Devijimi i murit ndarës (septumit) të hundës

Patologji keqformuese të hundës: Devijimi i murit ndarës (septumit) të hundës

Në rastin e devijimit të murit ndarës të hundës bëhet llaf për një spostim të septumit në krahasim me linjën mediane; kjo shkakton çrregullime në frymëmarrje që vijnë si pasojë e pakësimit të vëllimit të zgavrave të hundës.
Gjithsesi, tek i rrituri, septumi i hundës nuk është kurrë perfektësisht i drejtë dhe median, por shpesh paraqet trashje dhe kurbatura të vogla.

Devijimi i murit ndarës të hundës lind si pasojë e një zhvillimi jo harmonik të skeletit të fytyrës. (Splanknokraniumi evoluon më vonë se neurokraniumi.)

Kërci katërkëndor është i kufizuar në një kornizë të formuar nga struktura kockore si plori, fleta perpendikulare/pingul e etmoidit, proçesi palatin i maksilarit. Zhvillimi jo harmonik i këtyre strukturave e detyron kërcin katërkëndor që të zë një hapësirë më të vogël në krahasim me sipërfaqen e vet, dhe si rrjedhojë të lakohet dhe krijojë kthesa të vogla.

Në disa raste devijimi i septumit të hundës mund të vijë si pasojë e një traume, edhe modeste, që shpesh ndodh në moshë të vogël.

Devijimi i murit ndarës të hundës/septumit

Devijimi i murit ndarës të hundës shpesh shoqërohet me një hipertrofi kompensuese të turbinatëve dhe të bullës etmoidale, të kundërvënë ndaj konveksitetit të septumit.

Rrymat inspiratore të ajrit përqëndrohen në një zonë të vogël të mukozës së hundës, duke prodhuar kështu një avullim të tepërt të mukusit nga kjo zonë e mukozës, çka shkakton një rezistencë më të vogël ndaj agjentëve infektivë.

Simptomatologjia subjektive: bllokim respirator i hundës një apo i dyanëshëm.

Diagnoza: nëpërmjet rinoskopisë.
Mund të dallohen disa kuadre klinike: 1. një subluksacion të kërcit katërkëndor, pjesa e përparme e të cilit mund të zgjatet deri në vestibulin hundor. 2. prani e trashjeve, mamuzëve apo e kreshtave kockore.

Studimi radiologjik me TC: identifikom më mirë vendin dhe entitetin e devijimit.

Studime funksionale nëpërmjetë rinomanometrisë, që heton domethënien funksionale të devijimit të septumit.

Ndërlikimet e devijimit të murit ndarës të hundës/septumit: bllokimi kronik i hundës, dhe flogozë sinuzale. Të dyja këto procese mund të shkaktojnë pasoja funksionale mbi rrugët e poshtëme të frymëmyrrjes (forma flogjistike faringo-laringo-trakeo-bronkiale) por edhe në veshin e mesës (otit siero-mukoz).

Terapia: Septoplastika – ndërhyrja kirurgjikale realizohet nëpërmjet ngritjes së perikondriumit dhe periostit me qëllim që të ekspozohet pjesa kërcore dhe kockore e devijuar e septumit të hundës, që duhet të hiqet, ndreqet apo ripozicionohet.
Ndërhyrja bëhet në anestezi të përgjithëshme, jo përpara moshës 15-16 vjeç sepse skeleti hundor nuk është zhvilluar plotësisht.
Mbas ndërhyrjes ka nevojë për një tamponim hundor që zgjat 48-72 orë.


© Rinstinkt blog

Faringjiti akut dhe faringjiti kronik

Faringjiti akut

Faringjiti akut është një proces infiamator i mukozës së orofaringut, që shpesh zgjatet dier në rinofaring dhe hipofaring. Kuadri i faringjitit është përgjegjës për rreth 5% të kërkesave për vizitë ORL.

