Leonardo da Vinçi dhe vizatimet e tij

Leonardo da Vinci dhe ilustrimet anatomike

Vizatim i Leonardo da Vinçit, ku skematizohet një  fetus në brendësi të mitrës së hapur.

Vizatim i Leonardo da Vinçit, ku skematizohet një fetus në brendësi të mitrës së hapur.

Leonardo da Vinçi është dizenjuesi/vizatuesi i parë shkencor në histori. Studimet e tij, Leonadroja i transkriptonte në dizenjo, një pjesë e mirë e të cilave për shumë kohë nuk e panë dritën e diellit nga frika e një dënimi nga autoritetet kishtare të kohës.

Dizenjot e tij tregojnë se, me sa vëmendje e kujdes punonte. Studimet e tij “dal vero” tregojnë me saktësi raportet anatomike të organeve të ndryshme, të muskulaturës e të kockave. Në disa raste, falë vizatimeve “shtesë” mund të shihet dhe deduktohet edhe interpretimi që Leonardo da Vinci kishte për funksionimin e pjesëve të ndryshe të trupit apo organeve të tij.

————————————————————————————————————-

Reklama

Mushkëritë

Mushkëritë

Mushkëritë janë organet pergjegjëse për shkëmbimin e gazeve, nga gjaku në ajrin që thithim dhe anasjelltas.

Mushkëritë janë të vendosura në hapësirën e kraharorit mbi diafragmë dhe anash membranës së perikardit. Mushkëritë, në lartësi shkojnë deri në afërsi të klavikulës, ndërsa në pjesën e poshtme janë të kufizuara nga muskuli diafragma, që ndan hapësiren e kraharorit nga ajo abdominale.

Mushkëria e majte ka dy lobe, të sipërmin dhe të poshtmin duke qenë se i bën vend zemrës (zemra e ka majën të drejtuar nga ana e majtë); mushkëria e djathtë ka tre lobe, të sipërmin, të mesmin, dhe të poshtmin.

Procesi i frymëshkëmbimit kryhet falë muskujve të frymethithjes dhe frymënxjerrjes (muskujt ndërbrinjore, muskujt e gjerë të barkut, muskuli diafragma etj). Mushkëritë janë të veshura nga një membranë, cipë e hollë – pleura.

Ajri tejcohet deri në mushkëri, fillimisht me anë të trakesë, pastaj me anë të dy bronkeve (te majtit dhe te djathtit). Bronket janë organe gypore, qe percjellin ajrin e sjelle nga trakea deri ne degezimet e veta me te vogla qe janë bronkiolat.

Bronkiolat degezohen edhe me tej dhe perfundojne ne hojëzat (alveolet). Shkëmbimi i gazeve ndodh ne hojëza.

Rinstinkt 2012

—————————————————————————————————–