Ndryshime trunore pas ngrënies së tepërt

Ndryshime trunore pas ngrënies së tepërt (tek minjtë)

miush obezKërkuesit shkencorë Rossi et al. kanë gjetur se një klasë e veçantë neuronesh në rajonin trunor të quajtur zona anësore/laterale e hipotalamusit (zonë e cila shërben si një nyje integrale në qarkun neuronal që kontrollin sjelljen e të ngrënit) vepron si një frenë në ushqyerje, pra në ndalimin e konsumit ushqimor në një model obeziteti tek minjtë.

U gjet se këto neurone ndikoheshin dhe ndyshonin veçanërisht nga obeziteti i induktuar prej dietës.

Pra, popullata të dalluara neuronesh në zonën anësore/laterale të hipotalamusit shërbejnë si rregullatorë themelorë të sjelljes së të ngrënit… dhe më tej këto grupe neuronale mund të shënjestrohen në të ardhmen për të trajtuar çrregullimet e të ngrënit.

 
Studimi: Obesity remodels activity and transcriptional state of a lateral hypothalamic brake on feeding  – Science 28 Jun 2019: Vol. 364, Issue 6447, pp. 1271-1274

Reklama

Neurotransmetuesit dhe neuromodulatorët: Acetilkolina

Acetilkolina

Acetilkolina – neurotransmetuesi i pare i zbuluar, rreth tetëdhjetë vite më pare. Ky kimikat lëshohet nga neuronet që lidhen me (apo kontrollojnë) muskujt e vullnetshëm, duke shkaktuar tkurrjen e tyre; lëshohet gjithashtu nga neuronet që kontrollojnë rrahjet e zemrës. Acetilkolina është gjithashtu një transmetues ne shumë rajone të trurit.

Acetilkolina sintetizohet ne fundin e aksoneve. Kur potenciali i aksionit mbërrin në fundin e nervit, jonet e kalciumit që janë të ngarkuara elektrikisht, futen brenda, ndërsa acetilkolina lëshohet ne hapësirën sinaptike ku lidhet me receptorët e acetilkolinës të qelizes shënjestër. Tek muskujt që kontrollohen në mënyrë të vullnteshme ky veprim hap kanalet e natriumit dhe shkakton depolarizim dhe tkurrjen e muskulit. Më pas acetilkolina shkatërrohet nga enzima acetilkolinesteraza dhe risintetizohet në terminalin (fundin) e nervit.
Në sëmundjen myasthenia gravis kundërtrupat bllokojnë një nga tipet e receptorëve të acetilkolinës; kjo sëmundje karakteriozohet nga lodhja dhe dobësia muskulore.

Shumë pak dihet për rolin e acetilkolinës në tru. Zbulimet e fundit sugjerojnë se acetilkolian mund të jetë e rëndësishme për vëmendjen, memorjen dhe gjumin. Duke qenë se neuronët që lëshojnë acetilkolinë si neurotransmetues zhduken në pacientët me sëmundjen e Alzaimerit, gjetja e mënyrave për të ripërtëritur këtë neurotransmetues është një nga qëllimet e kërkimeve të kësaj fushe.

© Rinstinkt 2013

—————————————————————————————————–

Neuronet jetojnë përpara se ne të jetojmë, dhe vdesin pasi ne vdesim

” Neuronet jetojnë që para se ne të jetojmë, dhe vdesin pasi ne vdesim”.

neuronDisa neurone kanë aftësinë që të jetojnë shumë më shumë kohë nga sa mund të bëjë organizmi që i ka prodhuar. Ky është rezultati në të cilin kanë mbërritur kërkuesit italianë të Universitetit të Pavias dhe Universitetit të Torinos, që i ilustrojnë rezultatet e kërkimi shkencor në një artikull të botuar në PNAS –  “Proceedings of the National Academy of Science” . Artikulli mban firmat e Lorenzo Magrassi, Ketty Leto dhe Ferdinando Rossi.

Eksperimenti u krye duke prelevuar prekursorë të qelizave neurale dhe gliale nga embrione të një lloj miu me jetë të shkurtër. Këto qeliza u trapjantuan në sistemin nervor të embrioneve të disa minjve me jetë të gjatë. Qelizat prekursore arritën të integrohen dhe përdallohen (diferenciohen) në indin mik duke ruajtur gjithsesi, karakteristikat morfologjiike tipike të llojit të origjinës.

Në ambientin  e ri, neuronet e trapjantuar nuk vdiqën në harkun kohor të jetëgjatësisë maksimale të organizmit donator, që ishte prej 26 muajsh, por mbijetuan për gjithë jetën e miut akseptor, marrës – një kohë prej 36 muajsh.

Artikulli mund të shikohet këtu: Lifespan of neurons is uncoupled from organismal lifespan

Rinstinkt mars 2013