Ylli Kepler-62 dhe planetët e ngjashëm me Tokën

Ylli Kepler-62 dhe planetët e ngjashëm me Tokën

Ylli Kepler-62 gjendet në një distancë prej 1200 vitesh dritë larg Tokës. Ylli Kepler ka madhësi sa 70% e yllit tonë, Diellit, dhe përreth tij orbitojnë të paktën pesë planete prej të cilëve dy mjaft të ngjashëm me Tokën.

Këto të dhëna janë bërë publike nga kërkuesit e NASA-s që merren me misionin Kepler – një teleskop hapsinor që sondon hapsirën në kërkm të planetëve jashtëdiellorë.

Lajmi – i pak javëve më parë – që flet për zbulimin e këtiij sistemi planetar përreth yllit Kepler-62, është unik në panoramën e planetëve jashtëdiellorë.

Interpretimi artistik i sistemit diellor të Kepler-62. Vihet re Kepler-62f, dielli Kepler-62 në lindje e sipër dhe pika e vogël e shndritshme në të djathtë Kepler-62e. (NASA)

Interpretimi artistik i sistemit diellor të Kepler-62. Vihet re Kepler-62f, dielli Kepler-62 në lindje e sipër dhe pika e vogël e shndritshme në të djathtë Kepler-62e. (NASA)

Ylli në fjalë është pak më i vogël se ylli ynë (Dielli), dhe shoqërohet nga pesë planete, dy të quajtur Kelper-62e dhe Kepler-62f, pak më të mëdhenj se Toka. Këta planetë gjenden në një distancë të tillë nga ylli Kepler-62, me mbajtë ujin në gjendjen e lëngët, një karakteristikë thelbësore për zhvillimin e jetës.

Kepler-62f orbiton rreth yllit çdo 267 ditë dhe është rreth 40% më i madh se Toka. Madhësia e Kepler-62f njihet, por masa dhe përbërja jo. Gjithsesi, duke u bazuar në zbulimet e ekzoplanetëve të mëparshëm shkëmborë me madhësi të ngjashme, shkencëtarët janë të aftë të përcaktojnë masën me përafërsi.

Nuk dihet ende nëse në planetet Kepler-62e dhe Kepler-62f ka ujë, apo më tej, jetë. Hetimi gjithsesi vazhdon, edhe pse mjat i vështiirë me mjetet që kemi në dispozicion aktualisht.

Fotoja: NASA

Rinstinkt 2013-05-04

——————————————————————————————–

Reklama

Erupsion diellor

Filament diellor, me një gjatësi prej 350,000 kilometrash. Eruptoi nga sipërfaqja e Diellit në 31 Gusht 2012.

Filament diellor, me një gjatësi prej 350,000 kilometrash. Eruptoi nga sipërfaqja e Diellit në 31 Gusht 2012.

Filament diellor, me një gjatësi prej 350,000 kilometrash. Eruptoi nga sipërfaqja e Diellit në 31 Gusht 2012. (SDO, AIA TEAM/GSFC/NASA)

Aerozoli (global) në atmosferë

Kjo fotografi është publikuar nga NASA para disa ditësh. Fotografia është krijuar (prodhuar) nga puna e superkompjuterit të NASA-s, Discover, në qendrën për simulimin klimatik në Goddard Flight Center, në Maryland.

Aerozoli global

Fotografia ka një rezolucion prej 10 km dhe paraqet flukset e aerozolit në atmosferën e globit.

Ngjyrat e ndryshme përfaqësojnë tipet e ndryshme të thërrmijave që qëndrojnë pezull në ajër: pluhuri përfaqësohet në të kuqe, kripa e detit në blu, tymi në jeshile dhe thërmijat e fosfatit në të bardhë.

Fotografia mund të gjendet me rezolucon (definicion) të lartë në faqen e NASA-s.