Skeptikët e ngrohjes globale janë më eco-friendly se sa ata që besojnë në ngrohjen globale.

Skeptikët e ngrohjes globale janë më eco-friendly (pro ambientit në sjelljet e veta individuale) se sa ata që besojnë në ngrohjen globale.

Shpesh njerëzit mendojnë se individët që janë skeptik për sa i përket alarmizmave të ngrohjes globale thjeshtë nuk duan t ia dinë për ambientin dhe të ardhmen e tij. Ndërsa ata që e pranojnë si të mirëqenë ngrohjen globale dhe që dëshirojnë edhe më shumë masa qeveritare për ta parandaluar janë njerëz që vërtetë e duan planetin dhe ambientin.

Por e vërteta është jo vetëm më e nuancuar, por ndoshta edhe krejt e ndryshme.

Një studim i kohëve të fundit ka gjetur se individët që janë skeptik të ngrohjes globale janë në të vërtetë ata që angazhohen më shumë në sjellje individuale (në jetët e veta) që janë pro ambientit. Këta individë, skeptikë, besojnë se prioriteti në ndërmarrjen e ndryshimeve i përket individëve, që me sjellejt e veta individuale, të izoluara bëjnë të mundur ndryshimin e mëpastajtë në një shkallë më të gjerë. Si të thuash, nëse çdokush do të pastronte pragun e shtëpisë së vetë, të gjitha rrugët/lagjet e botës do të ishin të pastra.

uyeTWtJ

Shteti: Adhuro, Bindu!

Ndërsa ata që deklarohen si mbështetës të teorisë së ngrohjes globale janë më pak të prirur për të patur sjellje individuale pro-ambientit. Ndoshta këta të fundit duke qenë zakonisht të kampit të majtë politik, kanë një filozofi jete, apo të të parit të gjerave, që i bën të kenë më shumë besim tek ajo që organizmat qeveritarë pretendojnë të bëjnë sesa tek ajo që vetë ata mund dhe duhet të bëjnë. Si të thuash, individi ia jep konsensusin një kolektivi jo mirë të përkufizuar, dhe ky kolektiv jo mirë i përkufizuar (apo ndoshta një kolektiv tjetër; ku i dihet?) bën dhe vepron në emrër të të gjithë individëve. Si të thuash, delegohen përgjegjësitë, por humbasin edhe disa liri. Por, fakti është se këto organizma kolektivë vuajnë fort nga efiçienca, dhe në pjesën më të madhe të rasteve masat e ndërmarra prej tyre janë jo efikase.

 

Studimi: Believing in climate change, but not behaving sustainably: Evidence from a one-year longitudinal study

Snowpiercer / Akullthyesi

Snowpiercer / Akullthyesi

Snowpiercer/Akullthyesi

Snowpiercer/Akullthyesi

Akullthyesi. Film dramatik, me ngjarje që më kujtojnë teoritë utopike socialiste (të lexuara diku, të nënkuptuar në mendimet mediokre të intelektualëve të majtë), me planifikime të ekonomisë dhe të jetës së njeriut. Natyrisht tek filmi me trenin akulthyes ka edhe klasa, që sipas protagonistëve janë të pashmangshme nëse i duam të mirën akullthyesit: treni është bota, ne jemi të mbijetuarit; ne jemi treni akullthyes dhe treni është njerëzimi. Lokomotiva është e përjetshme, esenca e saj është e pavdekshme. E qartë! Treni në fjalë, në barkun e gjatë dhe të ngrohtë të së cilit zhvillohen ngjarjet e filmit apokaliptik, është një vepër e inxhenierit Wilford, manjat i hekurrudhave, që duke kuptuar se si do të përfundonin ngjarjet vendos të ndërtojë një hekurrudhë, një lakesë që kalon në tërë botën. Të kryesh një xhiro të plotë të hekurrudhës mbarëbotërore kërkon një vit të plotë… aq sa kalimi nga viti në vit mbi të njëjtën pikë, mbi të njëjtën urë – diku në botën e ngrirë nga akulli – është tanimë një ceremoni e rëndomtë që shoqërohet nga urimet e vitit të ri.

Që njerëzit gjenden në barkun e trenit për shkak të epokës akullnajore artificiale të shkaktuar nga “jeshilët”, kjo kuptohet nga mesazhet zanore që dëgjohet në sfond, që në hyrje të filmit. Por si ka mundësi që “jeshilët”… “jeshilët”… një katastrofë të tillë? E pamundur, sepse “jeshilët” i duan të mirën botës!! Aq sa cdo vit shtrydhin trurin e tyre, jo medoemos jeshil, dhe hedhin fall se si do të jetë bota pas 100 vitesh. Që prej kohës kur jeshillëku ka dalë në modë, falli jep të njëjtin rezultat: ngrohja globale po sjell fundin e planetit! (duartrokitje histerike në sallë). Për këto përfundime nuk ka nevojë për fakte. Në mendjen e profetëve “jeshilë” faktet mund të fabrikohen. Njeriu është kanceri i botës! Njeriu po ngroh globin! Le ta ftohim botën, thanë jeshilët; dhe e ftohën… Rezultati? Një katastrofë mbarëbotërore…

