh si pasoje infektimi (virus), ekspozim ndaj materialesh toksike (zidovudine, hiperndjeshmeri ndaj penicilines), apo sipasoje e ndonje reaksioni imunitar.

Viruset, sikunder janë shkaku kryesor iperikarditit, janë edhe shkuaku kryesor i infeksionit te miokardit.