Muskuli, llojet e muskujve, klasifikimi i muskujve

Muskuli, llojet e muskujve, klasifikimi i muskujve

Indi muskulor përfaqëson përbërësin indor më të bollshëm të trupit të njeriut, duke zënë rreth 50% të peshës trupore tek njeriu i pjekur.

Funksioni kryesor i indit muskulor është tkurrja, gjatë të cilës muskuli zhvillon forcë dhe shkurtohet duke lëvizur një ngarkesë dhe prodhuar punë mekanike.

Muskujt janë përgjegjës për, pothuajse, çdo lloj lëvizje që ndodh në organizmin tonë: nga ato më të dukshmet, si të ecurit, të vrapuarit apo frymëmarrja, e deri tek ato më pak të dukshmet, si shtytja e përmbajtjes së zorrëve apo gjakut në enët e gjakut, lëvizja okulare apo shprehja e fytyrës.

Aktiviteti muskular është thelbësor për ruajtjen e shumë funksioneve jetësore, si qarkullimi i gjakut, frymëshkëmbimi, tretja dhe thithja e ushqimeve, dhe për shumë funksione të tjera që – edhe pse jo jetësore – kanë një rëndësi të madhe, si ruajtja e drejtqëndrimit, lokomocioni, të folurit etj.

Muskuli mund të konsiderohet si një motor biologjik që prodhon punë mekanike duke përdorur energjinë kimike që vjen nga hidroliza e adenozinë-trefosfatit (ATP). Natyrisht sikundër në të gjithë motorat, shndërrimi i një forme energjie në një tjetër nuk kryhet me rendiment 100% dhe kështu një pjesë e energjisë kimike të ATP-së përfundon në formë nxehtësie. Prodhimi i nxehtësisë është i nevojshëm për ruajtjen e temperaturës trupore dhe përbën kësisoj një funksion shtesë të rëndësishëm të indi t muskulor.

Muskulatura kardiake, mikroskopi elektronike – © 2009 Dennis Kunkel Microscopy, Inc.

Tipat e ndryshëm të muskujve që gjenden në organizmin tonë, janë specializuar në vazhdën e evolucionit, në kryerjen e funksioneve ndonjëherë edhe mjaft të ndryshme mes tyre. Kështu, muskulatura skeletike është përgjegjëse për lëvizjet trupore të vullnetshme, muskulatura kardiake (e zemrës) është përgjegjëse për shtytjen e gjakut në enët (e gjakut), ndërsa muskulatura e lëmuar është e përfshirë në funksionet përbrendësore (e përbrendshme) të pavullnetshme.

Muskujt që gjenden tek njeriu mund të klasifikohen sipas një kriteri strukturor në muskuj të lëmuar dhe muskuj të vijëzuar. Këta të fundit mund të ndahen, nga ana e tyre, në muskuj skeletik dhe muskuj kardiak (të zemrës).

Muskujt e vijëzuar ia detyrojnë emërtimin e vet organizmit jashtëzakonisht të rregullt të materialit tkurrës brendaqelizor që u jep qelizave të këtij lloji muskuli një vijëzim të dukshëm me mikroskop optik (me dritë).

Këtij klasifikimi mund t’i shtohet edhe një lloj tjetër klasifikimi, që mbështetet mbi mënyrën e aktivizimit të tkurrjes muskulore. Muskujt që mudn të aktivizohen në mënyrë rë ndërgjegjshme, si muskujt skeletikë, bëjnë pjesë tek muskulatura e vullnetshme: këta muskuj aktivizohen nga sistemi nervor qëndror me anë të fibrave motore në përgjigje të një dëshire (vullneti) të ndërgjegjshëm. Shumë prej muskujve të lëmuar janë muskuj të pandërgjegjshëm (të pavullnetshëm), dhe veprimi (aktivizimi) i tyre kontrollohet (shpesh në rrugë reflekse) nga sistemi nervor autonom në përgjigje, pra, të ndonjë lloj stimuli. Edhe muskuli kardiak (i zemrës) mund të përfshihet tek muskulatura e pavullnetshme, duke qenë se aktiviteti i këtij muskuli nuk varet nga vullneti.

© Rinstinkt, Shkurt 2013

——————————————————————————————————–

Reklama

Hipertrofia e barkushes së majtë

Një seksion i zemrës në të cilën tregohet barkushja e majtë në të majtë dhe barkushja e djathtë në të djathtë. Shihet se muskulatura e barkushes së majtë ka një hipertrofi të lartë. Hipertrofia e barkushes së majtë ndodh kur barkushja duhet të punojë më fort (si për shembull) si pasojë e hipertensionit sistemik ose e stenozës së valvulës aortike.