Në pjesën më të madhe të rasteve, faringjitet, janë forma virale, prej adenovirusi, virusi të gripit, viruse parainfluencalë (virusi i të ftohtit të rëndomtë). Më rrallë shkaqet janë bakterore dhe mikotike. Infeksioni ndodh nëpërmjet ndotjes nga të tjerë individë ose nga aktivizimi i virusëve që gjenden normalisht në mukozë dhe që bëhen virulentë për shkak të rënies të mbrojtjeve imunitare të individit si për shembull në të ftohtë apo në periudha stresi.

Simptomat e faringjitit përfshijnë: faringodininë, që nuk është gjë tjetër veçse dhimbja e faringut, dhe hiperpiresinë pra temperaturën e lartë. Mund edhe të ketë një adenopati satelite në anë të qafës që lind menjëherë, me nyje linfatike të dhimbshme.

Orofaringoskopia evidencion hipereminë/skuqjen e mukozës së faringut, si dhe sekrecione katarrale në format bakterore qelbëzuese.

Terapia është kryesisht simptomatike. Pacientit i jepen antipiretikë (ilaçe kundër temepreturës së lartë) dhe antiinfiamatorë si paracetamoli apo të tjera ilaçe antinfiamatore jo steroidike.
Nëformat bakterore është e nevojshme që terapisë së mësipërme t’i bashkëlidhet edhe terapia anibiotike orale (Amoksicilinë).

Zgjidhja e kuadrit klinik ndodh në 5-15 ditë.

 

Faringjiti kronik

Faringjiti kronik është një proces infiamator që prek mukozën e orofaringut me një kohëzgjatje të madhe dhe që bashkëlidhet me tjetërsime kronike të epitelit të rajoneve të prekura.

Dallohen forma katarrale, hipertrofike, atrofike të thjeshta dhe atrofike të thata.

Faringjiti kronik lind shpesh në subjekte të prekur nga patologji gastro-intestinale, renale, nga diabeti etj. Mendohet se refluksi gastro-ezofageal është një shkak i rëndësishëm. Ekzistojnë edhe faktorë lokalë që ndikojnë në lindjen e sëmundjes, si për shembull, kalimi i vazhdueshëm i sekrecioneve mukopurelente nga hunda në faring tek subjektet e prekura nga një sinuzit kronik. Faktorë të tjerë lokalë janë edhe abuzimi i alkolit dhe i duhanit, si dhe kushtet ambientale dhe të punës (për shembull klima e thatë).

Simptomat e faringjitit kronik janë: faringodinia (jo e fortë, por e vazhdueshme); ndjesi thatësie, ndjesi trupi të huaj dhe ngacmimi në fyt; një nevojë e vazhdueshme për të pastruar grykën; kollë e zgjatur dhe ngacmuese sidomos në mëngjez, me nevojë për të nxjerrë sekrecioner e faringut.

Terapia: shiko më sipër.


© Rinstinkt blog

Hemorragia nga hunda (epistaza)

Hemorragia nga hunda (epistaza) është një patologji goxha e shpeshtë. Megjithatë në pjesën më të madhe të rasteve shfaqet në një formë të lehtë që zgjidhet pa patur nevojë për ndërhyrje mjekësore.

Dallohen dy forma kryesore epistaze (hemorragjie hundore): epistaza esenciale në të cilën nuk dallohen gjë shkaqe të dukshme, dhe epistaza simptomatike që është një shprehje e një problemi lokal apo sistemik (për shembull, ndonjë problem me koagulimin e gjakut).

hemorragji e përparme dhe e pasme e hundës

Vendi i origjinës së hemorragjive të përparme dhe të pasme të hundës

Në pjesën më të madhe të rasteve hemorragjia hundore ka origjinë në zona të zgavrës hundore që karakterizohen nga një përqëndrim i lartë me enë arterioze dhe venoze. Zona që është më shpesh shkak i një hemorragjie nga hunda është e ashtuquajtura locus Valsalvae, që gjendet në pjesën e përparme të septumit, pra murit ndarës të hundës. Në locus Valsalvae ndodhet një rrjet i dendur me enë kapilare që marrin origjinë si nga arteria karotide e jashtme ashtu edhe nga arteria karotide e brendshme, dhe që mund ndonjëherë të marrin një pozicion brendaepitelial.