Një nga vagonët e trenit (Vizatim artistik)

Një nga vagonët e trenit (Vizatim artistik)

Le të rikthehemi tek filmi. Thuhet se treni është shpëtimi i fundit i njerëzimit, se është vatra e fundit e jetës. Aty gjendet gjithcka nevojitet për të jetuar/mbijetuar nga i ftohti. Treni është i vetmjaftueshëm. I ndarë në vagonë, secili me një fnksion të caktuar. Tren i gjatë, tepër i gjatë, shumë më i gjatë nga sa mund të shfaqet gjatë filmit. Në vagonët e fundit, të mjerët, që krahasohen me këpucën që vesh këmba; në kahun tjetër koka, lokomotiva, mendja, inxhenjeri. Të mjerët, meqë kanë kaluar plotë 17 vite nga apokalipsi “jeshil”që i ktheu qiellgërvishtësit në shkopinjë gjigandë akulli, bëjnë ndonjë revolucion hera herës.
Kanë kryetarët e tyre, mes të cilëve gjendet edhe një plak i cili i mëson, për arsye që do të zbulohen më tej gjatë rrjedhës së ngjarjeve. Një kamp përqëndrimi për të mjerët, të cilët ushqehen me njëfarë ushqimi të parapregatitur, të paraplanifikuar, me bazë proteinike. Aq i duhet njeriut, tek e fundit – ky është vendimi i inxhinjerit shoqëror.

Revolucioni ndodh. Qëllimi i revolucionarëve është të mbërrijnë në vagonin kryesor, në zemrën e trenit, në lokomotivë. Në fund mbërrijnë, por më parë kalojnë një botë të tërë, nga vagoni në vagon, nga pisllëku dhe errësira e vagonëve të fundit, tek dritat shumëngjyrëshe të diskotekës ku argëtohen të pasurit, nga fabrika e xhelatinave të tyre proteinike të prodhuara nga një amalgam insektesh (?) të grira tek akuariumi me peshq tropikalë (një sistem i mbyllur, që kërkon planifikim qëndror për të funksionuar- kështu mësojnë të mjerët nga një prej arkitekteve shoqërore, e marrë peng nga revolucionarët)…

Gjatë revolucionit

Gjatë revolucionit

Gjatë rrugës, nga vagoni në vagon, ka humbje, natyrisht! Por në fund një grup i vogël mbërrin në fund. Ndërsa një i vetëm, i selesionuar nga rruga e gjatë “evolutive”, nga talenti i tij, drekon me Wilifordin.

Biseda është acaruese.

Përfundon keq… për trenin. Këputet si një krimb, nga barku i të cilit dalin njerëz të lirë. Jashtë jo gjithçka është e vdekur. Mbi shpatin e një mali aty afër vihet re menjëherë një ari polar. 17 vite të mbyllur në një kafaz, i krijuar nga një inxhenjer. Inxhenjer trenash, inxhenjer shoqëror, inxhenjer utopik. Një socialist perfekt, që me premtimin për të shpëtuar atë pak njerëzim të mbetur pas katastrofës “jeshile” e mbajti të burgosur për 17 vite.

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————

Ngrohtësia e qytetit

Ngrohtësia e qytetit

Sipas një studimi (Energy consumption and the unexplained winter warming over northern Asia and North America) të botuar në Nature Climate Change, në datë 27 Janar 2013, aglomeratet urbane (qëndrat e mëdha të banimit – qytetet), ndikojnë mbi klimën në nivel lokal, deri në disa mijëra kilometra distancë. Qytetet kanë një efekt kompleks sepse mund të sjellin ndrohje të disa zonave dhe ftohje të zonave të tjera.

rinstinktStudimi është drejtuar nga një grup shkencëtarësh të Institutit të Oqeanografisë Scripps në bashkëpunim me qëndra të tjera të SHBA-ve, dhe analizon një efekt të ndryshëm nga tashmë i njohuri efekti ishull. Në fakt ky i fundit varet nga ngrohtësia e lëshuar nga rrugët, trotuarët, ndërtesat etj, ndërsa Guang Zhang – në studimin në fjalë – kanë vëzhguar efektin e waste energy, pra të energjisë së humbur drejtëpërdrejtë nga burimet energjitike, si motorat e mjeteve të transportit urban, kaldajat, apo kondicionatoorët.

Sipas konkluzioneve të studimit, ngrohtësia eksta e prodhuar nga burimet qytetëse, – për shembull në Amerikën e Veriut- mund të rrisë temperaturën e të gjithë zonës, në disa pika edhe me një gradë celsius ose më shumë. Gjithsesi duket se në nivel global, ky efekt është mjaft i dobët.

Ky efekt mund të shpjegojë se përse në disa zona vihet re një ngritje e temperaturës më e madhe nga sa parashikojnë modelet. Kështu ngrohjes globale shkaktuar nga emetimi i gazeve serë i shtohet edhe një pjesë më e vogël por gjithsesi domethënëse, humbur (prodhuar) nga burimet energjitike.

© Rinstinkt 2013