Kronika nga shkenca (1)

Kronika nga shkenca (1)

 In Vitro, 1966

ivf“Nëse vezët e lepurit dhe të derrit mund të pllenohen pas maturimit në kulturë [në kuptimin: të kultivuara në provëz], me gjasa mund të pllenohen edhe vezë njerëzore të rritura në kulturë, megjthëse nuk do të ishte e lejueshme që këto të impiantoheshin në një marrës njerëzor. Deri më tash ne ose kemi dështuar ose në më të mirin e rasteve kemi arritur një sukses shumë të kufizuar në pllenimin e vezëve njerëzore in vitro. Ne keni si qëllim t’i vazhdojmë këto eksperimente; aftësia për të vëzhguar ndarjen e vezëve njerëzore mund të jetë e një rëndësie të madhe shkencore dhe mjekësore. Për shembull, steriliteti i shkaktuar nga kalimi i gabuar i embironëve në tubat fallopianë mund me gjasa të përmirësohet duke hequr ovocite [vezë] nga vezorja, duke i rrutur dhe pllenuar ato in vitro dhe pastaj duke i transferuar ato prap tek nëna. — R. G. Edwards”

Robert G. Edwards për punën që ka bërë fitoi Çmimin Nobel në vitn 2010.

Reklama

Si tirret leshi

Si tirret leshi – Replikë ndaj Lulian Kodrës.

[Komenti origjinal gjendet këtu.]

Pjesët kyçe:

Mjekesia nuk eshte teknike, por praktike. – nyje

[…]ne historine e mjekesise – te tjera teknika jane praktikuar ne shekullin e 18, te tjera praktikohen sot, te tjera do praktikohen ne shekullin e 23; ne historine e pacientit – te tjera teknika praktikohen per kancerin e zorres se trashe e te tjera per kancerin e melcise; ne historine e semundjes – te tjera teknika praktikohen ne ambulance, te tjera ne salle te operacionit, e te tjera ne dhomat e kujdesit intensiv. Nje gje eshte te thuash se mjekesia eshte teknike, nje gje krejt tjeter eshte te thuash se eshte teresi teknikash. –nyje

Ti z Kodra jo më kot mban edhe epitetin si leshtjerrësi i parë i blogosferës, që natyrisht nuk ta kam vendosur unë. :D

Kështu si leshtjerrës të gjithë do mendonin se ti do ta kishte tjerrë këtë muhabetin e teknikës (së cituar prej meje) aq mirë saqë edhe vetë të mos kishe dyshime. Por jo. E ke tjerrë aq sa të intreson dhe nga të intereson. Tjerrje selektive, prej manipulatori, të mirëfilltë, le të themi.

Unë jo më kot, pa lidhje të qarta e temën, futa profesorët e semejotikës, përndryshe nuk do t’ia kisha lejuar vetes të shkuraja ç’ka shkruajta. Por ti meqë më rezulton edhe eksperti i mirë i teorisë së anekdotave, mund ta marrësh edhe si të tillë. ;)

Sa për ato “pordhët” (e tua, më lartë), nuk të nderojnë as ty, si tjerrës i llafeve (ose leshit) dhe as kuvendin. Nejse.

Thua: “Mjekesia nuk eshte teknike, por praktike.” Ti këtë e thua ngase ke dëgjuar, “praktika mjekësore” sot, apo “praktika mjekësore” mot, etj etj. nuk ka asgjë të gabuar këtu.
Por kur flet për këto praktika mjeksore kihet gjithnjë parasysh një praktikë e caktuar në një fushë të caktuar të mjekësë. Mjekësia natyrisht nuk është një, por është një tërësi elementësh.
Kur thua “mjekësi” ke parashysh të gjitha metodat, procedimet, sistemet që përdoren në kryerjen e një aktiviteti. Kështu, është implicite që kur thua mjekësi ke thënë tërësi tekikash (në kuptim në të ngushtë), pa qenë nevoja ta specifikosh.

Ajo që kam ndërmend unë – dhe gjithë ata që merren me shkruarje librash e jo llafesh blogu (pa dashur ta fus veten as tek njëra as tek tjetra kategori) – kur thuhet teknikë është pra tërësia e procedimeve, të provuara nga praktika e të bazuara tek njohja shkencore përmes të cilave mbajmë nën kontroll, shëndetin e njeriut, në rastin tonë, ose arrijmë rezultatin e dëshiruar.

Zakonisht kur thuhet teknikë, kihet parasysh pikërisht kjo.
Pra, edhe njëherë, tërësia e normave të aplikuara e të ndjekura në kryerjen praktike të një aktivitei të çfarëdoshëm manual apo intelektual.
Natyrisht, mjeksia, në tërësinë e saj është teknikë (për disa edhe pak shkencë) – sepse kur thua mjekësi nuk ke parasysh as inferimerin, as anestezistin, e as vetëm kirurgun. I ke parasysh të gjitha. Nëse jo, i bie të jesh i paditur e të mos kuptosh se ç’do të thotë mjekësi. Është e tepërt të sjell përkufizimin e fjalorit, sepse, rrezik, fyej inteligjencën e ndonjë lexuesi, dashur pa dashur.

Alternativa e shkurtër do të kishte qenë: ia ke futur kot. Por kisha firkë se vetëm kështu xhaxhai nuk do ta ngrinte postbllokun.