Në pjesën e pasme të zgavrave të hundës gjenden dy zona të tjera nga të cila tmund të origjinojë një hemorragji hundore. Këto zona janë, e para në pjesën e pasme të kockës Vomerale (latinisht) (plugu, në shqip?), që është një nga kockat që përbëjnë murin ndarës të zgjavrave hundore; zona tjetër është e ashtuquajtura zona e Woodrofit dhe gjendet në 1/3 e pasme të murit lateral/anësor të zgavrave hundore.

 

Simptomatologjia e hemorragjisë hundore (epistazës)
Natyrisht do të ketë një hemorragji, që manifestohet në mënyrë tëpapritur dhe që shkakton një humbje hematike të konsiderueshme.

 

poziocioni që duhet mbajtur gjatë një hemorragjie hundore

Pozicioni korrekt që huhet mbajtur dhe një pozicion jo korrekt që shpesh maskon entietin e gjakderdhjes (nëpërmjet gëlltitjes)

Shpesh subjektet priren të mbajnë një pozicion me kokën të drejtuar lartë, gjë gjë shkakon një gëlltitje të gjakur akti i cili nga ana e vet shkakton një maskim, pra fshehje të entietit/sasisë së gjakut të humbur. Në një moment të dytë, ndodh spesh që subjekti e vjell gjakun e gëlltitur, gjak i cili shfaqet me ngjyrë të errët për shkak të fenomeneve tretëse që fillojnë të ndodhin në stomak.

Një ekzaminim nëpërmjet rhinoskopisë anteriore mundëson saktësimin e vendit nga origjinon hemorragjia, pra nëse është e përparme apo e pasme.

 

 

Terapia e hemorragjisë hundore (epistaza)
Terapia përfshin, së pari, dis amasa urgjente që kanë si qëllim të ndalojnë hemorragjinë nga hunda dhe mëpastaj përfshin edhe masa që kanë si qëllim eliminimin e shkaqeve të vetë hemorragjisë.
Ndër masat urgjente janë kaustikimi-kauterizimi dhe tamponimi hundor i përparëm ose i pasëm.
Kauterizimi sugjerohet në rast se hemorragjia lind prej një ene arterioze apo venoze me kalibër të madh, dhe realizohet nëpërmjet një elektrobisturi apo nëpërmjet një sonde me radiofrekuencë në anestezi rajonale/lokale.
Kaustikimi kimik (‘djegia’) sugjerohet kur epistaza (hemorragjia hundore) origjinon nga enë venoze me përmasa të vogla, dhe realizohet nëpërmjet aplikimit të nitratit të argjentit apo substancave të tjera.
Tamponimi (term më i përshtatshëm në shqip?) hundor i përparëm, realizohet nëpërmjet një garze të thjeshtë apo garze të mbarsur me substanca që favorizojnë koagulimin, pra mpiksjen e gjakut. Tamponi lihet në vend për rreth 48 orë.
Tamponimi hundor i pasëm, në rast hemorragjie të pasme, realizohet edhe kz nëpërmjet një garze, dhe zakonisht hiqet pas 24 orësh për të shmangur ndërlikimi infiamatore aurikolare për shkak të bllokimit të grykës rinofaringeale të tubës së Eustachiusit.

Masa të tjera të mund të ndërmerren janë administrimi i ilaçeve antifibrinolike (EV), si edhe masa transfuzionale nëse janë të nevojshme në rast shoku.

 

© Rinstinkt Blog, janar 2018