 

Indi muskulor është i specializuar per tu tkurrur

Indi muskulor është i specializuar per tu tkurrur

Shumica e kafsheve levizin duke tkurrur qelizat e gjata (cilindrike, etj…) te indit muskulor. Çdo qelizë muskulore quhet edhe fiber muskulore per shkak te gjatesise se saj. Çdo fiber muskulore permban shumë njësi tkurrese (qe tkurren) te holla, te gjata dhe paralele, te quajtura miofibrila.
Dy janë proteinat qe qendrojne ne themel te tkurrjes (së fibrave) muskulore: aktina dhe miozina. Disa jorruzaore kanë ind muskulor te lemuar dhe skeletik. Rruazoret (vertebroret) kanë tre tipa te ndryshem indi muskulor: skeletik, kardiak dhe te lëmuar.

Muskuli skeletik

Muskujt skeletikë janë muskujt e medhenj te fiksuar ne kockat e trupit. Fibrat (qelizat) e muskulit skeletik jane shumë te gjata dhe çdo fiber (qelize) ka shumë berthama. Duhet thene edhe se berthamat e ketyre qelizave gjenden ne një pozicion jo te zakonshem. Ato janë te vendosura menjehere nen menbranen plazmatike (qelizore) duke e lene, kesisoj, tere hapesiren tjeter qelizore per miofibrilat. Kjo pershtatje e rrit shumë rendimentin e tkurrjes muskulore.
Kur tkurren muskujt skeletikë, ata levizin pjese te trupit.

Infeksione te sistemit kardiovaskular (3)

Infeksione te sistemit kardiovaskular (3)

Miokarditi perkufizohetsi inflamacioni i miokardit (muskulit te zemres) dhe karakterziohet nga nekroza e miociteve. Miokarditi mund te ndodh si pasoje infektimi (virus), ekspozim ndaj materialesh toksike (zidovudine, hiperndjeshmeri ndaj penicilines), apo sipasoje e ndonje reaksioni imunitar.

Viruset, sikunder janë shkaku kryesor iperikarditit, janë edhe shkuaku kryesor i infeksionit te miokardit.

Funksioni i zemrës dhe qarkullimi i gjakut

Funksioni i zemrës dhe qarkullimi i gjakut

Zemra e njeriut është një pompë boshe, në formë koni, e vendosur prapa derrases së kraharori, ku qëndron mbi diafragmën. Madhësia e zemrës ndryshon në varësi të madhësisë së trupit, por përmasat mesatare tek i rrituri janë afërsisht 14 cm në gjatësi dhe 9 cm në gjerësi.

Gjaku fillimisht hyn në veshoren e djathtë nëpërmjet dy venave të mëdha të cilat sjellin gjakun nga pjesa e sipërme dhe poshtme e trupit. Gjaku që hyn në veshoren e djathtë është varfër me oksigjen, duke qënë se kthehet në zemër pasi ka furnizuar(ushqyer) pjesë të ndryshme të trupit(me oksigjen dhe jo vetëm).

Gjaku kalon nga veshoret,  në barkushen e djathtë e të majtë
Gjaku kalon nga veshoret në barkushen e djathtë e të majtë

Më pas, gjaku lëviz nga veshorja e djathtë në barkushen e djathtë, duke kaluar nga valvula tri-kllapëshe. Valvula parandalon kthimin mbas të gjakut, nga barkushja e djathtë në veshoren e djathtë, duke krijuar/siguruar rrjedhjen një drejtimëshe të tij.

Kur gjaku ndodhet në barkushen e djathtë, muskuli i zemrës e pompon atë(gjakun) drejt mushkërive. Gjaku kalon nëpër arteriet mushkërore drejt mushkërive, ku lëshon dioksidin e karbonit CO2 dhe fiton oksigjen O2 dhe më pas kthehet në zemër.

Gjaku kthehet në zemër nëpërmjet venave mushkërore që të çojnë në veshoren e majtë. Kur veshorja e majtë tkurret, gjaku kalon nëpër valvulën dy-kllapëshe drejt barkushes së majtë.

Nga barkushet, gjaku kalon në arteriet mushkërore (gjak i pasur me CO2) dhe në aortë (gjak i pasur me O2).
Nga barkushet, gjaku kalon në arteriet mushkërore (gjak i pasur me CO2) dhe në aortë (gjak i pasur me O2).

Barkushja e majtë tkurret dhe e shtyn gjakun e pasur me oksigjen drejt trupit. Gjaku kalon nëpër Aortë, që është një arterie e madhe me degëzime të shumta, të cilat e shpërndajnë gjakun në cdo pjesë të trupit.

Dhomat e zemrës punojnë në harmoni. Ndërsa tkurren muret e veshoreve, muret e barkusheve qetësohen dhe kur tkurren muret e barkusheve, qetësohen ato të veshoreve. Zemra bën zhurmën tipike (dup-dup), për shkak të tkurrjes dhe qetësimit të muskujve që rrethojnë dhomat e zemrës dhe për shkak të hapjes dhe mbylljes se valvulave.

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————————