Acetilkolina

Acetilkolina

Acetilkolina është një lloj mjaft i përhapur neurootransmetuesi. (Neurotransmetuesi është një substancë kimike që transmeton mesazhe mes qelizave nervore dhe mes qelizës nervore dhe asaj muskulore.)
Veprimi i acetilkolinës quhet veprim kolinergjik, dhe mund të bllokohet/kundërshtohet nga drogërat antikolinergjike.

Reklama

Neurotransmetuesit dhe neuromodulatorët: Katekolaminat

Katekolaminat

Termi “katekolamina” përfshin neurotransmetuesit dopaminë dhe norepinefrinë. Dopamina dhe norepinefrina janë gjerësisht të pranishme në në tru dhe në sistemin nervor periferik.

Dopamina është e pranishme në tre cirkuitë themelorë të trurit. Cirkuiti i dopaminës që rregullon lëvizjen është i lidhur drejtpërsëdrejti me sëmundjen. Për shkak të defiçitit të dopaminës në tru, njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit shfaqin shenja dridhjeje, ngurtësie dhe vështirësie në  lëvizje. Administrimi i levodopa-s, një substancë nga e cila sintetizohet dopaminë, është një trajtim efikas për sëmundjen e Parkinsonit, duke i lejuar pacientët të ecin dhe të kryejnë disa lëvizje me sukses.

Një tjetër circuit i dopaminës mendohet të jetë i rëndësishëm për njohjen (cognition) dhe emocionin; anormalitetet (çrregullimet) e këtij sistemi janë të implikuar me skicofreninë. Duke qenë se disa drogëra që bllokojnë disa receptorë të caktuat të dopaminës në tru janë të nevojshëm në zvogëlimin e simptomave psikotike, mësimi rreth dopaminës është, pra, i rëndësishëm në kuptimin e sëmundjeve mendore.

Në një cirkuit të tretë, dopamina rregullon sistemin endokrin. Dopamina drejton hipotalamusin drejt ndërtimit të hormoneve dhe mbajtjes së tyre në gjëndrën pituitare (hipofizë) për lëshimin e mëvonshëm në gjak.

Difiçenca e norepinefrinës takohet në pacientët e prekur nga sëmundja e Alzaimerit dhe nga sindroma e Korsakofit, një çrregullin i njohjes i asociuar me alkoolizmin kronik. Të gjitha këto kushte çojnë në humbje të memories dhe në zbehjen e funksioneve njohëse. Gjithsesi, shkencëtarët mendojnë se norepinefrina mund të ketë një rol në mësimin dhe memorjen e një individi.

Norepinefrian sekretohet gjithashtu nga sistemi nervor simpatik nëpër trup për të rregulluar rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Stresi akut rrit lëshimin e norepinefrinës nga nervat simpatik dhe nga palca e gjëndrës mbiveshkore.

© Rinstinkt 2013

——————————————————————————————————————————-

Neurotransmetuesit dhe neuromodulatorët: Aminoacidët

Aminoacidet si neurotransmetues

Aminoacidet, gjerësisht të shpërndara në tru dhe trup, shërbejnë si blloqe ndërtuese të proteinave. Por aminoacide të caktuara shërbejnë edhe si neurotransmetues në tru.

Neurotransmetuesit glicinë dhe acidi gamma-aminobutirik (GABA) inhibojnë  irritimin (stimulimin) e neuroneve. Aktiviteti i acidit gamma-aminobutirik rritet nga benzodiazepinat (p.sh valiumi) dhe nga drogat antikonvultive (antispazmatike).

Tek sëmundja e Hungtintonit, një çrregullim i trashëgueshëm që fillon përgjatë moshës së mesme, neuronet prodhues të GABA-s në qendrat e trurit që koordinojnë lëvizjet degjenerojnë, duke shkaktuar lëvizje të pakontrollueshme.

Glutamati dhe aspartati veprojnë si sinjale nxitës, duke aktivizuar receptorët e NMDA-së (n-metil-d-aspartatit) të cilët, tek kafshët në zhvillim, kanë qenë të përfshirë në aktivitete si: të mësuarit apo kujtesa deri tek zhvillimi dhe specializimi i lidhjeve nervore. Nxitja e receptorëve të NMDA-së mund të sjellë ndryshime të mira në tru, ndërsa mbinxitja mund të shkaktojë dëmtime te qelizës nervore ose vdekje të saj. Kjo ndodh gjatë traumave ose goditjeve. Drogërat qe bllokojnë ose nxitsin aktivitetin e receptorëve të NMDA-së janë përgjegjëse për përmirësimin e funksioneve të trurit dhe trajtimin e çrregullimeve neurologjike dhe psikiatrike.

© Rinstinkt 2013

——————————————————————————————————————–

Transporti i fshikëzave

Pamje me mikroskopi elektronike me skansion e nje aksoni, ku duken dy fshikeza qe permbajne neurotransmetues, te fiksuara tek nje mikrotubth (mikrotubul). Mikrotubthi sherben si nje “rruge”, ose me sakte, si nje strukture fizike nepermjet te ciles fshikeza me neurotransmetues mund te leviz pergjate qelizes (aksonit, ne kete rast).